Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 JAPONIA EKSPOZON MESAZHIN E ISLAMIT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

JAPONIA EKSPOZON MESAZHIN E ISLAMIT Empty
MesazhTitulli: JAPONIA EKSPOZON MESAZHIN E ISLAMIT   JAPONIA EKSPOZON MESAZHIN E ISLAMIT EmptyFri Jun 13, 2014 9:32 am

Japonia ekspozon Mesazhin e Islamit

Për herë të parë në Lindjen e Largët, një universitet japonez në qytetin e Kiotos ka organizuar një ekspozitë nga Omani me mesazhin e Islamit, duke i afruar japonezëve një qasje të bashkëjetesës dhe tolerancës, sikur përmban mesazhi i ekspozitës.
"Publiku japonez është i hapur për të mësuar gjëra të reja. Japonezët janë të interesuar të mësojnë për Islamin, "Profesor Katashiro Kohara, drejtor i Qendrës për Studime Monoteiste, tha në një fjalim në lidhje me ekspozitën cituar nga Oman Observer.
"Ekspozita i jep japonezëve një tjetër rast për të mësuar në lidhje me parimet themelore të Islamit dhe kontributeve të mëdha të Omanit në përhapjen e mesazhit të tolerancës," shtoi ai.
Profesor Katashiro Kohara po fliste se edicioni i 46 i "Mesazhi i Islamit nga Omani", ku ekspozita u përurua në Universitetin Doshisha.
Ngjarja organizohet dhe mbikëqyret nga Ministria e Çështjeve Fetare në një varg shtetesh për rreth botës.
Ekspozita i ofron audiencës një turne në detajet e jetës publike në Sulltanatin e Omanit, si dhe rolin e vlerave dhe etikës në promovimin e konceptit të bashkëjetesës.
Kjo reflektohet nga një koleksion i admirueshëm me njëzet e pesë piktura duke u fokusuar në manifestimet e bashkëjetesës, mirëkuptimit të ndërsjelltë dhe harmonisë në mesin e anëtarëve të komunitetit.
"Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është për të përhapur mesazhin e paqes dhe vullnetit të mirë në mesin e gjithë njerëzimit," tha Dr. Muhammed bin Said Al Maamari, Këshilltar Shkencor në zyrën e Ministrit të Punëve të Çështjeve Fetare dhe mbikëqyrësi i ekspozitave të huaja.
Roli i Omanit në përhapjen e mesazhit Islam e tolerancës është vlerësuar gjatë gjithë ekspozitës.
"Unë falënderoj Sulltanatin e Omanit për këtë ekspozitë të mirë që u bëri përshtypje japonezëve, " tha Profesor Samir Noeu, një profesor në Qendrën për Studime Monoteiste.
"Gjëja më e rëndësishme është që veshja islame, tradita dhe morali janë plotësisht në përputhje me ato të shoqërisë japoneze. Kjo ngjarje bëri një sukses të madh. Në fakt, ne kurrë nuk kemi parë një natë më të mrekullueshme. Ju faleminderit! "
Omanasit e përqafuan Islamin vullnetarisht pasi Profeti Muhammed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i dërgoi një letër Abdulit dhe Xhefferit, bijve të Xhalandit duke i ftuar ata në Islam.
Ata e pranuan Islamin në mënyrë vullnetere dhe delegacionet janë shkëmbyer ndër veti në mënyrë që njerëzit nga Omani mund të mësojnë çfarë është Islami.

Krenaria

Duke ardhur në Japoni për herë të parë, ekspozita është mirëpritur nga studentët myslimanë që studiojnë në universitet japoneze.
"Islami është i mishëruar në Oman. Mbajtja e Ekspozitës në Universitetin Doshisha më bëri të ndjehen shumë e lumtur që ndikimi është përhapur në formën e Ekspozitave rreth botës, dhe arriti këtu në Japoni, veçanërisht në qytetin e Kiotos, ku kam studiuar ", tha për Obserever Azza el Ismail, një femër studente nga Omani e cila vazhdon studimet pasuniversitare në Universitetin e Kiotos të Japonisë.
"Era e atdheut tim, tolerancës dhe bashkëjetesës, unë shpresoj të shtrihet tek gjithë, të shtrihet kudo," tha Azza el-Ismail.
Prof.Junia Shinohi, një profesor i Teologjisë në Universitetin e Doshisha, ndanë mirënjohje të ngjashme.
"Ky takim është shumë i rëndësishëm sepse ajo ju mundëson japonezëve të kuptojnë Islamin në përgjithësi dhe Omanin, në mënyrë të veçantë."
Islami filloi në Japoni në vitin 1920 nëpërmjet emigracionit të disa qindra myslimanë turq nga Rusia, pas revolucionit rus.
Në vitin 1930, numri i muslimanëve në Japoni arriti në rreth 1000, me prejardhje të ndryshme.
Një tjetër valë e emigrantëve që rriti popullsinë myslimane arriti kulmin e saj në vitet 1980, së bashku me punëtorët emigrantë nga Irani, Pakistani dhe Bangladeshi.
Japonia sot është shtëpia e një komuniteti të lulëzuar muslimanë prej rreth 120.000 banorësh, të cilët jetojnë në mesin e gati 127 milionë banorëve, në Japoni, në vendin e dhjetë më të populluar në botë.

Burimi: On Islam
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë


Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
JAPONIA EKSPOZON MESAZHIN E ISLAMIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit
» FILLIMI I PARAQITJES SË ISLAMIT HAPTAZI
» Kancelarja gjermane kritikon protestat kundër Islamit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: