Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Peshkopi porosit krishterët: Mësoni bashkëjetesën nga muslim

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Peshkopi porosit krishterët: Mësoni bashkëjetesën nga muslim Empty
MesazhTitulli: Peshkopi porosit krishterët: Mësoni bashkëjetesën nga muslim   Peshkopi porosit krishterët: Mësoni bashkëjetesën nga muslim EmptyTue Jul 19, 2011 12:09 pm


Peshkopi porosit krishterët: Mësoni bashkëjetesën nga muslimanët


Një peshkop në Britaninë e Madhe u ka bërë thirrje të krishterëve që të mësojnë për bashkëjetesën nga pakica muslimane në qytetet britanike, ku ekzistojnë shumë komunitete të ndryshme të emigrantëve, të cilat e tejkalojnë numrin e krishterëve, bënë të ditur Daily Telegraph të martën, më 12 Korrik

"Kjo është një mundësi fantastike", tha Nick Baines, peshkop i Bradford-it, në Sinodinë gjenerale, të Asamblesë popullore të Kishës së Anglisë në qytetin York.
"Kjo është një sfidë, por edhe një mundësi të mendojnë se çfarë do të thotë të jesh komunitet i krishterë," tha ai.
Komentet e tij pasuan pas paralajmërimit nga Asambleja popullore e Kishës Angleze, Sinodinë gjenerale, që shoqëria gjithnjë e më e llojllojshme e Britanisë së Madhe mund ta kërcënojë pozitën e Kishës në Angli si fe "zyrtare" të kombit.
Anglikanët e lartërangur kanë shprehur shqetësimet e tyre në takimet me ministrat e qeverisë dhe theksuan se presin masa praktike për të mbrojtur të drejtat e të krishterëve.
Ata gjithashtu pohojnë se anglikanët janë të "sulmuar" sepse të krishterë janë tejkaluar numerikisht nga anëtarët e besimeve të tjera.
Por, Baines ka ftuar të krishterët të mësojnë disa leksione të cilat u kanë mbajtur muslimanëve në lidhje me integrimin kulturor dhe bashkëjetesën e përbashkët.
"Ne shpeshherë kërkojmë nga muslimanët të mësojnë se çfarë do të thotë të jesh musliman në një kulturë të pakicave", tha ai.
"Ndoshta do të përfitonim sikur të mësonim disa leksione të njëjta në disa qytete tona."
Britania e madhe është shtëpi e një pakicë të konsiderueshme muslimane, në te jetojnë rreth 2 milionë muslimanë.
Në raportin e fundit të Komisionit për monitorim të Qeverisë britanike thuhet se muslimanët i janë përshtatur shumë mirë bashkësisë moderne, multietnike dhe multikulturore në Britani.
Duke vlerësuar integrimin musliman, në një shoqëri moderne multi-kulturore britanike, raporti akuzon të krishterët, sidomos ungjilltarët, se ankohen shumë më tepër se muslimanët për diskriminim.
Në raport gjithashtu paraqiten rastet ku krishterët pohojnë se janë diskriminuar për shkak të bindjeve të tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Peshkopi porosit krishterët: Mësoni bashkëjetesën nga muslim
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Një këndvështrim analitik për bashkëjetesën ndërfetare në Sh
» Myslimanët francezë përkrahin të krishterët...
» TË KRISHTERËT E BETHLEHEMIT AGJËROJNË RAMAZANIN

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: