Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Pegasi Albania “Nderimi i mësuesit LLAZO ÇELO

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi Albania “Nderimi i mësuesit LLAZO ÇELO Empty
MesazhTitulli: Pegasi Albania “Nderimi i mësuesit LLAZO ÇELO   Pegasi Albania “Nderimi i mësuesit LLAZO ÇELO EmptySun Aug 24, 2014 12:52 pm


Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmbël, sa e gjerë! Sa e lehtë, sa e lirë! Sa e bukur, sa e vlerë…
“Nderimi i mësuesit, nderimi i gjuhës, i arsimit dhe i kulturës”
I fokusuar mësuesi Llazo Çelo, me rastin e akordimit të titullit të lartë
“Nderi i Komunës së Dëshnicës”
Veprimtari e Këshillit të Komunës Dëshnicë në bashkëpunim e koordinim me LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, Degën e saj Tepelenë – Përmet dhe familjen Çelo.
Vendi i zhvillimit të veprimtarisë : Këlcyrë dhe Gryka e Këlcyrës
Data : Ditë e diel , 17 gusht 2014, ora 10.00

17 gusht 2014
Dita e sotme është një ditë e veçantë , pasi është e lidhur me nderimin e një figure të një mësuesi veteran Llazo Çelos, i cili është ndarë nga jeta fizike, para një kohe shumë të shkurtër, por propozimi për nderimin dhe vlerësimin e veprimtarisë së tij në lëmin e arsimit, në profesionin e mësuesisë është bërë qysh më parë, duke evidentuar punë e tij pasionante, të gjallë, metodat e tij të mësimdhënies, realizimin profesional dhe kujdesin, papërtueshmërinë dhe suksesin në arsimin e brezave. Një jetë tejet e mbushur me dije, pasion, vullnet, këmbëngulje, zotësi dhe humanizëm; një jetë e paharruar në kujtesën e ish nxënësve, një jetë e fiksuar në kujtesëne këshillave pedagogjike, ku ai ka marrë pjesë dhe shkriu talentin në fushën e mësuesisë, qysh në zanafillën e luftës kundër analfabetizmit; një jetë, e cila krenaron, jo vetëm familjen e tij, të afërmit, gjithë ata që mësuan prej tij , gjithë ata që patën kënaqësinë e dëgjimit të fjalës së tij, por edhe gjithë brezin e mësuesve të kësaj treve arsimdashëse, sikundërse është Dëshnica.
Vlerësimi i veprimtarisë së mësuesit tregon se organet e pushtetit vendor, në këtë rast Këshilli I Komunës Dëshnicë, i jep parësi , titullimit të këtyre pishtarëve të mësuesisë.
Së toku do të shpalosim vlerat e mësuesit Llazo Çelo:

Mësuesi, ai që të ngulit me durim
alfabetin e gjuhës së bukur, të ëmbël shqipe…
Mësuesi, ai që të nis në rrugën e madhe të dijes…
Mësuesi ai që nxit të formosh horizontin
për të përballuar sfidat e jetës…
Mësuesi , ai që të vlerëson qysh në zanafillë ecurinë…
Mësuesi , ai që mbahet në mend, sa të jetë jeta…
Në këtë kujtesë e plejadë tejet të bukur:
I ndritshëm , i qeshur, zë ëmbël e mendjendritur
edhe mësuesi LLAZO ÇELO.


Ai sot është midis nesh , është në kujtesën tonë!…
Për mësuesit dhe për njerëzit e dashur, kontribuesit për vendin e Kombin , të cilët kanë qenë përkushtuesit e mëdhenj, ne pegaistët shqiptarë edhe, pas ikjes së tyre fizike, shprehemi me plot të drejtë: “
Llazo Çela, ky mësues kontributi “është” , për të nuk ka “ishte”




Programi i veprimtarisë
*Fjala hyrëse e veprimtarisë nderuese
Majlinda Shabani IWA, WPS, UPLI Z/vend Sekretare e Përgjithshme e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
*Referencë veprimtarie”
“Figura e mësuesit Llazo Çelo, një figurë e ndritshme , rrezatuese për brezat e mësuesve në Dëshnicë dhe më gjerë”.
Islam Kalemi, publicist, fabulist, shkrimtar, Kryetar i Degës së Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA për Tepelenën dhe Përmetin.
*Mesazhi i madh : “Figura e mësuesit, figurë e nderuar e respektuar, e cila lë gjurmë në kujtesën brezive”
Kristaq F. Shabani, poet, shkrimtar, studiues IWA, WPS AOM, ABI, IBC, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, “Njeriu i vitit 2011” shpallur nga Instituti Biografik Amerikan
• “Mbresa opinione për veprimtarinë e mësuesit Llazo Çelo”
nga Pandeli Dhimuli, mësues, ish Drejtor I Shkollës 9 vjeçare Katundishtë
• Skicë: ”Mësuesi”
• “Krenimi ynë: “Figura njerëzore dhe figura e mësuesit”
Përshëndetje nga vendlindja e mësuesit , Mbrezhani
• Fjala kryefjalë e përfaqësuesve vendor
“Nderimi i mësuesit Llazo Çelo, i kësaj figure të ndritur , një mesazh i madh civil dhe qytetar dhe nxitje për brezin e arsimtareve të tanishëm”
Kryetari i Komunës Dëshnicë, z. Bujar Fezga
• Akordimi ceremonial i titullit të akorduar “Nderi i Komunës Dëshnicë”
Kryetari i Këshillit të Komunës Dëshnicë, z. Pëllumb Rrokaj
• Vlerësimi i babait tonë është nder , çmim i lartë i veprimtarisë së tij në fushën e mësuesisë, dhe vlerësim për familjen tonë”.
Djali i mësuesit, Aristotel Çela
• Fjala përmbyllëse e veprimtarisë



LLAZO Çela ka lindur më 05.05. 1921 në fshatit Mbrezhan të Përmetit. Pasi përfundoi shkollimin në fshatin e lindjes, vijoi studimet e mesme në gjimnazin e Gjirokastrës, ku u shqua për rezultate të larta në mësime. Pas përfundimit të kësaj shkolle, ai filloi të ushtroi profesionin e bukur të mësuesit . Llazoja ka ushtruar këtë profesion të bukur gjatë gjithë jetës së tij dhe pikërisht në fshatin e lindjes Mbrezhan, në Fratër të Mallakastrës, në Sukë të Përmetit dhe prej vitit 1957 deri në vitin 1972 ka qenë mësues në shkollën e Katundishtës. Një përvojë e gjatë pune në këtë shkollë . Ka shërbyer kudo me devocion deri sa doli në pension. Llazoja është shquar kudo për nivelin e tij profesional, për pasionin për këtë profesion, për kujdesin që tregonte për përparimin gradual të nxënësve në mësime. Të gjithë ata që e kanë njohur , ose kanë qenë nxënës të tij mbajnë në kujtesë veprimtarinë e madhe përkushtuese të tij në fushën e arsmit dhe kontributin etij në të gjitha problemet e fshatrave , ku ai ka ushtruar profesionin. Ai mbahet mend për punën e pavaruar dhe organizimin e konsultimeve me nxënësit më përparim të dobët. Në shkollat dhe klasat mësimore , ku ka dhënë mësim gjithmonë janë shquar për kalueshmëri të lartë. Gjatë ushtrimti të profesionit ai është nderuar me stimuj të ndryshëm për punën e tij pasionante në arsim. Kështu mund të përmendim titujt e dhënë nga DAR Përmet e tjera. Nderimi me titullin më të lartë të Komunsës : “Nderi i Komunës Dishnicë” është një vlerësim i lartë i kontributit të tij në fushën e arsmit dhe një nder që i bëhet figurës së tij .
Ai u nda nga jeta më 19 qershor 2014, duke lënë pas një përvojë dhe një pasuri të madhe arsimore e kulturore, të cilën brezat duhet ta respektojnë , nderojnë dhe transmetojnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Pegasi Albania “Nderimi i mësuesit LLAZO ÇELO
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: