Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: SI TË JETOJMË NË RAMAZAN? Mon Aug 31, 2009 6:24 pm | |
| Mexhid YVEJSI, Gjakovë
SI TË JETOJMË NË RAMAZAN?
Kujdes shpirt Hapi sytë zemër, Nuk jeni të huaj Në natën më të vlefshme Se një mijë muaj, Filloi t’u zbresë Krijesave njerëzore Drita Hyjnore…
Më i dashuri i Perëndisë, Më i zgjedhuri i njerëzisë, Mëshirë, rahmet, Për botën mbarë Me frymëzime hyjnore Erdhi për t’na udhëzuar Për në fitore…
Por, Në këtë muaj Aq të bekuar, Si të jetojmë, Qysh të veprojmë Që të fitojmë…?
Asnjë ditë Të mos na kalojë E gjymtuar: Pa agjëruar, Kur’an pa kënduar…
Asnjë natë Të mos flejmë Pa u penduar Pa bërë llogari: A veprova sot Sikur ka urdhëruar I Madhi Zot…?
Pyete veten: Kend e ndihmova? Sa ndryshova? A dashurova? Sa përparova? Që të lulëzojë Kjo Fe e Vërtetë, Ky komb i shkretë, Pa e harruar Atdheun e coptuar…. Mexhid Yvejsi, Gjakovë | |
|