Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Dy ngjarje ne Kosove qe ndodhen ne Ramazan Fri Jun 26, 2015 11:06 pm | |
| DY NGJARJE NË KOSOVË QË NDODHËN NË RAMAZAN
Murat (Qazim) Mehmeti, djaloshi 17-të vjeçar, nxënës i Shkollës së Mesme Teknike në Prishtinë, me dy gurë në dorë, pasi që brohoriti “Ejani shokë t’i lirojmë nga burgu vllaznitë tonë,” sulmon kordonin e policisë, me ç’rast plagoset me armë zjarri për vdekje; ishte agjërueshëm kur u vra ky djalosh i guximshëm në demonstratat e para në Prishtinë, me 27 Nëntor 1968, ishte Nata e Ditës se Flamurit….Ishte dita e muajit të bekuar Ramazanit…. Ishte muaji i bekuar i Ramazanit, Janar 1998, kur Shaban Jashari i Prekazit të Drenicës, me familje e mysafirë u çuen për syfyr, falën namazin e sabahut dhe ashtu agjërueshëm ia kthyen pushkën forcave policore-ushtarake serbe,që e kishin sulmuar, duke luftuar për lavdi të Zotit, për çlirimin e Kosovës… Këta dy shembuj të veçantë, shumë frymëzues, për gjendjen e lartë të vetëdijshmërisë dhe ndjeshmërisë që sjellë agjërimi i Ramazanit, nuk duhet harruar dhe as nuk duhet lejuar që të tjerët t’i harrojnë, sepse e harrojmë vetveten…! Harrimi i vetvetes është mohim i së Vërtetës…. Mexhid Yvejsi, Gjakove | |
|