Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetës deri në 80

Shko poshtë 
+2
zeriatdheut
feneri
6 posters
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 Empty
MesazhTitulli: 80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetës deri në 80   80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 EmptyThu Mar 27, 2008 9:10 pm

Është kënaqësi të rrëfesh historinë e kaluar të një personi, si Ramazan Bajrami, i njohur me nofkën Komandant Askeri, pjesmarrës i luftës që u zhvillua më 2001 ndërmjet UÇK dhe pushtetit shtypës në Maqedoni!
80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 RibMrP856359-02
Ai me një buzëqeshje të pret, dhe është i gatshëm deri në flijim se:

- Për shqiptarët dhe lirinë e tyre jap gjithçka !

I tillë është plaku i palodhur ! I lindur më 1928 në fshatin Arangjell të Kërçovës, ndër të parët në atë, kohë arriti ta kryej tetëvjeçaren ! Dhe sot, me peshën e viteve, i pret agimet me dëshirë se mirëqenia dhe liria do të ngjadhnjejë!
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 Empty
MesazhTitulli: Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetës deri në 80   80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 EmptyThu Mar 27, 2008 9:14 pm

PERIUDHAT E JETËS

Fëmijëria e Komandant Askerit ka mbetur peng në kujtesën e tij!

Dëshira për t'u shkolluar ishte e madhe.Por, kushtet dhe rrethanat e pengonin atë. Dhe plaku mjekërrbardhë, klith për të vijuar rrëfimin:

- U binda se pas mbarimit të tetëvjeçares, me sukses të shkëlqyshëm, duhej patjetër të vë janxhikun në krah! U bëra bari ! E pas ca vjetëve, e kapa plugun në dorë dhe lëvroja arat për të siguruar kafshatën për familjen ! Se ajo priste prej meje!

Babai i thyer nga lëngata , më ftoj e më tha : Ja ! Ti do ta udhëheqish shtëpinë! Kujdesu të ecish përpara. Kujdesu për vëllezërit, motrat...! Për...! Se unë...

80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 AtyQ66966354-02
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 Empty
MesazhTitulli: Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetës deri në 80   80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 EmptyThu Mar 27, 2008 9:15 pm

Ftesa e për në ushtri më trokiti në moshën njëzetvjeç! Postjeri më thirri dhe ma dorëzoj teskeren ! U nënshkrova në dorëzim kartolinën se e pranova atë ftesë ! Dhe rashë në mendime të një kryefamiljari që duhej patjetër të largohesha dy vjet !
Ku do të mbeste shtëpia, familja ! Nëna, motrat, vëllezërit ? E babai i shtrirë në shtratin e lëngatës ! Por, ushtria ishte ushtri ! Dhe s'kishte kthim, urdhëri i saj !
Njëditë, vazhdonte rrëfimin Askeri, mblodha në strajcën e ushtrisë gjësendet që duheshin dhe u përshëndeta ! Nëna, mbeti duar lidh dhe me lot në sy ! Vetëm klithma e saj më oshtinte :

- Shëndosh t'më kthehesh bir !
Në kthinën e parë, ku fshatin e mbulonte kodra , mbërtheva mallin dhe kujtimet atje larg - larg në Bileqë të Bosnës. Atje ishte caktuar prej të mëdhenjve, dhe kush e thyente atë urdhër ! Patjetër, sipas tij do të zbatoheshin detyrat ku mësohehej talimi ushtarak !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 Empty
MesazhTitulli: Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetës deri në 80   80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 EmptyThu Mar 27, 2008 9:16 pm

Ferit RAMADANI :

TRIBUNIT TË LIRISË !

( I kushtohet plakut Ramazan Bajrami
– Komandant Askeri )

E
Edhe në vargje
sërish dukesh pak
se Ti -
u bëre legjendë shekullore,
më kujtohen takimet
që u fale guxim e gjak
si ta fitonim lirinë
në tokën Arbërore!

Me sopatë në dorë
U bëre roje nate
ta mbrosh Shkabën
të valonte në Komunë !
Eh! Ç’ kushtrim na thirri
në atë përmasë të Vatanit
ku armiqtë sllavë
ushtruan tirani e dhunë!

E di se shpirti të shkrumosej
nga robëria
dhe lot të pikonin
kur ta nëpërkëmbën idenë,
ishin të paguarit ata
që kaurroshkinia
ua vari kryqin
ta prishin Atdhenë!

Atdheun e të parëve,
të shtrenjtën Iliri
Shqipërinë Etnike
që e lanë me gjak,
ndaj, Ti tribuni i Kërçovës
- i pamposhturi Askerë
i dole përballë
që të marrish hak!

Për bijtë që ia vranë,
për tokën e shkrumuar,
për gjuhën që ia ndrydhën ,
për gjakun që ia shanë,
u bëre Gjergj Elez Ali
që ngritet i plaguar
për t’ia mbrojtur nderin
Nënës që e vranë!

Po! Nënën Shqipëri
- të shndërruar cung,
në Londër e Berlin,
në Moskë e Beograd,
Ia prenë gjymtyrët
t’ia hibridizojnë pamjen
të mbesë e gjunjëzuar
nga shpirti lugat!

Të mbesë tokë pa bijë,
pa gjuhë , pa kulturë
me njerëz të nënshtruar
dhe pushtues të zi,
që i pollën shkinat
dhe u rritën gjumhurë,
ta kthejnë Shkupin - Skopje
për makosllavi!

Ç’ëndërra të frigëshme,
këto shtegëtime kohe
që na gërryen në gjoks,
na dogjën në damar,
por kurrë si ligësuan
tribunët e lirisë
që edhe n’pleqëri
dijnë t’bëhen ushtarë!

E , ç’është pleqëria
përpara idealit
që xhakuli Xan
ia fali gjithë jetën,
ndaj niset Asker
për Ushtrinë e Vatanit
ta sjellë pavarësinë ,
ta sjellë të vërtetën!

Shtatëdhjetë e dy vjet
me peshën e robërisë
në zgripe e kalvare ,
në tirani e dhunë
vuajti për vëllezërit ,
qau për Atdheun
që ia vunë prangat
dhe bijtë ia përzunë!

Ca në shtigje t’ Anadollit,
ca në Amerikë,
Në çdo skaj të Evropës
i shitën për kafshatën,
Pas shpine u ranë
t’i bëjnë pik’ e pesë
në burgje i mbyllën
ta përjetojnë mandatën!

I vranë, i shanë,
në emër të fajsisë,
përse flisnin shqip,
përse ishin shqiptarë
i quajtën ballistë,
irredentistë, terroristë,
- kaurro shkinia
me të vetit zagarë!

Për këtë xhaka Xan
vuante e rënkonte
për këtë xhaka Xan
rrinte në mendime,
Atdheu nga kthetrat e barbarëve
duhej të shpëtonte,
- shqiptarin e prisnin
të tjera agime!

T’i bashkohet Trungut,
dhe këngës dhe gjakut,
se një dorë gjakatare
u kish bërë kufi,
nuk durohen kaurrët
që në prag të oxhakut
karakurvëlloheshin
me shpirtin lubi!

Ndaj u nis në mal
- Kalorësi i Lirisë
me armët në dorë
e shkruan historinë!
- Kjo tokë! tha :
- Emrin se ndryshon,
n’ugarin e saj
nuk rrit kaurri!

Është e të parëve tanë
- Tokë Arbërore,
më kot Qorr Gligorët
i turren si hijena,
shkofshin në theqafje,
deri më një u shofshin
se krijuan barbari
dhe mite të paqena!

Do t’i dalim zot
se e kemi Atdhe,
ballëpërballë në luftë
deri më një do të vdesim,
kopilat e shkinave
në prag s’i durojmë
tirani e vjedhje
përditë të na shesin!

Do të luftojmë pa ndal
deri në pavarësi !
Së bashku t’jetojmë
në tokën e Arbërisë !
Xhaka Xan - Askeri
i rreshtuar n’Aradhë
mori në shënjestër
tiranët e makokaurrisë!

Ndaj në vargje
s’thuhet gjithë lavdia
as heshtja
që kthehet në jehonë,
por, vargjet shërbejnë
që jetëgjatësia
të bëhet rrezedritë
për jetën tonë!

Po! Si xhaka Xan
- për sfidën : Tribun!
Krenaria e Atdheut
- Askerë për Arbëri!
Stërnipi i Skenderbeut,
i Mefailëve të Zajazit
që shekujve u hapën
kaptinën histori!

Sa e madhe është
ajo kështjellë e ndërgjegjes!
Të vegjël mbesin ata
që e robërojnë !
Edhe përse djegin fshatra
vrasin gra e fëmijë ,
se thyejnë këtë popull,
as nuk e frigojnë!

As idealin e lirisë
kurrë s’ia ndalin,
më kot turren xhindët,
dallkaukë e spiunë!
Kjo tokë ka lindur
e do të rrisë viganë lirie
Askerë si xhaka Xan
që bëhen Tribunë...!

Nuk e mposhtin djallëzitë
as pazari për robëri,
Nuk e heshtin kërcënimet
me burgje e likuidime
Ramazan Bajrami
- Simboli i Lirisë
Në çdo kohë përballet
- për pavarësi , agime…

Ndaj me pëllambë mbi sy
e mat Arbërinë
nga perëndimi në lindje ,
nga jugu në veri!
Eh!Klith Askeri :
-për gjithë atë Tërësi,
që shkon vërdallë
Nga pushtuesit e zi !

Për atë Askeri
Rrin në mendime !
Një rrudhë e thellë
mbi ballë i ka dalë ,
- S’i lëshoj kurrë armët !,
- thotë Komandanti i Lirisë!
- Nuk ka mashtrim
që mund t’më ndalë !

Se nuk ulen armët
për robëri të re
Robëri që sjell
pjella integriste ,
Kam qenë nga lindja
në robëri të thellë
Por kurrë n’pajtim
me shtrigat komuniste!

Edhe tash e ngris
Zërin e kushtrimit :
- Ku shkoni !
- O mëkatarë të këtij trolli !
Koalicionet me mashtrues
u kanë shndërruar dhe !
Ndaj mbetëm pa liri ,
mbetëm pa Atdhe !

Më kot Ju çirreni
se bëni integrimin !
Ne jemi të ndarë ,
Jemi në robëri,
Asgjë s’është bërë
me kopalla të tilla
Vetëm kurtha shekullore
Dhe shkrum e hi !

Si të mbesin trimat
që ranë në luftë,
Tigri, Teli , Shpendi
e Tahir Sinani ?
Edhe sa e sa të tjerë
Dëshmorë që dhanë jetën
Sërish mbi ta
të çirret tirani!

Jo! Tha preras Askeri
dhe heshti .
Por, heshtja e tij
u bë jehonë !
Çdo ditë oshëtin
në ndërgjegjen e fjetur ,
Të ecet rrugës së Ditës Sonë…!

Poezia u botua në Flaka, Shkup, më 2001,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 Empty
MesazhTitulli: Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetës deri në 80   80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 EmptyThu Mar 27, 2008 9:17 pm

Nëpër dekadën e varfërisë u end Ramazan Bajrami , togeri që flaku gradat e ushtrisë jugosllave ! Si bujk i lidhi stinët për ta kaluar vitin. Megjithatë kurrë nuk ra pishman nga vendimi për largim nga jeta ushtarake !

- Ma mirë pa grada se sa të zbatoj urdhërat e atyre që për çdo mëngjes kërkojnë të qëndrosh '' mirno !", duke u ngritur lart në shtyllë, të valojë flamuri i robërisë së shqiptarëve , me himnin që ndillte kob dhe krijonte mallkime kundër lirisë së kombeve të lidhura në federatë.

Gjithë këto pëshpëritje i ripërsëriste Ramazani, bujku i ri, nëpër arat e mbjellura me grurë, por , që, kurrë s'ia arriti të mbushë hambarët ! Se :

- duhej tatimi për shtetin,
- duhej për rojën e pyllit, se shkopin e drurëve se sillje nga mali,
- duhej për mjekët , që pa ua mbushur xhepin , kurrë s'vije në rend të kontrolloje shtypjen, e kurrësesi të shërohesh !
- duhej, eh!, çka s'duhej për shqiptarin të përmbushte obligimet e shtetit të ngritur mbi haraçin , dhunën dhe robërinë.

Por, ishin të dhënat ''nën dorë '' instrumenti dhe mundësia që të shpëtonte nga procedurat e organeve shtetërore, se po të të merrnin në sy, ta siguronin vendjetimin në shtëpinë e ferrit , në Idrizovë, Gradishkë dhe Goli Otok !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 Empty
MesazhTitulli: Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetës deri në 80   80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 EmptyThu Mar 27, 2008 9:17 pm

Përditë e ma pak mundësi për të mbijetuar me të mirat që i krijonte bujqësia !

Ndaj, Ramazan Bajrami, si shumë vendas të tjerë iu bashkua varganit të gjatë të mërgimtarëve !

- Sërish u nisa për ta kërkuar kafshatën në tokën e huaj ! Shumë ma larg se Bileqja e Bosnës ! Larg në Gjermani ! Në Duseldorf !

- Kush e di ! Me ëndje desha të arrijë atje ! Edhe pse një grumbull fëmijësh dhe gruaja më mbesnin në fshat ! Por, u nisa ! Sepse Gjermanisë, ia kisha ndëgjuar qëndrimet! Edhe përshtypjet e Legjendarëve të Kërçovës, për Gjermaninë , i dija ! Ata e përkrahën Mefailin e Madh dhe çetën e tij të mbajë flamurin me shkabë deri më 1948 !

- Mbase kishim qenë miq në luftë e do të ishim miq edhe në punë. Se në vendlindje ishte vështirë të punësohej shqiptarë ! Përkundër gjithë organizatave shtetërore që nuk kishin lanë sllav pa punësuar. Bile, në Termoelektranën e sotme, të atëherëshmen minierë, përditë sillnin nga lindja punëtorë. U jepnin edhe banesa. Edhe egejca sillnin! Edhe çekosllovakë ! Vetëm për shqiptarët dyerët e punësimit ishin të mbyllura ! Mos flasim për minierën e hekurit në Tajmishtë ! Gjithë Sërbia u punësua !

Prandaj një kënaqësi ndjeja kur u nisa për në Gjermani ! Sepse me gjermanë isha shoqëruar gjatë luftës, kur Mefaili udhëhiqte. Dhe ai, erdhi në vizitë e mbajti një takim në shtëpinë tonë atëherë. Ishte i shoqëruar me tre gjermanë që më mbetën në kujtime, si njerëz të dashur e të fortë !

Ndaj, nga kujtimi i tillë, me ëndje u nisa shtigjeve të mërgimit, atje në Duseldorf të Gjermanisë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 Empty
MesazhTitulli: Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetës deri në 80   80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 EmptyThu Mar 27, 2008 9:17 pm

Rrethana të ndryshme krijuan agimet e mërgimit!

Përditë e ma tepër e kuptoja se gjendja jonë kërkonte ndryshime !

Duke bluar mendimet për çdo çast atje në mërgim vetëm , malli më mbyste për gjithë shqiptarët nga Plava e Gusia e deri në Pollog Pellagoni! Kosova plagë që se kapërdija dot !

Me zhvendosjen nga Duseldorfi në Dortmund sikur isha në Kërçovë. Aty ishin mbledhur gjithë shqiptarët e asaj ane.

Një ditë befas takova tre kosovarë! Shkëmbyem gjatë mendimet. Dhe lam takimin e radhës pas një jave. Arriti dhe ajo dhe dola te klubi ku mblidheshim. Edhe ata erdhën. I shoqëronin edhe të tjerë.

- Ja ky është ai gazetari që e braktisi Televizionin e Prishtinës !, ma prezentuan. Ky është Jusuf Gërvalla !

Kishim biseduar për të. Ndaj i gëzuar se takohesha , iu afrova dhe e përqafova sërish! Ai buzëqeshte dhe heshtëte !

Ua kam dëgjuar zërin po nuk u kisha parë kurrë ! Të të kemi mixhës, i thash!

Prisja ta marrë fjalën e ta zgjasë. Dhe ne të heshtnim ! Por, ai dëgjonte me kujdes dhe me heshtje duke lëkundur kokën i buzëqeshur , na lexonte mendimet , dhe na dëgjonte fjalët që dilnin edhe pakuptim!

Por, nuk e prishte nurin!

- Cilin mister tragjik mbulonte ai njeri ? Më bëhet mua plakut se ai i kishte mbledhur gjithë hallet e kombit! Dhe, kushedi, në cilin variantë deshi t'i shpalojë?!

Si u përballon të gjithave ?, pëshpërita në ndarje, duke lanë takimin tjetër për ditën e shtunë që vinte pas një jave...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 Empty
MesazhTitulli: Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetës deri në 80   80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 EmptyThu Mar 27, 2008 9:19 pm

Pas punës së rëndë në baushtellë, një pasdite Lexoja Zërin e Kosovës !

Kush e di për të satën herë më shkonte mendja vërdallë! Zemra më pikonte vrer e kraharori më nxirrte vullkane tek lexoja për vrasjet, burgosjen e djemëve që studionin në Prishtinë !

Pas gjithë kësaj gjendjeje parafytyroja Jusufin !

- Pa tjetër t'i tregoj ! Kjo nuk durohet ! Procesi duhet të shpejtojë ! Vargonjt e robërisë së federatës arrinin kulmin e tiranisë! Janë ata që vranë e prenë qysh më 1940 e këndej !

Dhe më dilnin fytyrat e dëshmorve që ranë ! Luftëtarët e Mefailit ! Mes tyre dhe tre dëshmorë të familjes ! E nënat që u mbetën derisa ishin gjallë me të zeza manifestuan dhembjen ! Po, nuk u mbajtë asnjë ditë apo çast ku do të rikujtoheshin !

Nuk mundet ! Ne jemi në robëri, sikur më dilte jehona nga thellësia e tokës.

Nuk e dija çka të them. Zëri i Kosovës, apelonte :

- Të ndihmojmë vëllezërit tanë gjithkah, dhe ata në Kosovën e robëruar ...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 Empty
MesazhTitulli: Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetës deri në 80   80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 EmptyThu Mar 27, 2008 9:28 pm

TE LUMTE FENERI per kete teme dhe kujtim te leles ramazan e kam pas nderin te jem me ate njeri ne nje vij te frontit na jepte guxim ishte bure trim na jepte force kam shum per askerin e njof shum mire ne shipkovic kemi qen ne vija te frontit bashkerisht feneri nese doni foto te lales ramazan po ja u dergoj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 Empty
MesazhTitulli: Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetës deri në 80   80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 EmptyFri Mar 28, 2008 1:08 am

Te falnderoj pergjithcka zeriatdheut! Shkrimi per Askerin do te vazhdoje dhe natyrisht ne do te sjellim edhe foto. E ju me kenaqesi mund ta publikoni dhe shkruani kujtimet per te.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 Empty
MesazhTitulli: Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetës deri në 80   80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 EmptyFri Mar 28, 2008 1:26 am

Baci remazan ishte shum bujar cdoher na thojke ku eshte me keq mos hini ju se do hi un me dhimbeni ju ishte njeri qe na kenaqete me biseda nuk na lente me u merzit kure u idhnoke kur nuk e mernim neper aksione thojke pse me kurseni un jam ardh me liftu spo du me nejt ishte shum trim kur e shihnim ate dhe u beheshim edhe me te forte i thoni BAC mos ta nin se tani shkojm e bejm pune edhe per ty u kenaqeshim vertet njeri qe kam respektin e veqant i uroj edhe 80 vjet te tjera te na roje BACI se ishte krenarija jone forca jone
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 Empty
MesazhTitulli: Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetës deri në 80   80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 EmptyFri Mar 28, 2008 1:31 am

feneri hin ne temen thyerja e kufirit shqipetar ne faqen e 3 ku shkruan betoni e gjen foton e BACIT RAMAZAN foto numer 9 ku jan nje gruo shokesh te ulur eshte bashk me hoxhen e prizrenit ulur dhe shiqoj me radhe ata
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 Empty
MesazhTitulli: Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetës deri në 80   80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 EmptyFri Mar 28, 2008 2:30 am

pergezime per kete teme feneri shume te qelluar.

Zeriatdheuar duhet te jete kjo foto Komandant Askeri ne kete foto eshte Hoxha i Prizrenit.

80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 Hamza15yt5
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 Empty
MesazhTitulli: Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetës deri në 80   80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 EmptyFri Mar 28, 2008 3:03 am

apo beton kjo eshte je krenarija jone beton te paqim vella rofsh a e shef ate plakun beton ai eshte si hasan prishtina ten pasurin e ka shkrije per luften e lavdishme dhe plus i veshun si ushtar kete njeri e kam respekt ki njeri ka be jehone te na ROJ BACI EDHE 80 VJET TJERA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 Empty
MesazhTitulli: Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetës deri në 80   80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 EmptyFri Mar 28, 2008 5:36 pm

I uroj edhe 100 vite te tjera Komandant Askerit jete ,e lumturi ,shendet , te gjitha te mirat per familjen e Komandant Askerit e repsket ty e gjithe rrethy qe te rrethon,te mbetet i nderuar nga gjithe populli shqiptar per kontributin e tij qe beri per Atdheun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 Empty
MesazhTitulli: Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetës deri në 80   80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 EmptySat Mar 29, 2008 1:07 am

Rofsh Komandan Askeri te deshiroj edhe 100 te tjera
te lumtura per kontributin qe dhe.

Me keterast i shpreh ngushllime per vdekjen e bashkeshortes shum bujare.!




------------------------------------------------------------------
Beton kam tri foto te com. im, te bac Bajramit si tjua leshoj linkun....!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 Empty
MesazhTitulli: Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetës deri në 80   80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 EmptySat Mar 29, 2008 5:01 pm

Te nderuar Forumist ketu i keni disa Fotografi te Komandant Askerit.!


http://photos1.hi5.com/0018/856/359/RibMrP856359-02.bmp



http://photos1.hi5.com/0017/966/354/AtyQ66966354-02.bmp


http://photos1.hi5.com/0019/303/192/D9gL49303192-02.bmp
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 Empty
MesazhTitulli: Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetës deri në 80   80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 EmptyFri Sep 19, 2008 12:19 am

Personaliteti i rezistences, Ramazan Bajrami i njohur gjate luftes se vitit 2001, Komandant Askeri, ne vend qe te shpallej hero i gjalle dhe t'i pranoheshin meritat e larta te trimerise dhe humanizmit, eshte vene ne kurtha roberi!
Kjo eshte deshmia e gjalle se si shperbleheshin njerëzit e kauzes. Kjo eshte deshmia qe shqiptaret kane nivelin ma te larte te durimit.
Jam i mendimit se per te duhet te ngritet me kembe bota shqiptare dhe te nise protestat kunder kesaj ndjekjeje tiranike te okupatorëve tane !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 Empty
MesazhTitulli: Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetës deri në 80   80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 EmptyFri Sep 19, 2008 12:26 am

Të nderuar shqiptarë !

Burgosja e Ramazan Bajramit - Komandant Askeri, është akti më i turpshëm qe ndodh. Me kete veprim , maqedonasit dhe pushtetaret e saj, i kanë vëne vulen tiranisë. MOs lejoni qe te nëpërkëmben vlerat heroike. Mos lejoni qe njerëzit liridashës që nuk e kursyen as kafshatën e bukës per mirëqenien shqiptare te nëpërkëmben kështu.

Së bashku te gjithë te moshuar e te ri, studente e shkollar, zgjoheni nga agonia dhe me kushtrim ngritni jehonën per lirinë e Komandant Askerit, luftetarit te paepur dhe perkrahësit ma te madh të Universitetit të Tetovës me mjete financiare!

Burgosja e tij është edhe burgosja e shqiptarëve. Ajo do te pasojë nese me këte rast nuk dijmë si te mobilizohemi të çojmë lart zërin protestues!


Përpara drejt rrugës së Bashkimit dhe pavarësisë, siç ishte edhe motoja e Komandant Askerit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 Empty
MesazhTitulli: Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetës deri në 80   80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 EmptyFri Sep 19, 2008 12:49 am

GJAKUSH I BASHKANGJITEM KEAJE MOTO POR I BASHKANGJITEM EDHE ME ARMEN TIME qe te japem ate qe kerkone shkajau se po na ngacmone e kjo moto eshte per te gjithe te ngrihemi e me ja lidhe policini slave nepe male si qent ju lutemi bashkohuni ne ket moto bashkohuni eshte fjale me vend qe thote gjakushi te lejojme qe nje njeri nje komandant si askeri te raset ne bureg ky eshte turp per UCK eshte neperkembje kjo eshte vrasje e deshmoreve per se dyten her pra te gjithe grejme zerin e kush armen e kushe penen ju lutemi bashkohuni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 Empty
MesazhTitulli: Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetës deri në 80   80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 EmptyFri Sep 26, 2008 6:22 am

http://photos1.hi5.com/0019/303/192/D9gL49303192-02.bmp

https://2img.net/r/ihimizer/img151/7863/hamza15yt5.jpg

http://photos1.hi5.com/0017/966/354/AtyQ66966354-02.bmp

Komandant Askeri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 Empty
MesazhTitulli: Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetës deri në 80   80 Vjetori I Komandant Askerit !   Rruga e jetës deri në 80 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetës deri në 80
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 102 VJETORI I KONGRESIT TE ALFABETIT NE MANASTIR
» Komandant Shemi
» 131 vjetori i Lidhjes se Prizrenit
» 100 VJETORI I NËNË TEREZËS
» JA SI U KREMTUA NE PRIZREN 131 VJETORI I LSHP

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: