Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dita e verës do të festohet në Nju Xherzi ...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Dita e verës do të festohet në Nju Xherzi ... Empty
MesazhTitulli: Dita e verës do të festohet në Nju Xherzi ...   Dita e verës do të festohet në Nju Xherzi ... EmptyTue Mar 12, 2019 2:55 am

Dita e verës do të festohet në Nju Xherzi
(Më 14 mars ora 17 e 30)
Ciu, ciu, ciu.....
Në kuadër të Qendrës kulturore shqiptare në Riverdel të Nju Xherzit tanimë është bërë traditë që më 14 mars të festohet dita e verës. Zatën Qendra këtë mision e ka në statutin e saj.
Verëza siç e quajnë struganët këtë festë të lashtë, me emrin ledhatues verëza ka kuptimin e diçkaje të vogël, në këtë kohë zakonisht rriten ndjeshëm temperaturat dhe duket sikur ka ardhur një verë e vogël.
Në të kaluarën ardhja e ditës së verës ka qenë një gëzim i madh për bujkun shqiptar. Fillonin punët në bujqësi dhe në blegtori.
Ky është viti i tretë që festohet dita e verës në mënyrë masovike në Qendrën kulturore shqiptare, prandaj kryetari i saj Burim Zuta dhe kryesia kanë marrë masat e nevojshme. Kështu Qendra ka siguruar vezë të ziera për çdo njeri që do të marrë pjesë në këtë ditë të shënuar. Janë angazhuar femrat për përgatitjen e veroreve për të pranishmit. Jo vetëm kaq, ato do të sjellin edhe ndonjë ëmbëlsirë si dhe kuleçë e qahija tradicionale të përgatitura nga duart e vyera të nënave strugane.
Fëmijët i kanë bërë shportat gati për të shkuar shtëpi më shtëpi për vezë, duke imituar zogjtë ciu, ciu, ciu....
Për degët e thanës, degët e dushkut, degët e dëllinjës do të kujdeset autori i këtyre rreshtave. Edhe sivjet nuk do të kemi kukurakë, kukurekë, kukuraqe sepse dimri ka qenë shumë i ashpër dhe i thatë prandaj lulet ende s’ kanë mbirë.
Astrit Zhaku si gjithmonë është në ballë të organizimit.
Për historikun dhe zakonet e ditës së verës do të flasë specialisti i kësaj fushe dr. Bexhet Asani.
Festa e motmotit dita e verës te struganët nuk ka pasur asnjëherë shkëputje, ndërprerje, ajo është kremtuar që në mugëtirë të shekujve gjer në ditët tona.
Dita e verës nuk është vetëm festë e fëmijëve por është festë e të gjithve.
Dita e verës është simbol i pjellorisë, begatisë dhe lumturisë familjare!
Ejani të kremtojmë festën më të hareshme e më të gëzueshme të vitit ditën e verës!
Ditën e verës vijnë edhe amerikanë të na urojnë festën dhe të gëzojnë me neve.
Ruajtja e gjuhës dhe traditave duhet të jetë parësore për çdo mërgimtar..!
Këshilli organizativ:
Burim Zhuta
Astrit Zhaku
Alit Ibraimi
Bexhet Asani
Nga Qendra kulturore shqiptaro-amerikane
Kryetari
Burim Zhuta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Dita e verës do të festohet në Nju Xherzi ...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: