Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Një vështrim mbi romanin “ Kryefjala e Fatales” Sun Jul 17, 2016 2:27 am | |
| “ Të hulumtosh mes procesit të një ngjarje, ku procesi “cungëzim” gjen forcën dhe energjinë e të mbijetuarit Një vështrim mbi romanin “ Kryefjala e Fatales”, vepër e shkrimtarit KRISTAQ F SHABANI. Refleksione
Nga Nexhmije Hasani
Vepra që më madhështoi Gjeta veten te ky roman me ligjërime vuajtjesh dhe dhimbjesh. U njoha me Adonisin, personazhin kryesor të veprës, ngjarjes dhe me një galeri të tjerë personazhesh të çuditshëm, por dhe realë e bindës. Dhe nga faqja e parë deri tek e fundit, përshkova të njëjtën rrugë më të. Shkrimtari Kristaq F. Shabani, një autor shumë i njohur për aftësinë trajtuese, për stilin e tij origjinal, për krijimet e tij inteligjente, për krijimin e një letërsie magjike, në këtë vepër ka shtruar një “sixhade” të larmishme për lexuesin, ku të duhet të “ecësh” mbi të bukur dhe lehtë: *Të kujdesesh, mos t’i prishësh imazhin. *Të ndalosh në ngjyrat e kaltra të kolorit dashuri të çiftit Buronja. *Të freskohesh nga rrjedhja e freskët e burimeve dhe të marrësh aromën e gjelbërimit jugor. Po të duhet të bësh shumë kujdes në ecje. *Të mos shkelësh të kuqen. Është gjaku i derdhur nga një trup i sakatuar, i gjymtuar. *Të frymosh ajër të pastër dhe të ndjesh zhurmën e detit. *Të mbash lulen e jetës në duart e tua që kërkon të vaditet dhe, nëse s’mundesh e shikon atë të thahet dalë nga dalë. *Të kthehesh në retrospektivë duke ndjerë fatkeqësinë njerëzore, si proces të një cungimi vertebral. *Të takohesh me heroin e gjallë, ku sistemi i preu pjesët e trupit duke e gjymtuar atë dhe e la në harresë. *Të ndeshesh me larminë e të rrëfyerit, të narracionit të zhdërvjelltë, të bollëkut cilësor të përcjelljes dinamike të ngjarjeve. * Teatri i ngjarjeve të romanit ka hapësirë të gjerë Shqipëri dhe Greqi. Emrat e personazheve janë kryesisht emra tipikë mitologjikë ilirë. Një gjë mjaft e bukur kjo që të emocionon. . Aq të shumta dhe të lidhura ngushtësisht janë ndodhitë saqë përjetimi është shumë i thellë dhe mesazhet përcjellëse të nguliten për t’i materializuar, madje me fanatizëm. Duke qenë jashtë vendit, mania ime ishte të lexoja më shumë shkrimtarë të huaj, të letërsisë botërore, por , duke lexuar këtë roman të shkrimtarit Kristaq F. Shabani , shtroj pyetjen: “ Si nuk e kam lexuar më parë këtë shkrimtar?”
Parada e legjendave Adonisi i romanit “Kryefjala e Fatales” një personazh mit i letërsisë moderne shqiptare
Librin e përshkon një fatkeqësi vrastare, të cilën shkrimtari i sprovuar, na i sjell këndshëm të simboluar, si një paradë legjendash . Kristaq F. Shabani përdor një art hyjnor. Prezanton jetën reale dhe të mistershme të krypersonazhit Adonis, në ndërlidhësi me personazhe të tjerë realë dhe mitologjikë. Një njeri me një jetë të kushtëzuar nga shkaku i procesit fatkeq që quhet “sëmundje”. Nga ky absurditet i kushtëzuar heroi është i pamposhtur. Ai është i dashuruar me tingujt e jetës, këndon këngën e qiellit, duke sfiduar kohën. Kalvari i romanit “KRYEFJALA E FATALES” është rruga e jetës që nga fillimi e deri në vazhdimësinë e saj. Autori me filozofinë e tij dhe duke përdorur shprehi të artit të thekur letrar të jetësisë, njeh vetëm lindje. Për të nuk ekziston vdekja. ... Josif Buronja (Adonisi) një Martin TapÇeri i ri , i fisit Buronja, i cili i ngriti shtatoren vetes, si një shembull për mbijetimin. Iu desh disa herë t’i thoshte jetës “Lamtumirë”, por përsëri e gjente forcën për ta kthyer dhe një herë jetën mbi atë kënetë të ndotur me gjakun që rridhte nga trupi i tij. A ishte kjo forca e njeriut uragan që luftonte mbi një trup të sakatuar? Apo e gjithë kjo ishte një profeci? “Tri vetëtima prenë mes për mes qiellin, si një thikë me presë të pazakontë dhe kurmi i qiellit lëshoi ca pasthirrma në një notë të zgjatur: Oh, oh, oh dhe Nestori gëzon me fraza te ëmbla. "Vëllaçkua më lindi. Dhe u lëshua vocrraku në kalldrëmin e magjiktë. Pas tij u lëshua babai im, Perikliu, për të kapur "fluturën"e dimrit që tremb qiellin dhe vetëtimat, ...Tek unë i sapolinduri, gjyshja, diçka pa dhe fytyra u trondit. Unë kisha qeshur më parë se çdo fëmi tjetër. Nuk kisha qarë si çdo fëmi tjetër. (faqja 5) Çudia mbërtheu dhe shtangu gjyshen time. Lindja ime, në vend që ta gëzonte, e kishte mbërthyer në një valëzim oval, që i përhapte me muzikalitet valët... . Papritmas, gjyshja dëgjoi një zë, ndoshta ishte vetë Zoti:" Djalin që lindi, "krijesa ime", ruajeni, se në jetë do vuajë, shumë do të vuajë.... . Në derën e kockës së vdekjes, disa herë do të afrohet, por ajo s’do të mundet ta marrë… Për këtë të sigurt të jeni” . Ishin këto fjalët poetike të zërit qiellor, që, sa u thanë u shoqëruan me mbyllesën e tyre me një bubullim të rëndë. A ishte kjo një lindje e thjeshtë? Jo! Ngjan me një lindje profetike, ku Kryeëngjëlli ruan një premtim ndaj krijesës së vet, duke e transformuar atë nga realja në triumf pavdeksie. Mbron të zgjedhurin e tij. Në këtë Sagë Dhimbjesh që kalon personazhi kryesor i këtij romani, Adonisi, s’ka se si mos ta ndjesh, përmes këngës së tij të ligjërimit, filozofinë e vuajtjes, e cila, në çdo varg a rresht, të përpin brenda saj. E gjen një pjesë të dhimbjes nga plagët e tua. Nëse, ndokush, do më tregonte historinë e jetës, tërësisht reale të vetes, ashtu, plot me vuajtje dhe dhimbje, unë, sigurisht, do ta dëgjoja me respekt dhe përulësi. Po ndjesia tjetërsohet komplet, kur këto ndjenja vijnë të lakuara nëpërmjet ngjyrimit të penës poetike kaq jetësore të autorit. Dhe kush tjetër mund të na i sjellë kaq të ndjerë, përveç shkrimtarit të letërsisë moderne, Kristaq F. Shabanit.
* Mjeshtëria artistike të lë pa fjalë: Dy kryepersonazhe të motivuara Poeti një kryepersonazh i linjës së dytë të shtrirë , i cili përbashkohet dhe konturon linjat në hapësirën e romanit…
Biseda me poetin "Horizonti dhembëzbathur" një trajtesë e veçantë . “Kryefjala e Fatales” të vë përballë një sfidë, duke përdorur një strukturë me mjeshtëri artistike të një stili modern. Bashkon kufijtë ndarës të njeriut personazh psikologjik, i cili thyen atë hapësirë të faktit injorues që koha fantazëm krijonte ideologji dogmatike. Në bisedë me poetin, lexuesi takohet mes vuajtjeve të Adonisit me autorë të letërsisë boterore: Cvajku, London, Heminguej, Tolstoi etj. , ku zemra të pulson me të njëjtën rrahje të djaloshit Adonis, i cili hodhi shtat, përmes njohurive që merr nga Poeti... “Po përjetonte çaste të bukura, të cilat i jepte vetëm një penë poetike: Ishte hutuar. Pse këtë njeri e mbanin në “rrethim të hekurt"? Pse e torturonin atë ndjesisht? Pse? Pse kishin frikë nga alegoritë, personifikimet, aliteracionet, similitudat, epitizimet, pse? Pyetja e tundonte thellë në shpirt. Dhe brenda vetes së tij ndjente që po jetonte botën e madhe të hapësirës pa kufi…”. (faqja 14) Rritet mes dhimbjesh djaloshi jugor, i cili në kete vepër merr përmasa kombëtare e ndçërkombëtare, duke treguar triumfin ndaj Dhimbje. E shohim si personazh biblik, i vendosur përballë kryqëzimit torturues. Po si një Odise i vërtetë, ai di t’i arratiset kryqëzimit, t’i largohet vdekjes, duke iu rikthyer jetës për disatën herë. Ja si e quan dhimbjen të shprehur ... “Veshka ime e ngacmuar filloi të prodhojë "gurë". Gurët prodhoheshin me shpejtësinë e "dritës"… Sytë me dhimbnin, trupi im po shkonte drejt një sakatimi të mëtejshëm. Një dramë dhimbjeje që zgjati më shumë se 28 vjet. Kaq shumë bisturi, kaq shumë dhimbje, kaq shumë të therura, kaq shumë dridhërima! Hapje varresh dhe përmbysje arkivolesh. Tuba në gojë, tuba në trup, njeriu është tjetërsuar… Dhimbje të ashpra, pas këtij operacioni .... Dielli apo hëna është operuar ndonjëherë?” faqja 126) Sa bukur është metaforizuar dhimbja ? Poeti me aftësinë e tij kuron … Figura e Aristidh Koljas e madhërishme , përfaqësues tipik i arvanitasit inteligjent dhe klas. Nganjëherë qenia njerëzore është e mrekullueshme. E merr këtë mrekulli, sepse i duhet të përulet para dhimbjes. Them përulësi, duke e parë sëmundjen me respekt, duke e detyruar atë të mësohet me trupin e njeriut dhe jo njeriu me sëmundjen. Çdo lindje, çdo metamorfozë shoqërohet me dhimbje. E di që Krishti një herë është kryqëzuar?....Reanimacioni mban peshën e rëndë ...(faqja126). Dhimbja lëngon në fjalë. I tërë ky libër mua më sjell përshtatje me Biblën. Reanimacioni mban peshën e rënde. E njëjta peshë që mbajti Jezusi për njerëzimin. Ai ishte shembulli, sesi e përballoi përpjekjen e tij për hir të njerëzimit. Dhe për këtë mori shpërblimin. Njeriu s’është perëndi, po shembëlltyra e Perëndisë. S’është i pavdekshëm, por në mënyrën e tij i duhet të ngadhnjejë mbi vdekjen, duke i pasur vetes, familjes dhe jetës një detyrim. Unë po guxoj të bëj një krahasim nga Bibla (zbulesa 2:9) Jezui tha: ”E njoh shtrëngimin dhe varfërinë tende, por ti je i pasur. E njoh dhe blasteminë e atyre që i thonë vetes judenj, por që s’janë veç një Sinagogë e Satanait”. Pse e citova këtë? E citova se autori KRISTAQ F SHABANI që në fillim të romanit na ka pasqyruar një lidhje të fortë të njeriut me Krijuesin. Po dihet se çdokush që ka këtë lidhje të fortë , vihet në prova shumë të vështira në jetë, se djalli nuk fle. Adonisit, si i përzgjedhur, me gruan e tij të bukur, Lorelanë, fati i buzëqesh. Dashuria e tyre e madhe u jep forcën për të ecur përpara. Krijohet një familje e fortë me fëmijë të mrekullueshëm. Nëpërmjet dhimbjeve dhe operacioneve, Adonisi vazhdon të jetojë, të punojë e të ketë biznes. Mundohet të eksperimentojë me ortakëri në biznes, por s’ishte e lehtë se këtu, pra ngrë kokën gjarpëri. Rënia e sistemit i risolli rrënjet e ferrave gjembaçe, të cilat ishin tharë për një shekull. Nga i thati u dogj dhe i njomi. Besimi i tepërt për të punuar në një biznes, i solli ngërçe të forta. Sprovë. S’ishte e para për të. Dhe, kur trokiste në dyert e mjekësisë shtetërore, për ta ndihmuar për kurim jashtë shtetit, ai merrte pabesinë. Dhe ai vazhdonte të shkelte mbi gjemba me trup të therur dhe shpirt të lodhur. Por, ai i lumtur tërheq një “thes” të mbushur me ligësinë e Izegrimëve dhe Meleagrinëve. Ai besoi në natyrën e bukur të njeriut mbi të gjitha rrethanat, ku kishte dridhërima, vuajtje fizike, nënshtrim mbi të drejtën, mosmirënjohje dhe tradhti bashkëpunimi .
Përfundimi im
Të bësh analizë për këtë vepër, për dimensionet letrare dhe temën që rrok, ka vështirësi të mëdha, analitike, por unë ceka disa drejtime që më tërhoqën vemendjen. Po e mbyll këtë refleksion të shkurtër, duke e falënderuar të madhin Kristaq F Shabani për këtë vepër mrekulli që na ka dhuruar, duke e ilustruar rreshtat e fundit të këtij romani : “Lorelaja mbushej me ajër të pastër dhe para i shfaqej Adonisi i ri, teksa e bëri të lulonte. Sakatët po ndjenin rifitimin e pjesëve të cunguar… Ç‘kishte ndodhur kështu? Adonisi kishte filluar jetën e pavdeksisë së përjetshme, pas atij fataliteti këmbanor…. A vdesin Perënditë ?...”
| |
|