Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Mirela Qerimi " Preludi i dashurisë"

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mirela Qerimi " Preludi i dashurisë" Empty
MesazhTitulli: Mirela Qerimi " Preludi i dashurisë"   Mirela Qerimi " Preludi i dashurisë" EmptyTue Feb 16, 2016 4:06 am

Preludi i dashurisë

Të dua si askush deshi një zemër,
me gjithë forcën e shpirtit që s'ma kuptoi njeri!
Të dua edhe kur dhimbja më gjunjëzon shpresën
edhe kur ëndrrat mbeten vetëm shtegtim!
Të dua për butësinë e shpirtit
edhe kur dhimbja derën e tij troket,
bashkë me të hyn dhe ndjenja ime,
të mbetet balsam për dhimbjen që therr!
Të dua në mendimet që fjalët s'ua lexove,
në çdo regëtim zemre që s'munde ta dëgjosh!
Të dua edhe kur symbyllur dua të jem larg botës ,
nën qerpik të mbaj se aty dua të jem vetëm me ty!
Të dua edhe kur jam mes grumbuj njerëzish
atëherë më mungon më shumë ngrohtësia e syve të tu,
atëherë vetmia është e vërtetë,
kur ndjej ftohtësi mes mijëra shpirtrash,
se më mungon shpirti jot i ngrohtë!
Edhe kur ditët kalojnë pranë meje pa u ndjerë
edhe kur e ndjej se asnjë s'më kupton,
të dua shumë se pa shpirtin tënd bota duket e zbrazët,
si një peizazh i vdekur,
që vetëm ndjenja për ty i jep jetë!
Të dua se ngjan vetëm me lulëzimin,
se je pranverë për shpirtin tim!
Të dua në çdo cicërim zogjsh mbi degët e shegës,
edhe kur gushëkuqi në dritaren time vjen për ushqim!
Të dua kur bora mbulon gjithçka veç ndjenjës sime!
Të dua se edhe atë e ndjej si shpirtin tënd!
Të dua edhe kur hapat nxitoj të të gjej në botë ndjenjash!
Të dua se për mua je fjala jetë!
Të dua edhe kur tinguj të ëmbël më përkundin nga përhumbje ëndrrash
edhe kur dikush më flet e më shikon në sy,
në ata sy nuk shikoj gjë tjetër veç shëmbëlltyrës tënde,
veç ngrohtësisë së syve të tu që kërkoj në çdo shikim!
Të dua siç do lulja sytë e diellit dhe dita agimin e artë!
Të dua dhe në shpirtin tim nuk ta prangos ndjenjën,
të lirë të dua,si ledhatim i ëmbël flladi,
se je engjëlli im!
Të dua në fjalët e pathëna,
në përkëdhelinë e pandjerë e në përqafimin që mungon!
Të dua në çdo mendim kur ndjenja bren shpirtin,
në çdo pëshpëritje me mendimet
në çdo psherëtimë ndjenje që s'ma dëgjove kurrë!
Të dua për flladin tënd që përkëdhel hijen tënde,
për çdo pikë shiu që bie mbi flokët e tu të butë!
Të dua për çdo gjurmë që lë në dëborën e pashkelur,
në çdo mendim të ikur si kujtim!
Të dua në çdo fjollëz bore e cicërim zogu,
për çdo fëshfërim gjetheje e lule që çel!
Të dua në çdo frymëmarrje e në çdo frymënxjerrje,
në çdo hap që hedh e në çdo këndvështrim!
Të dua si qenien më të ëmbël të botës sime,
në çdo frymëzim je muza më e ëmbël për shpirtin tim!
Të dua edhe atëherë kur më thyejnë zemrën
edhe kur shpirtin ma copëtojnë pa mëshirë!
Të dua edhe kur gëzimi troket në shpirtin tim!
Të dua për këtë jetë që s'po kuptoj pse linda!
Të dua edhe në muzgun e errët
edhe kur yjet e qiellit shikoj si ndriçojnë!
Edhe kur nuhas aromën e një luleje të dua,
të dua tani e përgjithmonë!
Të dua se je oazi im shplodhës,paqja ime!
Të dua se je engjëlli i shpirtit tim!!!

Autore:Mirela Qerimi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Mirela Qerimi " Preludi i dashurisë"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mirela Qerimi, mendim kritik per "Diell i paperënduar"
» Martesa Interes apo Kurorë e Dashurise
»  GJIROKASTRA ARSIM Risitë në ciklin e ulët nga MIRELA SINO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: