Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

  MËSUESE, MËSUES, NXËNËS E PRINDËR KREMTUAN 7 MARSIN

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 MËSUESE, MËSUES, NXËNËS E PRINDËR KREMTUAN 7 MARSIN  Empty
MesazhTitulli: MËSUESE, MËSUES, NXËNËS E PRINDËR KREMTUAN 7 MARSIN     MËSUESE, MËSUES, NXËNËS E PRINDËR KREMTUAN 7 MARSIN  EmptyTue Mar 12, 2019 3:01 am


MËSUESE, MËSUES, NXËNËS E PRINDËR KREMTUAN 7 MARSIN
nga Prof. Bexhet Asani
Në Qendrën kulturore shqiptaro – amerikane të Riverdelit, në mënyrë masive mësuese, mësues, nxënës e prindër kremtuan festën kombëtare 7 Marsin, ditën e mësuesit. Takimin e hapi udhëheqësja e arsimit Gonxhe Meta, kurse kryetari i Qendrës kulturore shqiptare Burim Zhuta, përshëndeti në emër të tij dhe në emër të kryesisë së Qendrës, i cili të pranishmëve u uroi mirëseardhje, ndërsa mësueseve dhe mësuesve të Qendrës kulturore shqiptare ua uroi festën e shenjtë kombëtare të 7 Marsit. Ai theksoi se Qendra kulturore shqiptare ka bërë punë të madhe, bën dhe do të bëjë edhe në të ardhmen. Parim bazë i Qendrës është që fëmijët, mbesat dhe nipërit tanë të ruajnë gjuhën, adetet, zakonet, veshjen dhe traditat tona kombëtare shqiptare.
Për nder të festës së 7 Marsit dhe për kontributin e dhënë në fushë të arsimit kryetari Burim Zhuta kishte përgatitur një befasi të këndshme, ai në shenjë respekti për punën e tyre të palodhur veteraneve dhe veteranëve të arsimit u ndau mirënjohje për kontributin e dhënë në arsim, qoftë në shkollat shqiptare, qoftë në ato amerikane. U nderuan me mirënjohje këta mësuese dhe mësues: Gani Alimi mësues i parë i Fondit të përbashkët shqiptar, Jeta Hajdari, Gjylasfie Ferati, Selman Ferati, Bashkim Shabani, Zera Musli, Abedini, Zera Musli, Zulfije Biba Qira, Blerina Dida, Arun Pollozhani, Alban Biba, Gonxhe Meta, Poshka, Nazmi Demishau, Bexhet Asani etj. Më pas ai lexoi letrën përshëndetëse të themeluesit të Fondit të përbashkët shqiptar sot Qendra kulturore shqiptare Nazmi Demishau, i cili për shkaqe subjektive nuk mundi të merrte pjesë.
Ndërsa prof. Bexhet Asani mbajti ligjëratën me titull “Pishtarët e arsimit shqiptar në shekuj”. Në fillim të ligjëratës ai përshëndeti stafin e mësueseve, mësuesve, kryetarin Burim Zhuta, imamin Arun Pollozhani dhe të gjithë të pranishmit, për kontributin që kanë dhënë, japin dhe do të japin në të ardhmen për kujdesin e tyre ndaj nxënësve, të cilët janë më së shumti të ekspozuar ndaj asimilimit. Problem ky që e preokupon të madh e të vogël këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në të ardhmen duhet punuar shumë e më shumë sepse shumica e anëtarëve të Qendrës kulturore kanë arritur pothuaj gjer te brezi i katërt dhe mundohen me çdo kusht të ruajnë gjuhën. Humbja e gjuhës do të thotë humbja e identitetit! Dhe kjo është e tmerrshme për çdo njeri që e ndien veten shqiptar.
Në vazhdim ai u përqëndrua për në kohët më të mugëta të historisë sonë dhe kujdesi i klerikëve shqiptarë qofshin ata priftërinj apo hoxhallarë për mësimin e gjuhës shqipe fëmijëve në kohë lufte. Shumë prej tyre jo vetëm që u persekutuan e u burgosën por edhe u vranë, vetëm e vetëm se donin të përhapnin dritën e diturisë te populli i tyre i përvuajtur. Ai vuri në dukje disa shkrime në rrjetet sociale se shkollat e parë shqipe na qenkan hapur këtu e 450 vjet më parë! Një sihariq i madh ky për shqiptarët ja do ta pranojmë edhe ne këtë “të vërtetë” historike, por si shpjegohet fakti atëherë se më 1912 kur u shpall Pavarësia e Republikës së Shqipërisë më se 80% e popullsisë ishte analfabete!? Mbase kjo bëhet për të mohuar vlerat e Rilindësve dhe shkollave tona kombëtare: asaj të djemve me në krye Mësuesin e Popullit Pandeli Sotirin dhe shkolla e vashave me në krye pishtarët e arsimit Sevasti dhe Gjerasim Qiriazi e më vonë edhe motra e tyre e vogël Parashqevi Qiriazi e cila pas Kongresit Historik të Manastirit shkroi “Abetaren” e parë me alfabetet e rinj.
Më tej ai vuri në dukje kontributin e madh kombëtar të Ministrit të Arsimit prof. Ernest Koliqit, i cili në fillim të Luftës së Dytë Botërore, shpërndau 200 mësues nëpër trevat shqiptare në ish Jugosllavi. Të cilët mësues i quajti 200 Pëllumbat e Parnasit. Disa prej tyre më vonë u vranë nga UDB-ja jugoslave, pabesisht nga dora tradhtare e shqiptarit. Këtu vlen të kujtoj Mësuesin e Popullit Myfyt Sinojmeri nga qyteti i gurtë i Gjirokastrës etj. Po të mos ishin ata pishtarë të dritës, po të mos ishin 200 Pëllumbat e Parnasit, edhe unë që po flas sot këtu para jush dhe ju të moshuarit do të ishim analfabetë njëlloj si prindërit tanë. 200 Pëllumbat e Parnasit vunë themelet e arsimit shqiptar në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës.
Më pas u përqëndrua në arsimin shqiptar në ish Jugosllavi dhe peripecitë e mësueseve dhe mësuesve në atë kohë, duke i përmendur disa edhe me emra etj.
Mësueset dhe mësuesit i përshëndeti edhe imami i Qendrës kulturore shqiptare z. Arun Pollozhani i cili pasi përgëzoi mësueset dhe mësuesit e Qendrës, për punën e tyre fisnike, mes tjerash tha: “Kam nderin të citoj mendimtarin dhe mendjendriturin e madh Sami Frashërin – Në do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë... Në kërkon të mbjellësh përgjithmonë mbill arsim e kulturë.”
Të pranishmit i përshëndeti ish mësuesja e Qendrës kulturore shqiptare Zera Musli e cila theksoi: nuk kisha ndër mend të flisja sot por më nxiti ligjërata e prof. Bexhet Asanit, edhe ne jemi mësuese por këto gjëra gjë i dëgjuam sot këtu nga profesori i nderuar Bexhet na ngazëllyen. Ajo në fjalimin e saj të shkurtër u përqëndrua në emancipimin e femrës shqiptare dhe kujdesi i saj në ruajtjen e gjuhës dhe traditave shqiptare në shekuj.
Pastaj fjalën e mori mësuesja e Qendrës kulturore shqiptare znj. Blerina Dida e cila pasi i përshëndeti kolegët, prindërit dhe nxënësit e saj tha: - Jo më shumë, e jo më pak nuk mund t’ i heq fjalimit të përkryer të profesorit, dy fjalë do të them dhe unë. Arsimi dhe kultura janë themelet kryesore të një shoqërie, për zhvillimin mendor dhe intelektual po ashtu dhe tradicional. Të parët tanë kanë thënë: pa arsim dhe pa kulturë një komb është i vdekur etj.
Në fund u bënë disa fotografi me mësueset dhe mësuesit u nderuan me mirënjohje nga kryetari Burim Zhuta dhe disa fotografi me të gjithë pjesëmarrësit në festën e 7 Marsit.
Të pranishmit u gostitën me tortën përgatitur enkas për këtë kremte me mbishkrimin “Gëzuar 7 Marsin!”
Riverdel, më 9 mars 2019
Nju Xherzi - SHBA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
MËSUESE, MËSUES, NXËNËS E PRINDËR KREMTUAN 7 MARSIN
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: