Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Universializmi i lirizmit në partiturë dinamike “LULENIADA” Fri Aug 31, 2018 9:20 pm | |
| Universializmi i lirizmit në partiturë dinamike “LULENIADA”, në kohë 4/4
Shpirtkëputur apo këputja e shpirtit në dashuriadën e pikut “tropikal” (përsiatje konturore letraro- gjuhësor0-beftuese) Nga Prof. Kristaq F. Shabani IWA, poet, shkrimtar, studiues, estet
Marr në dorë e në mendje” çelësin” lirik
“Antimemorandum” është një “triptik” interesant i strukturuar me titullime : “Antimemorandum”(antimomerandum) , “Shpirtkëputur”poezi dhe “Demoniada” (poemë satirike). Të gatuash në një magje tre “gjinish ” dhe, çuditërisht, të të dalë një “amalgamë “ e ndritshme, e pëlqyeshme, e cila të gojëhap dhe të të ndrit “qerpikët”, duke parasjellë një lindje të natyrshme, pavarësisht nga mënyra origjinale, individuale e prurjes, pa përdorim të “epruvetës” së qelqtë, është një prurje origjinale në artin kreativ. Ylberizimi i prejardhur nga stilistika dhe simboli hedh shtatëngjyrat, të cilat flasin me tone figurative në çdo ditë të “javës”, me një ekspresivitet, e cila çkodifikohet vetëm nga shpirtrat me mendje të ndjeshme .
Fillesa e aktrimit lirik, zhvillim, kulm nw 17 nota ndjenje
1.Hapet perdja e ciklit “ Shpirtkëputur” Pyetje e pasforcuar lirike. Valët shenjojnë thellësinë e pafundme. Lot tharë, nxirrje uji, vetmia me fjalëvirgjërën bashkëjetuese, vdekje lirike në mall e përqafime e tundime të valëzuara pritjeje të stërgjatë. Ku? Kur? Si?... Zemërthyerja dhe shpirtkëputura, zemra e boshuar. Lutësia, hypën në fron . Bregu i detit të trasformon në zogpendbukur e një flutur krahëshkruar. Shpirti hap portën e odës së shpirtit: Poeti ngjan me një kitarë telkëputur…të shndërruar në disa njësi kohe paduruese. Hyn dhe mbetet i tillë në dramën “torturuese” të “tmerrimit” dashuror. Bie agu : Yllndrituri- fatpreri një kontrast dhe një anti, i cili preferon vdekjen të bukur në “arkivol kënge” të përcjellur, ku balta “brrompohet” në çelnajë lulesh. Ndjesi lumturie në mëkatin e madh që e çon drejt pushimit “letargjik” të përkorë, i “viktimizuar” dhe ëndërrimtar.Mentaliteti trungprerë. Si torturohet shpirti i sinqertë, si tortuthet vetmia? Pirja e helmit të fortë e ringjall shpirtkëputurin dhe pyetjen retorike si pyetje “torturuese” e tejhedh në një përgjigje, që e vyshk pyetjen retorike , e cila merr trajta sakatimi. 2. Nota e dytë e partiturës një notë kthithmuese, stresante nga plagë zemre. Kjo gjendje zbërthen përkufizimin e një dashurie, “ kolonatat” e saj : fabulim dhe epitetizim ligjor “krua “ më krua. Lotët vijojnë në udhën e tharjes, qerpikët shndërruar në përrenj… Skllavëria nxjerr dhëmbë prangash… Përbetimet, në çaste të tilla, janë thirrëse, therëse, të sistemit mortal, të sistemit pasthirrmor, të logjizmit klithës , të cilat dëgjohen nga Zotat. 3. Shfaqet si hyjneshë Perëndesha “Lule”. Një perëndeshë në kuptesëplotën, në dashuriplotën, në syshikimplotin, në trazimbukurin e shpirtit, në kryeburonjën e qeshjeve syrorë të kryebukurisë: Kohëbukura e precipitimit, kalaja e ngritur me gurë ndjenje, ura e fundit e fitoremadhes… Dhe betimi merr zjarr, i cili flakëron duke jetuar dashurihyjnoren së toku me tetë dashuritë më të fortlidhurat e Botës… Dhe poeti tregon gjendjen e tij “ zero”, e cila ngrë prezencën kalkulative të “zhivës” lirike… 4. Akti i besës së dhënë në katër sy të lumtur , kuptues, të “shkolluar” të ndjenjës; qeshje dhe qarje e bukur. Pritja e besës kryefjalëzon në partiturën e tretë. Besa shfaqet me elegancën e saj dhe ndez fanarët e kujtesës në sheshin yjësor të shpirtit… 5. Pentagrami i zemrës i përmbushur me zgjaturinë kohore, plot paptritueshmëri: ditë gjata e netë të pagjumta, tentim për të kënduar këngën e vjetër në bregun tjetër... Poeti shfaqet tokësor, ëndrrat i rrëmben nga bota ëndërruese dhe i sjell në realitetin vertetësisht dhe përdorimi i figurave elitare figurative merr flakëzim: “Digjem nga dashuria si diell i grimcuar”; “…Ti rri larg Lulja ime, unë bredh rrugëve të botës, shpalos mallshëm kujtimet; nuk harrohen rrugicat e vona që netëve kemi shleur, kobin e fatin dhe zezonat….. por ne mbanim diellin në dorë ( kryemetaforë e “goditur” nga nervi poetik)… plaga e shpirtit golgotë hyjnore…”. Një pentagram zemre plot klorofilë dhe me vegjetacion të pandërprerë… A mund të ketë prezencë vjetrane ky lirizëm shpejtfortë?! Shoqërizimi pasthirrmor: “ O i zoti unë! O të lumtë ne! O ne të mjerët!” Le të qajnë të tjerët!...”. Kuartet tipik individual, i cili ka brenda mendjen, dëlirësinë, “pafajësinë” dhe përcjelljen dybrimëshe temperative … 6. Gdhirjet dhe errjet lirike Përkufizime frazeologjike: “Luleshenjtëruar, lotvalë lumi, natëturbullirë, shpirt rrezbitur, kateve qiellore, unë robi yt- vetë…” Këto agojnë dashurinë . 7. Vërdallë më sjell zjarri dashuror… Lëndina vetmie, valëjeta, deklamimi se Lulja është vërtetë e bukur, pamëdyshësinë dhe pa dilemoren. Protesta shfaqet në formë kategorike botërisht: “Dua ta ruaj Lulen emblemë”, shpërthesë e ekzaltuar shpirti, i tronditur në një këngë parafundore… 8. Vdekja për dashuri, për poetin lirik, është e tipizuar si punë e fisnikëruar. Betim poetik është i bukur, ngazëllues, por edhe i “trishtë”, betimor, në të katër pika horizonti: “Betohem para Perëndive, si në kohë antike, dua të vdes i varfër dhe shpirtvirgjër”. Një finalizim betimor. Dhe ky përbetim shkon në një përbetim i shtyrë nga “klima” e vrullshme e ndjenjave : “Jam gati të bëhem dhe rojtar varresh… Requeme im, epilog dashurie pa krime”. Sakrificë ”hamletiane” dashurore e qendisur me penj mulinë… 9. Produkt i shpresës, i besimit ardhës. Pritje pa “dekolde”. Valët e shpresës i ngjajnë një vale të trimtë, e cila ravijëzon valëza dhe valëza e fundit shkruan: “Ti ardhke me pesën…”. Dhe kjo pesë është e madhja shpresë, si dita që ka lindur poeti…Po paspesa ç’fytyrë ka?! (Takim në pesë). 10. Nga frika rri pingul, shpirti i mjerë syvalë, si odë gëzimi në një varg të një kënge… Ledhatim me pëllëmbë, faqet e lules qershiskuqur. Kërkimi i ripërsëritur, i lodhshëm, robitje totale. Dashuria dykahëshe takim në një pikë të bukur dhe shfanitet arsyeja e paparalizuar: “Mjaft u lodhëm qiejve me xhelozi, kthehu e dashur në ëndrrën e parë”. Sa bukur bie “gongu” lirik: “Të dua më shumë se vetë Perënditë!… Faji është jetim, kur duhemi unë dhe ti”. Alkimi shpirti derdhur nga “govata “ e ndjenjës. 11. Lirizmi ngazëllen nga emocionet: “….trupi më dridhet nga një pulsi i ri, shpirti sonetkurorë… Çfarë janë në gjendje të bëjmë dy krijesa ëngjëj perëndie…”. 12.Valëvdekje, deti i llahtarshëm me stërkalë. Qetësi a mund të ketë mbi valë? Pritjedurimi në një masë… Lodhje në notim turbullirash. A mund poeti, për të gjetur atë që kërkon, si duhet t’u japë fund prapësive…?! 13.Vetmia dhe përballja në shpirtkëputje. Vetmia të ngrin më fort se akulli. Ndjenjat kërkon t’i bëjë me “lulnaja stalagtitesh e stalagmitesh…”. Dashuria , varg i ndaluar tërbon valën mbi det. 14. Ëndërr pompejane…Fanitje… “Zgjatje, pëmbi perdet e mëndafshta, qava si druri pas gjetheve, e dija se ditë e bardhë vjen pas një errësire” . Luftë me intrigën, këputja e kthetrave të saj.. Histori e vërtetë me llavë dashurie mbuluar. 15. Dhe pas gjithë atyre peripecirave, Poeti orfeian këndon gjallshëm: “Të desha, Lule, më shumë se se Perënditë, të desha më shumë se dashuritë”. Një epilog “kalorsiak”, galopues, tringëllues, që i qeshet nuri dhe ditës dhe sinqeriteti dashuror ka ngritur një pemë të lartë me një kurorë të bukur: “Lule shpirtvirgjër, të dua sinqerisht!”Derdhje ne bronz lirik nga Poeti për madhështinë femërore, e cila duhet të dashurohet me katërfortësinë e shpirtit, katërpikëhorizontin kryesor: V, J, L, P… 16. Muza ilirike, muzë e ndritur… “Pa dashur të zëmëroj perënditë në shpirtin tënd dua të futem”. Një kërkesëe bazuar në kode dashurie… Thelbi ndrit. 17. Po ngushëllimi është i nevojshëm në ndjenjë?! Le ta lëmë me presje të lëvizshme.
Përfundesë tipike
Poeti lirik Xhevat Limani, me të kënduarën e tij lirike, në të shtatëmbëdhjetë “kantatat” e tij, bën një “delegim” lirik te ndjenjave te Kryelulja e tij, duke zënë vend në historinë panteonare të dashurive më të forta globike. E bukur është kujtesa, gjithmonë e ndritshme. Eshtë një dashuri me ndjenja dhe linja të përkora, një dashuri me një manifestim tërësor sinqeriteti, një dashuri që do ta kishin zili gjithë të dashuruarit e Botës…, një dashuri leksionare në këtë kohë, ku ka marrarendje e marramendje, ku dashuria e sinqertë shpërdorohet keqas… Me ciklin “Shpirtkëputur”, pjesë e triptikut, ai nënshkruan përjetësisht betimin e madhe të kodit të dashurisë çiltërore, një kontribut moral e shpirtëror në letërsinë, poezinë lirike kombëtare . Ky model, ky modul lirik hap, horizonte në krijimin e lidhësive dhe trumbeton epërsinë e ndjenjës së pastër dhe jetëgjatësinë e marrëdhënieve dashurore. Temperamenti leksior, fjalëformimet dhe gjetjet limaniane,ritmi, rima, prezenca figurative dhe fjalëthënia filozofike është një zbukurim ikonor në “muralitetin shtresor “ të krijimtarisë së tij…
Gjirokastër , 31 gusht 2018
| |
|