Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare

Shko poshtë 
+15
Sofra
Guximi
anila
Eva0506
petritkola
Best
Shqipo_
Gjura
Kushtrimi86
MUHAMETII
Albona
zeriatdheut
Orfe@
Ago Muji
nanda
19 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
nanda
Fillestar/e
Fillestar/e
nanda


Male
Numri i postimeve : 15
Age : 65
Vendi : Prizren
Registration date : 04/09/2008

Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Empty
MesazhTitulli: 6 PIKAT E BANIT, JANË EDHE NË 6 YJET E “FLAMURIT TONË”?!   Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare EmptyMon Nov 24, 2008 2:32 pm

6 PIKAT E BANIT, JANË EDHE NË 6 YJET E “FLAMURIT TONË”?!



Më në fund, porosia e atij tregimi të urtë se “bashkimi bënë fuqi”, të cilin, gati të gjithë e kemi mësuar që në klasën e para të shkollës fillore, më 19 nëntor të këtij viti, u aplikua në praktikë. Dikur si një thupër që thahej lehtë, tani i bashkuar si 15 tog, qe e pathyeshme. Më në fund, me sa duket vërtetë e mësuam atë urtësi -“bashkimi bënë fuqi” dhe për këtë kurrë nuk duhet të jetë vonë.

Në Prishtinë atë ditë ishin 30 mijë. Në Prishtinë atë ditë çdo gjë ishte dinjitoze dhe gati se nuk pat fare polic; nuk u djeg asnjë ambasadë e huaj; nuk u thye asnjë dyqan; nuk u shkatërrua asnjë butik; në Prishtinë atë ditë nuk u voll asnjë palë patika....

Vërtet ishte bukur atë ditë në Prishtinë, sepse, përveç qëllimit bazë të protestës si porosi,

një popull i lashtë madhështor pellazgo-ilir, u diferencua qartë atë ditë nga një shembull tjetër arkaik i mentalitetit sllavo-karpat ballkanik

A thua, pse nuk mësojnë nga ky shembull paradoksal, edhe miqtë tanë Evropian...?!



Pak numerologji si kuriozitet



Sipas numerologjisë si një urtësi e lashtë e civilizimeve të moçme, besohet se numri si shifër, nuk shpreh vetëm sasinë, por ajo në vete përmban edhe porosinë e forcave mistike, andaj, çdo numër, përveç se ka cilësi të ndryshme, ka edhe frekuenca të caktuara rrezatuese energjetike.

Protesta e organizuar gjithëpopullore e 19 nëntorit të vitit 2008, kundër 6 pikave famoze të Banit, atë ditë tek unë, u fuqizua edhe me një simbolikë të prezencës kontinuive të numrit 6: në lagjen time nuk pati rrymë plotë 6 orë...dhe kjo më shtyri që në përsiatjet e mija të jem edhe nga pak besëtytë për jo rastësinë e ndodhjes së gjërave dhe lidhshmërisë së tyre të ndërsjellët me numrin mistik 6.

Meqë 6-pikat e famshme të Munit, si nga ana e lidershipit ashtu edhe nga populli i Kosovës, tanimë e ka marrë përgjigjen e merituar, si kuriozitet, mendova që këtë anatemë të mallkuar numerike, ta analizoj pikërisht nga ky këndvështrim misterioz numerologjik.

Numerologjia, numrin 6 e komenton si numër mistik, sepse në shkrimet e shenjta, me të tregohen gjashtë ditët e krijimit të botës. Ky numër, njëkohësisht, plotpjesëtohet me numrin çift - 2 dhe me numrin tek – 3. Në mistikën religjioze krishtere, po ashtu si tejet specifik dhe domethënës, është i njohur edhe një numër tjetër treshifror që formohet nga tri gjashtëshe - “666”, e cili konsiderohet si numër i mallkuar, kodi i djallit apo e luciferit (satanës), emblema damkuese me të cilin do të dallohet antikrishti.

Nëse edhe më tej mbështetemi në metodologjinë interpretuese të kësaj filozofie besëtyte, dhe nëse për analizë i marrim vetëm 10 vitet e fundit të eksperiencës tonë politike në raport me bashkësinë ndërkombëtare, do të shohim se, qysh edhe më parë, Kosova veç i ka pasur dy gjashtëshe karakteristike të kësaj triade famëkeqe simbolike:

E para fshihet prapa 6 etapave të rëndësishme 10 vjeçare të vendimmarrjeve të rëndësishme politike nga bashkësia ndërkombëtare për ne , dhe ato janë: 1- Dokumenti i Rambujesë, 2 - Rezoluta 1244 e OKB-së për Kosovën, 3 - Marrëveshja e Kumanovës, 4 – Pakoja e Atisarit, 5 - Deklarata e pavarësisë dhe 6 - Kushtetuta e Kosovë. Ndërsa, gjashtëshen e dytë si simbolikë, e kemi te 6 yjet e flamurit tonë të ri të Kosovës.

Dhe, së fundi, për ta formësuar dhe betonuar si definitive atë triadë djallëzore të shifrës së mallkuar “666”, përmes bërjes publike të këtyre 6 pikave të fundit të Banit, edhe kjo mangësi u kompletua...?!!

Mbase nuk ka dyshim! Provojeni edhe vetë! Sido që ta marrësh dhe me çfarëdo renditje logjike ta kombinosh dhe krahasosh atë , në këtë tognumërshin e mallkuar treshifror specifik kosovar, gjithmonë do të vëreni një përpuetshmëri të pakontestueshme harmonike ?

E po, nëse sipas kësaj logjikeje vazhdojmë deri në fund, atëherë, patjetër pres se dikush do të më pyes: ku janë këtu 4 pika të propozuara në fund nga liderët tanë kosovar si kundërpërgjigje? Kjo 4 numerike, fare nuk ka të bëjnë me atë 6 si vazhdimësi?!

Dëshiroj të mos jetë e saktë, por mendoj se edhe në këtë 4-shin fshihet 6-shi i kamufluar. Dy mangësi që nuk duken këtu si shifra numerike në formë pikash, janë vetë ata, 2 propozuesit e tyre: Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi...

E, po, për fund, ju lutem ta marrim këtë si kuriozitet dhe të shpresojmë së bashku se 4-shi kurrë nuk do bëhet haptas 6! Sepse, mos Zot, në 6-shin e mundshëm më pas eventual, këta dy të fundit duhet të bien përgjithmonë...



Adnan Abrashi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Empty
MesazhTitulli: Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare   Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare EmptyTue Nov 25, 2008 6:02 pm

Me poshte e kam sjelle planin e perbere prej 6 pikav, nga prosllavi Ban Ki Moon


Marrëveshja UNMIK-Qeveri e Serbisë për bashkëpunim në gjashtë pikat e Ban Ki-Moonit







  • Janë zhvilluar diskutime, për të pasqyruar synimin tim të paraqitur në raportin e 12 qershorit para Këshillit të Sigurimit për misionin e administratës së OKB-së në Kosovë për qasjen e statusit neutral të OKB-së.




  • Përfaqësuesi im Special ka këshilluar se dialogu dhe konsultimet me të gjitha palët janë zhvilluar në Beograd dhe Prishtinë, pa paragjykime lidhur me qëndrimin e tyre për çështjen e statusit dhe në frymën e kartës së OKB-së. Të gjithë kanë vazhduar të kërkojnë përparim pragmatik në kuadër të diskutimeve me përfaqësuesin tim special, sa u përket gjashtë pikave, të nënvizuara në raportin tim më 12 qershor. Jam mirënjohës për përkushtimin e tyre për të arritur një përparim të tillë dhe mezi pres vazhdimin e dialogut për këto dhe çështjet tjera.




  • Siç është bërë e qartë në raportin tim më 12 qershor, të gjitha aranzhimet lidhur me gjashtë pikat do të aplikohen, përderisa të mos fillojnë të funksionojnë mekanizmat relevant pasues. Në këtë kontekst, unë nënvizoj se të gjitha palët e kanë pranuar rikonfigurimin e pranisë ndërkombëtare, ashtu siç është paraparë në nenin 16 të raportit tim më 12 qershor, i cili është në përputhje me situatën e evoluar në Kosovë dhe që i mundëson BE-së që të marrë përsipër një rol më të madh operativ në Kosovë, në veçanti në fushat e policisë ndërkombëtare, të drejtësisë dhe të doganave.




  • Rezultatet e këtyre diskutimeve janë shpalosur. Përderisa janë arritur rezultate për disa nga gjashtë çështjet, të tjerat do të kërkojnë vazhdimin e diskutimeve.







    • Policia





a.) Diskutimet kanë nxjerrë në sipërfaqe synimin e përbashkët të përgjithshëm për

implementimin e sundimit të ligjit në tërë Kosovën. Kjo do të siguronte më mire mbrojtjen e të gjitha komuniteteve, administrimin koherent të drejtësisë kriminale, zbatimin jodiskriminues të ligjit kriminal dhe ofrimin e plotë të shërbimeve policore, me respektimin të plotë të të drejtave të njeriut të të gjitha komuniteteve.



b.) Në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, shërbimi policor duhet të

pasqyrojë të gjithë shoqërinë dhe shërbimet policore të bazuara në komunitet, për aq sa është e realizueshme dhe e përshtatshme, duhet të ofrohen nga pjesëtarët e komuniteteve lokale. Për këtë arsye, vëmendje e posaçme do t'i kushtohet, nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, kushteve të punës së oficerëve serbë të policisë së Kosovës, në vendet e tyre të punës. Sa i përket kësaj, tashmë janë duke u zhvilluar diskutime aktive.



c.) Stacionet dhe nënstacionet në rajonet e pakicave janë hapur në të gjitha komunat.

Nënstacione shtesë do të hapen, varësisht nga kërkesat e sigurisë dhe ato operative. Stacionet dhe nënstacionet do të mbesin nën zinxhirin ekzistues të komandës dhe do të monitorohen nga policia ndërkombëtare.



d.) Përfaqësuesi im Special, nëpërmjet komisarit të tij të policisë, do të iniciojë

emërimet në funksionet e larta, në përputhje me ligjet e zbatueshme, të oficerëve serbë të policisë së Kosovës me përvojë të përshtatshme, të cilët ndër të tjera do të kenë obligime dhe përgjegjësi, të cilat ndërlidhen me aktivitetet në terren. Këta oficerë do t'i raportojnë oficerëve të lartë të policisë ndërkombëtare në Kosovë, nëpërmjet kanaleve ekzistuese të komandës.



e.) Të gjitha detyrat policore në Kosovë do të monitorohen ndërkombëtarisht, siç

është arritur pajtimi me aranzhimet aktuale dhe atyre në të ardhmen. Vëzhguesit ndërkombëtarë të policisë do të vendosen në të gjitha stacionet dhe nënstacionet, në të gjitha rajonet dhe departamentet. Këta monitorë do të kenë strukturë të pavarur komanduese dhe vija të raportimit, e cila aktualisht përfundon me PSSP-në. Krahas monitorimit të sundimit të ligjit, roli ndërkombëtar do të mbikëqyrë edhe trajtimin korrekt të oficerëve të policisë nga radhët e pakicave dhe mbrojtjen e kushteve të punës, në përputhje me udhëzimet ekzistuese. Do të përgatitet edhe një pako e trajnimit, për t'u siguruar se monitoruesit ndërkombëtarë kanë aftësitë e duhura.








    • Doganat







a.) Kosova do të vazhdojë të funksionojë si një rajon i vetëm doganor.



b.) Oficerët ndërkombëtarë të doganave, të emëruar në përputhje me Rezolutën 1244

të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999), do të rikthehen në portat 1 dhe 31. Modalitetet e stacionimit të tyre, sa më shumë që është e mundshme do të pasqyrojnë modalitetet e konceptit të menaxhimit të kufijve të integruar të Evropës dhe kjo mund të përfshijë edhe bashkërenditje të pikave doganore. Ata do të aplikojnë procedura në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, përfshirë këtu edhe "Protokollin ndërmjet administratës tatimore të Republikës së Serbisë, që vepron për ministrinë e financave dhe shërbimit të doganave të UNMIK-ut, të cilat veprojnë për misionin e përkohshëm të administratës së UNMIK-ut në Kosovë, për kooperim dhe asistencë të ndërsjellë administrative për Tatimin në Vlerën e Shtuar dhe çështjet e tatimeve indirekte, të cilat ndërlidhen me transportin e mallrave përtej vijës administrative kufitare", e me këtë edhe të anekseve, e gjithashtu "Minutat e pajtuara të takimit bilateral në kontekstin e negociatave për zgjerimin e CEFTA-s" në vitin 2006.



c.) Do të aplikohen tarifat, të cilat janë në përputhje me kodin e doganave të

rregullores 2004/1 të UNMIK-ut.



d.) Do të nevojiten negociata të mëtutjeshme mes lojtarëve relevantë, për të arritur

pajtimin dhe për të përcaktuar modalitetet për operim për riaktivizimin e pikave doganore, të përmendura më lart. Këto diskutime gjithashtu do t'i adresohen edhe distribuimit të të ardhurave doganore, të grumbulluara në pikat 1 dhe 31, të cilat gjithashtu duhet t'i kontribuojnë edhe zhvillimit të komuniteteve lokale.






    • Drejtësia







a) Diskutimet kanë dhënë shenja edhe për pranim të gjerë të parimeve bazë, duke

përfshirë edhe sundimin e ligjit që të aplikohet në të gjithë Kosovën, dhe që drejtësia të jetë në dispozicion të të gjithëve, pavarësisht etnisë, komunitetit apo lokaliteteve. Këto parime mbështesin funksionalizimin e një sistemi koherent të drejtësisë, përfshirë çështjet civile dhe kriminale dhe ato të policisë në të gjithë Kosovën.





b) Pas diskutimeve për zhvillimin e këtyre parimeve, ndërtesa e gjykatës në veri të

Mitrovicës ka kohë që është vënë në funksion të limituar nën kontrollin e UNMIK-ut, duke zbatuar vetëm ligjet e UNMIK-ut dhe i mbështetur nga stafi i UNIMK-ut deri në 60 ditë nga dita e hapjes së gjykatës. Një plan periodik ka ofruar një kornizë për veprimet e tanishme dhe të ardhshme të drejtësisë.





c) Gjatë fazave pasuese, gjykatësit dhe prokurorët lokalë do të emërohen në

pajtueshmëri me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999). Përzierja e gjyqtarëve dhe prokurorëve lokalë të emëruar në këto faza do të reflektohet në komunitet dhe në juridiksionin e vendosur territorial, ku ata do të shërbejnë.








    • Transporti dhe infrastruktura







a) Diskutimet kanë dhënë shenja të pranimit të nevojës për bashkëpunim të ngushtë

mbi çështjet e mëdha infrastrukturore (rrugë, hekurudhë, ujë, energji elektrike), rrjedhën e trafikut dhe tregtinë, si dhe mbi çështjet shumë të rëndësishme praktike siç është identifikimi i kualifikimeve. Shumë prej këtyre çështjeve janë të rëndësisë qenësore për qytetarët e të gjitha komuniteteve, dhe mungesa e aranzhimeve praktike bashkëpunuese shkakton probleme të mëdha.





b) Duke pasur parasysh këtë, Raporti im i kaluar ka dhënë shenja se një komitet i

bashkëpunimit teknik do të themelohet nga Përfaqësuesi im Special për t'iu adresuar të gjitha çështjeve relevante. Një komitet i bashkëpunimit teknik është themeluar, por nuk ka arritur ndonjë përparim praktik. Mirëpo, Qeveria e Serbisë në diskutimet e fundit, ndërsa ka ritheksuar qëndrimin e saj mbi statusin e ardhshëm të Kosovës, ka shfaqur shenja se do ta riforcojë këtë propozim, në mënyrë që çështjet të mund të adresohen më konkretisht. Përfaqësuesi im Special do të sigurojë dialog të mëtejmë.

Progresi në këto fusha nuk është vetëm çështje e sigurisë që do të mirëpritet në Evropë, por në veçanti do të jetë një zhvillim i mirëpritur për të gjitha komunitetet në Kosovë.








    • Kufijtë







Shumë prej çështjeve relevante me menaxhimin e kufirit do të adresohen nga procesi i komitetit teknik për transport dhe infrastrukturë. Në të kundërtën, dhe siç është theksuar në Raportin tim të mëhershëm, në pajtueshmëri me Rezolutën 1244 (1999), KFOR-i si prezencë ushtarake ndërkombëtare, vazhdon ta përmbushë mandatin e tij të sigurisë nëpër të gjithë Kosovën, përfshirë këtu edhe respektimin e kufijve, në bashkëpunim me organizata tjera ndërkombëtare.








    • Trashëgimia serbe







a) Mbrojtja ndërkombëtare e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë duhet dhe do të

vazhdojë. Diskutimet kanë treguar mbështetje universale për parimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe trashëgiminë e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.





b) Nën rrethanat e tanishme dhe duke marrë parasysh rolin e statusit neutral të OKB

së në Kosovë, konsideroj se dialogu i vazhdueshëm është i nevojshëm në Beograd dhe Prishtinë. Këtu duhet përfshirë edhe Kisha Ortodokse Serbe, aktorë relevantë ndërkombëtarë dhe aksionarë tjerë. Kjo do të themelojë një kornizë të miratuar brenda së cilës mund të adresohen çështje të vazhdueshme si dhe të sigurohet që Këshilli i Evropës dhe procesi për rindërtim i UNESCO-s të vazhdojë.





c) Agjenda do të përfshijë zbatimin e marrëveshjeve mbrojtëse përreth vendeve të

Kishës Ortodokse Serbe, aktiviteteve të ndërlidhura me mirëqenien e murgjve dhe murgeshave, siç është lirimi i Kishës Ortodokse Serbe nga TVSH-ja, Taksa e Akcizës dhe obligimeve Doganore, modaliteteve për rindërtimin e vendeve fetare nga Kisha Ortodokse Serbe si dhe çështjen e kthimit të artefakteve arkeologjike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare   Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare EmptyWed Nov 26, 2008 8:21 am

Kjo është pjesë nga letra që Ban Ki Mun i ka dërguar Tadiqit dhe Sejdiu.
1. Policia
Shërbimi Policor i Kosovës që operon në rajonet e rëndësishme me shumicë
serbe, duhet të raportojë tek policia ndërkombëtare nën autoritetin e
përgjithshëm të Përfaqësuesit tim Special.

2. Gjykatat
Gjykata shtesë të qarkut dhe lokale që do të shërbenin në hapësirat me shumicë relevante serbe mund të krijohen. Ato do të veprojnë në kuadër të sistemit të gjykatave të Kosovës, sipas ligjit që aplikohet, përbrenda kornizës së Rezolutës 1244 (1999).

3. Doganat
I dërguari im i Posaçëm do të përcaktojë, në konsultim me faktorët relevantë, një strukturë organizative që do t’i lejojë Kosovës të vazhdojë të funksionojë si një vend i veçantë me dogana, që do të përfshijë garancitë për një prezencë të vazhdueshme të zyrtarëve ndërkombëtarë doganorë në pikat e rëndësishme të doganave.


4. Transporti dhe infrastruktura
Një Këshill teknik koordinues, përfshirë Republikën e Serbisë dhe faktorët e tjerë të rëndësishëm, do të krijohet nga Përfaqësuesi im i Posaçëm, për të drejtuar të gjitha çështjet teknike dhe kalimit të vijave kufitare, duke marrë
parasysh punën e grupit punues Prishtinë-Beograd në kuadër të dialogut
teknik.

5. Vijat kufitare administrative
Në përputhje me Rezolutën 1244 (1999), NATO’, si prezencë ndërkombëtare
ushtarake, do të do të vazhdojë të kryejë mandatin e saj ekzistues për sigurinë në tërë Kosovën, përfshirë kufijtë administrativë, së bashku me organizatat tjera ndërkombëtare.


6. Trashëgimia serbe

Kishës Ortodokse Serbe (SOC) në Kosovë duhet t’i jepet mbrojtje
ndërkombëtare. SOC në Kosovë do të qëndrojnë nën autoritetin direkt të
selisë fetare të saj në Beograd. Ajo do të ruajë të drejtën e veçantë të mbrojë dhe rindërtojë objektet e saj fetare, historike dhe kulturore në Kosovë. Republika e Serbisë do të vazhdoj bashkëpunimin e afërt me Kombet e Bashkuara dhe të gjithë trupat relevantë në ofrimin e mbështetjes për një mbrojtje të tillë dhe aktivitetet e rindërtimit. Sa i përket implementimit të dispozitave më lartë, i Dërguari im i Posaçëm do të dialogojë me Qeverinë tuaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare   Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare EmptyWed Nov 26, 2008 8:31 am

Popullin e kan mësuar me gënjeshtra , shantazhe, mashtrime e fraza "patriotike" .

Si po duket , duhet vetëm ta urojm kryeministrin dhe gjith Kosoven për 6 pikat.
I bajshim me shëndet popull, e i bajsh me turp politikë e Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare   Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare EmptyThu Nov 27, 2008 2:23 am

Hajde ik mose u mer ty me ALBININ mose e flliqe ALBININ ME TY
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albona
Anëtar
Anëtar
Albona


Female
Numri i postimeve : 354
Age : 34
Vendi : Kumanove
Registration date : 10/10/2008

Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare   Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare EmptyThu Nov 27, 2008 11:59 am

Plani 6 pikësh i Ban Kimunit e shkatërron Stabilitetin,Lirinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë në Kosovë



Plani 6 pikësh i Ban Kimunit e shkatërron Stabilitetin,Lirinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë në Kosovë.

I dashur Populli im më i lashti në Kontinet,

Pasi kemi një qeverisje ende fillestare dhe pa një përvojë të duhur në implementimin e instrumenteve shtetërore në tërë vendin kemi ardhur në një pozitë që Bashkësia Evropiane për interesa politike të tyre që të permiresojne poziten me Serbine në njërën anë dhe ne anen tjeter e tera kjo te shkoi ne dëmin e Kosovës.

Ky Bruksel është i njëjti që para pak muajve ka ofruar Planin e Ahtisarit ndersa tani aq serioz sa është po e shkel një gjë të tille dhe po ofron alternitava tjera të cilat e ndajnë Kosovën.

Ne Shqiptarët jemi popull i lashtë me rrënjë te Pellazgët dhe jemi ata të cilët kemi shpërndarë civilizimin tone në Evrope ,Azi dhe më gjerë por duke qenë shumë demakrat dhe të butë ju jkemi dhënë mundësinë Evropes dhe tjerve te na keqpërdorin qofte Traditen,Gjuhen dhe Teritorin tonë.
Tani është koha e fundit që të themi Stop të gjithë atyre që pretendojnë të na e ndajne Shtëpinë të cilën e kemi ndertuar me shume munde dhe vuajtje, për të cilën kemi dhënë bijtë dhe bijat tona tani e 3000 vjetë.

I dashur Popull Shqiptarë tregohuni te fuqishëm sepse jemi të tillë dhe tregojini edhe qeveritareve tane se nëse njeri nga ata nënshkruan mareveshje mbi akceptimin e atyre 6 pikave konsiderohet si i padijshem dhe tradhëtare, prandaj te gjithe ata qe e bejne një gabim të tillë le të llogarisin që jeta e tyre në Kosove nuk do të akceptohet ju mbetet vetëm rruga qe te kerkojne Azil ne Shtetet tjera sepse populli nuk i falë.

Gjithashtu t'ju bëjmë me dije EU dhe të tjerëve që ne jemi paqedashës por nuk tolerojmë sikurse edhe ata që nuk do e pranonin nje gje te tille nese insistohet tju miret nje dhome e shtepise dhe tju miren nen komandim gjysma e femijeve te tyre, Kjo eshte duke na ndodhur neve prandaj ju lus si qytetarë i Kosovë si Biznesmen si intelektual i shkooluar ne Evrope që ta shprehni kundershtimin si popull per keto 6 pika te pakuptimta.

Pa pajtueshmerine tone shpreheni me shperndarjen e emailave edhe ne gjuhen Angleze, publikoni kudo qe mundeni qendrimin e popullit te Kosoves qe eshte kunder ketij plani 6 pikesh, vendosni afishe rrugeve, protestoni ne cdo menyre qe mundeni si dhe ejani te dalim per cdo dite para Teatrit Kombetare me sloganet:




  • Mos e rrezikoni lirinë dhe stabilitetin në Ballkan
  • Jemi paqedashës por e mbrojmë shtëpinë tone sikurse edhe ju të tjeret
  • EU të jeni më të përgjegjshëm me Kosoven
  • Populli i Kosovës refuzon planin 6 pikësh
  • Nëse e doni Kosovën në EU trajtojeni ate si veten tuaj
  • Kuptojeni që Kosova nuk është vetëm ajo që e takoni në qeveri, besa ajo me se paku është CV e Kosovës.
  • Ne funksionojme si Shtet i pavarur sikurse edhe ju ne EU
~

Jemi popull i drejtë dhe Universi është në anën tonë, besojeni qe mundemi ta mbrojme Shtetin tone,shtëpinë tone dhe të ardhmen e femijeve tane.

Jini më krenare për veten tuaj sepse keni bërthamë o popull i dashur

Duajeni vendin tuaj dhe veten tuaj duke kundershtuar cdo gje qe e demton vetën tone dhe të ardhmen e feijeve tanë, sepse kështu do fillojne te na respektojne të tjeret me shume dhe vetëm kështu do te jemi partnerë me shttet tjera dhe me EU.

Ju lutemi shume qe kete email ta shperndani te të gjithe ata qe i keni ne listen tuaj sepse është koha të jemi NJE Zëri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare   Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare EmptyThu Nov 27, 2008 2:25 pm

Plani i Ban Ki-Moonit merr mbështetjen e Këshillit të Sigurimit

Raporti i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, për rikonfigurimin e UNMIK-ut, respektivisht shtrirjen e misionit të BE-së në Kosovë, EULEX, ka marrë mbështetjen e Këshillit të Sigurimit.

Pas mbledhjes së këtij këshilli, të mërkurën mbrëma në New York, është lëshuar një deklaratë presidenciale - ku potencohet se EULEX-i do të funksionojë nën ombrellën e OKB-së.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni, i cili në fjalën e tij ka ripërsëritur qëndrimin e Prishtinës zyrtare kundër planit gjashtëpikësh të sekretarit Ban Ki-Moon, duke shtuar se Kosova është e përkushtuar për vendosjen e shpejtë të misionit të Bashkimit Evropian (EULEX), mirëpo në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. /reuters/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare   Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare EmptyThu Nov 27, 2008 2:36 pm

Turp per udheheqjen shqipetare te Kosoves por edhe ate te Shqiperise,... Qeveria e Kosoves duhet te jape doreheqje sa me shpejt, sa me shpejt aq me mire. Sepse mund te eskaloj situata, shqiptaret duhet te jene mobilizuar, nuk duhet qe lufta te na zeje te papergatitur.

Lufta gjithnje eshte opcioni i fundit, por kesaj radhe duhet te ndryshoj nga ato te kaluarat, nuk duhet ta bejme luften vetem ne vendin tone, dhe vetem ne te vritemi, por luften duhet ta ndezim ne te gjitha ato troje qe na jane coptuar, tash e mas nuk duhet qe ne shqiptaret te luftojme, ndersa nderkombetaret e ndyre te merren me statistikat, se sa u vrane dje, sa sot, sa parashihet qe te vriten neser, jo jo, ne duhet qe ta ndezim luften pothuajse ne tere ballkanin, e nese eshte e nevojshme edhe me tej, pra duhet te i nderrojme paksa pozicionet me nderkombetaret,... vetem ne kete rast do te mbledhin mend nderkombetaret, dhe do te shohin se ne nuk dorezohemi lehte.

Rrnoft populli shqiptar, posht tradhetaret e kombit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare   Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare EmptyThu Nov 27, 2008 2:55 pm

Cfare mendojn forumistat se duhet me vepru ne vazhdim, cili eshte opinioni i tyre?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare   Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare EmptyThu Nov 27, 2008 3:18 pm

Opinioni ime duhet thenur te gjithe botes se nuk durojme me duhet nje perkushtim gjith kombetare organizim i mirfillte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare   Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare EmptyThu Nov 27, 2008 3:25 pm

Ago Muji shkruajti:
Cfare mendojn forumistat se duhet me vepru ne vazhdim, cili eshte opinioni i tyre?
Ago Muji, une mendoje se nuk ka mbete rruge tjeter veq me i pastru ato arme qe i kemi mire dhe lufte ...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare   Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare EmptyThu Nov 27, 2008 3:26 pm

XIXIE i ruaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kushtrimi86
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kushtrimi86


Male
Numri i postimeve : 172
Age : 38
Vendi : Prishtine
Registration date : 29/08/2008

Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare   Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare EmptyThu Nov 27, 2008 4:51 pm

duhet te rezistojme planin teren...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare   Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare EmptyThu Nov 27, 2008 5:11 pm

Orfe@ shkruajti:
Popullin e kan mësuar me gënjeshtra , shantazhe, mashtrime e fraza "patriotike" .

Si po duket , duhet vetëm ta urojm kryeministrin dhe gjith Kosoven për 6 pikat.
I bajshim me shëndet popull, e i bajsh me turp politikë e Kosovës.
Hallall Orfe@ koment i qelluar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Empty
MesazhTitulli: "EULEX - Prodhim i Serbisë", parulla e shpërndarë kudo nëpër   Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare EmptyThu Nov 27, 2008 5:26 pm

"EULEX - Prodhim i Serbisë", parulla e shpërndarë kudo nëpër Prishtinë

Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Thumbnail.php?file=euleks_serbia_960814092

Mëngjesi i parë pas debatit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit e ka gjetur qendrën e Prishtinës me mbishkrime kundër misionit të Bashkimit Evropian.

"EULEX Prodhim i Serbisë" është parulla e shpërndarë kudo nëpër muret e Prishtinës si shenjë reagimi nga ana e kosovarëve për marrëveshjen gjashtë pikëshe OKB- Beograd. Por pikërisht në ditën e shfaqjes së këtyre parullave, shefi i misionit EULEX, Yves De Kermabon ka zgjedhur një kamp përgatitor të personelit të ri policor për t'i bërë publike për herë të parë uniformat dhe shenjat tjera dalluese të policisë së BE-së. De Kermabon thotë se misioni i tij në natyrë është teknik dhe nuk duhet të lidhet me çështjen e statusit.

"Statusi është çështje e shteteve anëtare të BE-së dhe unë nuk do të merrem me çështje politike. Do të punoj në bazë të Planit të Aksionit të Përbashkët. Ne jemi mision teknik dhe do të punoj në këtë mision teknik për të ofruar situatë të mirë të sundimit të ligjit për tërë popullatën e Kosovës pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike", deklaroi Yves de Kermabon, shef i EULEX.
EULEX-it i është dhënë një mandat i paqartë nga Këshilli i Sigurimit. Paqartësia vërehet edhe në deklaratat e vetë Yves de Kermabon. Ai thotë se është në pritje të udhëzimeve të reja nga Brukseli për detyrat e misionit, ndërsa i pyetur nga ALSAT rreth zinxhirit komandues, ai shprehet: "Unë i raportoj drejtpërdrejt BE-së, por do t'i ofroj disa raporte OKB-së duke e ditur se jam duke punuar nën Rezolutën 1244, sikur edhe KFOR-i që punon nën Rezolutën 1244. por zinxhiri im komandues është evropian. Do të raportoj nëpërmjet zinxhirit tim komandues kështu që do t'i raportoj Brukselit dhe Brukseli do t'i përcjellë këto raporte në Nju Jork. Nuk mendoj se do të marr pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit. Nuk ka ndonjë arsye për të marrë pjesë. Raportet do t'i ofrohen BE-së dhe unë jam nën urdhrat e BE-së".

Gjashtëpikëshi që ka tronditur politikën në Kosovë ka qenë shpërblimi që bashkësia ndërkombëtare i ka ofruar Serbisë për ta pranuar EULEX-in të shtrihet në veri të Kosovës. Pavarësisht kësaj, kreu i këtij misioni nuk është i sigurt nëse misioni që nga java e ardhshme do të mund të shtrihet në veri të Kosovës.

"Ne do të vendosemi në tërë Kosovën. Këtë po e përsëris qe disa herë ose nga autoritetet e BE-së dhe vetë nga z. Solana. E dini mirë se misioni është më pak ose më shumë i pranuar në disa pjesë të Kosovës dhe na duhet ndoshta pak kohë, por është shumë e qartë se është vetëm një EULEX dhe do të vendoset në tërë Kosovë", tha Kermabon.
Në kuadër të EULEX-it, në Kosovë pritet të vendosen rreth 2000 ekspertë evropianë në çështje të policisë, drejtësisë dhe doganave. Deri më tani, EULEX-it i kanë ardhur jo më shumë se 700 pjesëtarë të stafit.

Përparim Isufi
ALSAT KOSOVA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Best
Fillestar/e
Fillestar/e
Best


Numri i postimeve : 18
Registration date : 15/03/2008

Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare   Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare EmptyFri Nov 28, 2008 12:11 am

Kosova e mjerë ka besu Evropës,,, turp për qeverin tonë turp për Evropën ,, më nuk mbeti kujt të besohet,,, inshallah një Zot na qel rrugën e drejtësis , të kemi një paqe siç vet meritojmë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare   Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare EmptyMon Dec 01, 2008 5:07 am

Ne emisionin e dates 11/27/2008 ne “Top Story” ku flitej per situaten e sotme ne Krahinen shqiptare te Dardanise Sokol Balla na cuditi me qendrimin dhe njohurite e tij.



Balla diskutonte sikur Dardania i takonte ndonje kontineti te sapo zbuluar dhe deklaronte se Dardania nuk ka armiqe ose se armiqte e saj nuk e dim se cilet jane!!!



Se pari zoti Balla, Dardania eshte Shqiperi dhe si rrjedhoje armiqte e Dardanise jane ata qe kane qene. Ketu nuk ka vend per hamendje dhe imagjinata te sforcuara. Pra armike e shqiptareve eshte Europa ne pergjithesi dhe ne vecanti eshte Franca, Italia, Greqia, Qipro, Serbia, Mal i Zi, Maqedonia, Rusia…



Armiqe te shqiptareve jane edhe politikanet tane te shitur.

Tradhetareve tane duhet se pari t’ja tregojme vendin ne se duam ta zgjidhim ceshtjen tone kombetare.



Nje te tille te shitur juve e kishit ftuar te na zgjidhte problemet ne emisioin tuaj. Prec Zogajn politikanin aktiv ne shkatrimin e Shqiperise ne vitin 1997 sepse juve jeni vet nje i tille. Ky Prec Zogaj dhe juve kerkonit ti shisnit planet serbe si progrese dhe te benit siguri qe shqiptaret nuk do te cohen te bashkuar ti kundershtojne ato.



Juve kishit ftuar edhe dy injoranta vullnetar Dacin dhe Hamitin qe deklaruan se ata nuk kishin asnje informat per planin antishqiptar gjashte pikash.

Shqiptar kujdes! Po luhet finalja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kushtrimi86
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kushtrimi86


Male
Numri i postimeve : 172
Age : 38
Vendi : Prishtine
Registration date : 29/08/2008

Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare   Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare EmptyMon Dec 01, 2008 5:10 pm

Duhet qe te kundershtojme dhe rezistojme planin 6 pikesh, jo vetem kete plan por edhe planin e Ahtisaarit permes formave te ndryshme te organizimit dhe asesi te mos presim nga lidershpi institucional te cilet jane te korruptuar dhe te shantazhuar.
Te gjithe qytetaret e Kosoves duhet te zgjohen nga gjumi sepse vendit tone po i kanoset ndarja...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare   Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare EmptyMon Dec 01, 2008 10:16 pm

Kushtrimi86,

Kur nisesh per lufte ne fillim siguron shpinen duke vrare tradhetaret.
Ky eshte njeshi. Ketej fillohet. Likujdohen fliqesirat.fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare   Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare EmptyMon Dec 01, 2008 11:15 pm

Ne Gazeten Ndryshe nje shkrim interesant, me titull:

Është çmendur Ban Ki Mun! Po të tjerët?!?....

E gjeni ne linkun :

http://www.ndryshe.com/mat.php?idm=12222

Ja disa pasazhe nga shkrimi:

...Në mirëkuptim dhe me mbështetjen e SHBA-ës, Anglisë, Gjermanisë, Francës, Italisë, Turqisë dhe shumicës absolute të vendeve të BE, Kanadasë, Australisë, Japonisë, si dhe vendeve fqinje Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, etj më 17 Shkurt 2008, në bazë të planit Ahtisari, shpalli pavarësinë dhe krijimin e Republikës të Kosovës.

Nga ajo ditë e aktualisht, veç shteteve të mësipërme, numri atyre që e kanë njohur ka arritur në 53 dhe rritja e pritshme dhe e shpejt e tyre do vazhdojë, edhe pse është çmendur Ban Ki Mun (por jo shteti nga është dhe ka ardhur ai në funksionin që është!?..).

Kosovën vetëm ksenofobët nacionalist-shovinist, zaptuesit dhe pushtuesit e territoreve të huaja (ata që kanë konflikte interesash me fqinjë - realisht nuk kanë ngjashmëri me rastin unikal Kosovë) dhe ato vende që kanë informacion të një anshëm apo të kufizuar rreth çështjes nuk e kanë njohur akoma. Edhe këto një ditë do e njohin, pasi procesi është i pakthyeshëm, por problemi nuk qëndron këtu.

Plani 6 pikësh i Ban Ki Mun-it Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-ës, është kthim mbrapa në zhvillimet dhe arritjet në Kosovë dhe rajon, është një varrezë me plagë të hapura, të pashërueshme dhe të papranueshme, veçse nga shovinizmi arkaik serb që tenton ripërtëritje, nëpërmjet këtij preteksti reaktiv.

Ndarja etnike dhe copëzimi i Kosovës, për të kënaqur Serbinë, krijon një proces reaksioni zinxhir që fut gjithë Ballkanin në një konflikt të ri tragjik, mbi bazat e një kujtese historike, të anashkaluar në kuadrin e integrimeve euroatlantike të të gjithë popujve të tij, por jo pa ringjallje dhe rrezik kur i jepet shkak.

Ban Ki Mun ! Para se të mendoje për 6 pikat e qejfit të Jeremiç-Tadiçit-Sërbise, të vrasësve ndaj viktimave-Kosovës, duhet të dije dhe mësoje historinë e Ballkanit, për të mos gabuar, apo bërë nismëtarë dhe aleat me të keqen e tij të djeshme, sotme dhe të nesërme-Serbinë, nëse të mençurit dhe luftëtarët e paqes e lirisë, ata që emrit të tyre i ngritën piedestal do heshtin apo qëndrojnë siç duan serbët dhe Ban Ki Mun pasiv, Ballkani në fuçi baruti kthehet sërish…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
anila
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
anila


Female
Numri i postimeve : 973
Age : 28
Registration date : 29/08/2008

Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare   Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare EmptyTue Dec 02, 2008 12:13 am

Plani 6 pikesh i keti far Majmunit duhet kundershtuar nga gjithe populli...!!
Udheheqesit tane i dhane vetem nje ''JO'' te bute keti plani,duke e ditur rrezikun qe na kanoset nese pranohen keto 6 pika.
Ky plan ne vete permban projekte antishqiptare,projekte te cilat do e shkaterrojne Kosoven,do t'ua hap rrugen Serbise per te hyre brenda Kosoves,do ti jap drite te gjelber shtrirjes se EULEX ne Kosove ne menyre ekzekutive,do ta ndaje Kosoven,me nje fjale Serbise do ti jete e tere Kosova...!
Andaj duhet qe menjehere te qohemi ne kembe dhe ta rrisim zerin per kundershtimin e ketyre 6 pikave.
Poshte 6 pikeshit te Ban Ki Moon...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare   Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare EmptyTue Dec 02, 2008 12:31 am

Plani 6 pikesh i Ban Ki Munit, godet kryesisht ne integritetin territorial te Kosoves, dhe rrezikon seriozisht pavarsine gjysmake te fituar me 17 shkurt.

Kjo verteton shume qarte, se cfare eshte shteti yne, verteton se ende ky shtet nuk eshte apart i fuqishem qe t'i mbroje kufijte e vete, nga rrezikimet e huaja.

Po te shtrohej vetem per zgjidhje ky plan ne nje shtet perendimor, qe aparatin shteror dhe ne pergjithesi organizmin e brendshem e ka te formesuar, atehere rezultati mund te ishte edhe deri tek lufta e pergjithshme e aramatosur, per sigurimin e kufijve.

Po ketu... ska as shtet, as pus, as kurgjo...

Prandaj faji ekziston vetem tek ne qe nuk organizohemi.

Organizim dhe vetem organizim.

Respekt,
Guximi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare   Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare EmptyTue Dec 02, 2008 2:34 am

Po ti analizojm veprimet e politikës evropiane...do t'i kuptojm veprimet antishqiptare në bashkpunim me politikën e mbrenshme tonën. Politikanët e jashtëm, ndërkombëtar... së pari shkuan të bisedojnë me Beogradin për planin 6 pikësh... e më pas ndërkombëtarët nuk e përfillën fare Prishtinën, por vetëm urdhëruan si në kohën e mesjetës( Carat e Evropës)...për 6-pikshin. Nga kjo mos përfillje e ndërkombëtarve ne mund t'i kuptojm dy gjëra shumë të rëndësishme. Populli Shqiptar e pa haptas veprimin dhe urdhrin që vjen nga Evropa se ajo nuk e përfillë fare vullnetin e popullit që jetën autokton në Kosovë por bashkpunon me politikanët Shqiptari dhe është i lidhur me politikanët Beogradin duke i kordinuar veprimet e tyre.

Andaj nga urdhëri i fundit që ju bë Prishtinës për 6 pikshin arrijm të kuptojm se;

-Evropa është po ajo plaka ugërzezë e vjetra.
-Politika shqiptare anekënd trojeve tona nuk ka bërë asgjë në drejtimin kombëtar, por vetëm se i ka zbatuar urdhërat që i kanë ardhur nga jashtë, për ta ruajtur pozitën e vetë në Pushtet.


Si përfundim, duhet që sa më parë të organizohen demostrata nga Lëvizja Vetvendosja edhe jashtë Prishtinës, në të gjitha qytetet e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, pastaj të fillojnë edhe nëpër të gjitha qytetet e Evropës deri në Amerikë, duhet opinjoni ndërkombëtar e përparimtar të kuptojë tradhtin që po i bëhet popullit Shqiptar dhe trojeve Shqipëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare   Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare EmptySun Feb 22, 2009 10:20 pm

Bashkimi eshte Shpetimi dhe ai vjen se shpejti.

Ndihmoni me se te mundni.

Ne aksion shkohet pasi jane siguruar krahet.

Neve nuk na duhen as gjashte dhe as nje qinde pika.

Neve na mjafton vetem nje pike. BASHKIMI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
veletini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
veletini


Male
Numri i postimeve : 127
Age : 68
Vendi : kosove
Profesioni/Hobi : mesimdhenes
Registration date : 07/12/2008

Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare   Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare EmptyMon Mar 02, 2009 11:05 pm

Bashkimi vertet eshte Shpetimi,dhe me se e vertete se eshte pika drejt se ciles duhet ecur.Drejt Bashkimit duhet ecur pa u ndalur,gjithnje duke i krijuar hapesira bashkimit.Bashkimi u synua perhere,dhe u punua perhere shume.Por, Bashkimi ,siç kemi pasur rastin te shohim jo njehere,nuk varet thjesht vetem nga ne.Po te pyeteshim ne,ne do te bashkoheshim edhe me 1912,ashtu siç qeme bashkuar,e qe pastaj na paten ndare.Beme perpjekje te bashkoheshim edhe gjate viteve te 1940-1945,por nuk ia arritem-as ne sa je te"ndihmes" se italianeve,e as ne saje te partizaneve.
Po te pyeteshim ne,do te bashkoheshim me perpara se Kosoven ta benim shtet me vete.
Per qe ende nuk po mund te bashkohemi,nuk po mund te bashkohemi.Por se a do te bashkohemi,me se e sigurte:PO,PO,PO!Eshte radha per nje projekt per Bashkimin.Akademite tona ne Tirane dhe Prishtine duhet te bashklohen...Edhe miqet duhet ofruar gjithnje e me shume...
Edhe per modalitetet duhet biseduar,nuk eshte e thene haptas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare   Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» DOSJA ANTI-SHQIPTARE E GREQISË !
» Plani për “turqizimin” e Prizrenit
» Çka përmban plani i Atisarit për Kosovën?
» Plani i Atisarit - Kosovës nuk i garanton ulëse në OKB!
» Plani sekret për ndarjen e "Vorioepirit"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: