Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Oltjona Selamaj " Panorama e shpirtit"

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Oltjona Selamaj     " Panorama e  shpirtit"        Empty
MesazhTitulli: Oltjona Selamaj " Panorama e shpirtit"    Oltjona Selamaj     " Panorama e  shpirtit"        EmptyThu Apr 16, 2015 12:33 pm

Një poetikë, e krijuar në dy natyra, duke zbuluar panoramikën disa aktesh të saj

Krijuesja, Oltjona Selamaj, shfaqet para lexuesit të gjinisë poetike me përmbledhjen e saj të parë në këtë gjini, duke derdhur tharmin e saj poetik me një stil vetjak, i tejardhur dhe i tejbrumur në një “magje” të guximtë, i cili ruan edhe një lidhësi organike me poetikën popullore, por më të avancuar, në kahje të stilizimit, figurimit dhe të pranisë të elementëve bashkëkohorë. Kjo dukuri, duhet kuptuar në kontekstin e pranisë së elementëve të risisë.
Një larmitet tematik, i cili të rrok me gjetjet, kontrastet, qiellizimet, diejt, ylberet, prezencën e hënës, të dukurive natyrore dhe të bukurive të saj, të prezencës së gazmendit dhe të hidhërimit, të gjuhës dhe të tokës, të vendlindjes dhe të emigrimit, të dashurisë dhe të mirësisë, të krenimit të të qenit, të pohimit të mohimit, të ekzistencës dhe të kundërtës së saj.
Një shpërthesë në krijimin e saj siparizues: motivim të gjuhës sonë kombëtare, në të cilën derdhen gjithë ndjenjat e shpirtit për një përkufizim sa mbushamendës dhe të gjallë të gjuhës së bekuar, me gërma të praruara, si gjuhë e lashtë, ngjasuese me ujin e bekuar. Një fillesë kjo prologore, e cla flet për një frymëmarrje dybronkore përfshirëse të vëllimit.
Sentenca poetike e lindjes, e ardhjes dhe mosikjes së poetes së re, është një apel i jetimit dhe përjetimit, por, njëkohësisht, edhe i transmetimit të një lajmi të dukshëm, të thekur, tërheqës dhe ngulitës ... ( Linda, të kujtohem e kurrë të mos vdes).
Krijimtaria buron nga spontaneiteti, ngacmimi i çastit. Ky proces fenomerik ardhës dhe fikës rezultativ në lindje: Çastet ikin, si gjurmët, …. Si yjet, “fiken” çastet,… vijon në një diametralitet të dukshëm, duke ecur, nëpër kohë e shpirt, me busullën kohore. Duke rrugëtuar, Oltjona shfaq dimensionalisht, me një gjuhë të kuptueshme, dëshirat e saj, synimet, kërkesat e gjeneratorit të saj shpirtëror, ripodhues i energjive, duke deklamuar se kërkon “pakëz qiell nga ky Qiell” për shpirtin e trazuar, për shpirtin e zhuritur; kërkon me insistencë ringjalljen, gjendjen e tij reale prarimin, bukurinë, rrezedritësinë. Është një metaforikë dridhëse, përshpejtuese, e cila hedh dritë në gjendjen. Dilemat, errësirat e imponuara nga inkompentenca e drejtimit lënë shteg për “kufinjtë e ëndrrës së pashpresë”, produkt i panivelores… Po si duhet tejkaluar ky cak i pashpresë, i torturtë?!...
Plaga shkakton gjithmonë gjendje plagimi, stepjeje, dialogim me personifikime e protagonistë të kuadrit vrojtimor, besimit në gjetjen e të vërtetës. Këtë rol e luan Nëna në dialogim me Hënën, ku substrati nënëzohet dhe hënëzohet në një dialogim shpirti, ku kërkimi i Ëngjëllit kalon në një furimë pyetjesh retorike përvëluese…
Elementë kreativë tentues të së epërmes ka, apo përsillen në poemthin: “Bukuritë e vendit tim, mëkuar me ajkë parajse...”. Në këtë linjë ecet në të gjitha poezitë e këtij idili, spektri, të cilat “rrëfejnë” të përpjetat dhe të tatëpjetat e gjendjes shpirtërore në + e - e saj, duke krijuar një diagramë totale (Rënkojnë zemrat, varur në degën e jetës,...).
Krijohet kështu një “vargmal” ndjesish, ku derdhet dashuria për tokën e Arbërit… Oltjona, asqë mund të “lindte” pa evidentuar Nënë Terezën , e cila e krenon me praninë, dukjen e saj ëngjëllore në të gjtha planet, apo përkushtimi i saj ndaj Krijuesit, në një virtualitet poetik profetik …
Zbulesa e fenomenit të brendshëm del motivuar në pjesën e dytë të vëllimit, ku janë evidentuar furia e proceseve, dukjeve, reagimeve jetësorë dhe mesazhi lirshmon i konturuar. Është një proces i meditimit të ndjenjave, në një pëlqesë shumëngjyrëshe të konceptuar, ku autorja nxjerr në pah ekzistencën aktive të ngjyrave, duke krijuar krahasimin ecës. Këtë e shtrin në shumë plane natyrore, shoqërore, shpirtërore, duke të ngrohur me mënyrën përcjellëse. I pëlqen synimi i shndërrimit me protagonistë të bukur të ngjyrave …, për të realizuar synimet, nëpërmjet dhe dritës hyjnore, duke lëvduar protagonistët e kësaj drite. Mesazhi i Oltjonës për njeriun është shumë i guximshëm dhe i arsyetuar nga përvojat : “O njeri , duaje jetën, mos merr udhën në ”qamet”!…
Aftësia për të “luajtur” me fjalën shfaqet hera – herës sikundërse: O shpirt, i shpirtit tim!;
Në buzë të çelte kënga,/ Magnet ishin ata sy! ; Nëse po, ma thuaj,/ dhe atje, më prit…
Jam, si rrushi i vreshtit, /kur i shijon verën!; As ngjyrë e as bojë, lules s’i jap dot!;
Bëhem ëngjëll mirësie, mes natyrës prek çdo ngjyrë…;
Leri në parajsë puplat, ishe Ëngjëll, bëhu bir!
Në këtë vëllim përshfaqet tendenca për të zbuluar anë të qenësishme të feminilitetit. Natyrisht, kjo shfaqje është tërësore në vëllim në kontekstin plotor, por ka dhe anën më të veçantë në kapitullin e tretë, ku qëndrimi lirik dhe pjesëmarrja në të, është në stilin vetjak dhe me qëndrime, të cilat marrin shkak nga prishësi lidhjesh, nga gjendje errësimi, nga shpleksje “gërshetash”, nga këputje nyjesh, nga rilidhje, të cilat sjellin përsëri çekuilibrimin e tjerë.
A s’më thua, pse fuqishëm, /m’i ndez ëndrrat zjarr në gji?!... (Një shpërthesë zjarri kjo e pandaluar në ritëm);
Si dy zogj, gushë më gushë, /cicëruar buzë e sy, ( Krahasim, i cili mbetet në mendje dhe u ngjan zogjve);
Prekma shpirtin, prekma, /Me një film bardhë e zi... (Një lutësi që të “tejvar” bukur);
Ti je lule në lëndinë, /Unë liqen me kaltërsinë, (Përdorimi i bukurisë natyrore në përshkrimin lirik të shpirtit);
Do të iki larg prej teje, /Larg trishtimit tënd, larg trishtimit tim, (Një procesion ndjenjësor, i ardhur nga një keqprishje).
“Mike, jo mos e fal shpirtin,/Ti e fal, tjetri ta vret!” (Një këshillë sipërore në lidhjet miqësore, ende të paprovuara ).
Motivime të tilla të shprehura, në këtë nivel, gjen gjerësisht në këtë vëllim dhe, natyrisht, ndalesh për të marrë frymë.
Oltjona ka derdhur në këtë vëllim ndjenjat e saj të parë nga këndvështrimi i saj poetik. Duhet theksuar se, këtu shprehet lirshëm dashuria e saj për poezinë. Kjo e thënë bukur te poezia “Poezia, muza ime…”:
Je lumë i pashtershëm fjalësh, /nuk të mbyt në rrjedhën e vet. /Je det i pafund kaltërsish, i kripur, i kendshëm, /Hera –herës tallaz, porsi dallga, e shpeshherë je sherbet.
Dhe vijojnë krahasimet për burimin e pashtershëm poetik, shpirtin gjërësor dhe lartësor i Oltjonës…
Poezia e Oltjonës është poezi e kuptueshme , e “përvetësueshme” nga lexuesit. Ky është dhe objekti i krijimit të saj…Një poezi kjo, e krijuar në dy natyra, duke zbuluar panoramikën disa aktesh…, njëkohësisht edhe e karakterit universal të saj, si rrjedhojë e paraqitjes në tri gjuhë. Një hap i bukur i hedhur në korsin e saj poetike.
Kristaq F. Shabani IWA, WPS, AOM
Gjirokastër, Albania, prill 2015



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Oltjona Selamaj     " Panorama e  shpirtit"        Empty
MesazhTitulli: Re: Oltjona Selamaj " Panorama e shpirtit"    Oltjona Selamaj     " Panorama e  shpirtit"        EmptyThu Apr 16, 2015 12:34 pm

Shtysat e vërtetësisë së pasionit

Njohja me poezinë e ka zanafillën në fëmijërinë e hershme, kur dëgjoja dajon, teksa recitonte plot pasion, gjatë provave, për shfaqjet teatrale, në moshën e tij të adoleshencës...Magjepsesha nga magjia e çdo fjale të recituar plot ndjenjë, madje, aq shumë, më pëlqente interpretimi i tij teatral, saqë, në moshën katërvjeçare, fillova ta imitoj dhe recitonim të dy pjesë nga poema : ”Bagëti e bujqësi” të Poetit tonë Kombëtar, Naim Frashërit, aq e adhuruar edhe sot prej meje. Më pas, gjatë shkollës fillore e tetëvjeçare, kultivova pasionin e madh për letërsinë dhe, nëpërmjet krijimeve të mia të para me rimë, iu thurja lavde herojve të Kombit tonë, nënës, mësueses, miqve e natyrës... I shkruaja dashurisë që m’u rrënjos nga familja për Atdheun tim, Shqipërinë time të dashur...Duke u rritur unë, bashkë me mua rritej edhe dashuria për poezinë brenda meje, e cila ka qenë streha e ditëve të mia të vështira e mburoja më e mirë ndaj sulmeve njerëzore e shpirtërore......Në adoleshencë shpërthimi i ndjenjave poetike ishte një llavë e pandalshme vullkani emocional, ku gjeja qetësi e paqe, në kërkim të botës e vetvetes... Poezia ishte mikja ime më e sinqertë , pasqyra e çdo ndjenje të brendshme, e cila, me fjalët e saj, herë të ëmbla, herë të ashpra, më bënte të kuptoja më mirë ndjesitë e mia mbi botën e njerëzit, natyrën e problematikat sociale. Madje, shpesh, poezia vinte e më zgjonte nga ëndrrat orar pa orar, por gjithmonë e kujdesshme,e kendshme e rrëfyese. Sikur, dikush, në qiell hapte portën e hyjnores e trokiste lehtë në shpirtin tim për të me thënë se Poezia më dashuron e kërkon ta dashuroj me po të njëjtin pasion. Poezia është jeta, udha, e vërteta e fjalëve, të cilat mendojmë, por nuk kemi gjithmonë guximin t’i themi hapur. Poezia është tingulli me i pastër i instrumentit hyjnor: Shpirtit të Zotit, i cili flet me shpirtin e poetit, i jep zë mendimeve të tij në zemrën e sytë e çdo lexuesi, që kërkon të vërtetën në vargun poetik...

Autorja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Oltjona Selamaj     " Panorama e  shpirtit"        Empty
MesazhTitulli: Re: Oltjona Selamaj " Panorama e shpirtit"    Oltjona Selamaj     " Panorama e  shpirtit"        EmptyThu Apr 16, 2015 12:34 pm

Gjuha mëmë

Gjuha jonë e kulluar,
e pastër, e mrekulluar,
Gjuha jonë, gjuhë e Zotit,
e vjetër sa moti i motit.

Më ke bijë e të kam nënë,
Gjuha ime, mjaltë e thënë!
Gjuha e Arbërit, Kastriotit,
e kristaltë, si pika e lotit!

Porsi uji i bekuar,
Gjuha jonë e paharruar.
Më e pasura në botë,
më e ëmbla , më e dlira,
Shqipja jonë, e para gjuhë ,
Shqipja jonë, më e mira!

Me ty shkruaj e lexoj,
me ty fjalët i kërkoj,
Fryma ime,muza ime,
sa e gjallë nëpër krijime,
Ndonëse jemi mërgimtarë,
Shqipja jonë është gjuhë e parë ...

Gjuha e nënës qoftë bekuar,
margaritare gërmash praruar.
Gjuhë e lashtë gdhendur ndër deje,
nuk e ndaj, jo kurrë prej meje!

Do ta shkruaj e qendis
e me mjaltë do ta “vadit”.
Gërmën, rrokjen, i ke ar,
Shqipe, gur margaritar!

20 Mars 2015

I.
* * *

Linda,
në një ditë të premte plot vesë,
Linda,
që emri përjetë të më mbesë...
Linda,
për t’i dhënë botës shpresë,
Linda,
të kujtohem e kurrë të mos vdes.







Si ndodhka kështu me çastet?!

Çastet ikin, si gjurmët,
ku batica i fshin nga rëra,
Ikin, si sekondat, minutat,
orët, ditët, javët, muajt
e vitet të pakthyeshëm më.
Çastet ikin, si vala, pas valës,
në blunë e detit përhumben...

Ikin çastet, ngjashëm
me bijën e shndërruar nuse
e vellobardhën veshur e stolisur,
për të ardhmen...
Si yjet, “fiken” çastet,
kur zbardh agimi çdo mëngjes,
si muzgjet, si stinët,
si pranverat e shpirtit,
si lulevyshkura,
pasi çel plot vesë…
Kështu ikërkan çastet,
Ikin në një rrugëtim ikës,
por të “bukurit” hyjnë gazmueshëm,
thellë në kujtesë,
me mos ikjen e tyre të bindin,
mposhtin të pabindurën harresë.
Busulla e kohëve
Sytë e shpresës
përflaken perëndimit,
Lindja, verbim në errësirë,
Sytë e kaltër të zemrës
i drejtohen vendlindjes,
Atje, shpirtin e nis era e mirë.


















Ikonë mirësie

Gjyshit im

Ty vitet, si trarët,
mbi supe Krishti të rëndojnë...
Jeta të lodhi, të stërmundoi,
por, kurrë s’arriti të të mpak koha!
S’të mplakin rrudhat,
as dhimbjet e moshës,
as kohët e ndryshuara,
s’të mplakin dot!
Ti, as e përfill
e s’i trembesh vdekjes...
Ikin vitet dhe më shumë çelesh !
Eh, o im gjysh,
me protagonistë të fortësh
më ngjason!
Ti i ri qëndroke në shpirt,
sa shpejt u jep udhë fantazive,
O gjyshi im i mirë,
për mua përjetësisht:
Ikonë mirësie.

Lutësia ime për Botën …..

I lutem Botës zëmekur,
si gjethja, teksa bie,
pas furtunës, pa vdekur:
“Më prano dhe mua, o Botë...”.
Klith fort, si fëmija e sapolindur,
në gjuhën e të klithurës
Botës , kërkon t’i thotë:
“Më duaj...”.
Lutësia ime shpërthen për botën :
“Mos m’i prish ndjenjat,
të çelurën e tyre, si lule pranvere”.
Botës i rilutem: “Ndale hakmarrjen
e mbajtur rreth meje”.
Lutem, aq shumë,
sa gjumi, më kaplon,
duke u lutur...
Pa dashur, zgjohem sërish,
për një botë të shurdhër,
me mundesë dyshimi ..
Bërtas në tmerrim,
për kthim përgjigje:
”O Botë , a më dëgjon?”




Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Oltjona Selamaj     " Panorama e  shpirtit"        Empty
MesazhTitulli: Re: Oltjona Selamaj " Panorama e shpirtit"    Oltjona Selamaj     " Panorama e  shpirtit"        Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Oltjona Selamaj " Panorama e shpirtit"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ditari : Kurora e Shpirtit
» MILITANTI I LIRISË – FADIL VATA
»  Lumturim i skajeve të shpirtit, poezi nga Sadete Metaj
» Fantazia, "strehëza" e shpirtit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: