Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Myslimanët francezë përkrahin të krishterët...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Myslimanët francezë përkrahin të krishterët... Empty
MesazhTitulli: Myslimanët francezë përkrahin të krishterët...   Myslimanët francezë përkrahin të krishterët... EmptyThu Sep 11, 2014 8:31 am

Myslimanët francezë përkrahin të krishterët e Lidhjes së Mesme



Një grup i udhëheqësve Muslimanë Francezë janë bashkuar për të hedhur poshtë mizoritë e kryera nga i ashtuquajturit Shteti Islamik në Irak dhe Levant (ISIL) dhe kërkojnë prej imamëve që të përdorin foltoret e tyre për të ofruar një mesazh të mbështetjes për të Krishterët në Lindjen e Mesme.
"Ne jemi të gjithë me të Krishterët e Lindjes së Mesme, pa marrë parasysh se çfarë është feja jonë”, tha Dalil Boubakeur, rektor i Xhamisë Qendrore në Paris, kështu raportoi RFI të martën, më 9 shtator 2014.
"Është thelbësore për të mbështetur të krishterë kundër barbarive".
Dalil Boubakeur po fliste në një konferencë shtypi të martën, ku bëri thirrje për një ditë kombëtare të lutjes në mbështetje të të krishterëve në Lindjen e Mesme.
Muajin e kaluar, familjet e krishtera nga qyteti verior i Irakut, Mosul pasi Mosuli u pushtua nga Shteti Islamik (ISIL) thanë se ata do të vriteshin në qoftë se ata nuk e paguajnë një taksë të mbrojtjes ose të konvertohet në Islam.
Në paralajmërim, lideri i ISIL-it, Ebu Bekr el-Bagdadi, i cili grupin tani e quan Halifati Ibrahim, kishte urdhëruar të krishterë të cilët nuk duan të qëndrojnë dhe të jetojnë në ato kushte, atëherë të "lënë kufijtë e Halifatit Islamik".
Takimi në Xhaminë e Madhe në Paris, ku morën pjesë myslimanët francezë demokratë, myslimanët e Francës, të Xhamisë së Parisit, të Krishterët e Orientit në Rrezik, myslimanët turq të Francës, Kisha Ortodokse Kopte në Francë, të Drejtat e Njeriut Francë Egjipt, Organizata Koptike dhe Shoqatat në Europë, u mblodhën për të nënshkruar peticionin 'l'Appel de Paris' kundër ISIL-it.
"Grupi Shteti Islam nuk është as shtet dhe as Islam, mysliman, thuhet në peticionin 'Appel de Paris "në një mesazh për rininë franceze, të cilët, si individë të rinj francezë përbëjnë numrin më të madh të xhihadistët evropianë që shkuan për të luftuar në Siri dhe Irak.
Militantët nga Shteti Islamik në Irak dhe Levant (ISIL) janë dënuar gjerësisht nga muslimanët në mbarë botën të cilët ka mbajtur disa protesta për të shprehur zemërimin kundër grupit terrorist.
Të hënën, Shejh Ahmed el-Tajib, Imami i Madh i Al-Az-harit, Universitetit më i njohur në botën sunite, ka dënuar ISIL-in, duke e akuzuar atë si shërbëtor i një komploti "sionist" për të "shkatërruar Botën Arabe".
Së bashku me Imamin e Madh të Al-Az-harit, Myftiu i Madh i Arabisë Saudite, Shejh Abdul Aziz Al Shejh i ka bërë thirrje myslimanëve që të marrin armët kundër anëtarëve të grupit militantë,-sepse janë agresorë, që abuzojnë jetën, pasurinë dhe nderin e njerëzve.
Disa ditë më parë, Myftiu i Madh i Arabisë Saudite, Shejh Abdul Aziz al-Shejh ka dënuar al-Kaiden dhe xhihadistët e Shtetit Islamik, i ka quajtur si " armik numër 1" i Islamit.
Në fillim të këtij muaji, Myftiu i Egjiptit, Shavki Allam kishte dënuar militantët për mizoritë që ata kanë kryer dhe shkeljen e parimeve dhe mësimeve të predikuar nga Islami.
Myslimanët sunni dhe myslimanët shi’i të Indisë janë bashkuar kundër rritjes së ISIL-it, duke pohuar se veprimet e tyre, si shkatërrimi i vendeve të shenjta, të bazuar e mbështetur në sektarizëm dhe ndarjet mes grupeve muslimane nuk mund t'i atribuohet një shtet të vërtetë Islam.
Nahdlatul Ulema (NU), grupi më i madh islamik në Indonezi ka dënuar ISI-in, duke i bërë thirrje qeverisë për të ndërmarrë veprime më të forta kundër përhapjes së mundshme të lëvizjes në Indonezi.

Burimi: On Islam
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
======================================================
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Myslimanët francezë përkrahin të krishterët...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» TË KRISHTERËT E BETHLEHEMIT AGJËROJNË RAMAZANIN
» Peshkopi porosit krishterët: Mësoni bashkëjetesën nga muslim
» OBAMA URON MYSLIMANËT PËR RAMAZAN
» Myslimanët amerikanë të bashkuar kundër ekstremizmit
» Mesazhi i Patrikut Tval për myslimanët, në muajin e Ramazani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: