|
| Ç'ndjeni kur ndëgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit. | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Ç'ndjeni kur ndëgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit. Wed Nov 07, 2007 1:32 am | |
| Të nderuar forumist po e hapi këtë temë që të përmbledhim sa më shumë shkrime nga Eposi i Kreshnikëve për të cilët populli i ka thurur përmes gojdhënave dhe më vonë i ka skalitur edhe vargjet më të mira duke ia transmetuar shekujve deri në ditët e sotme. Prandaj populli i thuri edhe përralla, tregime, këngë, legjenda etj "Kreshnikëve të Lirisë" Kush ishte "Gjeto Basho Muji" a ishte një person apo ishin tre persona apo sihte simbolik e popullit gjatë së kaluarës që kur ia mësynin tokave të Arbërit Bajlozët Jepej Kushtrimi ; Gjeje ( GJETO) Bashko ( BASHO) Muje ( MUJI). Që do të thotë Ta Gjejm bashk dhe ta mundim armikun. Të japim së bashku mendimin .....
Edituar për herë të fundit nga në Wed Nov 07, 2007 6:49 am, edituar 2 herë gjithsej | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Ç'ndjeni kur ndëgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit. Wed Nov 07, 2007 2:47 am | |
| Sofra mesova edhe diçka sonte se kushe ishte Gjeto Basho Muja nga ç'do teme mesojm diçka me shume ,hulumtoim,hapim librat qe te dime ma shume,beni shume mire sofra qe sjelle kete figura mitologjike ne Forum.
Vajtimi i Ajkunës është pjesë lirike e ciklit të kreshnikëve, një ndër më të bukurat dhe një kryevepër artistike e epikë së popullit shqiptar. Ajkuna është e shoqja e Gjeto Basho Mujit, një kreshnik shqiptar. Ngjarja zhvillohet kështu: Omeri, djali i Mujit rrethohet në bjeshkë e pas një lufte të rreptë vritet. Kur arrin aty Muji, beteja ka përfunduar. Nga armiqtë e vrarë kupton se i biri megjithëse ishte vetëm shtatë vjeç, kishte luftuar si kreshnik. Këto tregohen në këngën “Vdekja e Omerit”. Vajtimin e nënës e paraprin një tablo dramatike tronditëse. Muji varros me duart e veta të birin ne Lugjet e Verdha dhe kthehet në kullë. Ajkuna merr vesh lajmin e zi. Pas këtyre shpërthen dhembja e nënës, vajtimi i saj. Në këtë vaj kemi diçka krejt të veçantë, që e bën këtë krijim poetik lirik të qëndrojë midis këngëve epike heroike të kreshnikevë. Vetë Omeri është një fëmijë i parritur, një luftëtar trim që la pas bëma kreshnikësh. Ajkuna, një nënë e dhembshur që vuan thellë vdekjen e djalit. Figurat artistike që përdoren janë të një lloji me ato të të gjithe ciklit. Këtu marrin pjesë yjet, hëna, zogjtë e bimët. Yjet ndalen të dëgjojne vajin e Ajkunës, kjo mallkon hënën pse nuk e lajmëroi më parë, ahu shtrin degën më të bukur që ajo të mbështetet dhe zogjtë e malit rreshtin këngën. Ajkuna ka në zemër lajmin e zi dhe kuja shpërthen. Në fund të vajtimit shprehja e dhëmbjes merr formë tjetër. Nëna kujton çaste nga jeta e djalit, e sa më të bukura janë ato, aq më e thellë është vuajtja në zemrën e nënës.
Drita a dalë e dritë s’po ban, ka le dielli e nuk po nxeh: ça ka ba Gjeto Basho Muji; Djalin n’dhe Muji e ka shti… A dredhe Muji e në shpi ka shkue, nana e djalit po e pyet; -Mujo, djalin ç’ma ka gjetë? N’Lugjet t’Verdha, a thue ka mbetë?… Qyqe vetëm rrugën paska marrë, kanë zane vend yjt’ vajin me e ndie! Kur ka dalë ndër Lugjet t’Verdha,
atëherë nana hanën ka mallkue: -T’u shkimtë drita ty, o mori hanë, që s’ma çove atë natë nji fjalë, n’Lugje t’Verdha, shpejt me dalë bashkë me hy n’nji varr me djalë!… Kur ka shkue te varri i djalit, ka pa ahin treqind vjeç, ahi ishte rrema-rrema, nji ma t’bukrin mbi varr po e shtin
Mirë po pshtetet për degë t’ahit pikon loti mbi varr të djalit Kanë lanë kangën zogjtë e malit, kanë lane kangën me vështrue! -Po a s’e din se kush ka ardhë, që nuk çohesh për m’u falë, more i miri i nanes-o? Amanet, o more bir, dil nji herë ksi burgut t’errët,
fol me nanën që t’ka rritë s’m’ke lanë kurrë kaq shumë me pritë!… More Omer i nanes-o; A thue gjokun me ta prue? Dil nji herë për me lodrue bjer ndër gurra me u freskue kërko majat bashkë me zana se ty varrin ta ruen nana, mori i miri i nanes-o!… | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| | | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| | | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| | | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Ç'ndjeni kur ndëgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit. Tue Jan 15, 2008 11:58 am | |
| Muji vret Paun Harambashin
Herët çohet Paun Harambashi e shtrëngojke at'gjokun e zi mirë ia vjerreke topuzin n'telqi duel për dere, bjeshkën e ka msy Trimijë berre ai në bjeshkë po i qet tridhetë qenë ai prapa po jua ngjet i ka marrë me to tridhetë çobanë edhe i merrka plot tridhetë sejmenë
nji çardak për vete p'e mbaron bjeshkve dhentë sa mirë po jua l'shon Shih, prej Mujit frika e kish ngranë mos ndoj sherr, po, Muji ia mbaron! digjo ç'bani Paun Harambashi -Pse nuk çohem, - tha, - me u veshë e me u mbathë me ra, - tha, - te kroni i Jutbines? Mos pa shoke at’Mujin e zatet n’mujsha pushke hajnisht une me ia dhane
ia la vetes, po, edhe nji nam Veshet shpejt Pauni u shtrengua per mejdan sa mire qe asht gatue Pse asht shka, hakun mos me ia ngrane shume ish’ qene Pauni trim me nam Si vetima te kroni po shkon fsheke vracin ne pyllin e zi edhe vet n’zhavarr sa mire ka hi shih sa mire ne zhavarr asht palua
pritke shkjaku Mujin per me shkua Ngjoni shkoke aty c’ka asht mbarua tridhete cika ne kambe ishin cua shkuen te kroni t’shkretat uje me marre c’po u prijke Ajkuna e Bardhe I lane fjalet te kroni po shkojne me e mbushe kanatata po fillojne dhe kanatat sa plot i kane mbushe Duel Pauni bash sikur arushe | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Ç'ndjeni kur ndëgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit. Fri Mar 07, 2008 5:14 pm | |
| Permbledhjen me te mire te ciklit te kreshnikeve e ka dhene kole jakova ne permbledhjen e tij Kreshniket liber me vlere te jashtzakonshme | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Ç'ndjeni kur ndëgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit. Fri Mar 07, 2008 5:16 pm | |
| faktikisht emri Gjeto Basho Muji eshte teresisht Ilir,por thelbi i ketij emri eshte pikerisht tek Muji,qe do te thot mundes,qe mundë | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Ç'ndjeni kur ndëgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit. Fri Mar 07, 2008 10:32 pm | |
| Cikli i kreshnikeve Fuqia e Mujit
Lum e lum per t’lumin Zot, Nu’jem kane e Zoti na ka dhane! Kurr ish’kane Muja djale i ri, M’a kish cue baba n’rroge tu njizotni;
Coban lopesh zotnija e ka ba, Per gjith dite bjeshket Muja tu’i kerkue; Per gjith dite nder gurra t’u u freskue, Per gjith dite nder mriza tuj pushue Rruge as shtek pa njofte nuk ka lane
M’i con lopet gjithhere ku s’i’n kane ‘I nate lopet cobanit i paskan hupe E tu shpija nu’ka mujte me dredhe Buze nji shkambit m’u ndale asht ngushtue
Asht ule djali aty per me fjete Paj dy djepa aty ki’n qillue; E kan marre brimen e tuj kjajte M’asht avite Muja me i shikjue Po i pajton tuj i pekunde E t’dy djepat ika vun ne gjume Bardhe si drita dy Zana atehere kane ardhe -Ty, qysh te thone – Mujon e kan pvete- Zo’! c’te ka pru n’ket vend e shka t’ka trete!-
Muja atehere shka u ka thane Rrogtar lopesh un kam qillue Per gjith dite kto bjeshke i kam kerkue Mue rreziku sot ka ardhe me me ndeshe M’kan hupe lopet, e askund s’kam mujte me i gjete Ktu m’xu nata e u ngja per me fjete S’mylla sy prej vajit, qi kam ndie Ishin kane tuj kajte keta dy fmi Kurrkund carje fmia nu’m’kan lane
M’u kan dhimte e jam hudhe me i pajtue I pajtova e sa grima n’gjume i kam vdue Po Zo’! shka jeni me gjithe ket drite?- -Zana jemi, Mujo, tuj shetite, -Tuj u sjelle na njerzvet me u ndihmue, Ti c’fare ndere, Mujo, po na lype? Qi dy djepat na ike vu ne gjume? A don force, Mujo, me qindrue? A don lufte, Mujo, me luftue?
A don gja, Mujo, a don mall? A don,dije, Mujo a don gjuhe? Lyp shka te duesh Mujos te i kan thane Kqyr Muji atehere c’ka qite e ka thane: -Shpesh po m’ngucin cobanija Shum inad cobajt si me kane
Paj me force me ja u kalue un due Njana shoqes Zanat atehere i kan thane: -Tamel gjiut Mujit per me i dhane Tamel gjiut i kan dhane me pi Me tri pika djalin m’a kan ngri E ika fale Zoti kaq fuqi Sa me e luejte shkambin ma t’madhin -Kape gurin! - Zanat i kan thane Njimi okesh e ma guri ish’kane
E ka kap gurin njimi okesh Badihava peshue me duer e ka; Der n’nye t’kames vec e n’mujt ma Njana shoqes Zanat atehere i kane thane: -Edhe do tamel Mujos me i a dhane E ka marre tamlin Muji e e ka pi E ka kape gurin me e peshue Deri ne gju ai gurin e ka cue E ka ugje prap n’toke e ka pushue
Kqyre Zana sa mire ka thane: - Edhe pak gji Mujo me i a dhane I ka dhane prap gji per me pi Sa don Zoti t’i ka dhane fuqi E e ka marre gurin me e peshue Deri ne shoge (brez) gurin e ka cue E kan pa Zanat e kan kqyre Njana tjetres prap te i kan thane: - Opet (perseri) Mujit gji lypet me i dhane
E ka marre Muji gji me pi O! se c’po i ep edhe Zoti fuqi Kenka ba si me kane drangue Ka marre gurin me e peshue N’cep te krahit Muji e ka vdue Njimi okesh gurit i ka qindrue Njena shoqes Zana c’ka i ka thane: -Tjeter gji Mujit mos me i dhane: Pse tjeter gji Mujit per me i dhane
E batis dyrnjan ana-m’ane, Atehere Zanat Mujin po e zhgjertojne Se sa t’vogel qi po flasin: Permbi krye hana tuj i shikjue Permbas shkambit hija tu’u zgjatue Sa miqsisht me te kan kuvendue Kqyre Zanat, Mujit, shka i kan thane: -Probatin na, Mujo, duem me te xane: Fol ti, Mujo tash qysh po thue?-
-Tu t’jem ngusht, Zanat, me m’ndihmue!- E ka fale Zoti sabahin Ferk e ferk Muji kanka cue I ka gjet lopet e ne shpi ka shkue N’fushe t’Jutbines Muji kur a ra Bytym shoket e mbledhun i ka pa Se me Mujin aty i’n kene msue Me i a mujte Mujit tuj ladrue Kqyre seri Muji shka ka ba:
I a ka nise me cobaj me ladrue Send ma t’fortin me dore e ka kape Pese konope perpjete i ka dhane As kurrkush me fole nuk po flet Se me thue kur po i bjen Dekun n’toke gjinden po i qete Prej zotnis – tha – Mujit asht largue Prej zotnis – burri kur asht da Ka dredhe n’shpi - tha – nanen per me e pa
*Tha – I a ka nise Muji tuj punue *Tha – I a ka nise Muji tuj luftue! E n’sa lufta Muji si po bjen Ai gjith here me ndere si po del. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Ç'ndjeni kur ndëgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit. Fri Mar 07, 2008 10:33 pm | |
| Vajtimi i Ajkunes
Drita a dale e drite s’po ban, ka le dielli e nuk po nxeh: ça ka ba Gjeto Basho Muji; Djalin n’dhe Muji e ka shti… A dredhe Muji e ne shpi ka shkue, nana e djalit po e pyet; -Mujo, djalin ç’ma ka gjete? N’Lugjet t’Verdha, a thue ka mbete?… Qyqe vetem rrugen paska marre, kane zane vend yjt’ vajin me e ndie! Kur ka dale nder Lugjet t’Verdha,
atehere nana hanen ka mallkue: -T’u shkimte (shofte) drita ty, o mori hane, qe s’ma çove ate nate nji fjale, n’Lugje t’Verdha, shpejt me dale bashke me hy n’nji varr me djale!… Kur ka shkue te varri i djalit, ka pa ahin treqind vjec, ahi ishte rrema-rrema, nji ma t’bukrin mbi varr po e shtin
Mire po pshtetet per dege t’ahit pikon loti mbi varr te djalit Kane lane kangen zogjte e malit, kane lane kangen me veshtrue! -Po a s’e din se kush ka ardhe, qe nuk cohesh per m’u fale, more i miri i nanes-o? Amanet, o more bir, dil nji here ksi burgut t’erret,
fol me nanen qe t’ka rrite s’m’ke lane kurre kaq shume me prite!… More Omer i nanes-o; A thue gjokun me ta prue? Dil nji here per me lodrue bjer nder gurra me u freskue kerko majat bashke me zana se ty varrin ta ruen nana, mori i miri i nanes-o!… | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Ç'ndjeni kur ndëgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit. Fri Mar 07, 2008 10:34 pm | |
| Martesa e Halilit
Fort po shndrit njaj diell e pak po nxeh! C’po e merr fryma rrapin e Jutbines! Bore e madhe paska ra: Randojne ahet per me u thye Kane cetinat vetem kreshtat Ushtojne lugjet prej orteqesh Prej orteqesh kah po bijne nder gropa Kane ra vashat me gja ne lume
Kane gjete lumin ngri akull Kane nise vashat me lype krojet Kane gjete krojet tane ngri hej! Ka dale Muji me kreshnike A thue ndeshet me ndoj gja malit Sa shpejt diellin ma zu reja! Shpejt ma endi njei pelhure t’gjane e t’gjate E ia ka veshun majat rreth e rrotull Qe kur jane kap trimat-o te lumi
Kaq perzi i ka fryma e plajm e re Askurrnji shoshojne trimat s’po e njohin Ngrine trimat, u sharruen Por n’breg t’lumit – kulla e Mujit T’tane per darke Muji i ka ndale Kqyr cka bani Gjeto Basho Muji E ka vu nje barre dru t’vogel ne zjarr Treqind vete prihere m’u nxeh… Sa shpejt fryma burrave u ka ardhe
Sa shpejt gjaku trimave po u nxehet! Kane marre llafin e po llafiten Kane marre gazin e po gazmojne Kane nise trimat Mujin, po pyesin -N’vater tande, Muje, kemi qellue mos na ki rande per nji fjale… Qysh Halilin s’e martove?… Jane martue krejt mosha e tij… Djemt’e tyne n’loje te tane kane dale
A t’u dhimbsen paret per me i dhane? A t’u dhimben dasmat per me i ba? Tutna djalin dikush po na e rre Shpesh e shpesh po bie n’Kotorre t’Reja Rob te gjalle djalin po e zane Le konakun, Muje, po ta fikin Ma zi fisin, Muje, po na koritin… -Faqebardhe, more shoke,ju qofshi Se mire hallin po ma ditki, burra!…
Ju t’pavllazen shoke s’keni qellue Kujt po i dhembe dasmat per vlla t’vet? Ky edhe s’asht or burra cub flligshish Mire e njihni se asht daji trimnish- Atehere djali ka nise me fole -Kah kam vlla e kah kam moter vdeksha para n’u martofsha se gjithe grate e Krahines ku jane se gjithe vashat e Jutbines ku jane
bash si motra qe po m’duken dheu m’ka mblue e fat s’i qita vedit po s’e mora Tanushen e kralit E une Tanushen vete e kam pa Gja ma t’mire s’sheh njeri nen kete diell Vetulla e saj e drejte si fiskaja Shtegu i ballit si shtegu i malit Kur merr hana me prendue Syni i saj si kokrra e qershis
E ka qerpikun si krahu i dallendeyshes Fytyra e saj si kuqet molla n’dege Hunda e drejt-o si kalemi i Tushes Goja evogel si lulja qe shperthen Dhambet e bardhe si gurezit e lumit Fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli Qafa e saj si qafa e pellumbit Shtati i saj porsi shtat cetine Mishi i dores posi rremi i shemshirit (lloj druri)
Por n’qafe m’paci mor Bjeshket e Nalta Kurrrkund nji shteg qe nuk me late Per me dale deri ne Krajli!-
Sa mire nama bjeshket m’i paska gjue! Sa shpejt deti ka ndigjue!
E e ka cue nji fryme te forte E e ka cue nje fryme te nxehte Bijne orteqet neper gropa Ushtojne malet si prej motit! Por tri dite e ma s’ka zgjate A shkri bora e ka ra n’lume Por tri jave e ma s’ka zgjate Cka e ka ba lumi ate te bardhe? T’bardhet e bjeshkeve krejt e ka mbyte n’det
Cpo kendojne bilbilat n’mal c’po lodrojne femija n’fushe -Shpejt me dale te t’bani (stan ne bjeshke) se ka shperthye ahi! – Atehere djali Mujit i ka thene: -Qetash gjokun , Muje, ti me ma dhane… Atehere djali i ka kcye gjokut n’shpine: -T’mire u pafshim! – Mujit i ka thane Ka marre rrugen per krali
Dy here djalin kurkush s’e ka pa Kalojne male e kalojne lugje Kalojne breshte (pyll me bredha) e kalojne ashte (pyll me ahe) Kalojne dite e kalojne net… -C’ka ka hana qe s’po del? Kane pyet bilbilat e malit Pritni pak more zogjt e malit Ju me kndue tjeter pune s’keni Hana sonte ka ndodhe zane
Ka nji ndore (ne mbrojtje) me percjelle…- Qatehere djali sa kish ra n’breg t’lumit Ka lidhe gjokun brenda ne nji imshte (ahishte me drure te rinj) Imshta ishte tane ahishte Vete shatorret neper muzg te nates po i lyp Kur ta mbrrite te cadra e kuqe… Ka zane vend permbas nji lisi Rranjet e lisit shpernda ne lume… Sa urtisht djali qe po e msyn (sulmon)
Ma ka nxjerr thike ma te mprehten Kamba-doras asht avite… -Po ket fytyre ku e ka pa qe po me gjet me te Halilit?- Ma gjate djali s’ka durue: -Po je a njeri qe ke bese? -Te thafshin krahet more djale i ri se fort thelle qe paske hy!… Hajde brenda, kopil (djale i shkathet); - po i thote
Se ja vdesim te dy pernjihere Ja te dy kemi shpetue!- Atehere djali brenda ka hy E ka marre vasha per dore Shpejt e shpejt te nj’ode i prin… I ka zgjedhe nji pale petka ma te mirat… Krejt si cike djali po ngjan… N’breg te detit, permbi shkamb Dymbedhjete katesh kulla e nalte
Kurrkund shoqen nuk e kishte Treqind hapash kulla e gjane Te tana ballet guri te lemue Anash krejt guri te latue Latue shkambi prej mermeri Aty gurrat me flladite Aty kopshti me u mahite (per te kaluar kohen) Aty velat me valzue (per te lundruar) Me valzue per shpine te detit…
Me Halilin brenda kane hy… Sa fort shpejt kralica gati asht ba!… Kur ka pa sokol Halilin A dredhe mbrapsht si dridhet gjarpni… Edhe deren e ka shkrepe (ka hapur me force) Fill te krali paska shkue… -Te kane ardhe cubat e Jutbines e ty kullat t’i kane zaptue erzin marre, cikat cnjerezue! -
Krali shpejt qenka shtrengue t’dy prej krahu krajli i ka kape… n’burgje t’thella Halilin e ka ndrye rrugen e madhe Tanushes ia ka dhane Mire po e ndal Jovani (nje mik) e po e pyet: -C’asht ky vaj Tanushe lum motra? – i thote- Se kso britme kure nuk kemi ndi! -Rob kane zane Halilin e Mujit e mue rruget tata m’i ka dhane
ma per t’gjalle te shpia mos me kthye!… Nji fjale Mujit te dera me ia cue Me i ra mbrapa Halilit sa ma pare Ndryshe djali n’tburgje t’u ka kalbe! – E ka gjete nji njeri te beses Menjihere Mujit naten ia ka nisun N’nestret nadje djali asht kape te kulla Nji ka nji punet ia kallzon Mujit T’madhe burri paska nise me qeshe:
-A t’kam thane taraku (dem, mezat) i Kotorrit se Kotorret kane me ta hanger kryet?… Ka dale trimi ne beden te kulles Me nji kushtrim ka thirre Jutbine e Krahine -S’kam cka u them more aget e mi vec me koriti sokol Halili Me u shtrengue burra si te mundni Se dita e vdekjes ma e veshtire nuk vjen! – Kane ba ashtat trimat me ushtue
Kane ba lumin trimat mu turbullue Kane ba gjoket trimat me fluturue E t’jane kape te Kotorret e Reja… Neper rane t’detit Muji i ka shpernda: -Ver me goje mos guzoje kush me ba… Se shume njerez qenkan mbledhe n’Kotorre! Me kushtrim krali i ka thirre – Midis logut asht nji djale i ri Hekrat duersh bugagite (prangat) kambesh
Ai asht Halil aga i ri Mbare Kotorret me ate po qeshin: -A po e sheh Halil, vdekjen me sy? Kurre ma ngushte, Halil, a thue ke qen? Kuvend burrash djali paka shtrue… -S’asht ngushte njeriu deri n’dite te vdekjes -Fjalen e mbrame ne pac me e fole se ty jeta m’at hu t’u ka sose!… -Pese dekika (minuta) liri me me dhane:
Tjeter t’mire ne t’paret nuk na kane lane Kurrnji nesh mos me vdeke ne shtrat Por me shpate m’u pre tuj kendue…- Edhe duert mire ia shpengojne Ia kane dhane lahuten ne dore Kurrkush djaloshin vesh s’e ka marre Krejt po e kendon kangen ne gjue te pareve Qaty Muji neper fushe ka dale E e ka ba nji piskame te madhe
Jane shembe kullat gjer ne themele U trand deti me hy brenda Kane gjemue malet si per mot t’lig! Kurrnji trimat nuk po e lane me ike Lufte e rrepte aty qe po bahet Me dhambe trimat duen shoshojne me shkye Me dhambe gjoket duen shoshojne me e marre Notojne kurmat thelle ne det Notojne trupat neper gjak
Hic s’po lodhet Gjeto Basho Mujei Sa thelle trimi me paska hy!… Muji djalin e ka shpengue A turre djali si i terbue Gjalle me dore kralin e ka zane Me shpin ne hu ditet i mbaroi Qatehere burrat kane rroke unat (urat e zjarrit) Shpejt qyteti ka marr zjarr Ka marre zjarr krejt ne fund e ne maje
Sa fort Muji m’asht terbue! Aspak dhimbe trimi s’po ka As per kulla qe rrenohen As per t’vdekun qe shkrumbohen!… Tri here dielli ka prandue Tri here hana ka ague Kurrkund zjarri me pushue! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Ç'ndjeni kur ndëgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit. Fri Mar 07, 2008 10:34 pm | |
| Omeri i ri
Lum e lum per t’lumin Zot Nu’jeme kane e zoti na ka dhane Kur ish’kane nji plak i mocem Mashkull n’voter s’i ka mbete Nji baloz n’mejdan po i del
Edhe ‘i leter po m’i a con Letren plaku po m’a kndon E me lot ai po e loton: -Sot nji jave n’mejdan me m’dale Ka qite cika e i paska thane: -Pash nji zot, babe, qi t’ka dhane Shka asht letra, qi po e kndon E me lot fort po e loton? -Le, mori cike, ty zoti t’ruejte!
Rrezikzi kishem qillue C’se kam le mos me gezue Mue balozi m’lype mdjdan Un jam plak edhe jam zhgrehe (kam rene) Nuk po muj me dale n’bejleg (dyluftim) Ka qite cika e i paksa thane: -Aspak, babe, ti dert mos ki kur t’dale drita, ajo dalte e bardhe ke m’u vesh, babe, ke m’u mbathe
per me ra n’Agaj t’Jutbines Agajt s’t’lane jo me u korite Kur ka dale drita, dalte e bardhe Mire asht veshe plaku e mire asht mbathe Per Jutbine heret asht fillue Tridhet Age m’kuvend m’i ka bashkue Hallin Agvet mire jau ka dertue (ka qare hallin) Mue balozi m’lype n’mejdan M’lype n’bejleg me te me u pre
Pash’i zot, Agaj, u ka thene Un jam plak e tash jam mbete Kurrsi Agajt me goje nuk kan fole As me sy nuk po e shikojne Shum-e paret plaku po jau njehe Nuk ndigjojne me i preke me dore Shpejt ne kambe plaku kenka cue I ka hipe gjokut e a fillue Ne shpi t’vet kur paska shkue
Ka nise cika e po e pevete -Babe a mujte, Agajt, a i ke gjete? -Bet ne zotin, cike! Si m’ka dhane S’ndigjoi kush paret me i preke S’ndigjoi kush mejdanin me m’a hjeke -Hajt, bre babe, hic me u ngushtue Per baloz sot m’ke djale mue E s’t’la, babe, un ty me shkue -Le, bre cike, ty zoti t’ruejte!
Sot dy jave nuse vijne me t’marre Po n’mejdan si ke me dale Po n’mejdan si ke me shkue Kryet balozi me t’a shkurtue Dy here marrja mue me m’mlue Plak pleqnije me u shnjerzue? Po shtrengohem e po shkoj vete: Nuk baj dam edhe me mbete Hic bre cika vesh nuk kish’ marre
Shpejt ne kambe ajo kenka cue Mire ashte veshe edhe shterngue Tu berberi na paksa shkue Sikur djale kryet e ka rrue Sikur djale n’ftyre me t’u duke S’ka mujte baba i vet me u ndale Ka nise plakur atehre me e sue (mesue) -Permjete drumeit, cike , tuj shkue Burri m’drum te ka qillue
Kur te shkojsh n’at katund me ra Aty asht sheher i madh Njajo kulla, qi asht ma e bardhe E tri katesh bojen e ka E burrit t’yt ajo ka qillue Rueju n’dere, pra, mos me i shkue! M’i ka hipe gjogut ne shpine T’madhe gjogut i a ka dhane dorin Kur ka ra n’at katundin e ri
C’po shikjon cika me turbi M’a ka vu doren ne ball Nate tuj erre, dielli tuj ra Bet ne zotin cika qi ka ba N’be t’zotit si ish’ betue N’konak burrit per me i shkue I a ule gjogut , burrit i bje n’dere I thrret t’madhe e i trokate nji here Dikush gjegje e jashte ka dale:
-Kush je ti – thote – more djale? -Mysafir a don me t’ardhe? -Ti hoshgjelden – te i ka thane n’podrum gjogun i a ka cue kan hi n’ode e kan pushue i a pjeke kafen me sheqer i a ka dhena e ne dore e merr kah te pin po e vndon oroe (po e ve re) ne fyt kafen i a shef ka i rrqet
sa fort djali si asht ngushtue paj te nana – tha – paska shkue ka qite nanes Alia e i paska thane: -Bet ne zotin, mori nane Mysafiri, qi na ka ardhe Paj per seri m’a ka lkuren e bardhe Kah e pin kafen n’fyt i a kam pa Shoqi i tij kurre nder ne s’ka ra Shka i ka thene baxhija e shkrete
-N’mos bre femen, bir, do t’jete? Epja fyellin a thue po i bjen Epja i’ here lahuten n’dore Qitni strugen e unaza lodroni! Mire kan hanger e mire kan’ pi M’a pvete djalin prej kah je Po m’i thote: Omeri i ri I a ka dhane fyellin n’dore: Mjaft bukur po m’i bjen
Shpejt m’i luen gishtat e dores Mire m’ia shjtejn frymen e gojes I a ka dhane lahuten n’dore: Mjaft bukur po m’i bjen E ma mire me kange po e ndjeke Kan qite strugen e kan lodrue Tri here djalin e paska cue Sa fort djali qi ashte ngushtue Shpejt te nana – tha – paska shkue
Ka nise nanes – tha – me i diftue: Tri here kapuca qi m’ka cue E lahutes mire i ka ra Edhe fyellit si ma mire nuk ka Probatin – nane , po e xa Sa mire nanan a kujtue Ka marre djalin e m’aka sue: - Hajtni n’ode t’dy per me shtrue Po n’kjofte femen ka m’u diftue
Gjume ne sy nuk ka me i shkue Te dy n’odre kan shkue me ra T’mira teshat m’i kan gjete Se shkoi nata cika kishte fjete Edhe djali tuj na ruejte Po hic cika s’kishte luejte Kur ka ague tha drita e bardhe Tha – te nana djali kishte dale: -Bet ne zotin – tha – mori nanae
Si ka ra njashtu ka ndjehe Ka qite nana e i ka thane: -N’meshteri me dale n’dugaje Me na ble fyellin prej pirinxhit Me na marre furken e praruet N’dere te dyja me i a vndue Ne kjofte femen mos m’u kujtue Ajo furken ka me shikjue Sa shpejt djali qi a nise
N’meshteri – tha – kenka shkue Fyell e furke - tha – i ka marre Fyell e furke mire i ka pague Ka marre rrugen e asht fillue N’der t’odes Omerit i a paska vndue Shpejt asht veshe cika e shpejt asht mbathe Paj ne dere – tha – kah ki’ pa’ dale Shtjelm bre furkes i paska ra M’a kap fyellin n’at dore t’bardhe
Kurrsi ciken pisk s’po e xane Kan pi kafen me sheqer Fjala fjalen mire po e qet Kqyr Alia shka i ka thane; -Probatin, Omer, me t’xane Bet ne zotin Omeri i ka ba -Sot n’merak ty nuk po t’la Ktij balozit do t’i dal n’mejdan Zoti e din si kam m’u da
Per ne kjofte rrezik me m’pre Edhe kryet mue me ma trete Marak ti per mue pse me mbete? Paj ne kjofte nafake per me pshtue Ksajt kah shpija kam me u diftue Atehere Alia – tha – e la me shkue I ka dhane doren e cika asht fillue Ne shpine te gjogut si i ka ra I a ka dhane t’madhe dorin
Aty mire si ka pushue Ka lute zotin me i ndihmue -Zoti t’vrafte, Omer, - i paska thane – Qi t’ka lane Muja ktu me ardhe Kenke i ri un sot me t’carte S’tutet burri – tha baloz, me fjale Cili shoqin po e ndjek ma pare? Te dy n’gjoga jane zatete Ik ti djale, balozi te i ka thane Edhe mprapa ciken poma ndjeke Se sa vrap gjogat m’i kane lshue Se sa rebtas m’topuz kenkan gjue Sa fort cika i a ka ruejte Shpte per shpte atehre kenkan dredhe Te dy shpatat – tha si i kan ndeshe E balozit dy copesh po kputet Nj’atehere cika shpate po i bjen Dekun n’toke kjo po m’a qet
M’i zdrype, gjogut , mbi te kcen Kurrsi kryet s’po mund i a merr Kaq per serei t’madh qi e kish ‘ pase Athere gjogut m’i bertet” Hajt bre, gjog, zoti ty t’vrafte! N’qerrazhi po due me t’shite E qymyr me bajte me ty N’mnere qymyrin gjogu e pat N’stom te lugut n’dy gjujt ra:
Sa n’tdy gjujt gjogu ka pushue Ngjat balozit cika asht shtrengue E ka mrrote (e permblodhi) e n’shpine e ka vdue Ka marre rrugen – tha – per me kthye Ka marre rrugen n’shpi me shkeu Bash te i shoqei – tha kish ‘ pushue Qeft po bajne – tha – tu kendue e tuj pi M’kan shtrue buke edhe jane ngi Kan marre lojne me lodrue
Ka nise drita me ague Asht ba gadi cika me u fillue Don Alia – tha – per me e ndalue -Ku po don, Omer me shkue- Probatina na sot pa u vllaznue? Bet ne zotin – Omeri i paska thane – Kurrnji pare me vedi nuk e kam Besen e zotit – tha me t’a dhane Se sot nji jave ne darsem kam me t’ardhe
Se sot njijave ne darsem kem m’u pa Probatina atehre na kem m’u ba Njatehere Alia i ka besue Asht fillue cika e n’shpi ka shkue M’i ka dale plaku – tha – ne dere M’asht gezue baba – tha – nji here Tane Jutbinen – tha – e ka bashkue Per gjithe dite tuj pi e tuj kndue Erdh Orogu (koha e caktuar) nusja per me shkue
‘I qind darzmore Alia i paska cue Mire fejtaret fejve (fyejve) po m’u bijne Mire kalorsit gjogave , po m’u rrijne Kangataret s’po pushojne nji here Pushke tuj qite, dajre tuj ba Ne konak Alis i paskan ra Njimi vte darzmore bashkue m’i ka Mire me hanger – tha – u kish gatue Rreth e rrotull Alia tuj shikjue
Kurrkund porben – tha me sy s’po e shef Kurrrkund proben – tha nder shok nuk e ndan -Ndalje kangen – tha dajre mos me ba Se’i probatin – tha – mue m’paska deke Sot nji jave tu un – tha – mik m’ka fjete Besen e zotit ai mue m’a ka dhane N’kjosha gjalle pa t’gzue s’due me t’lane Nder darzmore mue t’parin ke me m’pase Pushoi kanga, - tha e pitas gjithkush mbet
Se as me shoqin kurrkush ma s’po flet Shka po i thot nusja vjerres s’vet -Me m’a thirre Alin ne dere N’dere te odes Alia paska dale I a ka thane nusja nj’a dy tri fjale I a ka thene nusja e i ka ba be N’dac Ali me m’vra e me m’pre Mik sot nji jave ktu mue m’ke pase -Hajt ty hajrin per me t’a pa!
N’ode te miqt Alia paska shkue; -Nisni pijen, shoke, nisni me kndue; Probatini tek m’ka ardhe mue Kshtu m’kan thane, se atje nuk jam kane. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Ç'ndjeni kur ndëgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit. Fri Mar 07, 2008 10:35 pm | |
| Arnaut Osmani
Ç’fare ka ba ai Arnaut Osmani! Dymbedhjete shoke i ka bashkue Ne Bjeshke te Nalta trimi ka dale Dymbedhjete aget shkjete ia kane zane E jua kane shti prangat ne kambe; Shka ka qite krali e i ka pyete: - Cili jush sarajet m’i ka djege? Qysh ka fole ai Osman Aga i Ri - Vete sarajet, kral-o, t’i kam djege Vete une kullat, kral-o, t’i kam shembe Çfare kish’qite krali e kish thane; - Shume nder, po une due me u ba Thelle ne burg une due me u shti Drite e diell mos me pa me sy Flet Osmani me shoket e vet: - Si s’ma mesuet mue nji dredhi Si te dalim prej ketij burgu te zi? Sa mire shoket Osmanit i kane thane: - Paj, ne bafte kush ndonje dredhi prove te madhe krali ka me i ba be te rande Osmani paska ba - Ne shtate furra te kuquna me më shti qerpiku i synit njiher s’ka me m’u drithe po provoj, - tha – sonte me u shti sikur vdekja mue me ka ardhe – kambet Arnauti m’i ka shtri m’i ka mbledhe ai duert permbi gjoks m’iu kane mbledhe shoket perreth tij kane marre britme trimat e piskame kane nise gjamen trimat me gjamue - Mjeri une per ty, vllau em, o vella Kur kane leshua, po, gjamen e trete I ndjeu krali ne ode te vet I ndjeu krali e po na i pyet - Ç’kini ju, more robe te tretun? A ju ka ra malli i shtepise? A ju ka ra nder mend babe e nane? A ju ka ra nder mend per moter e vella? A ju ka ra nder mend per shijergja (qingja) te bardhe? A ju ka merzite, - tha - balta deri n’gju? A ju ka merzite – tha - mjekra per pa u rru? A ju ka merzite – tha – drita per pa dale? Çfare kane thane aget e ngujuem - Asnji asosh, kral, nuk po ashte Por nji shokn, kral-o na ka vdeke Bese nuk zanka krali sa ka vdeke Por ma therret ai çiken e vet Çelsat ne dore çikes ia ka dhane - Ulu nji here te ai burg i zi Edh kqyr se cfare ka ndodhe aty Kur ka nise – tha – n’ate burg me hy Arnautin po ma shef te shtrime Bash jaran ma kish pase ate djale Para kralit çika kishte dale Ka qite kralit çika e i ka thane Ne vig ishte Osman Aga i Ri A ma fal qe ne dhe ta shtij? – Aspak bese krali s'e ka zane Njiqind vete n’dere t’burgut i ka cue Dhjete ma te fortit brenda n’burg i ka shti Krejt i vdekun Arnauti ngjan Jashte e qiten, krali ma ka pa; Por sa kopil krali kishte qene! Ka nise poven e prove po ban: I ka mbledhe nante gjarpna t’shullanit Ne gjoks gjarpnat trimit ia ka vue Sa fort gjarpnat e kane qokate (pickuar) Sa i gjalle kish qene, per t’gjalle s’u ndie! I ka ndeze dy zjarre te medhenj E ndermjet Osmanin po ma shtjen Pra e mbrapa lekura m’i pelcet Gjalle kish qene, per t’gjalle s’u ndie! Aspak bese krali s’i ka zane M’i ka marre njezet maja gozhdash Per nen thonj thelle ia ka shti Dersa gjaku trimit m’i ka dale! Gjalle kish qene, per t’gjalle s’u ndie! As hiç bese krali s’i kish zane Se i pabese vete fort kishte qene Po don krali dhe nji prove me ba M’i ka zgjedhe tridhjete çika t’mira Mire po i vesh e mire po i mbathe Ne krye t’vdekunit bashke po kercejne Perreth te vdekunit çikat po lodrojne Perreth te vdekunit mire po kendojne Çika e kralit tek kryet i ka qellue Mire Osmani çiken ka hetue Me njanin sy ai ma ka shikue Buza n'gaz trimit m'iu ka ba Mire po qesh njera ane e mustakut Çika e kralit asht kujtue Mbi fytyre shamine i ka leshue Ç’kane qite çikat tjera e kane thane! -Tash, po, qesi Osman Aga i ri! -Zoti u vrafte, - çika u ka thane- se ky djale nji here ka vdeke shpirti n’gaz, shoqe, i ka dale – ç’ka i ka thane çika babes se vet: - Pash ate zot, kral, qe t’ka dhane dhe ne vdekje njeriun me e mundue e gjithfare provesh ne te me i provue?! Po ai ka vdeke e ka mbarue; Era e keqe ketij ashte tue i ardhe Se tash tri dite ka denje mbi doke A thue t’vdekunit, kral, po i trembesh? Hiqja prangat, pra babe, - i ka thane – Edhe duert me ia shpengue! – As hiç krali prape s’ka besue! Ma ka thirre ai balozin me shpate Nder sy te tij Osmanin e ka lirue Per mbi krye shpaten ia ka leshue Sa mire Osmani shpaten e ka hetue*! (e ka pare) Fluturim ne kambe asht çue Shpaten ne dore ai po e merr Se i terbuem balozin po e pret Kurkujt nder mend s’po i bjen me qendrue Tmerr i madh te gjitheve u ka hy T’tane te vdekun Osmani i ka ba; Synin kralit trimi ia verboi Krahin kralit trimi ia shkurtoi Rrafsh ne toke kullat ia rrenoi Dymbedhjete aget trimi i çliroi… Se atje une vete nuk kam qene Si kam ndie e si me kane thane Po burrat e forte gjithçka mund ta bajne.
Shale – Malesia e Madhe | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Ç'ndjeni kur ndëgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit. Fri Mar 07, 2008 10:36 pm | |
| Muji mbas deket
Kur ish’ kane Muji me Halilin N’bjeshke te nalta trimat kenkan dale Dhimbte e madhe Mujit ia ka ngjite Edhe Muji Halilit te i ka thane: -Dhimbte e madhe, vlla, m’a ka ngjite Nuk po muj n’kambe me qindrue’ Por qe jete, Halil, due me ndrrue: E t’ma mbarojsh nji vorr te gjane Ne vorr mue si t’me shtish E ne shpi kur t’bajsh me kthye Se a dekë Muji kuj mos i difto Se me ndie krajlica se un jam dekë Aty vendin ty nuk t’a lane. – Qaty jete Muji paska ndrrue E ne vorr Halili te e ka shti E n’shpi djali kenka shkue Na jane mbushe shtat dit e net Kan kalue e jane ba shtate vjet Kush per Mujin gja nuk ka dijte Por Halili, kur p’e pvetin Thote: ka dale nder miq me shetite I a bjerre, tha, pahi ageve te rij S’ndihet kush ma per trimni Kan nise shkjet me cue krye Tha, deri zana po pevete: Si nuk shkojme Mujin me e gjete; Qe shtate vjet qi s’e kem pa Edhe ndore s’i kem dhane Kishte dale nji baloz prej deti E te krajli kenka shkue Edhe krajlit balozi i ka thane: -Sa kopil Muji kenka kane Qi n’bjeshke t’nalta qi ka deke E Halilin e ka porosite Qi kurrkuj mos me i kallxue Due me dale vorrin me i a lype.- N’bjeshke te nalta balozi ka hipe Paska ndeje tri dit e tri net I a ka lype vorrin, i a ka gjete E ka nxjerre nji hu te gjate T’gjith me rend vorrin tuj ia rrehe: -Çou, mor turk, n’mejdan me m’dale Ndo t’i nxjerr eshtnat prej vorrit!” Ka marre Muji per m’u cue S’p’e lane drrasat n’kambe m’u cue Por m’ka ndie nji qyqe tuj kendue: “Amanet qyqes te i ka thane: Shko e m’i thuej Sokol Halilit Ka dale nji baloz prej detit M’a ka lype vorrin, m’a ka gjete Gjith me hu vorrin tue m’a rrehe M’thote: Çou turk, n’mejdan me m’dale Ndo t’i nxjerr eshtnat prej vorrit Fluturim, tha, qyqja kenka que N’bahce Halilit m’i ka shkue Ka marre pushken Halili per me e gjue Atehere qyqja te i ka thane: “Mo’ti djale, mue per me m’gjue Se mue Muji me ka cue Nji fjale t’keqe me t’difute: Se i ka dale nji baloz prej detit Edhe vorrin me hu a tue ia rrehe.- Sa mire Halili qyqen m’a ka ndigjue Shpejt e shpejt n’shpine gjogut i ka ra Tim e mjegull gjogun m’a ka ba E te vorri Mujos m’i ka shkue Shpate ne qafe balozit m’i ka ra Kryet ne toke balozit ia ka qite Edhe Mujos vorrin ia ka zbulue Kambekryq Mujin m’a ka gjete…! Mujin zanat e ki’n pa’ çue Se fort nakël i’n kane ba Qysh ne vorr kreshniku m’u kalbe Doren Mujit Halili ia ka dhane E prej vorrit Mujin m’a ka qite E m’gjog t’vet Mujin m’a ka hipe Shndoshe e mire nJutbine me te ka ra Shum trimni bashke prap qi i kam ba | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Ç'ndjeni kur ndëgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit. Thu May 15, 2008 11:38 pm | |
| Kangët kreshnike -përbëjnë një cikël të madh këngësh legjendare shqiptare që njihen në popull me terma të ndryshëm si ;këngë lahute ,të moçme ,trimash ,kreshnikësh ,të Mujit e Halilit ,agajsh të Jutbinës etj.Ky bile është cikli më i gjerë i këngëve legjendare shqiptare në përgjithësi . Ky cikël këngësh interesante ka të bëjë me vepra e veprime që nga periudha iliro-thrakase në të cilën gjeniu popullor derdhi tërë fantazinë e tij të bujshme dhe në ndrrimin e kohëve e pasuroi me motive ,me ngjarje e me fytyra të tjera ,të kushtëzuara nga rrethanat e nga marrdhënjet e reja jetsore ,të cilat ai diti ti reflektojë fare mirë dhe ndoshta personazheve të vjetra ua mveshi rroben e mesjetës e të kohëve më të vona për t' i bërë ato më bashkëkohore . Në këngët e kreshnikëve marrin pjesë aktive qenjet mitologjike madje në përpjestime më të gjera se në legjendat tjera .Orët ,zanat ,dielli hëna ,kuajt që flasin e veprojnë si njerzit dhe u ndihmojnë kreshnikëve tanë në momentet më të vështira ,pastaj zogjtë e malit ,bishat ,gjarprinjët e të tjerë gjithëherë janë pranë kreshnikëve dhe u ndihmojnë atyre në çdo situatë sa herë kanë nevojë.Kështu këto elemente mitike -prrallore dhe shumë të tjera që i hasim në këtë cikël këngësh ku reflektohen bëmat e rapsodëve tanë janë dëshmi e vjetërsisë së lashtë të ndodhive e të personazheve të shumta që morën pjesë në zhvillimin e tyre . Këto këngë u kënduan shekuj me radhë madje me simpati të madhe u dëgjuan e u përcollën me kënaqësi brez pas brezi ,malsorët këto këngë i këndojnë në dasma ,në netët e gjata të dimrit ,verës në bjeshkë ,në festat tradicionale në lagje e në vende tjera publike ose në familje .Sepse në luftërat heroizmat e ngadhnjimet e kreshnikëve ,populli ynë ,gjeniu popullor pa fuqinë e parezervë për tu bërë ballë stuhive e rrebesheve të parreshtura të shekujve . Këto kënge pra këngët e kreshnikëve thonë malsorët e burrnojnë njeriun ,e bëjnë trim i shtien zemër të durojë plumbin ,gjakun ,luftrat ku tresin meshkujt .Prandaj ndonëse në këto këngë nuk vërejmë ndonjë luftë me karakter thjeshtë kombëtar për mbrojtjen e drejtëpërdrejtë të atdheut nga sulmet e ndonjë zaptuesi me përjashtim të Gjergj Elez Alisë fytyra e të cilit nuk është e lidhur aq ngusht me periudhën e kreshnikëve të Jutbinës i cili në radhë të parë mbron nderin e motres dhe të familjes e në mënyrë të tërthortë edhe të atdheut të tjerët luftojnë për qëllime të tjera . Vazhdon | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Ç'ndjeni kur ndëgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit. Fri May 16, 2008 1:20 am | |
| Meghithatë në luftrat e kreshnikëve në duelet e tyre të shumta këngëtari popullor pa një heroizëm të rrallë vigajsh që s'u bie gjë për ballë ,për ç'gjë çdo kundërshtar i tyre pëson nga ata në mënyrë katastrofale .Kur kemi të bëjmë me luftrat e kreshnikëve të cilat zhvillohen kryesisht në bejlegje kolektive apo individuale ,por pa përpjestime të gjera e frontale ,gjeniu ynë është mjaft real ,sepse ai pos fitoreve sheh edhe pësimet dhe disfatat humbjet edhe të kreshnikëve tanë nga kundërshtarët e tyre .Pra ata bien në duar të kundërshtarëve të cilët i fusin në burgje-zindane dhe ua venë prangat në këmbë e në duar i mbajnë vite me radhë në burgje i lidhin me vargonj qenësh e i fyejnë dhe nënqmojnë në mënyrën më brutale ; -Janë xanë rob dy agët ma të mire janë xanë rob Muji me Halilin . Megjithatë ,kreshnikët tanë prapseprapë ia dalin në krye të korrin fitore ta mposhtin armikun ,ta presin ,rrëmbejnë vajzat egratë e bukura dhe t'ia bëjnë mall e kulla shkrumb e hi,e në fund të bëjnë dasma edhe nga tri javë . Luftrat e kreshnikëve tanë gjithëherë jan♪7 të rrepta e të përgjakshme pasi ata luftojnë me palën kundërshtare që disponon force përpjesëtimisht të ngjashme dhe të barabartë sepse edhe rivalët janë trima e të zhdërvjellët ,të shpejtë e të stërvitur për luftëra të ashpëra , Në raste të shpeshta ata janë edhe të zhvilluar fizikisht si kreshnikët tanë ,Dhe ky pasqyrim real ia shton edhe më tepër vlerën guximit ,trimërisë dhe e heroizmit të kreshnikëve shqiptarë .Ndërkaq hetojmë një hiperbolizim bukur të theksuar në të përshkruarit e fuqisë fizike të këtyre trimave të rrallë Ata si i parafytyron legjenda jonë në prozë ; ''Kanë një krahror 18 pëllëmbësh ,dy sy si dy grykë kazanash,e kanë ''opangën''sa me fjetë një njeri në të ,çibukun sa me i vu një kaci prush sipri dhe asnjë gacë të mos bjerë për dhe ,ata hanë nga një dash në vaktit ,pijnë verë me bucela kafe me filghana 20 okësh '' Pa dyshim një fuqi e tillë fizike me përpjestime fantastike sipas botkuptimit popullor duhet të imponoj edhe në duelet luftarake . Pos fuqisë fizike të idealizuar ata disponojnë edhe me një intelegjencë të hollë e të natyrshme dhe janë të sprovuar mirë me mjeshtrinë e bejlegjeve ,gjë që u ndihmon të korrin fitore edhe në situata shumë të vështira dhe të dalin faqebardhë . Madje ata në raste nevoje dinë të përdorinë edhe dredhinë më perfide për ta mashtruar armikun .Kreshnikët intelegjent e të zhdërvjelltë dinë t'u futen kundërshtarve në kulla e konaqe duke u maskuar me rroba magjarre ose bullgare dhe hyjnë e rrijnë me të dashurat e tyre të cilat u ndihmojnë shumë në këto raste ; Rrusha djalit i ka lakmue nji tradhti e ka menue . Tanusha e Krajlit të Mores e hedh të ëmën nga kati i gjashtë pse do ta tradhtoj Ali Bajraktarin e skena të shumta e të ngjashme . Bota mitologjike luan një rol shumë aktiv në të gjitha ndërmarrjet e rrezikëshme të kreshnikëve shqiptar ,sidomos zanat dhe orët e malit janë gjithmonë pranë tyre dhe u ndihmojnë në momentet më të vështira ,ua tregojnë atyre shtigjet më të përshtatshme për t'iu afruar kundërshtarit ,ua tregojnë ditët me fat ,kur ata mund të luftojnë dhe ta mundin kundërshtarin .Po kështu ua tregojnë edhe ditët e fatkobit dhe i këshillojnë që të mos nisen në bejlegje .Muji ,kryekreshniku i Jutbinës është vëllazëruar me zanat dhe orët prandaj ato e përcjellin gjithmonë dhe i gjinden pranë në situatat kritike përcjellin fatin e tij dhe kreshnikëve të tjerë dhe i shpëtojnë nga rreziqet . | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Ç'ndjeni kur ndëgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit. Fri May 16, 2008 2:10 am | |
| Mujit ,Halilit e kreshnikëve të tjerë ,pos kësaj në ndërmarrjet e tyre u ndihmon e tërë natyra .Bota shkrihet e bie në përroje për tri ditë e netë ,pasi Hlili kishte ndarë mendjen të nisej për ta marrë Tanushën e Krajlit ,hëna ,dielli dhe orët e zanave e marrin atë me ndore; Po thotë dielli ;-A ndorja e eme ! Ka thanë hana ;-A ndorja e eme ! Kanë thanë orët ;-A ndorja e jonë! Sa t'bajë dritë ,ka ndoren dielli, t'errmen natë ,ka ndorën hana , armët e brezit ja rue zana! Zogjët ia çojnëMujit lajmin në momentin kur Krajli po përgatitej ta presë Halilin .Zana i prin kalit të Lule Frangut ,kur u lidh me kusht të rëndë me Ago Turkun që të kalojë për një ditë Shkodër-Vlorë dhe kjo ndihmë i jipet atij pikërisht pse ishte i martuar me mbesën e Mujit .Kuajt gjithëherë kanë parandjenjën e fatkeqësisë që mund t'i gjejë kreshnikët në ndonjë ndermarrje luftarake .Ata kanë bukur shumë veti njerzore dhe janë shokët më të mirë të kreshnikëve në duelet luftarake.Në bejlegje ata e dinë rolin e tyre ,bien në gjunj në mënyrë që muzdrakët e topuzët e kundërshtarit të fluturojnë mbi kokat e kreshnikëve ,ose veprojnë si rrufeja ,kur trimi ynë sulmon kundërshtarin dhe kur ai sulmohet nga shumë armiq përnjëherë kali i ndihmon duke i mbytur me shkelma sa e sa prej tyre . Kreshnikët tanë marrin më së shpeshti iniciativën e bejlegjeve luftarake dhe gjithmonë luftojnë kundër krajlave ,kapidanëve e harambashave e asnjëherë kundër popullit të rëndomtë .Përkundrazi nga shtresat e popullit të anës kundërshtare e ndonjëherë edhe ndonjë harambashi ata kanë''pobratima'',kumbarë e dashamirë të cilët u ndihmojnë që t'i befasojnë kundërshtarët duke u treguar kullat ,shtigjet e lehtësisë e tjera për ti sulmuar ata ; Gjogu t'çon te Vuke Harambashi probatin Vukën e kam pasë . i thotë Muji Halilit kur niset në aventurën e tij për ta rrëmbyer Tanushën në ''Martesa e Halilit '' .Po kështu në këngën e Deli Mehmet Agës ,Mara bashkëvendase e krajlit ,të cilës Mehmeti i kishte ndihmuar dikur në hallet e jetës ,të mirat ja kthen me të mirë duke e mbajtur në konak dhe duke e udhëzuar si ta vrasë krajlin më lehtë. Sidoqoftë fantazia popullore që ushqen një simpati të jashtzakonshme ndaj këtyre kreshnikëve gjithnjë e pasqyron madhësinë e tyre me një idealizëm të rralë kur na thotë se kreshnikët me zërin e lartë e me hapin e rëndë shkulin lisa me rrënjë ,bëjnë që të dridhet toka nën këmbët e tyre e mandej ata edhe fluturojnë me kuajt e tyre prej bjeshke në bjeshkë ,kalojnë lumenjë e dete; E ka ba një piskamë të madhe janë shemë kullat der' n'themel e ta trandun deti me hi mbrendë kanë gjimue malet ,si për mot t'lig. Kreshnikët në duelet e tyre me kundërshtarët ,që nganjëherë janë të shumtë vrasin me qindra njerëz, ndonëse vriten edhe vetë dhe përsëri ngjallen ,martohen nga disa herë duke marrë vajzat më të bukura të krajlive . | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Ç'ndjeni kur ndëgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit. Fri May 16, 2008 2:57 am | |
| Kreshnikët tanë sipas pjesës më të madhe të këngëve ,rapsodive ,janë 30 agë të Jutbinës ndonëse ndonjëherë përmenden edhe300 si p.sh ''Halili merr gjakun e Mujit ''në të cilin hasim këtë skenë; Pluhun i madh ,si re ,tek asht pshtjellue kah m'jan nisë sot 300 agallarë. Megjithatë ndër këto rapsodi përmenden vetëm emrat e disa prej tyre .Sigurisht ndodh kësisoj pse gjeniu ynë popullor di ti dalloj ata që bëjnë vepra më të mëdha ,që bien më shumë në sy .Prandaj në këtë cikël këngësh vallen e tërheqin Gjeto Basho Muji me të vëllanë Halilin ,të cilët gjithmonë qëndrojnë në krye të një çete kreshnikësh dhe e udhëheqin atë në mnënyrë shembullore .Ndonjëherë shfaqet edhe ndonjë çetë e udhëhequr nga Dizdar Osman Aga por natyrisht kjo është më e dobët se e para pasi ajo edhe formohet herë pas here ,kur në mes të kreshnikëve lind ndonjë zënkë për shkak të xhelozisë pse Muji për sukseset e kreshnikëve ia le gajretin vetes . Megjithatë kjo çetë nuk i ka veqoritë e çetës së Mujit prandaj edhe pëson disfata dhe shkatrrohet në mënyrë të natyrshme . Gjeto Basho Mujin ,sipas këngëve kreshnike ,rapsodi ynë e pasqyroi si një hero të rrallë ,një kreshnik shumë të mençur ,të matur ,të fortë të paisur me një trimëri e guxim të pashoq ,me cilësi të një strategu të rrallë ndër bejlegje .Ai me këto cilësi edhe arriti famën ndër më të mëdhatë e kohës ,jo vetëm në mesin e agëve të Jutbinës por edhe tek kundërshtarët ,të cilët dinë ta respektojnë guximin trimërinë e maturinë e tij ,sepse ai edhe di ta falë kundërshtarin kur t'i bie në dorë ose kur e ze në gjumë .Pra në raste të tilla Muji nuk e çart as kundërshtarin më të madh ,pse për të një gjest i tillë është paburrëri .Pikërisht për këtë shkak Muji e qorton disa herë Halilin ,i cili është më gjaknxehtë duke e këshilluar ; Lufto të gjallët se të dekunit s'kanë ç'bajnë si kanun na kanë lanë të parët. Halili përkundër Mujit ndonëse janë vëllezër është parafytyruar si një tip i kundërt me të .Vërtet ai simbolizon bukurinë e rrallë të mashkullit dhe si i tillë shumë i lakmueshëm për vajzat e krajlave .Ai është jo vetëm guximtar i hatashëm por edhe tepër i rrëmbyeshëm .Ky kreshnik nuk i matë shumë veprimet e veta dhe gjithmonë është i gatshëm të futet nëpër duele pa menduar mirë se si do të përfundojë.Kështu ai është pasqyruar si një aventurist i përsosur i kohës së vet i cili ja del që me rroba femrash te hyj ndër 300 vashat e krajlisë në shatorrin e Tanushës së bukur ,tri vjet jeton ne pallatin e krajlit të Miskovit e të Talirit vetëm t'i shoh vajzat e tyre madje vret edhe harapin a ndonjë zullumqar tjetër ,që u kish rënë krajlive në qafë ,e në fund ua merr me miqësi vajzat | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Ç'ndjeni kur ndëgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit. Fri May 16, 2008 5:55 pm | |
| Djemtë e Mujit ,Omeri prej Mujit, shtatë Omerat ,Zymberi simbolizojnë tipin e të riut guximtar ,i cili ka trashëguar shumë veqori të të jati ,që ndonëse i ri shpeshherë futet nëpër bejlegje dhe fiton .Ai nxjerr të jatin ,xhaxhanë dhe kreshnikët e tjerë nga burgjet e krajlave ,harambashave ,kapitanëve ,të Ganiqe Galinit por edhe vritet tepër i ri zakonisht në moshën 7 vjeqare .Arnaut Osmani njëra ndër fytyrat më simpatike të kësaj plejade kreshnikësh ,trimash është parafytyruar si simbol i qëndresës heroike ,i stoicizmit të paparë ndonjëherë ndaj të gjitha provave të tërbuara që i bën krajli në të kur ai shtiret si i vdekur duke u përpjekur t'i shpëtoj tmerrit që ushtronte krajli në të e në shokët e tij të cilët i mbajti më se 7 vjet në burg ; I ka mbledhë nandë gjarpij shullani , në gjoks gjarpijt trimit ja ka vu se sa fort gjarpnat e kanë qokatë gjallë ish kan,për t'gjallë s'ndie. [Arnaut Osmani ] Dizdar Osman Aga ,njëri ndër kreshnikët e dalluar përfaqëson njeriun e tipit ziliçar ,karrieristin që u ka smirë gjithherë të tjerëve dhe është i prirur të përgojoj kreshnikët e tjerë t'i përçajë dhe të formojë çeta të reja përkundër asaj të Mujit .Në të pasqyruarit e një tipi të këtillë në mesin e kreshnikëve ,këngëtari ynë është realist ,pikërisht pse ndër ta sheh të mirat e të metat e tyre ,harnoninë e idilën jetësore ,por edhe ngatrresat e disharmonitë ashtu siq është jeta e tyre e vërtetë . u këndua për fytyra të tjera të cilat me veprimet e tyre tërhoqën vërejtjen e gjeniut tonë popullor që t'i kujtoj me nderim .Të tillë janë Ali Bajraktari ,Hysen Krapushniku ,Deli Mehmet Aga .Ky i fundit është fytyrë mjaft interesante ,sepse sa ishte i pasur pat shumë miq e kumbarë ,ndërsa pasi humbi pasurinë e ra poshtë ekonomikisht e harruan të gjithë ''dashamirët'' ,ia kthyen shpinën e disa madje e gjuanin prapa me ''gur e shkërbaça''me ç'gjë këngëtari reflektoi mirë kontradiktat e jetës ,realitetin e idhtë jetsor .I njohur është edhe plaku Basho Jona i cili gëzon autoritet të madh ndër kreshnik♪7 sepse ai me këshillat e tij të urta ia del në krye t'i afroj agallarët e Jutbinës edhe atëherë kur ishin në ngatrresë.I tillë ishte edhe Butaline Tali i cili gjithashtu i rri Mujit te këmbët sa herë që ai ndërmerr ndonjë aksion të rëndësishëm .Edhe fytyrat e Ramë Bajraktarit ,Musa Qesexhiut Shaban Evimadhit dhe ajo e Lule Frangut zënë vende të merituara në ciklin e rapsodive tona . | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Ç'ndjeni kur ndëgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit. Fri May 16, 2008 7:23 pm | |
| Origjina e kreshnikëve tanë dhe koha e ekzistimit të tyre janë ndër çështjet kyqe ,që ndonëse u bënë shumë përpjekje të zbërthehen edhe sot e kësaj dite ngelën enigmatike .Vërtet duke u mbështetur në këngët e këtij cikli mund të jepet njëfarë sqarimi përkitazi me prejardhjen e kreshnikëve .Pra sipas tyre Muji në fillim na paska qenë një bari lopësh i goditur te një zotëri dhe kur e do fati njëherë i paskan hubur lopët dhe ai duke i kërkuar rrëzë një shkëmbi dëgjon dy fëmijë duke qajtur ,u afrohet djapave dhe i përkund e i pajton foshnjet që ishin të zanave të malit .Ato më vonë vinë dhe zhvillojnë me Mujin kësi dialogu ; Zana jemi ,Mujo tuj shetitë tuj u sjell na njerzëve me u ndihmue [Fuqia e Mujit], gjë që në njëfarë dore na flet se këto qenie mitologjike kanë qenë mirëbërëse të njeriut .Prandaj po ato edhe Mujit ia shpërblejnë mirësinë; A don forcë ,Mujo me qindrue ? A don luftë,Mujo me luftue? A don gja ,Mujo ,a don mall? Lyp shka t'duesh !-Mujës i kanë thanë . dhe bariu i pa të keq ,lyp atë për çka kishte më së shumti nevojë momentalisht pa ndonjë vetëdije se dikur me anë të asaj që do t'i falnin zanat ,do të fitoj edhe famë tërrallë pra; -Shpesh po më ngucin çobanija , shumë inat çobajt si ma kan paj me forcë me ja u kalue unë due . Zanat i japin Mujit tambëlgjini gjersa ai fiton një fuqi fantastike dhe ç'prej atëherë Muji u bë edhe ''probatin'' me zanat që do ta shoqërojnë tërë jetën .Po këto këngë na mësojnë se edhe 30 agallarët e Jutbinës paskan qenë fëmijë jetima dhe se ata i mblodhi Muji dhe u mësoi mjeshtrinë ushtarake ,i ushtroi për çetim ,njëherë në gjah e më vonë i futi edhe ndër luftëra dhe i bëri trima të dalluar .Këta kreshnikë sipas këngëve kanë edhe lidhje farefisnije ,së paku pjesa më e mirë e tyre sepse; Le konakun ,Mujë ,qe s'po ta fikin ma zi fisin Mujë po na koritin prandaj Halili i ri nuk pranon të marr nuse kurrsesi vajzat e Jutbinës pasi ato i duken si motra .Qështja e kohës së ekzistimit të këtyre kreshnikëve është edhe më komplekse ,sepse këngët legjendare lidhur me këtë nuk na bëjnë të mundur të japim ndonjë mendim të sigurtë e te dhëna historike përkitazi me këtë nuk kemi . Në historinë e letërsisë shqipe gjejmë një tjetër hipotezë ''Nga brendia e tyre dhe botkuptimi shoqëror nga mjetet artistike që përdorin këngët paraqiten si krijime të lashta dhe duket se trajtojnë ngjarje të periudhës së kapërcimit nga shoqëria fisnore në rendin feudal shtetror .Feudalizmi në Shqipëri duke filluar e pakta me shtetin e Arbërit ,u zhvillua në shekXIII-XV...është karakteristik fakti se këngët e kreshnikëve dëgjohen kryesishtë në malësinë e veriut ,të cilat gjer në ditët tona kanë ruajtur tiparet e shoqërive fisnore .Pra këngët ka të ngjarë të jenë krijuar brenda shekujve XII-XV dhe të lidhen me përpjekjet për t'i shpëtuar depërtimit feudal....'' | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Ç'ndjeni kur ndëgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit. Fri May 16, 2008 8:04 pm | |
| Një pjesë e këngëve të kreshnikëve bën shpesh aludim në luftërat për kullosa .Kërkimi i kullosave i ka bërë bashkësitë fshatare të lëvizin prej vendit në vend .Shkrimtari bizantin Jan Kantakuzin flet për lëvizje të mëdha fshatarësh në viset e Thesalisë dhe të Epirit duke i paraqitur ata si njerëz që nuk njohin pushtet dhe që janë në luftë me feudalët e viseve ku vendosen .Kërkesa e kullosave dimërore i detyronte fshatarët të zbresin në fushë dhe të ndeshen këtu me feudalët .Lufta që ndizej ,zgjerohej ,feudalët i ndiqnin fshatarët gjer në bazat e tyre të malësive .Shpesh një shumicë e madhe malësorësh zbritën nëpër fusha kundër dëshirës së feudalëve dhe qeveritarëve të vendit .Ata bashkë me bagëtinë e tyre u shtynë gjer në dyert e Raguzës e në brrylin e Danubit .Në një letër që i dërgoi Venedikut .Balsha i IIIankohet se banorët e malësive nuk po i binden ,po duan të rrojnë''sipas mënyrës së vjetër''Eshtë tashma terreni ku zhvillohen ngjarjet e ciklit të Mujit e të Halilit me shokë dhe të një shumice këngësh të kreshnikeve.'' Dhe njëmend nëse vështrojmë ambientin nëtë cilin jetojnë e veprojnë kreshnikët ,do të na bjerë në sy se ai është blegtoral.Muji ishte bari lopësh Halili dhe Omeri i ruajnë delet e shtjerrat .Kreshnikët janë të veshur me tirq dhe tërë veshmbathjen e malësorëve tanë ; Po i shkund tirqit ,po i mbërthen dysllyqet dhe ata luftojnë gjithëherë kundër të pasurve që përafërsisht e përfaqësojnë shtresën feudale e cila ngadalë po shtrinte e po zgjeronte pushtetin në pronat e malësorëve duke ua rrembyer edhe kullosat .Luftërat e tyre kundër rrëmbyesve duhet të simbolizojnë luftën e fshatarësisë kundër përhapjes së feudalizmit dhe rentës feudale në përgjithësi. Emrat musliman të kreshnikëve në pjesën më të madhe shprehja e fjalëve turkndonjëherë e ndonjë element tjetër musliman nuk jan argumente bindëse për të na vërtetuar se këta kreshnikë paskan jetuar në kohën e sundimit osman në këto vise .Përkundrazi ato mund të jenë elemente fare t♪7 reja të mveshura më vonë nga këngëtari popullor duke dëshiruar t'i aktualizoj ngjarjet e ti bëjë kreshnikët më bashkohorë.Përndryshe në këto këngë hasim edhe shprehje të tilla si; Edhe shqip ai gjogut i ka britë ose Tjetër t'mirë ne t'partë nu'na kanë lanë kurrnja vesh veç mos me dekë në të shtrueme por me shpata m'u pre tuj këndue . [Martesa e Halilit ] Eshtë ky ambienti i të parëve të kreshnikëve i krijuar nga rrethanat e posaçme historike me ç'gjë ata tekefundit mbajnë lartë moralin e tyre në kushte të vështira jetësore . | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Ç'ndjeni kur ndëgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit. Sat May 17, 2008 1:17 am | |
| Armët me të cilat kreshnikët tanë i ndajnë bejlegjet me kundërshtarin sikur edhe ato të kundërshtarit janë topuzat ,xhilitat ,mizdrakët [heshtat] shpatat dimiskia [të sjella nga Damasku ],thikat e helmatisura e të tjera .Ndërkaq ,armët e zjarrit -pushkët ,pishtolet dhe topat ,sado që përdoren kryesisht si mjete habërtare; E kanë shprazë topin habërtar tanë Jutbina njaty ka ardhë, dhe sado që ndonjë legjendë shpjegon se dalja e pushkës dhe përdorimi i saj më i gjerë ,është si fund i periudhës së kreshnikëve .Kështu gjoja Muji takohet njëherë me një bari që mbante armë ,pushkë zgjatë krahun për të provuar efektin e saj .Bariu shtjen në pëllëmbë të dorës së mujit ,plumbi ja shpon tejpërtej ,dhe atëherë; ''Lum Halili - i thotë Muji të vëllait -na s'kemi shka bajmë ma në këtë dhe ,ku ka hup burrnia e a çoroditë gjindja e nji ma i keqi të çartë me këtë teshë'' dhe ndryhen në shpellën që përshkruhet kaq bukur në; ''Në shpellë të kreshnikëve '' prapëseprapë pushka përdoret edhe në duelet luftarake .Në këngën Deli Mehmet Aga kemi këtë skenë ; Dy kobure mbrend në brez i shtjen edhe ven në krah pushkën e gjatë. Halili e vret me armë Krajlin babain e Mirushës së Gredinës e këngëtari shpesh na thotë se kreshniku i ka ngjeshur armë e sylah e të tjera . Eshtë e vërtetë se përdorimi i armëve të zjarrit në krahasim me me kohën elindjes së kreshnikëve është element i ri sikurse janë edhe dylbitë të shkruarit e të lexuarit e letrave nga kreshnikët .Megjithatë ,këngëtari popullorduke na folur për këso elementesh të kohës vërteton edhe aftësitë e tij krijuese sepse ai di të ofroj kushte e mjete të domosdoshme në mënyrë që veprimet e kreshnikëve duke i vënë në pozita të volitshme të jenë të motivuara sa më bukur dhe ata të jenë sa më bindës në aksionet e tyre .Përndryshe ai kur s'ka mundësi të tjera gjen edhe ndonjë zog që do të mund t'i kryente porosinë kreshnikut ; I zog prej malit me ma çue , e kët letër me ma marrë , me m'ja çue Begzades së bardhë . [Martesa e Ali Bajraktarit ] Rrethanat e tilla madje vinë duke u pasuruar gjithnjë e më shumë .Fjala vjen kreshnikët dinë të flasin disa gjuhë sepse në këtë mënyrë mund t'ia dalin në krye të futen ndër krajli të ndryshme dhe të komunikojnë me ta e me vajzat e tyre pa farë vështirësie .Zogu në mungesë të komunikacionit ua bante letrat kreshnikëve madje gjer te ta arrinte edhe ndonjë fletë e dushkut e shkruar nga ndonjë kreshnik që kishte rënë në grackë dhe kërkonte ndihmën e të tjerëve .Po kështu në mungesë të mjekëve dhe barërave ,kreshnikët shërohen nga zanat e nga gjarpërinjët Në një sërë këngësh kreshnike thuhet ; -Tre gjarpni në bark ja kishte gjetë kjo është një mënyrë e të rrëfyerit popullor për të treguar forcën e jashtzakonshme të heroit .Mirpo ndër bejlegje siç na thonë këngët për fat të trimit ngadhnjimtar nuk janë të zgjuar të gjithë gjarpërinjët por njëri sish ,përndryshe do të ishte e pamundur mposhtja e heroit që pëson disfatë.Kreshnikët tanë ushqejnënjë simpati të veçantë ndaj trimave me gjarpërinjë dhe u vie keq që kanë qartur heronj të tillë ,sepse ata e vlersojnë lartë trimërinë dhe u vie keq kur ajo pëson edhe pse ka qenë e rrezikëshme për ta .Studiuesi i këngëve tona kreshnike do të mahnitet me fantazinë e pasur e të bujshme të gjeniut tonë popullor,i cili me këtë varietetjashtëzakonisht të pasur këngësh ma dha disa romane të jetës të marrdhënjeve shoqërore ,psikologjinë,virtytin ,moralin heroizmin ,burrërinë e besën e kreshnikëve tanë në të cilat malësori ynë sheh vetveten fuqinë e vet të pashterrshme për të depërtuar nëpër të gjitha shtigjet e vështira që ia imponuan kushtet specifike të jetës ndër shekuj.Në këtë pasqyrim nuk e kemi vetëm jetën e njëanshme atë të vështirën ,por edhe bukurine që ofron ajo kemi edhe idilën e nje jete te lire kolektive . | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Ç'ndjeni kur ndëgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit. Sat May 17, 2008 3:15 am | |
| Këngëtari pra në flet edhe për ndejat e shpeshta e të përbashkëta ,në të cilat kreshnikët qanin hallet e jetës ,pinin ,gëzonin e bënin festë pas fitoreve të korrura .Këto këngë në radhë të parë janë legjendare prandaj elementi fantastik mitiko-përrallor është shumë i pranishëm posaçërisht kur ata ndihmohen nga qenie mitologjike përmes të cilave ia dalin të bëjnë mrekullira .Ndërsa kur shohim jetën e tyre të drejtëpërdrejtë kur i shohim për së afërmi do të hetojmë se gjeniu sheh edhe realitetin ,marrdhënjet e tyre të nduarndurta siq janë smira dhe xhelozia që na bien në sy shpesh në mesin e kreshnikëve .Ndonjëherë edhe Muji bëhet xheloz në Halilin për shkak se ai duket më i zhdërvjelltë në duele dhe sa herë që vëllezërit provojnë forcat në mes veti Halili ja del Mujit .Ndonjëherë kreshnikët e tjerë si Dizdari ,fjala bie ia kanë zili Mujit që dallohet me vepra të mëdha e që të tjerët nuk mund t'i bëjnë sepse në atë mënyrë edhe ishte krijuar kulti i Mujit ,madje jo vetëm në mesin e kreshnikëve shqiptar por edhe tek kundërshtarët e tyre . Këngët kreshnike shqipe flasin për një toponomastikë të pasur .Përmes tyre mësojmë se kreshnikët jetuan në Jutbinë dhe Klladushë ,mirëpo veprimtarinë e tyre ata e zhvilluan pothuajse në pjesën më të madhe të ballkanit dhe një pjese të Evropës dhe Lindjes së Afërme .Studiuesit e gjertanishëm të këngëve kreshnike toponomastikën e tyre e ndajnë në dy sfera ,në një më të afërt dhe një me përpjestime më të gjera .Pra Lugjet e Verdha ,Gurrat e Bardha ,Ashti i Skurbishtës Gryka e Krushevës Mrizet e Mëdha ,Bjeshkët e Nalta ,Rrapi i Jutbinës e ndonjë vend tjetër përmenden më së shpeshti në këtë cikël këngësh sepse ai ishte radiusi i bredhjeve të përditshme të kreshnikëve ,ku ata mblidheshin e shtronin kuvendet e tyre të përbashkëta kah i kullosin bagëtinë e bënin edhe ndonjë luftë ,përleshje lokale kur rastiste të takoheshin me çetat kundershtare a me ndonjë individ që sillej andej pari. Sfera e gjerë na jep një kuadër gjeografik më të përhapur .Përmes saj hetojmë një shtrirje të madhe vendesh ku kanë luftuar e shtegtuar kreshnikët e tanë duke u nisur nga Shqipëria e Jugut e deri në brigjet e Tunës .Mirëpo në këtë sferë hetojmë të përmenden edhe emra konkret të qyteteve e shteteve si ;Tetova Shkodra ,Vlora ,Budini ,Taliri Magjarri Turqia Venediku etJ. Shtrirja gjeografike e këndimit të këtyre këngëve është me një interes të posaçëm sepse ajo me një masë të madhe na thotë diçka edhe për shtratin e lindjes së këtyre këngëve ,Tani më dihet se se kjo shtrirje nuk është e njëjtë në gjithë viset e popullzuara me shqiptarë,Shqipëria e Veriut dhe pothuajse tërë Kosova e Mali i Zi rajonet e banuara me shqiptarë janë djepi i këtyre këngëve .Zihni Sako dhe Qamil Haxhihasani na thonë se këto janë më të shpeshta në Malsinë e Madhe[Hoti ,Gruda ,Kelmendi ,Kastrati,Kraja ,Rranxat e Shkodrës Dukagjini ,Shllaku ,Nikaj Mërturi,Malësia e Gjakovës].Sipas këtyre autorëve aty-këtu por shumë rrallë dëgjohen edhe kah Kuksi ,Dibra e Mati dhe Kraja .Megjithatë emigrimet e popullatës së veriut në jug dhe emigrantët kosovarë para Luftës së II botërore bartën me vete këso këngësh dhe i kënduan në një pjesë të mirë të Shqipërisë gjer edhe në jug ,ndërkaq ato këndohen dhe dëgjohen me endje të madhe edhe sot e kësaj dite si në popullatën shqiptare në Mal të Zi Hot Grudë Plavë e Gusi Peshter ashtu edhe në tërë Kosovën që nga Kaçaniku e gjer në Rugovë të Pejës .Mirëpo gjersa në brendinë e Kosovës këto janë më të rralla Shala e Bajgorës ,rrethi i Istogut i Pejës i Deçanit me Malsine e Gjakovës dhe Rugovën e Pejës janë shumë të pasura me këngë kreshnike | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Ç'ndjeni kur ndëgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit. | |
| |
| | | | Ç'ndjeni kur ndëgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit. | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |