|
| Stan Dragoti | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Stan Dragoti Sun Apr 20, 2008 3:33 pm | |
| |
Stan Deagoti regjisor Amerikan Shqiptar
Stan Dragoti ka lindur me 4- Tetor -1932 ne New York City. Preardhja e tij eshte shqiptare. Vjen nga nje familje Tepelenase qe kane emigruar shume heret ne Sh.B.A. Babai i tij Asllan nga fshati me peisazh terheqes , Dragot i Tepelenes dhe nena e tij Bahrie nga qyteti i lashte Tepelene. Hapat e para te ketij gjeniu filluan qe ne femini. Ne moshe te vogel ishte teper kureshtar dhe i interesuar ta shpenzonte kohen perballe programeve televizive. C'do film qe shikonte ishte i apasionuar ta komentonte me motrat dhe prinderit. Qe ne moshen 7-vjec filloi te vizatonte,imagjinonte dhe shume skicime te moshes.
Keto ishin dhe zanafillat te cilat e cuan endren e tij realitet. Mbaroi njekohesisht kolegjin ne ""Cooper Union"" New York dhe shkollen e arteve vizuale. Ai bashkepunon akoma qe prej vitit 1968 me kolegun e tij Charli Moss. Stani beri emer qe ne hapat e para kur filloi drejtor i nje filmi , pati sukses te pabesueshem. Disa nga shitjet i kalonin shifren 200 milion dollar te cdo prodhimi te kompanis se tij. Njekohesishte filloi te realizonte reklama per gjigandet e industrise se linjave ajerore dhe atyre se prodhimit te makinave.Njeri intiligjent dhe krijues duke i vene ne sherbim te kohes. U be teper i njofur dhe i kerkuar per vete kohen.
Mos valle koha e kishte kujdesur per momentin e duhur qe te bente rizgjimin e endrave Njujorkeze.Eshte e paharueshme per ata qe kane jetuar vitet 1970. Cilin do qe pyet do te japi nje pergjigje mbreselenese. Nje i moshuar tek 78-tat kur e pyes, a e keni pare filmin ''I love New York"? Megjithese kishte canta neper duar nuk e penguan te tundej dhe te kendonte duke perseritur dy here ''I love New York". Te tilla e te shpeshta kane qene dhe ne ato vite kur transmetohej ne Tv duke u kenduar ne kore refrenin, thot ai.
Ishte po ky filem qe beri rizgjimin e gjigandit New York , ku ne keto kohe po kalonin drejte falementimit , ekonomia dhe kultura. Gjeniu Stan Dragoti duke perjetuar keto momente kritike te vendelindjes se tij, regjizoi dhe realizoi kete filem reklam te larte permendur. Ky filem nga vete rendesia e tij pati mbeshtetjen finaciare nga shteti. Metropoli gjigand u fute ne rrejdhen e vrrullit te tij te pa ndalshem. Sa here hapeshin televizoret bucisnin nga kjo reklame .Ky filem shpetimtar u fute ne arshivat e " Fondit te perhershem te Muzeut te Arteve Moderne " te ketij Metropoli. Ishte po ky filem qe risolli forcen ketij qyteti. Ringriti dhe e coj me tej zhvillimin e ekonomis. Thithi perseri turizmin dhe e shtoi ate. Duke mos hequr dore nga reklamat me 1972 iu drejtua planetit Hollywood.
Ne kete qender me te madhe te botes ,ndihmen e pare e pati nga Mary Wells. Me punen dhe intiligjencen e tij krijuese ia doli mbane me se fundi. Regjizoi shume filma , ku paten shume sukses.E pra dhe shkelqimi i ketij ylli iu bashkangjit atyre te tjere. Nuk eshte e lehte qe te thyesh mburojat e Hollywood (it), ti kapercesh ato , aq me shume kur vjen nga nje vende i vogel dhe pak i njofur.Por ne Sh.B.A , shancet per te gjithe jane te barabarte dhe fati buzeqesh sipas shkelqimit personal. Stan Dragoti jetoj me Top Modelen Cherly Tiegs, afersisht 9-vjet, prej vitit 1970. Me 30 Korrik 1979 ne Revisten " People" ka nje artikull te gjate per kete cift. Me ardhjen e demokracise ne shqiperi, filluan dhe dryshimet. Duke komunikuar lajmin e botes se lire, kam degjuar qe nje regjizor me fame ne Hollywood eshte me orgjine shqiptare nga Dragoti i Tepelenes. I nisur nga mbiemri i tij me beri te besoja. Mbas disa vitesh, ishte ai i 1995-ses, kur nje elikopter fluturoj mbi kokat tona dhe merte me te larte luginen e Vjoses per tu stacionuar ne qytetin e lashte Tepelene. Ne momente u hape lajmi , po vjen Stani. Menjehere ky emer beri kujtesen te bashkonte vitet . E kush e mendonte se do te kthehej nje dite per t pare dhe takuar te paret e tij.B ashke me disa shoke ndodheshim ulur ne bregun e rivieres se Vjoses te qytetin Memaliaj me perballje nga rrjedhja e saj. Lajmi beri ate, aqe sa largohej elikopteri nga ne, aqe dhe shoqerimi nuk i shqitej syve. Me dukej si nje zog padurues qe flutoronte ngutshem per te mbritur sa me pare ne folene e prinderve te tij, ndoshta per te kryer nje amanet.
Pasi u shmall dhe u joshe per se largu nga peisazhi piktoresk i fshatit Dragot, vendelindja e babait te tij ,ku shtrihet rreze malit Shendelli,perballe kembes se vargmalit tjeter, i qafuar nga rrjedhja e vjoses dukej teper madheshtore .Kjo madheshti natyrore shtohet akoma me shume kur perballet me vendendodhjen e keshtjellte nga vete pozicioni i qytetit te lashte Tepelene bashke me kalane e saj qe e trashgoi Ali Pasha. Ky qytet eshte vendelindja e nenes se tij , ku prej ketej u soditen bukurite natyrore nga Stan Dragoti. Ai nuk u prit vetem ketu por ne gjithe shqiperine si biri i saj. U takua me presidentin shqiptar, dr Sali Berisha.
Ai shoqerohej nga shqiptar te diaspores Ekrem Bardha , Arthur Lika, Dino Erbeli, Gary Kokolari, Bardhyl Quku ,njekohesisht dhe nga pushtetar dhe zyrtar te larte shqiptar. Gjate kohe qendrimit u shoqerua dhe nga nje grupe kameramanesh e me xhirimete tyre , pershkuan ane e kende vendin e shqiponjave. Ka ngelur i mahnitur nga bukuria magjepese e natyres, e krahason bregdetin e virgjer e joshes me ate te Kalifornias,malet me ato te Zviceres.Me keto bukuri te radha qe trashegon natyra e vendit tone duke i siguruar nepermjet xhirimeve, mendoi te realizonte nje film reklam per Shqiperine.Ky projekt jo vetem do shpallte nje imazh te perkryer per per shqiptaret te fisshem dhe mikepritesa( te quajtur nga ai ) por dhe per te drejtuar vershimet e investitoreve te huaj, nga te cilet dhe vendasit do te kene fitime teper te kenaqeshme.Stani eshte treguar i gatshem per nje projekt te tille pasi kjo ide u iniciua nga vete pushtetaret e larte. Deri ne keto momente nuk eshte realizuar asgje, madje nuk flitet fare. Koha e tregoi se jane po ata pushtetar qe bene kete kerkese te cilet e degedisenkete ender (ku Dragoti do ta kthente ne realitet) drejte portave te hareses.
Kjo enigme ende nuk i ka te zbardhura arsyet e mosrealizimit. Gjate vizites se tij ne studion e filmit shqiptar u impresionua pa mase. Nga vete cmimet e aresyeshme, benin te mundur afrimin e kompanive filmike nga e gjithe botaNje befasi tjeter kishte ardhur nga shume realizime filmash ku per vete kushtet e studios ishin cilesor dhe nga shkalla e interpretimit artistik ja kalonin dhe shume shteteve te tjera te botes. Per ndere te vizites se tij TVSH transmetoj filma te regjizuar prej tij. Nuk ka qene asnjehere i organizuar me komunitetin Shqipataro - Amerikan, ndryshe nga babai i tij i cili ishte bashkepuntore i Nolit dhe Konices. Koha kishte kaluar ato vite kur Stani ne moshe te vogel i ngateronin preardhjen duke e mare per Italian apo Spanjoll, nga vete mbiemri i itj qe shruhej me dy " tt". Shqiperia njifej shume pak dhe kjo ja bente me te veshtire. Mbas pak kohesh ai shprehet krenar per orgjinen duke dale hapur gjithandej. Ne Ballkanin e lashte sa vete planeti , kishin filluar spastrimet etnike nga grupe kriminalo- Milosheviciane si ajo ne Bosnje dhe Kroaci.
| |
Edituar për herë të fundit nga Beton në Sun Apr 20, 2008 3:54 pm, edituar 3 herë gjithsej | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Stan Dragoti Sun Apr 20, 2008 3:36 pm | |
| Kjo po i afrohej dhe vellezerve Kosovar te cilet u gjenden te pa mbrojtur perballe ketyre grupimeve ushtarako - paramilitare, te cilet kryenin vrasje c'njerezore ne mase. Hidherimin e perfundimt qe perjetuan dy shetet e larte permendura nuk duhej te riktheheshin dhe tek vellezerit Kosovar. Te gjithe shqiptaret ishin te tronditur ne shpirt.Ishin te mesuar me situata te herepas- hereshme ne Kosove.Te gjithe kerkonin me doemos te sensibilizonin opinionin nderkombetar per te patur mbrojtjen e tyre.Vete vellezerit Kosovar ishin deshmimtar okular por dhe duke i dokumentuar me foto. Fotografi me njgjyra te cilat e trondisnin me shume shikuesin, nuk munde te jepeshin neper transmetimet televizive, arsyeja, pamje teper cnjerezore, dhe kur ne afrimin e shkembimit te dy mijevjecare. Erdhi momenti kur keto pamje masakruan zemren dhe shpyrtin e Stan Dragotit. I shokuar teresisht , veproi menjehere duke i transformuar fotot ne bardhe e zi. Ishte e vetmja rruge qe munde te zbuste dhimbjen vizuale per mos dekompozuar ate ne shiprt. Vetem keshtu behej e mundur prania e tyre nga media. Ne kete raste nuk flitej per turizem dhe ekonomi , por per te mbrojtur jete njerezish duke i shpetuar prej kasapeve serb. Ai udhehoqi fushaten sensibilizuese, per te shmangur tragjedine ne KOSOVE -1998-1999 duke i kerkuar ndihme botes " Stop Vrasjeve ne KOSOVE ". Kjo fushate beri ate qe te legalizohej prapaganda dhe te publikoheshin pamjet bardhe e zi. Keto pamje u dolen ne faqet e para e gazetave kryesore si '' Washington Post '' e '' The New York Times'' dhe Tv. Duke pare keto FOTOGRAFI , nje telefonate nga kanali CNN e ftoi Stan Dragotin me stafin e tij per te folur ne transmetim direkt. C'do gje dukej qarte , hidhej ne drite e verteta. Mbi 1 milion shqiptar etnik u shperngulen nga trojet e tyre, per ti shpetuar cfarrosjes ne mase. Kjo cvendosje ishte e nga me te medhajat ne Evrope qe nga koha e Holocaustit. Keto transmetime me minutazh te gjate filluan te jepnin efektin e duhur. Ato i binjakezonin me ato te HOLOCAUSTIT ,ku Izraelitet masakroheshin dhe shpernguleshin ne mase nga vende te banuara, duke u larguar me trena e c'do mjete tjeter. Ishin ato pamje qe afronin dhe ballafaqonin kohen, ku bashkangjisnin soizinjte Hitler - Sllavodan. Duke shkembyer postime me nje anetare forumi te Tepelena.com , i cili quhet Muhamet prej Kosove me thote " E mira sjell vetem te mira ". Te tilla ndodhen dhe me Izralitet qe ishin strehuar ne Shqiperi. Ne redaksine e gazetes ILLYRIA e cila ishte kthyer ne dispozicion te fushates, vjen telefoni i pare nga nje i mbijetuar Jewish te Holocaustit, pasi kishte humbur gjithe familjen ne kete Genocid,,,, duke u shprehur, ,,-Si munde t'ju ndihmoj?. Shqiperia ishte nje nga tre vendet ne Evrope qe nuk u vra asnje Jewish dhe mbas mbarimit te luftes se dyte boterore, shqiperia ishte i vetmi vende qe u gjenden te strehuar me te shumte ne numur( nga numri qe kishte para luftes se II-te boterore) se ne te gjithe Evropen. Por dhe komuniteti Jewish-Amerikan ishte nga te paret komunitete qe treguan gadishmerine per te na ndihmuar. Fushata e udhehequr nga Stan Dragoti te cilin e nxorri dhe hero, ndertoj dosje per situaten e krijuar ne Kosove duke e pasur c'do Kongresmen ne ne dore. Duke u impresionuar nga kjo, Presidenti Clinton permendi punen sensibilizuese qe po bente stafi i dragotit. Duhej perseri nderhyrja e Amerikaneve mbas 90-vjetesh qe te shpetonin kombin shqiptar. Ishte vete presidenti Cliton qe e mori situaten ne dore , duke bindur Kongresin e SH.B.A popullin Amerikan dhe Aleancen e NATO-s, per te nderhyre sa me shpejte qe te ndalonin spatrimet etnike ndaj popullit Kosovar. Ishte ky sensibilizim qe e coj Naton te kryente 78-dite sulme ajerore duke sprapsur forcat Srebe dhe beri rikthimin e te zhvendosurve ne vendin e tyre. Nese do ti kthehemi historise, para 96-vjetesh( duke u llogaritur nga sot) ishte prania e SH.B.A me Presidentin Woodrow Wilson ku njohu pavaresin e Shqiperise ne Konferencen e Paqes se Parisit ne vitin 1919 duke shpetuar eleminimin e shtetit shqiptar nga planet e Britanise, Italise dhe Frances qe paten si qellim coptimin e vendit tone nga shtetet fqinje. Kosova nga kjo tragjedi humbi mbi 10'000 mije jete njerezish te moshave te ndryshme. Tashme Kosova shpetoj nga keto kthetera dhe vazhdon ende rrugen drejte panvaresis. Stan Dragoti u nderua nga Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan me cmimin " Duart e shpreses". Me kete cmim kane dhe Presidenti Clinton, sekretari i shtetit James Baker dhe Madelein Albright, Senatori Bob Doll ,Bianca Jagger, Marke Ledoux, etj. Ne momentin qe u nderua , i emocionuar nuk haroj pa permendur se cmimin qe mori ishte merita e stafit dhe gjithe atyre qe mbeshteten. Ai permendi dhe kontributin e kolegut te tij , brilantin Charlie Moss, shoket Geoge Coney, Eli Felldman, Phil Weiner, Graig Moss,shqiptaret, Artur Lika, Dino Erbeli, Dino Asanaj, Donika Bardha, Avni Mustafaj , etj. Eshte ky Stan Dragot qe duhet te jemi krenar, arsyeja qendron se shume shtete te tjera iu ka munguar nje lider i tille. Ishte ajo Bosnje dhe Kroaci qe nuk paten kete sensibilizim, kete fushat madhore ne ide dhe realizim. U mongonte nje udheheqes si Stan Dragoti , strategu i c'do levisje ne kohen e duhur. "E pra popullit shqiptare nuk i kane munguar asnjehere njerezit e medhenj, por i ka munguar bashkimi"". Stan Dragoti eshte Director, Screen writer ,Producer. Eshte akoma duke punuar si president i kompanise dhe Charlie Moss eshte charman. Ai ka realizuar mbi 150 filma reklame dhe shume filma te tjere artistik, ja disa prej tyre. " Derty Little Billy" - " Love at First Bite"- " Mr Mom"- "Man with one Red shoe " "Nacessery Roughness" - " She's out of control", etj. Si regjizor midis shume cmimeve ka mare dhe 'Tony" dhe " Golden Apple ". Stan Dragoti ngelet nje nder nga figurat e shquara te komunitetit Shqiptaro -Amerikan. Nepermjet ketij njeriu Tepelena siguroj dhe ambasadorin e saj ne librin me te madhe te diaspores " Shqiptaret e Amerikes" . Ky liber eshte nje thesar i vertet ku ja vlen ta kene te gjithe, ku patem dhe muncin e sigurimit te kesaj fotografie. Per Stan Dragotin shkruhet dhe ne Librin "Pa Ameriken bota do te ishte barbare". Gjenden shkrime ne arshivat e gazetes'' ILLYRIA ''qe i sherben Komunitetit Shqiptaro -Amerika. Internet , Forume,Revista " People","The New York Times", Faqja e Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan, etj. Edhe nje here Gezuar ditelindjen Stan Dragoti, pa dyshim ketij urimi i bashkangjiten edhe urimet e gjithe atyre shqipetarve qe e njofin dhe brezat qe do te vine. ''Kontributi i Stan Dragoti eshte dhe do te ngelet ne histori,pasi vete paqja, demokracia, dhe kombet i kerkojne keto figura te shquara ,per mos tju munguar kure." | |
| | | | Stan Dragoti | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |