Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Ekspresiviteti i natyrshëm i tipareve stinore në dimensionin Wed May 29, 2019 7:35 pm | |
| Ekspresiviteti i natyrshëm i tipareve stinore në dimensionin pikëvështrues të botës së autores Vjollca Aliaj në vëllimin poetik “ Qendisje me fije dielli “
nga Majlinda (Aleksandra) Shabani (I.W.A)
Libri “ Qendisje me fije dielli “ i autores Vjollca Aliaj është një libër, i cili është konceptuar natyrshëm, në tre “kapituj” të përbërë nga fonema tingullore poetike. Këta “kapituj”, poetikisht esencialë, simbolizojnë brendësisht thellësive të tyre: tinguj, kohë, dëshira, ëndrra, ndjenja, përjetime, emocione, kujtime, kohëzime duke bërë të mundur, që libri në tërësinë përmbajtësore t’i përngjasojë një melodie, e cila ndjehet në të gjitha kohët e saj dhe kap çdo frekuencë jetësore, në rrugëtimin që e përshkon deri te lexuesi dhe jo vetëm. Bindshmërisht, ekziston një lidhje simbiotike ndërmjet botëve të shpalosura, gjendjes së vet autores dhe natyrës, trajtave, formave të saj të konceptuara frymore dhe kurmore, gjendjeve të natyrës, të kohës, të jetësores. Autorja ka veti ta vendosë vetveten në epiqendër të stinëve të saj, të cilat marrin ngjyrime të shumëllojshme dhe natyrisht të ndryshueshme, por pa krijuar vijëzim konstant në ruajtjen e strukturës kompozicionale prej fillimit deri në fund të këtij vëllimi poetik. Stinët e ngjyrosura nga vetë autorja karakterizohen nga konotacione shpirtërore me lule shumëngjyrëshe veshur me dashuri, ndjenja, ëndrra, kujtime, nostalgji….
Këtë vëllim poetik, e karakterizojnë disa tipare të veçanta në strukturën kompozicionale: 1. Shtrirja e paralelizmit poetik, si tipar i veçantë, i cili vishet me nota përshkruese, dekorative duke krijuar një qëndrim natyrshmërie, për një kompozicion natyral, që e karakterizon kryesisht dhe në përgjithësi këtë vëllim poetik të letërsisë së sotme bashkëkohore të autores Vjollca Aliaj. Në “kapitujt” shprehës, të cilët mbartin shumë gjendje të pikturuara, sipas dëshirave nga vetë autorja, që është vizatuese e detajit më të imët, më të vogël, më të dukshëm dhe të padukshëm, më të thellë jetësor, padyshim në vullnetin e shpirtit të saj të lirë.
Duket sikur në kapitullin e parë “ Ëndërr në ndjenjë petale “, në çdo ëndërr të brendisë, në çdo ëndërr të imagjinuar, çelin lulet, çelin dëshirat, çelin shpresat, çelin kujtimet, çelin nostalgjitë, në lulëzimin e përmbushjes së ciklit të saj të plotë për të marrë formën e dëshiruar në të gjitha kohësitë.
2. Universi i ndjenjave natyrale Çdo ndjenjë shkrihet më së miri me kujtimet, ëndrrat, dëshirat, imazhet e kohës së largët, e gjithë jeta e autores rrjedh, sikur uji i detit dhe i oqeanit, që nuk rrjedh njësoj për çdo ditë… Është e qartë në kompozicionin ndërthurës të këtij vëllimi poetik, i konceptuar në tre stade zhvilluese, esenciale, ku substrati dhe esenca e fjalës artistike merr jetë dhe frymon magjikshëm nëpër dejet e vargëzimeve që oksigjenohen prej botësisë shpirtërore të vetë autores…
Në kapitullin e parë poezitë përshkohen nga natyraliteti stinor, gjendje, të cilat kanë përjetime të ndryshme në vetvete, duke krijuar kësisoj çelje stinore në kohën pa kohësi dhe brendësisht stinëve të jetës dhe të qenies frymëmarrëse të vetë autores.
3.Frymëmarrja në çelje poetike Për vetë autoren, poezia simbolizon frymëmarrjen, të ekzistuarit, të qenurit e kudogjendur, e kudorrethuar nga planeti i saj i dëshirave, kujtimeve, ëndrrave, përjetimeve, emocioneve, si dhe ndjesitë më të ndriçueshme. Autorja e strukturon prezencën e saj gjithkund, duke e vendosur veten në epiqendër të thellësive të të ekzistuarit të qenies së saj dhe të çdo qenieje tjetër, duke i dhënë frymën e munguar çdo kohe, çdo gjendjeje, e cila zbukurohet, ndërsa çelin burbuqet në qiejt e jetës, sythet lulohen dhe e gjitha panorama jetësore jetëzohet përmes vargëzimit…
4. Tipari i këngërimit poetik në sensibilitetin femëror Vëllimi poetik i autores karakterizohet edhe nga tipari i sensibilitetit femëror, ndjeshmëria, prekja e fenomenit, evidentimi dhe nxjerrja në pah e tij, shpërndarja në mënyrë artistike brendësisht vargëzimit duke dhënë mesazh, i cili mbetet jehonë që dëgjohet dhe troket brendësisht edhe vetë lexuesit dhe jo vetëm…
Poezia është këngë gruaje, simfoni, ndjeshmëri, fluiditet ndjesish, lëvizshmëri jetësore, vetë poezia është një stinë jetësore më vete, këngërim i denjë dashurie, dedikim dhe përkushtim për nënën, për babanë, për dashurinë, për familjen, për tokën, për qytetin, për kultura dhe popuj, prekje e fenomenit të emigracionit, por edhe atdhedashurisë, i përcjelljes së ndjenjës njerëzore, artistike, shpirtërore përmes poezisë… Poezia është një gjendje e veshur me nota shpirtërore dhe njerëzore me art të gdhendur…Autorja vizaton ndjenja të ndritura mbi diell... Ajo e ka aftësinë të krijojë një diell, të cilin do ta mbajë me vete gjithmonë dhe të shpërndajë rrezet e tij kudo, ku qenia e saj koncepton dhe emeton prezencë në të gjitha kohët në të djeshmen, të tashmen dhe të ardhmen...
Në kapitullin e dytë: “ Dëshirë të mbaj diellin në duar“, krijimi i një kornize shtrirë në një dëshirë platonike, autorja pikturon vargëzimin dedikuar jetës dhe ky kapitull karakterizohet nga tipare, të cilat kanë në fokus ngjarje jetësore, revoltë mëngjesore për padrejtësi, paradokse, absurditete, pothuajse autorja ka kaluar nga një stad në një stad tjetër, duke ndërtuar kësisoj një qëndrim artistik, i cili e rrethon dhe e afron më shumë rreth vetes, duke krijuar hapësirat dhe mundësitë për të njohur botën e saj, për ta prekur atë, në çdo vijë ëndrrash apo pikëtakim ëndërror….
I gjithë vëllimi poetik i autores kaplohet nga një natyrë ekspresive e gjallësishme dhe vitale të evidentojë lirinë e shpirtit të autores në të gjitha shqisat frymëmarrëse, kurmore, dejet frymuese, ku gëlojnë shpërthime ndjesish, të cilat ngjyrosen me magjinë e vargut.
Në kapitullin e tretë: “ Fluturime të pafajshme “ ekziston dhe mund të soditen bukurisht në fonema të tingullta vargëzuese : liria, zgjimi, rilindja, dëshira për t’u kthyer pas në retrospektivë, aty ku çelin ëndrrat fëminore, ku pushtohesh nga malli, dashuria, e cila është prezente në këtë vëllim, e cila pikturohet dhe konturohet e ravijëzohet me përkujdesje duke e konturuar e qëndisur ndjenja ylberiane brendësisht dejeve të saj…
Në këtë vëllim poetik ka një karakteristikë të veçantë sepse vargu merr ngjyrime të motiveve jugore, duke shprehur shprehur vlerësimin, dashurinë dhe stimën edhe për qytete jugore, për kulturën dhe virtytshmërinë e këtyre qyteteve. Autorja e mbron me fanatizëm dhe dinjitet artistik qenien, frymën, të ekzistuarin, ekzistencën, jetën, sepse ajo e dashuron atë në kohën pa kohësi, në çdo qelizë, në çdo situatë, në çdo ngjarje, në çdo meditim - kundrues, në çdo këndvështrim syri dhe shpirti.
5. Tipari i kombinimit ndërmjet poezisë imagjinare, në të cilën mund të ndërthurren botë të ndryshme me njëra tjetrën sa vizuale dhe imagjinare, sa meditative, sa kundruese, duke e thelluar kësisoj stilin në klasik, herë postmodern, herë filozofikoshoqëror, herë meditativo filozofik.
Në kapitullin “ Fluturime të pafajshme “ duket sikur ka një shikim pas në kohë, por me prirjen për të ecur në rrugëtimin e nisur, shikim që dëshiron të mbetet gjithmonë prezent në jetën dhe në botën artistike të vetë autores Vjollca Aliaj, sepse pikërisht kjo është dëshira e saj, por gjithnjë duke e vijuar rrugëtimin e lumtur, që i ka vjedhur kohës nostalgji apo grimca kujtimesh të bukura dhe të ndritshme.
Prezenca dhe kompozicioni artistik është i realizuar dhe i konceptuar duke qëndruar bukur dhe në rendin e tyre të gjithë faktorët artistikë që e kanë ngritur këtë vëllim kështjellë poetike. Në të gjithë vëllimin poetik ekziston një karakteristikë e veçantë, që e karakterizon kryesisht paralelizmin frymëmarrës, në të cilën vendosen përballë stinë dhe jetë, botë dhe kohë, kujtime dhe dëshira, të cilat vishen me finesë artistike dhe e elegantojnë vargun, duke bërë të fluturojë edhe në botë të tjera. Karakteristikë tjetër është prezenca e neologjizmave, fjalëve përbërëse të reja, të cilat e pasurojnë vargëzimin e autores dhe i japin nur poetik. Stinët që çelin në botën e autores karakterizohen nga ngjyrime, sikurse mbrëmjet, ditët ardhëse dhe ikëse ngjyrosën me art, kujtimet ngjyrosen, ndjenjat ngjyrosen, përjetimet ngjyrosen, dëshirat ngjyrosen së bashku me zgjimin e jetës në çdo stinë, së bashku me shikimet e natyrës. Poezia i ngjason një buzëqeshjeje që ngjyroset nga dëshira të brendësisë shpirtërore, andaj çdo poezi mund të lexohet si pikturë e pikturuar me ekspresivitetin e ngjyrave, ku natyrisht do të dëshirosh të ndalosh me kënaqësi dhe të prekësh kumbim mesazhi dhe çelje stinore në kopshtet e poezisë së autores Vjollca Aliaj.
I uroj autores Vjollca Aliaj përzemërsisht suksese në këtë çelje poetike ngjyrosur me shumë ngjyra ylberiane, frymime jetësore dhe ndjesi të një bote femërore të bukur. Dielli është qendisur me fijet më të ndritshme të qenies njerëzore në gjininë femër. Dielli ka marrë formë, jetë, trajtë duke u pikturuar kësisoj si dielli i jetës që lind në poezi dhe rrezaton edhe përtej poezisë…
Urime dhe suksese!
Maj 2019
(E botuar) Copyright
| |
|