Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!

Shko poshtë 
+13
eri M
Orfe@
GERI_G
nadi
shkodrani_1
E_Bukura
Ago Muji
ss1
Euridika
Leka i Madh
Sofra
petritkola
Beton
17 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
nadi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
nadi


Male
Numri i postimeve : 186
Age : 68
Vendi : shk
Registration date : 10/04/2008

Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Tension në Himarë, rrethohet policia   Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 EmptySat Apr 12, 2008 5:10 am

Incidenti i dy të rinjve. "Përplasen" prefekti e kryebashkiaku Bollano. Rexhepi: Thirrjet, antikushtetuese


Një incident në dukje i parëndësishëm në orët e para të mëngjesit të
djeshëm e ka shndërruar në një vend të pasigurt qytetin e Himarës. Ajo
që konfirmohet zyrtarisht nga drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë,
prefekti i Vlorës dhe kryetari i Bashkisë së Himarës, është se që nga
ora 19:30 deri afër mesnatës, posta e Policisë së Himarës ka qenë e
rrethuar nga dhjetëra qytetarë të irrituar, të cilët janë përpjekur që
të hyjnë me forcë brenda ambienteve të kësaj poste, ndërsa nga ana e
policëve ka pasur edhe të shtëna me armë në ajër, për të shpërndarë
turmën.

Incidenti

Prefekti i Vlorës, Xhevahir Rexhepi, i cili është informuar në telefon
për situatën, tregoi dje për gazetën "Shqip" se trazirat në Himarë kanë
ardhur pas ndalimit nga policia lokale të dy të rinjve, të cilët nuk i
ishin bindur urdhrit për të ndaluar në një postbllok. Ndërkohë,
kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, tha dje se nuk bëhet
fjalë për kundërvajtës, por për dy të rinj, që janë provokuar nga
policia dhe më pas janë rrahur. "Policët
kanë ndaluar dy të rinj, që quhen Erjon Rrapo dhe Manol Zoton. Policët
kanë futur diçka brenda makinës dhe pastaj i kanë urdhëruar të rinjtë
të futen sërish aty. Por djemtë nuk kanë pranuar të futen, dhe për këtë
arsye janë dhunuar
", tha në një komunikim telefonik kryebashkiaku i
Himarës, duke sqaruar se këtë version të ngjarjes e kanë treguar vetë
djemtë e përfshirë në incident. Sipas Bollanos, pasi janë shoqëruar në
postën e policisë, Erjon Rrapo dhe Manol Zoto janë rrahur, madje Rrapo
ka pësuar edhe frakturë në hundë.

Revolta

Për shkak të incidentit të orëve të para të mëngjesit, Himara është
gdhirë e tensionuar. Shumë të rinj janë mbledhur që në mëngjes në
kafenetë pranë postës së policisë. Ndërkohë, sipas kryetarit të
Bashkisë së Himarës, dy
protagonistët e incidentit kanë kërkuar të bëjnë një denoncim për
ushtrim dhune, gjë që u është refuzuar nga inspektori i rendit i
Himarës.
Drejtoria e Policisë së Vlorës ka nisur më pas një grup
ekspertësh në Himarë, për të marrë këtë denoncim, ndërkohë që në
qytetin e vogël ka shkuar edhe prokurori i Rrethit Vlorë. Por,
pikërisht kur ishte marrë denoncimi dhe kishin nisur hetimet për
incidentin e një nate më parë, inspektori i rendit dhe një tjetër
oficer policie janë sulmuar nga një grup njerëzish, në bulevardin
kryesor të qytetit. Ky fakt, i treguar nga dëshmitarët okularë,
pranohet edhe nga kryetari i Bashkisë së Himarës, por ky i fundit thotë
se kanë qenë vetë policët që kanë provokuar incidentin e dytë.

Cilado qoftë e vërteta për incidentin në bulevard, nga të gjitha
burimet saktësohet se pas përleshjes në bulevard, policët kanë vrapuar
drejt postës, por pas tyre janë turrur edhe një grup i madh njerëzish,
që sipas dëshmitarëve mund të ishin më shumë se 70. Këta persona kanë
tentuar të futen edhe brenda ambienteve të postës së policisë, duke i
detyruar uniformat blu që të nxjerrin armët dhe të gjuajnë në ajër për
të mbajtur larg turmën.

Reagimi

Kryetari i Bashkisë së Himarës tregoi dje se është njoftuar për
situatën rreth orës 17:50, pra rreth 20 minuta pas rrethimit të postës.
"Unë shkova atje për të qetësuar njerëzit dhe shpejt situata u vu nën
kontroll", tha Bollano. Ai shoti se menjëherë kishte telefonuar
ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani, të cilit i kishte sqaruar
situatën, i kishte kërkuar ndihmë për vendosjen e rendit në qytet.
"Njësi të forcave speciale janë nisur drejt Himarës për të marrë nën
kontroll postën e policisë", tha në orën 22:00 zoti Bollano. Nisja e dy
furgonëve me policë drejt Himarës u konfirmua më herët edhe nga
prefekti i Vlorës, Xhevahir Rexhepi. Por, përkundër deklarimeve të
Bollanos, Rexhepi tha se revolta ishte provokuar nga disa banorë të
Himarës. "Janë persona që kërkojnë me çdo kusht të krijojnë precedentë
të tillë në Himarë. Nga informacionet që kam, nga turma janë hedhur
edhe parulla antikushtetuese si: Poshtë shqiptarët!", tha prefekti.

Ndërkohë, drejtori i Policisë së Vlorës, Vehbi Bushati, tha se dy
djemtë që ishin protagonistë të incidenti të orëve të para mëngjesit,
kanë qenë edhe organizatorët e sulmit ndaj postës.

Përplasja

Kryebashkiaku

Vasil Bollano

Qytetarët janë revoltuar, pasi policia rrahu dy të rinj dhe pastaj nuk
pranoi të merrte denoncimin e tyre për dhunë. Gjithçka është provokuar
nga dy oficerë të policisë, të cilët janë edhe autorë të dhunës. Unë
shkova shpejt në vendin e ngjarjes dhe nuk kam dëgjuar asnjë thirrje
antikushtetuese. Ata njerëz ishin të irrituar dhe kërkonin drejtësi
ligjore, asgjë tjetër

Prefekti

Xhevahir Rexhepi


Në Himarë është krijuar një situatë e rëndë, por policia po mundohet të
mbajë rendin dhe qetësinë. Atje ka njerëz që duan të krijojnë
precedentë si ky, të cilët kanë provokuar policinë dhe kanë marrë
guximin të sulmojnë institucionet. Nga sa jam informuar, nga turma që
ka rrethuar postën e policisë, janë hedhur parulla antikushtetuese,
antikombëtare si për shembull: Poshtë shqiptarët. Policia ka marrë
masat që aty të rikthehet qetësia

Shqip

A eshte normale ushtrimi i dhunes si ne kete rast? A duhet policia te ngreje dore ndaj nje personi te paarmatosur?

c'far mendoni.?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nadi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
nadi


Male
Numri i postimeve : 186
Age : 68
Vendi : shk
Registration date : 10/04/2008

Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!   Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 EmptySat Apr 12, 2008 5:11 am

Gjate takimit me Zv. Ministrin Grek, banoret e Himares kane parashtruar dy kerkesa:

- Te jene krahine autonome

- Te kene mundesi votimi ne Greqi

Atehere...?




Per me teper lexoni Ketu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nadi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
nadi


Male
Numri i postimeve : 186
Age : 68
Vendi : shk
Registration date : 10/04/2008

Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!   Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 EmptySat Apr 12, 2008 5:13 am

Video Ballkanweb


Nuk e kuptoj ardhjen e zv ministrit te jashtem ne Himare. Perse kjo
vizite? Aha, do dalin premisat qe Greqia me ne fund kerkon ndaj TOKAVE
SHQIPTARE.

Nuk e kuptoj ardhjen e zv ministrit te jashtem ne Himare. Perse kjo
vizite? Aha, do dalin premisat qe Greqia me ne fund kerkon ndaj TOKAVE
SHQIPTARE.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
GERI_G
Anëtar i ri
Anëtar i ri
GERI_G


Male
Numri i postimeve : 161
Vendi : in big albania
Profesioni/Hobi : shkoll
Registration date : 31/01/2008

Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!   Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 EmptySat Apr 12, 2008 3:52 pm

kete tem e kam hapur duke marr shkas dhe nga ngjarjet e djeshme qe ndodhen ne himare ku policia u sulmua nga nje grup qytetaresh te irrituar sepse policia ksihte bllokuar dy qytetare qe leviznin me makin me dokumenta fallco dhe nga ardhja e zv.minstrit grek te jashtem dje ne himar une personalisht mendoj se keta "greket"sic e qyajn veten duhet tu behet nje terror i papare qe te mos e hapin me gojen sa te jen gjalle spse ne te njejten kohe kur ne po perpiqemi per nje shqiperi sa me te madhe keta duan nje autonomi dhe mezi e pres diten qe te mbaroj shkollen dhe do te shkoj ne reparitn e forcave RENEA me deshir dhe nese do ma lejojn do te jem une i pari qe do ti bej zap keta fundurrinat e kombit tone se i harruan masakrat qe bneri greqia kundra cameve ndestra keta i do sepse HIMARA eshte nje perle e shqiperis po faj nuk ka dhe shume greqia se fajine e kane banoret qe jetojn atje se ata plera po e shesin vendin e tyre per disa EURO me shume dhe ne keto momente jam shume i irrituar sa qe nese do te kisha ndonje pushtet do te shkoja dhe ti shtypja me doren tima keta llumra te kombit tone
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.albania-nation.com
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!   Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 EmptySat Apr 12, 2008 4:11 pm

Para nje viti presidenti grek i kerkoi Berishes qe te mbante premtimin e te shpallte Himaren greke (minoritare). Keto qe ndodhin jane pasoje e politikave antishqiptare te qeverive te Tiranes. Ne se ne marrim Tiranen ceshtja shqiptare fillon dhe zgjidhet. Zgjidhet Himara edhe Cameria...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!   Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 EmptySun Apr 13, 2008 12:33 am

petritkola shkruajti:
Para nje viti presidenti grek i kerkoi Berishes qe te mbante premtimin e te shpallte Himaren greke (minoritare). Keto qe ndodhin jane pasoje e politikave antishqiptare te qeverive te Tiranes. Ne se ne marrim Tiranen ceshtja shqiptare fillon dhe zgjidhet. Zgjidhet Himara edhe Cameria...

Sa është e mundur që një kryeministër të vendos për një pjesë të Shqipërisë sot. Nëse kjo është e mundur ta bëjë kryeministri t'ja pregadisim ceremonin mortore para se ta shpall Himarën greke ( minoritare).



Himara është dhe mbetet shqiptare

Nga Petro Marko
SPEKTER

Ne e dimë gjakun tonë se nga buron
Pra himarjotët nuk paguanin taksa, nuk shkonin ushtarë. Ishin
si autonomë. Kur u shporr Italia nga vendi dhe dua të shtoj edhe
këtë, po me keqardhje: himarjotët nuk morën pjesë siç duhej në
Luftën e Njëzetës, përveç disa patriotëve si Nase Beni, që ishte
kapedan – unë isha i vogël, por e mbaj mend shumë mirë kur
erdhën në bregun e fshatit luftanije greke. Shumë fshatarë u ranë
kambanave dhe thirrën: "Zito i Ellas!-Rroftë Greqia!" "Zito i
aneksartisia, zito i aftonomia!-Rroftë pavarësia, rroftë
autonomia!". Madje u shpall nga paria njëfarë autonomie dhe
burrat shkonin e bënin rojë në Llogara. Pas pak ditësh erdhi
ushtria shqiptare dhe populli doli në xhade me raki, me
petulla,me flamuj. Therën mishra dhe hodhën valle. Po disa
arhondë nuk dolën nga shtëpitë. Në krye të ushtrisë ishin Riza
Cerova, Azis Çami e të tjerë…Ishte hera e parë që Himara
inkuadrohej në pushtetin shqiptar dhe letrat që vinin nga
mërgimtarët, nuk vinin me adresën Drimades-Himara-Epir, po
Dhërmi-Himarë-Albania…
Shkollat ishin greke. Disa mësues patriotë, si Naqe Konomi,
Foto Vitoja, Gaqo Kaporra, Ibrahim Kushta e të tjerë, u
mblodhën në shtëpinë e mësuesit tim të parë Pavllo Vretos dhe,
me këshillat, udhëzimet e ndihmat që u dha Halim Xheloja,
shkolla u bë shqipe. Bënim edhe greqisht, po vetëm shkrim e
lexim me tekste greke. Halimi u dha mësuesve librat "Bagëti e
bujqësi" të Naimit, që ishin leximet e para të shqipes në shkollën
time. Pasi ra fjala për shkollat, këtu dua të zgjatem ca. Në
shekullin XVII, më 1630, në Dhërmi priftërinjtë bazilianë që i
kishte dërguar papa në Himarë, hapën të parën shkollë
shqipe-seminar për priftërinj në gjuhën shqipe; kjo sipas
raporteve që i dërgonin priftërinjtë bazilianë papës, një pjesë e të
cilave janë botuar (doemos ato që u interesonin atyre) të Nilo
Borgias, i cili përmbledh një pjesë të veprimtarisë së priftërinjve
unitë (bazilianë) që ndenjën në Himarë për rreth tre shekuj…
…Pyetje: -Pasi fole për shkollat shqipe, pa më thuaj pse fshati
juaj e humbi gjuhën, pse flet greqisht?
Përgjigje: - Këtë do ta zgjidhin mirë kompetentët: historianët,
gjuhëtarët. Unë jam interesuar dhe kam qenë shumë kureshtar.
Shumë shokë më kanë pyetur: Po ju, jeni shqiptarë apo jeni
grekë? Të jesh i çdo kombësie, nuk është turp, por unë, para
disa vjetësh, kur isha në fshat, dhe pasi kampistët (punëtorët që
shkonin në kampin e Dhërmiut për të pushuar) më pyetën nëse
ishim shqiptarë apo grekë, u përgjigja me siguri: "Ne jemi
shqiptarë!" Më pyetën pastaj pse flisnim greqisht. Me sa munda,
u thashë arsyet. Të nesërmen provokova një mbledhje të gjerë
në fshat. U mbush oborri i shkollës me burra dhe me gra.
Mënjanë ishin nxënësit dhe gjithë të rinjtë, se e kishin marrë vesh
që unë do të flisja rreth temës: "Jemi shqiptarë apo jemi grekë?"
Bisedën e nisa pak a shumë kështu:
-Duhet ta dimë mirë se ç'jemi, ç'kombësi kemi, se dëgjohen
poshtë e lart fjalë se këta janë grekë, këtta nuk dinë se ç'janë!
Pra, fillojmë: Ti, shoku Pavllo Beja, nga e ke origjinën?…
-Familja jonë, si gjithë Gjileku, jemi krutanë. Erdhëm këtu pas
vdekjes së Skënderbeut.
-Po ti, Vangjel Liza, si e di origjinën e familjes sate?
-Ne vijmë nga Tërbaçi. Këtu erdhën tre vëllezër nga Tërbaçi.
Dhe nga të tre vëllezërit u shtuan lagjet Lizaj, Çaçëdhimitrët dhe
Trekot.
-Po ju, o Kostë, nga vini?
-Ne vijmë nga Velça! Jemi Tavajt, - dhe qeshi. –Ju e keni dëgjuar atë
breg-shkëmb atje lart, që quhet Trapeza ose
Kont-Tava. Rrjedhim nga Kontët, si ju nga Buajt. Aty tek
Trapeza paguanin venecianët, prandaj quhet dhe sot e kësaj dite
Kont-Tava ose Trapeza…
Kështu me radhë të gjitha familjet thanë se nga rridhnin. Na doli
se vetëm një ishte i huaj: Josif Averbahu, me origjinë çifute, nga
Austria. Kjo e tij është një histori e çuditshme: Një konsull i
Austro-Hungarisë, që ishte në Vlorë, dashuroi një fshatare tonën
që mblidhte myshnje në Llogara me shoqet e saj. Ky konsull
shkonte në Llogara për gjah. E pa këtë vashëz dhe u çmend pas
saj. Erdhi në Dhërmi dhe e kërkoi për grua. I thashë të ndërronte
fenë. U bë ortodoks dhe banor i fshatit…
Pra, ç'jemi ne? Shqiptarë! Po pse u humbëm gjuhën?
Unë do të them ato që di: Pse nënat plaka, gjyshet dhe gjyshët
dinë më mirë shqipen se greqishten? Pse qajmë dhe këndojmë
shqip? Pse fjalët e urta i themi shqip? Siç duket, që nga viti 1820
e tëhu, greqizimi u bë me qëllim politik nga vetë Greqia, që fitoi
lirinë me gjakun e shqiptarëve, qoftë në Mesolongji, qoftë në
revolucionin grek. Suli dhe Himara ishin shqiptarë, po dy krahina
autonome që nuk njihnin as Greqinë e as Shqipërinë, , së cilës i
kishte humbur edhe emri. Suli dhe Himara ishin kurdoherë në
luftë me turkun. Erdhi koha që Himara ishin kurdoherë në luftë
me turkun. Erdhi koha që Himara u nda: Himara bregdetare
mbeti e lirë dhe e krishterë, kurse Himara e brendshme, Labëria,
Kurveleshi, Lumi i Vlorës e Dukati u myslimanizuan dhe u ndanë.
Megjithëse u ndanë në dy fe, nuk e humbën kurrë lidhjen e
gjakut dhe të fisit. Çdo fshatar kishte të tijtë në një fshat të
myslimanizuar që në kohën e Ali Pashë Tepelenës. Kur bëheshin
operacione ndëshkimore nga turqit, bregasit nuk shkonin më
përtej maleve, në Mesaplik e në Kurvelesh, për t'u mbrojtur, siç
bënin gjer në atë kohë, por iknin me varka për në Korfuz ose
për në Gjirit, nën mbrojtjen e venecianëve. Aty shkonin pleq e
plaka dhe fëmijë. Burrat luftonin. Aty rrinin shumë vjet, gjersa
mbaronin operacionet ndëshkimore. Thonë se banorët e
Dhërmiut shkonin në ishullin grek, kurse ata të Himarës flasin si
korfjatët, kurse himarjotët, si gjiritlinjtë.
Pastaj shkollat ishin greke. Mesha këndohej greqisht. Tregtinë e
bënin me Korfuzin, Janinën. Pak nga pak u shkëputën lidhjet me
Labërinë, me Dukatin. Greqia, që u çlirua e para, thoshte se
kudo ku janë ortodoksë janë grekë; myslimanët janë turq. Nisi
antagonizmi turq e kaurë! Propaganda bënte punën e saj. Kjo u
thellua në kohën e Ali Pashë Tepelenës, i cili dërgoi një
delegacion në Himarë, që dhe Himara të myslimanizohej. Paria e
Himarës delegacionin e priti në Qeparo, se kishte më shumë
kapedanë.
Delegatët e Ali Pashë Tepelenës e thanë mendimin dhe qëllimin e
vizitës. Më plaku i kuvendit himarjot u tha delegatëve:
-E falënderojmë pashanë, që mendon për të mirën tonë. Po i
thonë pashait se këtu poshtë, në fshat, kemi një fushë që s'ka
ujë. Thahet në verë dhe nuk na jep asgjë. I jemi lutur Krishtit dhe
Shën Mërisë, Shën Kozmait dhe Shën Spiridhonit, po s'na dhanë
ujë. Në na dhëntë Muhameti ujë, menjëherë bëhemi myslimanë.
Kështu i thoni pashait.
Kur vajtën e ia thanë pashait përgjigjen e bregasve, ai qeshi me
zemërim dhe tha:
-Eh, kaurët e dreqit, do të ma paguajnë! – Pastaj, duke qeshur:
-Pizevengët, janë të zgjuar, s'ke ç'thua, janë rrufjanë të mëdhenj!
Pak nga pak propaganda greke bëhej më e madhe, duke
pretenduar se Himara ishte krahina më heroike e Greqisë.
Shumë kapedanë, sidomos paria, kishin privilegje. Dhe paratë e
mirëbërësve himarjotë, që i kishin lënë në bankën greke për
shkollat e Himarës, ishin një shkak shumë serioz për
propagandën greke. Gjikë Bixhili nga Dhërmiu kishte fituar
shumë para në Rusi, ku e kishte marrë Pano Bixhili, përfaqësues
i himarjotëve pranë carit, në Peterburg. Mësuesit dhe shpenzimet
për shkollën merreshin nga fondi i Gjikë Bixhilit.Gjikë Bixhili
ndërtoi dhe një shkollë, që është edhe sot e kësajdite. Ne, kur
ishim të vegjël, në shkollën e fshatit shihnim portretin e tij, të
varur në klasë. Siç i la Gjikë Bixhili paratë në bankën greke,
ashtu i lanë dhe shumë mirëbërës të tjerë nga Jugu, si Zhapa me
shokë. Ishin miliona, të cilat u bënë burim për të ushqyer
propagandën greke në vendin tonë, sa u krijua miti i Vorio Epirit
dhe sillogu vorioepirot, që merrej "me çlirimin" e Vorio Epirit,
domethënë të Shqipërisë së Jugut. Paratë u vunë në dispozicion
të parisë, e cila merrte një mijë dhe shpenzonte për shkollë
një…Paria merrte para nga banka greke, e cila qe e autorizuar
nga qeveritë reaksionare nacionaliste të Megali Idhesë (Megali
Idheja: që Greqia të bëhej e madhe duke përfshirë në kufijtë e
saj jugun e Shqipërisë dhe vende të Ballkanit ku janë
ortodoksë).
Himarjotët që emigronin në Greqi, kishin privilegje: përkraheshin
si bij të një "krahine heroike greke" me histori trimërie dhe
burrërie. Fatkeqësia ishte se Shqipëria u çlirua e fundit në
Ballkan. Himara kishte ushqyer shpirtin e aneksartisë,
autonomisë, si Suli, i cili pak nga pak u greqizua. Dhe, pasi u
çlirua Shqipëria, me kufij të cunguar shumë, propaganda greke e
ushqeu shumë idenë e autonomisë së Himarës: as shqiptare, as
greke! Kishte hedhur rrënjë të thella kjo propagandë në shpirtin
e himarjotëve, të cilët sytë i mbanin nga Greqia. Krerë himarjotë,
si Spiro Miloja, një luftëtar që e ndihmoi shumë Greqinë, ishte në
krye të kësaj propagande, me gjithë farefisin dhe sojin e tij të
përndarë në Dhërmi, Vuno e gjetkë. Spiro Miloja ishte nga
Progonati. Në fshatin tonë ai kishte farefis Llukë Zh. e të tjerë,
që propagandonin ndarjen e Himarës nga Shqipëria. Si bazë
kryesore të propagandës përdornin dhe këtë: Pse labëria u bë
turke? E pse të mos bëhemi edhe ne me Greqinë, që është
armike e betuar e Turqisë, siç jemi edhe ne armiq të betuar të
turkut?
Shumë fanatikë ishin fshatarët e mi! Njëzet e gjashtë kisha
kishte. Mbaj mend unë se kishim tetë priftërinj.
Lidhjet ekonomike, privilegjet në Greqi, interesimi i Greqisë për
himarjotët, sillogu vorioepirot ndikuan shumë për t'i bërë
himarjotët t'i kthenin sytë nga Greqia dhe të ëndërronin për një
autonomi. Pastaj, edhe në kohën e pavarësisë himarjotët panë se
asnjë qeveri e Tiranës nuk u kujdesua asnjëherë për ta. Nuk
shkonin as xhandarë dhe nuk merreshin në asnjë punë. Ata
pëlqyen të mërgonin: herën e parë në Llavrion, ku kishte miniera;
në Korint, për të hapur kanalin; në Vllahi, në Rusi, pastaj në
Amerikë, në Francë, në Meksikë, në Argjentinë, në Australi,
Kanada e gjetkë. Kështu që ne dinim më mirë se ku binte
Buenos Ajresi sesa Kukësi, që nuk ia kishim dëgjuar kurrë
emrin. Dinim se ku binte Australia dhe jo Kosova, që nuk ia
kishim dëgjuar kurrë emrin. Dinim ku binte Athina dhe Korfuzi
ose Tirana e Shkodra. Ishim pa asnjë lidhje me atdheun tonë.
Disa përçarës, vetë regjimi i Zogut, sidomos Musa Juka, na
përçau. U ndamë në fshat në dy parti: pendëkuqtë, që deshën
Shqipërinë dhe shkollat shqipe; dhe pendëbardhët, që deshën
Greqinë e shkollat greke në fshat. Këtë përçarje e ushqeu shumë
Musa Juka, duke na armiqësuar vëllë me vëlla. Familja jonë
bënte pjesë në partinë e pendëkuqve dhe mbanim në ballkon
kurdoherë flamurin e Shqipërisë. Kapedanët e Spiro Milos na
kishin ardhur disa herë në shtëpi, duke na thënë se Andrea
Markoja ishte vrarë për Greqinë, Marko Jani ishte internuar nga
italianët për Greqinë e të tjera. Deshën që ne të linim shtëpinë e
të shkonim në Korfuz, ku do të na mbante me shkolla e me
pensione Athina. Qoftë im vëlla, Fotoja, qoftë kushëriri im, Jani,
i sikterisnin duke u thënë: "Andrea Markoja u vra për Himarën
dhe Marko Jani vdiq i veremosur nga internimet dhe vuajtjet e
shumta për Himarën dhe jo për Greqinë. Himara sot është dhe
mbetet shqiptare. Prandaj mbajmë dhe flamurin ditë e natë të
ngritur në ballkon. Ne e dimë gjakun tonë se nga buron."…
(Marrë me shkurtime nga libri "Intervistë me vetveten (Retë dhe
gurët)", faqe 43-51)

Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!   Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 EmptySun Apr 13, 2008 4:35 am

Berisha edhe ne Sarande vendosi nje fanariot ne bashki per te avancuar planet greke.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!   Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 EmptySun Apr 13, 2008 4:37 am

Une mendoje se po harihet pika e vlimit... do shperthej. Nuk munde te ecet me keta te shitur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ss1
Fillestar/e
Fillestar/e
ss1


Numri i postimeve : 47
Registration date : 30/09/2007

Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!   Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 EmptySun Apr 13, 2008 1:01 pm

E vetmja zgjidhje eshte FBKSH. ky eshte mendimi im,sepse vetem keta luftojn per enderren shekullore te shqiptarve, kurse plerat e politikes shqiptare luftojn vetem per kultuk e karrige. Poshte klikat tradhetare te Tiranes Prishtines e Tetoves.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!   Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 EmptySun Apr 13, 2008 2:14 pm

ss1 shkruajti:
E vetmja zgjidhje eshte FBKSH. ky eshte mendimi im,sepse vetem keta luftojn per enderren shekullore te shqiptarve, kurse plerat e politikes shqiptare luftojn vetem per kultuk e karrige. Poshte klikat tradhetare te Tiranes Prishtines e Tetoves.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!   Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 EmptySun Apr 13, 2008 4:20 pm

Zv ministri i jashtëm grek mbërriti në Himarë në një vizitë të pa paralajmëruar, menjëherë pas incidentit të banorëve me policinë. Thirrje në Himarë për autonomi. Parrulla për nënshtetësi greke dhe të të drejtë për të votuar në Greqi.

Mare nga lajmet :

E pa besushme po e verte si ju lejohet te vije ne himare ministri e te thote parulla per autonomi ...

Nervat piramid ti bejn e politikanet tane ne gjume spo dine me fol apo nuk kan gjuh.!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!   Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 EmptyMon Apr 14, 2008 3:40 am

Sunday, March 11, 2007


Amaneti i babes...?


Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Greek+flag
Para shume vitesh kur perpiqesha te tregoja fytyren dhe misionin e vertete te "heroit" te demokracise, "nacionalistit" dhe "clirimtarit" tone nga zgjedha komuniste, zotit Sali Berisha shpesh here konsiderohesha si i padrejte dhe qe nuk pasqyroja sakte realitetin.
Me ndihmen e kohes qe punon ne favor te se vertetes duke i cjerre masken veprimeve antidemokratike dhe antikombetare puna me eshte lehtesuar se tepermi.
Nje ndihme e madhe me eshte dhene edhe nga ana e bosave te zotit Sali Berisha te cilet po e urdherojne te kryeje veprime te sforcuara c'fare bene qe shqiptaret te shohin fytyren e vertete te ish presidentit dhe kryeministrit tone te "ndruar".
C'fare u be me amanetin e babes?
Ne vitet e para te 1990-tes kur zoti Berisha ishte president i Shqiperise deklaroi se ceshtjen came ja kishte lene amanet baba, per ta shitur....apo per ta mbrojtur?
Ka te ngjare qe amaneti i babes te jete shitja sepse kete vit zoti Berisha e mohoi egzistencen e ceshtjes came duke marre fare hapur qendrimin zyrtar te qeverise greke.
Zoti Berisha nuk na ka thene por ka te ngjare qe babai i tij ti kete lene edhe nje amanet tjeter, ate te ceshtjes greke ne Shqiperi.
Para nje muaji, Presidenti grek i kerkoi zotit Berisha qe ky i fundit te mbante fjalen e dhene dhe te shpallte Himaren greke.
Veshtire eshte qe te pranohet Himara greke kur Saranda ne kufije nuk eshte e tille,ndaj kryetar te Bashkise atje ai ka instaluar nje sherbetor te grekut dhe bashkia Sarande eshte kthyer ne dege te sherbimit sekret grek.
A ka me amanete te tjera qe babi i ka lene zotit Sali Berisha...? A eshte amanet babe lufta e bere nga qeveria shqiptare qe Kosova te mos marri pavarsine...?


Petrit Kola
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!   Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 EmptyMon Apr 14, 2008 4:06 am

Deri kur do të durojmë poshtërimet e Greqisë në trojet shqiptare

Saturday, 12 April 2008
Nga Zaçe ISLAMI - Kemi rreth 2 dekada që në mënyrë permanente shikojmë dhe ndjejmë një poshtërim të vazhdueshëm në nivel kombëtar që po na bëhet sistematikisht nga fqinji ynë jugor, Greqia.Jam nga të parët që kam shkelur në tokën helene fill pas rrëzimit të diktaturës më të egër që ka parë historia botërore 2-3 shekujt e fundit dhe jam larguar prej andej para 2 vjetësh. Si i tillë, duke e njohur mirë gjuhën greke para se të shkoja atje dhe si një person i interesuar ekstremisht për t’u njohur me politikën dhe qëndrimin e tyre ndaj vendit tonë, kam ndjekur me vëmendje gjatë gjithë këtyre viteve qëndrimin grek ndaj vendit tim. Mbetëm me gojë hapur në 1992-shin kur mësuam se presidenti i Shqipërisë i dha të drejtën e ligjshme një kleriku grek të kryesojë kishën “autoqefale” shqiptare a thua se s’e dinte që paraardhësit e këtij të fundit kishin eliminuar edhe fizikisht patriotët shqiptarë të rilindjes sonë kombëtare?! Askush nuk do të mund t’i hidhte më shumë baltë Fan .S. Nolit se sa ardhja e një greku në krye të kishës tonë. Me zbulimin e veprimtarisë subversive të arqimandritit grek në Gjirokastër dhe përzënien e tij nga Shqipëria, e gjithë media elektronike dhe e shkruar greke filloi në sinkron të plotë një sulm të shfrenuar kundër emigrantëve shqiptarë duke i cilësuar ata si autorët e të gjitha krimeve që ndodhnin atje. Nga shteti shqiptar asnjë reagim me arsyetimin e heshtur absurd se na zëmërohej Greqia dhe përzinte emigrantët. Po cc’farë ndodhi në të vërtetë?– filloi me një herë e shumëpërfolura “fshesë” kundër emigrantëve shqiptarë duke kryer edhe krime të tilla të ekstradimit me forcë nga rruga drejt në Kakavijë të nënave të reja me fëmijë në gji e duke i lënë foshnjat e shkreta pa qumështin e nënës. As nazistët gjermanë s’kishin arritur në krime të tilla. Këto krime i kam denoncuar edhe tek ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së rendit të Greqisë Efstasiadhis në debatin televiziv ku ishim të dy të ftuar. Përsëri heshtje dhe një një qëndrim servil e i pështirë i shtetit dhe qeverisë shqiptare para “afendikojve”të tyre grekë. Në debatin parlamentar midis ish kryeministrit Mitsotaqis dhe kryetarit të opozitës Papandreu , ky i fundit e akuzoi të parin se e kishte mbushur vendin me shqiptarë të cilët në të ardhmen do kërkojnë të drejtat që u takojnë cc’ka shkonte ndesh me pastërtinë etnike të shtetit grek ndaj së cilës politika e brendshme greke është ekstremisht e ndjeshme. Përgjigja e Mitsotaqit ishte: “Unë me politikën që po ndjek, kam boshatisur Shqipërinë nga rinia dhe frytet e kësaj politike Greqia do t’i shohë më vonë”. Tani jemi të gjithë dëshmitarë të bumit ekonomik të Greqisë nga shfrytëzimi i egër i asaj rinie shqiptare që ndërtoi e ndërton Greqinë dhe Shqipëria është aty ku ishte para 2 dekadave dhe emigrantët shqiptarë , me përjashtim të një numri fare të vogël janë në të njëjtën gjendje si para 2 dekadash , pa të drejtën më elementare të lëvizjes së lirë pa le pastaj për të drejta të tjera që as bëhet fjalë. Qeveria shqiptare vazhdon të heshtë dhe mirë bën se ajo e di që nga do që të vejë e të vijë hallemadhi emigrant , rreth 1 miliard euro do hyjnë në Shqipëri të cilat mbajnë gjallë ekonominë e vendit si edhe qeverinë në pushtet. E imagjinojmë dot se cc’mund të ndodhë sikur për një muaj të mos vijë asnjë euro në Shqipëri? Në muajin Maj 1993 me rastin e vizitës së kasapit Milloshevic ne Athinë , ne konferencën e dhënë për gazetarët Mitsotaqis ndërmjet të tjerash deklaroi: “Sot kalova një drekë të shkëlqyer me mikun tim Milloshevicc”. Pyetjes së gazetarëve për cështjen e “Vorio-Epirit” i dha këtë përgjigje: “Ne nuk kërkojmë as më pak dhe as më shumë për “Vorio – Epirin” se sa cc’kërkojnë shqiptarët për Kosovën”. Politika greke ndaj Shqipërisë është konstante qysh nga viti 1831 kur Greqia me gjakun e udhëheqësve arvanitë (shqiptarë) të revolucionit grek fitoi pavarësinë. Në verën e vitit 1994 një njësi komandosh greke organizoi dhe realizoi masakrën e postës së Peshkëpisë , pjesëtar i të cilëve ishte edhe një himarjot nga fisi Kukaveshi , të cilët dre(q)jtësia greke u dha dënime qesharake dhe ata sot janë të lirë. Parlamenti grek mban akoma në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë ,cc’ka juridikisht I jep të drejtë të sulmojë vendin tonë në momentin e përshtatshëm për ta dhe nga ana tjetër qeveritarët tan ccirren e thonë se kemi marrëdhënie të mira midis dy vendeve. Dihet që në verën e vitit 1996 u nënshkrua një traktat nga kryetarët e katër shteteve ballkanike (Shqipëria , Turqia , Bullgaria dhe Maqedonia)për fillimin e punimeve të ndërtimit të korridorit të 8- të. Pak ditë më vonë u mblodh parlamenti Grek në një seancë të jashtëzakonshme ku të gjithë deputetët njëzëri pa dallim pozitë-opozitë( atje për interesat greke s’ka ndasi politike)dënuan firmosjen e këtij traktati duke arritur deri atje saqë të falsifikojnë historinë dhe të vërtetën arkeologjike të ekzistencës reale të rrugës “Egnatia” , gurët kilometrikë të së cilës edhe sot janë të paluajtur gjatë rrjedhës se Shkumbinit. Kjo séance parlamentare vazhdoi edhe 2 ditë të tjera pa praninë e mediave . Se cc’farë u vendos mbas dyerve të mbyllura , u duk qartë në Mars 1997 kur nga burgjet greke u lëshuan ujqërit e uritur me Zani Ccaushin në krye veprimet e të cilëve tashmë dihen botërisht. Pak muaj me vonë shteti grek vendosi që me paratë e thesarit(rast i rrallë) të ndërtohet magjistralja Gumenicë- Aleksandrupoli 600 km duke nxjerrë në këtë mënyrë të pavlefshëm ndërtimin e shumëpërfolur të korridorit të 8-të. Hirësia e tij Janullatos kryetari i kishës tonë “A U T O Q E F A L E” në Maj 1999 kur NATO-ja bombardonte Jugosllavinë për të ccliruar vëllezërit tanë kosovarë nga zgjedha 1 shekullore e Beogradit , deklaroi në Moskë se :”Jam kundër bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi” por nga ana tjetër nuk tha asnjë fjalë për krimet e kryera nga kriminelët serbë në Kosovë. Si mund të trembesh nga armiku duke pasur mik të tillë? Por gjithsesi këto janë pak para asaj që po përgatitet të ndodhë në Jug të vendit tonë .Po i referohem praktikisht Himarës ku grekofonë (them grekofonë mbasi me të vërtetë një pjesë e tyre flasin gjuhën por s’kanë asgjë të përbashkët me doket dhe zakonet e kombit grek sicc i kanë plotësisht të njëjta minoritarët e dropullit apo një pjesë e Vurgut) dhe spiunë të E.Y P –it grek(Ethniqi Ipiresia Pliroforion-sherbimi informative kombëtar) si Bollanua e ca të tjerë po përgatisin në heshtje nën hundën e shërbimit sekret shqiptar dhe me miratimin ogurzi të kryeministrit Berisha(në këmbim të ndihmës greke për të riardhur në pushtet) , mbështetjen e hapur të zyrtarëve më të lartë grekë nëpërmjet vizitave të tyre të njëpasnjëshme në Himarë ku me arrogancë kërkohet shkëputja e Himarës fillimisht me autonomi dhe më pas me bashkim të saj me Greqinë. A nuk ju kërkua hapur kjo edhe pardje në Himarë zv.ministrit të jashtëm grek , arvanitasit Kasimi? Me cc’të drejtë ky zotëri i njohur në Greqi si një antishqiptar ekstremist(kemi parasysh deklaratat e tij në mediat greke kur N.D ishte në opozitë) kërkon që “Himara të funksionojë si Greqia” dhe kush është kjo monstër që vjen dhe na bëhet zot në shtëpinë tonë e na dhënka urdhër që ne të funksionojmë si Greqia? E di ai që ne do ta kishim për turp që të funksionojmë si Greqia e cila ka 5.00.000 minoritarë turq në Thrakë të cilët janë tërësisht të përjashtuar nga pushteti qendror dhe vendor atje? Gjithsesi , nuk ka shumë faj , sepse 50-60 mijë minoritarët grekë që ka Shqipëria përfaqësohen në parlamentin shqiptar të mbushur me spiunë të sigurimit si edhe në qeveri (ministria e punës është ekskluzivitet i P.B.D.NJ-së dhe OMONIAS) A mund të na përgjigjet kryeministri ynë FILOGREK tashmë i deklaruar , se në bazë të kujt ligji qytetarët shqiptarë të Himarës lejohen të demonstrojnë me flamurin grek, të këndojnë himnin kombëtar grek , kur dihet që ligjërisht këtë të drejtë e kanë vetëm zona e njohur ndërkombëtarisht si minoritet në Dropull e Vurg edhe këta vetëm me rastin e festës kombëtare të kombit të tyre? Me cc’farë të drejte ju zoti Berisha de facto njifni si minoritet grek popullsinë labe të Himarës?Ku e ka burimin kjo urrejtje ekstreme juaja për labërinë dhe lebërit të cilët aktualisht edhe i ke përjashtuar fare nga qeverisja e të gjitha niveleve? Problemi i Himarës bëhet akoma më i mprehtë kur pa pikë përgjegjësie edhe media jonë himariotët i quan minoritarë(Ornela Hila dhe A.Cena tek “Koha Jonë”!!!... të jetë rastësi kjo , apo kjo gazetë kërkon të përsërisë 97- tën?) Mbas masakrave të kryera në 1914 në Kurvelesh e Labëri ish kryeministri hebre i Greqisë Venizellos deklaroi: “Dhe të kishte 15 milionë shqiptarë , vetëm labëri të mos kish” Është pikërisht këtu thembra e Akilit prandaj edhe i tërë shteti grek është vërsulur në Himarë , aq më tepër që falë politikës antikombëtare të qeverive shqiptare të këtyre 2 dekadave Kurveleshi e Labëria janë boshatisur (Dhuratë më të madhe për Greqinë shoviniste nuk mund të ketë) dhe praktikisht nuk ka asnjë lek investim. A do të dalë ndonjë skulptor atdhetar që të bëjë një memorial për të kujtuar gjithmonë masakrat greke ne Jug, memorial i cili tyë vendoset tek ura e Kardhiqit apo një tjetër tek ura e Subashit për masakrën e Hormovës ku në Prill 1914 u therën 220 Hormovitë në kishën (a mund të jetë shtëpi e Zotit ajo kishë famëkeqe?) e fshatit Kodër? Ne nuk harrojmë se harresa është vdekje e garantuar. Të gjithë antishqiptarët gabohen , që nga kryeministri inekzistent përballë grekëve e deri tek Ballani e larot e tjerë antikombëtarë. Ne bijtë e labërisë jemi gjallë dhe jemi këtu e nuk trembemi e as shitemi tek armiqtë tanë shekullorë. Himara ka qenë është e do të mbetet zëmra e labërisë. Mos na provokoni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!   Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 EmptyMon Apr 14, 2008 4:09 am

Incidenti në Himarë, Godo: Kryeministri të shkarkojë Bollanon

Sunday, 13 April 2008
Historiani Sabri Godo ka reaguar dje ndaj incidenteve dhe protestave të ndodhur në Himarë ku madje u kërkua dhe autonomia e saj. Godo në një deklaratë për shtyp, i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha të shkarkojë menjëherë kryebashkiakun e Himarës Vasil Bollano pasi sipas tij për të disatën herë ai po shkel ligjet. Më tej ai shtoi se persona të tillë janë duke cenuar territorin e Shqipërisë. “Është në seriozitetin e shtetit tonë të thotë se nuk lejon askënd të bëjë atentat të çdo lloji ndaj territorit të Republikës së Shqipërisë.Atje herë pas here shkon ndonjë deputet apo ndonjë zëvendësministër grek të cilët flasin dhe mbledhin njerëz si të ishte shtëpia e tyre dhe në një mënyrë të drejtpërdrejte apo të tërthortë bëjnë një nxitje të këtyre ekstremistëve”, ka thënë Godo duke patur parasysh kërkesën për autonomi të himarjoteve. “Është koha që Ministria e Jashtme dhe qeveria shqiptare të bëjë përpara për të ndaluar një precedent të tillë pasi tashmë është mbushur kupa. Tani kryeministri Berisha domosdoshmërish duhet të pushojë këtë kryetar bashkie që shkel ligjet e shtetit të cilit duhet ti shërbejë”, ka përfunduar Sabri Godo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!   Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 EmptyMon Apr 14, 2008 5:18 am

Godo bashke me te tjeret ka krijuar incidentin ne Himare dhe ne vende te tjera dhe tash na hiqet patriot...

A ishte Godo aktiv ne vitin 1997?

Keto jane per konsum ditor.
Godo eshte si Berisha. Edhe Berisha merr poza patrioti dhe me pas na qellon pas shpine.

Bollano duhet arrestuar, por duhet arrestuar edhe zv.ministri grek qe shkeli ligjet e vendit dhe ato nderkombetare, perse Godo nuk e permend ate?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ss1
Fillestar/e
Fillestar/e
ss1


Numri i postimeve : 47
Registration date : 30/09/2007

Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!   Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 EmptySat Apr 19, 2008 11:00 pm

Vellezer cpo ndodh ne atdheun tone,a mund te me thoj njeri,mos valle mbi ne do te bjere mallikimi i brezave sepse nuk jemi ne gjendje te ruajme vendin tone amanetin e trimave te rene per kete truall. a mund te me thoj njeri cpo ndodh ne Himaren tone,ku nje filogrek na nxjerr qe ajo eshte 85% greke,ku cdo personi atje u shtohet prapashtesa 's per ti quaajtur grek,kur vete shteti grek premton pensione per cdo shqiptar qe do te nderroj kombesin, cfar po ndodh ,spo arrij ta kuptoj. ka ardhur koha te veprojm,kupa u mbush. duhen eleminuar te gjithe bollanot qe po na e katandisin vendin tone nekete gjendje,duke filluar nga berisha e pastaj te gjithe me radhe. .Une jam i mendimit qe ne vendin tone te ekxistoj nji grup tip ''brigada rossa'' qe te eleminoj te gjitha felliqsirat e kombit tone.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!   Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 EmptySun Apr 20, 2008 1:01 am

Në këso rastesh nuk ka pas faj F. Konica kur thur vargjet:

Jo lufte kundra Turqisë
Jo kundra mbretit të shqipërisë
por luftë për ca shqipëtarë
që u lindën tradhëtarë.


Këto vargje u thurën në kohën kur ortodoksët shqiptarë të vilajetit të janinës konvertoheshin në grekë. kur me të madhe Shen Kozmai ishte vënë në zbatimin e megaloidesë në lidhje me Shën Kozmain mund të lexoni tek historia e popullit Shqiptarë.
E njëjta gjë sot po ndodh, Shën Kozmain e ka zëvendsuar Janullatos ku jugu i Shqipërisë mund të përfundojë sikurse Janina.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!   Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 EmptyMon Apr 21, 2008 1:02 pm

Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek
 
Monday, 21 April 2008

Digjet në Sarandë flamuri grek. Disa të rinj të qytetit jugor kanë reaguar pas provokimeve të disa ditëve më parë në Himarë. Ata kanë djegur flamurin grek në qendër të qytetit të Sarandës. Në këtë moment ka ndërhyrë policia lokale, e cila ka shpërndarë protestuesit.

Sulmi ndaj komisariatit të policisë së Himarës

Dhjetë ditë më parë, në Himarë është sulmuar komisariatti i policisë së Himarës. Përfaqësues të organizatës OMONIA dhe qytetarë të ndryshëm kanë sulmuar komisariatin e policisë së Himarës me gurë dhe shkopinj. Situata e tensionuar ka vazhduar për minuta të tëra dhe është qetësuar në një farë mënyrë vetëm kur policia ka nisur të qëllojë me armë në ajër për të larguar protestuesit. Ata kanë vazhduar të qëndrojnë të grumbulluar duke hedhur parulla antishqiptare dhe duke pretenduar se Himara është Greqi. Për minuta të tëra ata kanë vazhduar që të hedhin parulla antishqiptare si "Himara nuk është Shqipëri" dhe "Larg shqiptarët nga Himara". Është dashur dërgimi i forcave speciale nga Vlora që situata në qytezën e Himarës të qetësohet. Ngjarja e rëndë është provokuar rëndë nga krerët e pushtetit vendor (anti-Shqiptari Bollano & Co) të Himarës por edhe nga vizita e Zv/ministrit të Jashtëm grek në qytet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!   Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 EmptyMon Apr 21, 2008 3:24 pm

I lumte Sarandes, por te vene te djegin edhe te shiturit e bashkise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!   Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 EmptyMon Apr 21, 2008 11:27 pm

Sa te jete kjo qeveri e korruptur me ne krye nje delikuent i lindur Sali Berisha veshtir se do te behet diqka per bashkimin kombetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!   Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 EmptyFri May 02, 2008 2:47 am

Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Default Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Pixel-vfl73

Himara/Χιμάρα- Albanian/Shqip tar-land!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!   Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 EmptySun May 04, 2008 9:50 pm

Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Default Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Pixel-vfl73

Himara
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!   Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 EmptySun May 04, 2008 10:37 pm

Lexojeni nje shkrim domethenes qe e gjeta ne pashtriku.org. Ne fakt ky shkrim ish nje nga nenshkrimet e nje shkrimi te gjate 'Si te ndalohen zjgedhjet e Serbise ne Kosove?'. Lexim te kendshem!
------------------------------------------------




Shkruan:
Salih MEHMETI



(Cool Provokacionet greke fillojnë...





Depërtimi
i shpenguar dhe ndikimi grek në Shqipëri rritet përpjestimisht me atrofizimin e
shtetit shqiptar. Shembull i mjaftueshëm është rreziku i aneksimit grek të
Shqipërisë jugore në kohën kur shteti shqiptar u zhyt në një nga molepsjet dhe
batërditë më të turpshme - atë të vitit 1997. Greqia jo kot e ka financuar
‘Kolonën e Pestë’ të saj duke filluar nga rrjetëzimi i shërbimit grek në jug të
Shqipërisë e deri te zaptimi i Kishës Ortodokse Shqiptare duke e kthyer nën
ndikimin e Patriarkanës fanariote greke. Në anën tjetër duke përdorur karremin
e pensioneve financiare i ka shpërlarë rrënjësisht qindra shqipfolës të cilët
paturpësisht organizohen nga shërbimi grek për të shkaktuar trazira jo vetëm në
Himarë. Athina e ka hidisur një plan njësoj si të Serbisë së fundviteve të
80’ta. Serbia në atë kohë për të përligjur suprimimin e autonomisë së Kosovës
gënjente faqe botës se serbët e Kosovës na qenkëshin ‘viktimë’ e ‘ekspansionit
shqiptar’ për të legjitmuar dhunën e saj ushtarako - policore. Ndryshe nuk po
vepron as Greqia. Ajo po e sajon dashakeqësisht një shëmbëlltyrë se i
ashtuquajturi minoritet grek është i viktimizuar!



Javë
më parë, pas vizitës së zv.minstrit të jashtëm grek në Tiranë, Teodhoros
Kasimis, Athina lëshoi një deklaratë me të cilën synon zgjerimin e territoreve
të të ashtuquajturit minoritet grek në Shqipëri. Në këtë deklaratë theksohet
se:
‘Zv.ministri i jashtëm grek Teodhoros Kasimis, zhvilloi
një vizitë zyrtare në fshatrat minoritare greke të Shqipërisë së jugut. Ai zhvilloi
takim në Nartë, Himarë, Sarandë, Livadhia, Mespotam, Gjirokastër, Derviçan dhe
Korçë. Nga takimet që pat me kryesinë e OMONIA në Himarë z. Kasimis ftoi
minoritarët të jenë të bashkuar dhe të fillojnë kthimin strategjik të të
rinjëve në tokat e tyre të lashta, pasi ky do të jetë aksi kryesor për një të
ardhme më të mirë të grekëve në këto territore’.



Termi
‘strategjik’ është i lëmit ushtarak. Edhe Serbia kthimin e kolonëve të saj në
Kosovë përmes decentralizmit e quante gjithnjë ‘kthim strategjik’ për t’i
vendosur serbët aty ku e sheh të nevojshme.




Kuvendin e Shqipërisë u bë njëfarë potere kush duke i rënë gozhdës kush
patkoit, por pa dalur me një qëndrim monolit për mbrojtjen e sovranitetit
shtetëror në jug. Media shqiptare (e cila ka liri më shumë sesa media e
robëruar në Kosovë) demaskoi për vdekje përçapjet e grekomegalomanit Vasil
Bollano që i deklaronte shqiptarët rrënjës të Himarës shqiptare si helenë. Ja
një rast prej shumë soshëve: kryeplaku i Qeparoit Stefan Kokëdhima i cili është
shqiptarë me rrënjë e degë, autoritet lokale të Himarës ia kanë greqizuar emrin
duke i ndajshtuar prapashtesa greke në Stefanos Kokëdhimos.



Shteti
shqiptar nuk duhet të lejojë për asnjë çmim greqizimin e jugut sepse një gjë e
tillë veçse frymëzon Serbinë ne veri. Gjithë bota i ka mëshuar shkelm
kolonializmit që në shekullin e XX, dhe Shqipëria s’duhet të lejojë kurrfarë
ndikimi kolonial grek në tokën e saj. Madje, ajo duhet të ngre zërin për të
problematizuar çështjen çame sepse një Çamëri e tërë po mbahet në trarët e
kolonializmit klasik të Greqisë shtypëse. Grekët nuk ua lejojnë çamëve të
përvuajtur as mësimin fillor të shqipes sepse ata (grekët) nuk duan ta njohin
as qenësinë e Çamërisë.



Përderisa,
vazhdon të përhapet kjo heshtje po i jepet krah Greqisë jo vetëm për ta mbajtur
me forcën e bajonetës Çamërinë e shtypur por edhe ta lakmojë Shqipërinë e
jugut.



Vetëm
nëse të gjitha trojet e shqiptarëve njësohen në një shtet të vetëm shqiptar ka
mundësi që të këputet komploti serbo - grek sepse që të dyja këto shtete ende
përvijojnë Naçertanjet dhe Megali Idetë
e tyre për të zhdukur kombin shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!   Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 EmptyMon May 05, 2008 1:04 am

Sigurisht duan t'i mbjellin me junanista ! Me farën e dreqit !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!   Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 EmptyTue May 06, 2008 12:20 am

eri M shkruajti:
Sigurisht duan t'i mbjellin me junanista ! Me farën e dreqit !

Ata mund ta bejne kete eri m vetem nese ne heshtim. Por nese ne ngreme krye si njehere moti edhe po ti dale sa e kulqedres gjuha, Greqia nuk mund te na beje gje.

Te kujtojme pershembull Prevezen e 1879 kur Abdyl Frasheri mobilizonte Toskerine dhe mbronte pellembe per pellembe Turqine.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!   Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.! - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë
» Rap Shqip
» Blej Shqip
» Kur veriu fliste shqip
» Emri duhet te tingllon Shqip.!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: