Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 POLICIA IZRAELITE SULMOI XHAMINË AL-AKSA NË JERUSALEM

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

POLICIA IZRAELITE SULMOI XHAMINË AL-AKSA NË JERUSALEM Empty
MesazhTitulli: POLICIA IZRAELITE SULMOI XHAMINË AL-AKSA NË JERUSALEM   POLICIA IZRAELITE SULMOI XHAMINË AL-AKSA NË JERUSALEM EmptyMon Aug 04, 2014 9:32 pm

Policia izraelite sulmoi xhaminë al-Aksa në Jerusalem

Policia izraelite sulmoi kompleksin e xhamisë al-Aksa në Jerusalem, më 4 gusht 2014, duke gjuajtur granata tymuese dhe plumba gome kundër besimtarëve, namazlive, brenda xhamisë së shenjtë.
”Dhjetëra policë izraelitë sulmuan kompleksin e Xhamisë al-Aksa, sulmuan përmes hyrjes Maghatbeh dhe i sulmuan besimtarët brenda kompleksit të Xhamisë al-Kebali,” i tha një roje palestinez Agjencisë Anadolu në kushte anonimiteti për shkak se ai nuk është i autorizuar të flasë për media.
"Policia izraelite ka gjuajtur granata tymuese dhe plumba gome në një përpjekje për të detyruar besimtarët të dalin jashtë," tha ai, duke shtuar se besimtarët-namazli janë përgjigjur duke hedhur këpucët dhe gurë në policët izraelitë.
Sipas rojeve, për të plagosur ende nuk është raportuar.
Ai shtoi se sulmi erdhi si shkak për të hapur rrugën për kolonët çifutë që të parakalonin për të shkuar në vendin e shenjtë hebre në përvjetorin e të ashtuquajturit 'Shkatërrimit i Tempullit, i cili i bie ditën e martë.
Tensioni vazhdon të jetë i lartë në Bregun e pushtuar Perëndimor për shkak të sulmeve shkatërruese të Izraelit kundër Rripit të Gazës.
Operacioni ushtarak izraelit në Gaza ka lënë të vrarë paktën 1.821 palestinezë - kryesisht civilë dhe 9.420 të plagosur.
Xhamia Al-Aksa është Kibla (Drejtimi ) i parë në namaz për myslimanët dhe për nga rëndësija është Xhamia e tretë e shenjtë pas Qabesë në Mekke dhe Xhamisë së Muhammedit (a.s.) në Medine, në Arabinë Saudite.
Rëndësia e saj është përforcuar në Natën e Isra’as dhe Miraxhit, udhëtimi Muhammedit (a.s.) . nga Meka në Al-Kuds (Jerusalem).
Izraeli e ka pushtuar qytetin e shenjtë të Jerusalemit dhe Bregun Perëndimor në luftën e vitit 1967 dhe më vonë e ka aneksuar atë, por kjo nuk është njohur nga Bashkësia Ndërkombëtare apo nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Që atëherë, Izraeli ka miratuar një sërë masash shtypëse për të detyruar palestinezët të largohen prej qytetit, duke përfshirë edhe shkatërrimin sistematik të shtëpive të tyre dhe ndërtimin e vendbanimeve të kolonistëve izraelit.

Burimi: On Islam
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
======================================================
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leonora Kastrata
Fillestar/e
Fillestar/e
Leonora Kastrata


Female
Numri i postimeve : 3
Age : 55
Vendi : Smolice
Registration date : 05/08/2014

POLICIA IZRAELITE SULMOI XHAMINË AL-AKSA NË JERUSALEM Empty
MesazhTitulli: Re: POLICIA IZRAELITE SULMOI XHAMINË AL-AKSA NË JERUSALEM   POLICIA IZRAELITE SULMOI XHAMINË AL-AKSA NË JERUSALEM EmptyTue Aug 05, 2014 2:36 pm

Allah,allah,allah,na paska ardhur dagjalli,çka do ndodhe me tutje te shohim ne vzhdim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
POLICIA IZRAELITE SULMOI XHAMINË AL-AKSA NË JERUSALEM
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dy amerikanë pranojnë islamin në xhaminë shqiptare
» POLICIA E KOSOVËS ARRESTON 40 KOSOVARË...
» Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!
» Policia maqedonase maltreton kreun e BDK-së
» Policia maqedonase ndaloi Albin Kurtin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: