Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shqiptarët raca më superiore në Botë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shqiptarët raca më superiore në Botë Empty
MesazhTitulli: Shqiptarët raca më superiore në Botë   Shqiptarët raca më superiore në Botë EmptyThu Aug 28, 2014 4:26 am


http://everteta.al/raca-shqiptare-me-superiorja-ne-bote/



shqiptarjaNga Fahri Xharra

“Kafkat e shqiptarëve e tregojnë racën më superiore të Europë

(Rudolf Virchow)
“Prej elementeve të ndryshme të popullsisë, asnjë nuk tregon tipare më karakteristike se shqiptarët, një racë që shfaq  kapacitetin kafkor më të madh në Europë. Kafkat e shqiptareve tregojnë racën më superiore të Europës.
Ndërkohë, aq i bindur ishte Virchow në lidhje me përgjigjet shkencore për racën shqiptare, saqë i drejtohet Kongresit të Berlinit që të ruante këtë racë të rrallë. Atë, nuk e dëgjuan. Natyrisht që Shqipëria u copëtua si mos më keq. Shkenca para politikës (interesave, pazareve) është thuajse gjithmonë e zhvleftësuar. Po kaq vlerë kishte edhe drejtësia e Fuqive të Mëdha. Do të ishte me shumë interes për publikun shqiptar të dinte kumtesën e mbajtur nga Virchow në lidhje me racën shqiptare dhe përpjekjet që ai ka bërë për vlerësimin tonë, nga Kongresi i Berlinit, si racë me tipare të veçanta. Por profesori i ditur, nuk ishte i vetmi që i shikonte shqiptarët si një racë tejet të lashtë”
Shkenca para politikës (interesave, pazareve) është thuajse gjithmonë e zhvleftësuar. . (Albert Hitoaliaj )
Por sidoqoftë në Parlamentin e Anglisë diskutohej:“Joseph Cowen: Besoj se qëllimi i anijeve luftarake që do të mblidhen në Raguzë është që t’u kallin frikën turqve. Po sikur të mos i zërë frika Turqit? Çdo të bëhet atëherë? Forca detare e Anglisë, e Anglisë së lirë dhe konstitucionale, a do të përdoret për të djegur a për të shkatërruar kasollet e gjahtarëve, peshkatarëve ose barinjve shqiptarë të Ulqinit? Për këtë qëllim të poshtër do të përdoret fuqia e Britanisë? Për fitim të kujt do të bëhet kjo padrejtësi? Për fitim të malazezëve… Malazezët janë rrethuar prej një populli tjetër, i cili është aq trim sa ata, dhe historia e të cilit humbet në brymë të kohës. Shqiptarët janë më i vjetri komb i Lindjes. Ishin atje më parë se grekët e vjetër. Shqiptarët kanë legjenda, gjuhë e karakteristika të veçanta të tyre. Kanë ca cilësi që ndryshojnë fare nga ato të malazezëve, po janë aq trima sa ata dhe dashuria e tyre për liri, as u vu as mund të vihet në dyshim. Plani i fuqive të mëdha është të marrin një copë të Shqipërisë dhe t’ia japin Malit të Zi, pa i pyetur shqiptarët dhe pa u marrë atyre leje. ( Përmbledhur nga Kristo Frasheri 1961)
Jemi apo nuk jemi? Sa e vlerësojmë vetveten? Pse sot jemi aq të pa kurriz?
Në vitin 1915, pas ndarjes së padrejtë të trojeve shqiptare, Shqipëria kërcënohej sërish nga një copëtim i ri. Ishte viti i Traktatit të  fshehtë të Londrës. Në këtë vit, Faik bej Konica, intelektuali i njohur shqiptar, ngre zërin për padrejtësitë e radhës që po bëheshin ndaj shqiptarëve. Në atë kohë ai ndodhej në Lozanë, Zvicër. Më 12 nëntor 1915, duke i dërguar një letër të hapur, zotit Hans Delbruck, (këshilltar i afërt i qeverisë, profesor i historisë moderne në Universitetin e Berlinit),  Në këtë këtë letër të Konicës, është se ndër të tjerë ai i referohet edhe Virchow-t, për t’i treguar profesorit gjerman, Hans Delbruck, tiparet e kombit shqiptar. Ja seç shkruan ndër të tjera Faik bej Konica:
“…mund t’ju vë në dijeni për ekzistencën e një traktati bullgaro-grek për ndarjen e Shqipërisë, traktat i sugjeruar, miratuar, vulosur dhe garantuar nga Gjermania. Për këtë arsye, marr guximin t’ju drejtoj, i lutur nga bashkatdhetarët e mi një pyetje: “Si do të arrini ju të pajtoni deklaratën tuaj me planin brutal të copëtimit të Shqipërisë?”
….Ja një vend, ja një popull që hyn në kategorinë e “kombësive të vogla” dhe që do të meritonte, në mënyrë të veçantë, mirësinë dhe vlerësimin tuaj. A nuk ka thënë Mommseni juaj se kombi shqiptar është më i vjetri në Ballkan? A nuk a ka quajtur shpesh Virchow-i juaj “kombin me të vërtetë më superior” të Europës Lindore? A nuk e kanë përsëritur në çdo kohë, dijetarët tuaj, që  shqiptari dallohet nga fqinjët e tij për nga gjuha dhe shpirti?”
Që profesor Virchow ishte një prej emrave më të shquar të shkencëtarëve të kohës, vihet re lehtë. Këtë ide e përforcon edhe më tepër Blowitz në artikullin e tij. Duket se ky emër i famshëm kishte bërë që artikulli i Blowitz, të botohej, në të njëjtën kohë me Times, edhe në cepin më të largët të botës, në Zelandën e Re (“Dr. Virchow on skulls”, New Zealand 22 November 1878) Ja se si e përshkruan Blowitz-i takimin në shtëpinë e profesorit Virchow:
“Në muzeun e tij në vitin 1878, gjatë kohës që po mbahej Kongresi i madh në Berlin, të nesërmen e luftës ruso-turke, (shënim, A. Hitoaliaj) kur po flitej për racat e ndryshme të Ballkanit, doktori dijetar (Profesori Virchow) u ngrit papritur: “Shikoni! – tha ai. Ja raca me të vërtetë superiore e këtyre vendeve. Shikojini këta!” Përpara na vuri tri kafka me një konformacion të barabartë. “Njëri nga kolegët e tu më ka dërguar të parën, pastaj shtiva në dorë dy të tjerat. Janë kafka shqiptarësh të vrarë nga turqit. Vështrojini me kujdes! A s’janë të bukura?! A s’janë madhështore?!”
Aq të njohura ishin bërë për kohën pohimet e Virchow-it, saqë kishte raste kur merreshin si treguese krahasuese të superioritetit. Qëllimet se përse bëheshin këto krahasime nuk janë më të rëndësishme sesa fakti që i referoheshin shkencës antropologjike si element i pakundërshtueshëm. Këtyre krahasimeve nuk iu shmang as poeti kombëtar më i madh rumun, Mihai Eminesku: “Raca e pastër shqiptare, e para nga perandoria e lashtë e Lindjes”
Raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës,por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit, filozofë, ligjvënës, burra shteti, shkencëtarë, letrarë, dijetarë, poetë e artiste të mëdhenj. Numrit të njerëzve të dëgjuar, që njihen si Shqiptarë, duhet t’i shtohet një numër tjetër shumë m’i i madh të panjohurish, që janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër dhe që ne nuk ua dimë emrat.
E kemi edhe profesorin Stillman (antropolog i njohur gjerman), i cili në kujtimet e tij për takimet me Z. Virchow në lidhje me studimet e racës shqiptare. Ai përmend një bisedë që ka bërë me profesor Virchow në lidhje me Pellazgët dhe nisur nga kjo i dërgon atij kafkat e shqiptarëve. Nuk duhet shumë mprehtësi për të kuptuar se raca pellazgjike për të cilën Stillman kishte biseduar dikur me profesorin ishin pikërisht shqiptarët. Në të kundërt përse do përmendte këtë gjë kur synonte të shtinte në dorë kafkën e shqiptarit? (A.H)
fahriu“Mbledhjen e kësaj lëndeje, lëndës së racës ne nuk duhet ta kërkojmë prej të huajt, por prej vetë Shqiptarëve… Për të zbuluar origjinën tonë dhe për të njohur vetveten duhet t’i kushtojmë kujdesin e duhur studimit të racës, që do të kishte për rendësi të barabartë,në mos më të madhe me studimin e gjuhës e të historisë ( Jakov Milaj1911-1997) Kontributin që kjo race i ka sjellë botës, në përpjesim më numrin e me kushtet në të cilat ka jetuar,nuk e vë prapa racave të tjera fqinje. Tregon, përkundrazi,se paja shpirtërore e sajë është e madhe dhe e shumanshme.”
Duke e pasur një vetvete me një pajë shpirtërore të madhe dhe të shumanshme, si mundemi të luftojmë që ta shëmtojmë vetveten. “Popujt që kanë patur të bëjnë me Ilirët gjatë shekujve kanë qenë kolonizatorë, pushtues ushtarakë ose imigrantë endacakë. Këta nuk kanë patur kontakt të barabartë me të gjithë turmën ilirike të përhapur në një trevë kaq të madhe. Por,ndërsa,ndrydhja e tyre ka qenë më forte për disa fise e vise,ka qenë shumë me dobët ose nuk është ndier aspak nder fise e vise të tjera. Disa nga këta popuj,nuk kanë lënë gjurmë veçse në qytetërim: kurse disa të tjerë kanë lënë shumë gjak ndër fiset e pushtuara. Vetëm ai grup i Ilirëve që më vonë u quajt me emrin Shqiptar, qëndroi m’i pastërti dhe, me gjithë se e ndjeu mjaft ndikesën e qytetërimit të huaj, mbeti gati krejt i paprekur për nga raca.” Kështu pra na e shpjegon Jakov Milaj racën shqiptare.

/E Vërteta.al/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shqiptarët raca më superiore në Botë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SHQIPTARËT
» SHqiptaret ne SHBA
» SHQIPTARËT PAS SKËNDERBEUT
» Shqiptarët vs. Serbët
» 'Shqiptarët janë "magjup" të m...'

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: