Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit

Shko poshtë 
+2
Guximi
MUHAMETII
6 posters
AutoriMesazh
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit Empty
MesazhTitulli: Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit   Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit EmptyFri Oct 17, 2008 6:25 pm

Le të shtrojmë pyetjen se a thua vallë ka dallim mes kapitalizmit dhe sistemit ekonomik islam. Në fakt, të dy sistemet të lejojnë të pasurohesh, por ndryshojnë krejtësisht në atë se si ato të holla duhen akumuluar dhe harxhuar. Shkaqet për tërë këto ndryshime janë burimet dhe qëllimi përfundimtar i secilit sistem.
Kapitalizmi është i bazuar në konceptin se ekonomia është ajo e cila kontrollon nevojat e njeriut, të cilat janë të pakufizuara dhe po ashtu tregon se si të plotësohen këto nevoja. Ky sistem varet nga ajo ndarje që bën kisha dhe shteti ose, me fjalë të tjera, ndarja që bën Krijuesi sipas kërkesave jetësore. Koncepti i lirisë luan një rol të madh në ideologjinë kapitaliste. Liria garantohet nga shteti, prandaj njeriu është i lirë t’i plotësojë nevojat e tij në çfarëdo mënyre qoftë, përderisa nuk nëpërkëmb lirinë e të tjerëve. Do të ishte e udhës që t’i hedhim një shikim rrugëve rreth nesh dhe të shohim rezultatet katastrofike të këtij sistemi. Kjo gjendje vjen shkaku i plotësimit të nevojave dhe në këtë rast mund të themi se industria e pornografisë dhe ajo e alkoolit/drogës janë ato që nxjerrin më shumë fitime në sistemin kapitalist. A është ky ai sistem në të cilin duam të rrisim fëmijët tanë?
Sistemi ekonomik islam niset vetëm nga ai burim që është i kapshëm për të plotësuar nevojat dhe dëshirat e të gjithëve, pa rezultuar në kaos. Burimi i këtyre rregullave është pa dyshim Krijuesi ynë. Islami, i cili burimin e tij e ka nga Krijuesi, nuk i mohon nevojat e njerëzve, por në vend të kësaj (mohimit të nevojave njerëzore), ai (Islami) i rregullon mënyrat dhe rrugët se si duhet të përmbushen këto nevoja dhe dëshira. Ne, si qenie njerëzore, e kemi lirinë për t’i shfrytëzuar mendjet tona për ta argumentuar ekzistimin e Zotit dhe se Islami është mëshirë prej Tij për ne, me qëllim që të udhëzohemi dhe të jetojmë duke pasur objektiva dhe qëllime. Nëse Islami pranohet nga individi, ai pastaj bëhet ithtar i rregullave të vëna në të (Islam). Kjo tregon se si Islami e definon lirinë në të jetuarit tonë. Ndër të tjera, liria është të jetuarit nga sistemi më i mirë i mundshëm, duke mos bërë ndonjë sistem i cili e shkatërron të jetuarit e të tjerëve.
Kapitalizmi, përveç tjerash, është i bazuar në teorinë e pamjaftueshmërisë (mungesës) relative. Kjo do të thotë se gjithmonë duhet të ketë një pamjaftueshmëri të artikujve të përdorimit të gjerë për t’i përmbushur nevojat e njerëzve. Kjo lirisht mund të thuhet se nuk ka të bëjë me realitetin objektiv. Sot gjenden mjaft artikuj të përdorimit të gjerë për të përmbushur nevojat e secilit individ, por kjo në fakt e kundërshton parimin e pamjaftueshmërisë relative, ku disa njerëz kanë mungesë edhe të gjërave elementare, përderisa disa njerëz të tjerë kanë tepricë të gjërave elementare, por edhe të gjërave sekondare po ashtu. Çfarë absurdi!
Kjo teori e ndan shoqërinë në dy pjesë, ku pjesa e parë është më e vogël dhe ka grumbulluar shumë pasuri, përderisa disa të tjerë, të mjerë, luftojnë edhe për kafshatën e gojës.
Islami, për dallim nga kapitalizmi, nuk e përkrah idenë e pamjaftueshmërisë relative. Islami nuk lejon që kjo gjë të ndodhë. Nevojat bazike janë të garantuara për çdo musliman, por edhe për çdo jomusliman, nëse pushteti shtetëror është në duar të muslimanëve. Në këto nevoja përfshihet ushqimi adekuat, veshmbathja, arsimimi dhe siguria fizike. Qëllimi primar është që të gjithë të prodhojnë dhe të gjithë të konsumojnë. Islami nuk bazohet në çmim, si metodë të shpërndarjes së të mirave, por në diçka më të mirë, e ajo është mënyra e shpërndarjes së mjeteve financiare te të gjithë pjesëtarët e një pjese të caktuar lokale. Nëse nevojat bazike plotësohen, çdokush mund të jetojë një jetë më të lumtur, por, përveç kësaj, njerëzit janë të lejuar të kërkojnë ndonjë jetesë që u përshtatet më së miri, më qëllim që ajo (jetesa e tyre) ta arrijë maksimumin e mundshëm në çështjen e përmbushjes së gjërave të nevojshme. Nëse ky sistem merret në konsideratë dhe futet në përdorim, e tërë shoqëria do të prosperojë, me dëshirën e Allahut të Lartësuar, sepse kur njerëzit punojnë për të qenë më të lumtur e jo më të pasur, atëherë ata janë më të suksesshëm dhe më produktivë. Mund të kemi dallime të mëdha ekonomike mes njerëzve dhe qëllimi që të gjithë t’i kenë nevojat bazike të plotësuara, mirëpo duke marrë parasysh se njerëzit kanë aftësi të ndryshme për të vepruar, nuk është mëkat nëse ndokush dëshiron të fitojë më shumë. Sistemi ekonomik islam është thjesht vetëm pjesë e Islamit. Ai (sistem) nuk mundet të jetë pjesë e ndarë e kësaj feje madhështore. Muslimanët i përmbahen urdhrit që u është dhënë atyre: “Kërkoje vendin tënd në botën e ardhshme, në atë që Allahu jua ka dhënë juve, mos e lë anash pjesën tënde të kësaj bote dhe bëhu i sjellshëm ashtu sikurse Allahu është sjellë mirë me ty dhe mos bëj vjedhje në tokë!” (Kuran)

Përktheu dhe përshtati: Arsim Jonuzi
21.9.2007

Burimi: http://www.icsfp.com/EN/Contents.aspx?AID=3054
21.9.2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit Empty
MesazhTitulli: Re: Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit   Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit EmptyFri Oct 17, 2008 6:53 pm

Muhamet te pershendes, me duhet te nderhyje.

Autori pervec qe ka gabuar ne menyren me trashanike, sepse e ka krahasuar nje sistem ekonomiko shoqeror me nje dege te tij, qe eshte dicka absurde. Nuk mund te kete sistem islamik ekonomik, nese sot e ka shpikur dikush atehere mire nuk qenkam i informuar. Si guxon te thuash keshte kur edhe vendet islamike kane sistem kapitalist. Feja pjell e kapitalizmit, ky eshte fakt shoqeror qe e proanojne edhe vete fetaret, sepse ata nuk e cilsojne negative kapitalizmin. Nuk eshte sistem eshte institucion i caktuar ne sistemin kapitaliste, ajo shfrytezohet direkt apo inderekt.

Ky vec e ka vertetuar se nuk paska lidhje se qeshte sistemi ekosonike-shoqeror.
Pra me sistem shoqeror kuptojme menyren se si funksionon nje shoqeri e ekonomi e caktuar. Prej sistemeve shoqerore dallojme gjithesej pese syeresh: Sistemi kapitalist (absolut ne bote), Sistemi Socialiste-Komunsit (Jo i praktikuar sot), Sistemi feudal (I zhdukur qe moti), Sistemi skllavo-pronar (paraprak i feudalizmit), dhe Komunsizmi primitiv (nese guxoj ta quaj keshtu, eshte faza e pare e njerezimit qe eshte zhvilluar mbi disa baza komunsite). Nese sot apo dje, nuk e kam pare ne Top News se dikush shpiku edhe nje menyre te udheheqjes se shoqerise, atehere bukur.

Pra krahasimi eshte absurd, sepse po krahasohet nje sistem shoqeror, me krejt dicka tjeter, ne rastin tone me nje dege te saj propagande.




Ai ka dalur edhe kunder historise sepse e gjithe historia tregon se feja eshte ndihmuar e perkrahur ne menyren me te mire nga borgjezet te cilet kerkonin rrezimin e feudalizmit ne vendet si: Itali, Britani e Madhe, France e Gjermani. Feja pasi pa se shkenca u liriua nga zingjiret fetar qe e lidhnin ne ate kohe (pra krijimi i nje shkence te re, e varur nga borgjezia), tani kaloi ne anen borgjeze, , kjo frikesohej se do te shperfytyrohej perfundimisht qeshtja e zotit , prandaj edhe ju bashkangjit klases se re borgjeze.
Tash merrni guximin e thoni se feja eshte keshtu, e kapitalizmi keshtu.

Tung.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit Empty
MesazhTitulli: Re: Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit   Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit EmptyFri Oct 17, 2008 7:53 pm

Guximi, nderhyj sa te duash, por gjithnej e me teper jam duke e vertetuar se ju nuk po jepni mendim tuajin personal, por po e perdoreni menyren copy-paste, dhe po mundoheni ta ndryshoni disi, dhe qfare po behet tani, koklavituri e vertete.
Po si o zoteri feja pjelle e kapitalizmit, po lere pash Zotin. Po feja ka ardhe bashk me njeriun e pare, atehere nuk ka pase sistem kapitalist.
Mos u mundo te mi tregosh sistemt shoqerore, sepse mi ke treguar njehere, atehere kur i kam pase te njohura. Edhe pse te falenderoj qe mi ke treguar.
Si po mendon ti, se feja nuk na qenka sistem shoqeror!?

Lxoni edhe dicka per kolapsin e sistemit ekonomik kapitalist, ku shkak i pare eshte kamata.

Me t'mira



Sistemi kapitalist në kolaps, Islami shihet si zgjidhja më e mirë!

Mr. Ejup Haziri

Kolapsi amerikan

Kriza ekonomike që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me falimentimin e bankave më të mëdha në vend dhe dështimin kataklizmik, e që as miratimi i planit prej 700 milardë dollarësh nuk ishte i mjaftueshëm, ka bërë që të preken edhe shumë vende tjera në mbarë globin, si dhe të dalin në shesh shumë probleme tjera në lidhje me financa që prej dekadash ishin fshehur.
Gazeta US Today, e kishte akuzuar rëndë qeverinë amerikane, ngase sipas saj, në dekadat e kaluara nuk kishte marrë mësim nga krizat financiare të shumë vendeve të ndryshme, si kriza e dikurshme në Meksikë, Tajlandë, Rusi, e vende tjera. Poashtu kritika kishte marrë qeveria për shkak të lënies së ekonomisë së lirë, duke mos i interesuar fare kjo punë qeverisë, e që sollën shumë faktorë negativë në shoqëri, si papunësia, varfëria, etj.
Samir el-Mufti është profesor i financave politike në Universitetin Amerikan në Kairo, ai thotë se rënia dhe dobësimi i ekonimisë amërikane kishte ndodh para kësaj krize, bile sipas tij shumë kohë para kësaj krize. “Amerika pas luftës së dytë botërore, zotëronte 48% të ekonomisë së mbarë botës, por më vonë ndodhën ndryshime graduale në qendra të ndyshme ekonomike, si në Japan, Gjermani, dhe në shtete të Azisë Juglindore. Departmenti i Bushit, u mundua ta shpëjtojë këtë veprim për ta rikthyer ekonominë e dikurshme por kjo nuk përshtatej me fuqinë financiare amerikane, andaj në fund u shfaqë kriza ekonomike”-shprehet kështu prof. el-Mufti.
Deri në vitin 2004, gjendja ishte deri dikun e mirë, por pas rritjes së kamatës, dhe shtimit të madh të borgjeve e kredive, saqë në mars të vitit 2007, kreditë arritën në 1.3 trilion dollar, e në gjysmën e dytë të atij viti, kriza vetëm rritej e shtohej edhe më shumë. Derisa, shteti më i fuqishëm ekonomikisht në botë, hyri në kolaps të madh ekonomik, duke lënë një numër të madh qytetarësh në pasiguri të madhe. E në anën tjetër, 28 milionë njerëz janë duke u mbështetur në ndihmat qeveritare për të mbijetuar, ky është ‘great depression’, jo i vitit 1929, por i vitit 2008.

Sistemi kapitalist kolaps apo riformim?

Kjo krizë akonomike, ka nxjerrur në shesh shumë gjëra, ka vënë sistemin kapitalist në mëdyshje, shumë ekonomist mendojnë se duhet të ndërrohen bazat e sistemit kapitalist, i cili ka për qëllim realizimin e fitimit të skajshëm, pa marrë parasysh mënyrën e fitimit.
Sipas el-Mufti, sistemi materialist në Amerikë do të pësojë ndryshime thelbësore. Ndërsa Nebil Hashad, kryetar i Qendrës Arabe për Studime Financiare, thotë se ‘Amerika do të del nga kjo krizë edhe më e fuqishme se që ka qenë, ai kujton krizën e vitit 1929, ku Amerika doli prej saj shumë e fuqishme. “Ashtu sic doli Amerika me një ekonomi të fortë nga kriza e vitit 1929, do të ngjan e njëjta gjë edhe në krizën e tanishme”-thotë z. Hashad.
Z. Hashad, refuzon atë cka thuhet se hapat që i ka ndërmarrë Amerika për ‘shërimin e krizës’ janë kolaps i bazave të kapitalizmit, të cilat ngritën në baza se shteti duhet të qëndrojë larg nga ekonomia.

Shkaqet e kolapsit?

Ekonomistët e mëdhenj dhe real, shkaqet e këtij dështimi të madh, e lidhin kryesisht me dy shkaqe, i pari prej tyre është kamata (pa marrë parasysh e lartë apo jo), dhe e dyta është shitja e borxheve, ku cdonjëra është e lidhur me tjetren.
Shkaku kryesor që erdhi te kolapsi ishte padyshim kamata, e sidomos kamatat e larta që shkatërruan individin dhe shoqërinë.
Johan Bitman, është ekonomist i njohur gjerman, i cili kishte akuzuar shumë sistemin kapitalist, respektivisht bazat në të cilat është ngritur ky sistem, ai bën presion të madh që të largohet kamata, madje ai fenomenit të kamatës ia kushtoi një libër të plotë, që e quajti ‘Katastrofa e kamatës’.
Disa gazeta amerikane dhe evropiane, kishin akuzuar papatin katolik, ngase nuk kishte nxjerrë ndonjë dekret për ta zbutur kamatën e lartë, apo për ta ndaluar atë, por Papa në të gjitha rastet kishte heshtur dhe kishte bekuar ngritjen e kamatës, dhe kjo kishte ndodhur nga përfitimet e mëdha të kishës nga ai sistem i tregut finaciar. Kisha e kishte lejuar kamatën që nga mesi i shekullit të 13-të, pasi që kisha ndodhej në gjendje jo të mirë për shkak të bankrupcionit ndaj luftërave të mëdha të ‘shenjta’ e që zakonisht zhvilloheshin kundër myslimanëve, e që nga ajo kohë, kamata në krishterizëm mbeti e lejuar.

Kush po pëson kolaps?

S’ka dyshim se në rend të parë kolaps kanë pësuar Shtetet më të fuqishme të botës, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mos anashkaluar as shtetet tjera më të industrializuara, e deri tek shtetet tjera më të vogla.
Sidoqoftë, nuk është vetëm Amerika ajo që po vuan nga kriza e rëndë, por janë edhe shtetet tjera që vuajnë gati njësoj si Amerika. Britania e Madhe sigurisht se do të zbatojë planin e ‘shpëtimit’ prej 50 miliardë stërlinash. E Gjermania, Franca dhe shumë vende tjera do të ndërmarin hapa të shpejtë për të shpëtuar nga kolapsi finaciar.


Islami është zgjidhja

Johan Bitman në librin ‘Katastrofa e kamatës’, thotë se duhet të zbatohet sistemi islam në cështjet e financave.
Ai në atë libër, bën thirrje haptazi që të pasohet dhe praktikohet sistemi islam në sektorin e financave. Kur e dha atë mendim, e sulmuan atë pa masë, derisa e quajtën ‘Mulla Bitmani, mirëpo gjërat ndryshuan shumë shpejt, më shpejt se sa që e kanë paramenduar ekonomistët botërorë, andaj sot ideja e tij po vërtetohet, edhe pse ai ishte një krishter, por zgjidhjen e shihte në aplikimin e një sistemi me baza të shëndosha, që nuk ka për qëllim denigrimin e individit dhe shoqërisë, por që ka për qëllim ndihmën e individit nga shoqëria, dhe shoqërisë nga individët.
Islami shihet si zgjidhja më e mundshme për të shpëtuar kolapsin financiar, pasi që në Islam, kamata është e ndaluar rreptësisht, dhe si i tillë forcon individin dhe shoqërinë.
Në kohën kur të menqurit evropian thërrasin për aplikimin e një sistemi me baza të shëndosha si sistemi financiar islam, disa trashëgimtar muslimanësh ngrejnë zërin e tyre se ‘sistemi bankiar e financiar islam nuk është i përshtatshëm për zbatim në këtë kohë.’ Kjo është qudia më e madhe, kur perëndimorët thërrasin dhe thojnë se Islami është zgjidhja, e disa prej muslimanëve thonë sistemi sekular është zgjidhja.


Burimi: http://www.revstudenti.co.nr/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit Empty
MesazhTitulli: Re: Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit   Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit EmptyFri Oct 17, 2008 8:38 pm

Muhamet nuk dua qe te arrij situata e acaruar, keshtu ne menyre maksimale perpiqem ta ruaj gjakeftohtesine. Per ate copy-paste, te them ne plotekuptimin e fjales se je duke debatuar ne menyren me absurde, duke mos i ndjekur disa norma te debatit, e te moralit, sepse njeriu me logjike te shendoshe nuk ka fytyre ta thote kete, mbi bindje personale, keshtu qe kujdes se cfare po flet, kontrollo veten pakez.

O zotni, feja nuk eshte ajo e njejta si para 1000 vjeteve, si kjo e sotit.

A po te kujtohet se si e definuam sistemin- menyra e udheheqjes se nje shoqerie e ekonomie.
Cfare udheheq feja? Asgje, hiq asgje, cdo vend ne bote eshte sistem ekonomik e shoqeror mbi baze kapitaliste, mbi sundimin borgjez.
Te lutem sille definimin e fese ne fjalorin e gjuhes shqipe, dhe ne qofse ti me shpjegon kete sistemin islamik si zhvillohet, qe dora, u derzova menjehere...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit Empty
MesazhTitulli: Re: Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit   Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit EmptyFri Oct 17, 2008 8:41 pm

Muhameti tha : Po feja ka ardhe bashk me njeriun e pare, atehere nuk ka pase sistem kapitalist.

Shumë i fortë je Muhamet !

Kur ka ardh feja pra ?
Dhe prej kur daton njeriu i parë në tokë sipas shkenctarëve dhe sipas fakteve historike dhe arkeologjike ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit Empty
MesazhTitulli: Re: Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit   Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit EmptyFri Oct 17, 2008 10:40 pm

Sa i perket asaj qe thashe, per copy-paste, ai vetem ke nje mendim imi, nuk do te thote se kam pase te drejte, por nje prej arsyeve qe me beri te mendoj per kete eshte se postimin e pare ne kete teme e keni bere me ngjyre te kalter, gje qe me ben te dyshoj, por normal nuk eshte vetem kjo arsye. Por ta leme kete.

Si ka qene feja e para 1000 vjete, qe te mos jete sot e njejta?
Po qfare nuk udheheqe feja o guximi se! Se pari feja ta ushqen shpirtin, me ushqim te paster, besimin tek Zoti dhe praktikimin e fjales se Tij. Pra feja eshte nje mekanizem qe Zoti i Madheruar, e ka parapare per njerezit, fe do te thote sistem jetese per njeriun. Feja e drejton njeriun qe nga lindja e deri ne vdekje, se si te sillet me shoqerine, i cakton norma, dispozita e ligje ne perputhshmeri me fjalen e Zotit.

Lexoje Kur'anin dhe e sheh se si udheheq fjala e Zotit.

Me t'mira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit Empty
MesazhTitulli: Re: Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit   Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit EmptyFri Oct 17, 2008 10:47 pm

Muhamet nuk eshte postimi imi pare, qe e beje me ngjyren e kalter, shih te Enver Hoxha, ka postime me kete ngjyre, po ndonjehere si ky postimi i fundit i imi ne kete teme, po harroj ta ngjyrosi, po me duket me bukur, kaq eshte.

Funksioni i fese ne shoqeri, ka ndryshuar qe nga rrenjet Muhamet, eshte nje fe krejt tjeter, ti mund te mos pajtohesh ama ky eshte fakt.
Ne po flasim per qeshtje ekonomike- shoqerore, jo per qeshtje individaule subjektive etj, udheheqje e ekonomise e shoqerise, kete nuk e kryen feja.

Pershendetje,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit Empty
MesazhTitulli: Re: Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit   Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit EmptyFri Oct 17, 2008 10:52 pm

Mergimtari, ne ate citim e kuptoni, pergjigjen e pyetjes qe e bete. Ju vete e sollet ate tekst, dhe pikerisht per ate tekst shtruat pytje.

Feja nuk merret me data, sepse nuk merret me supozime, saktesisht nuk pretendon se e di se kur ka zbrite njeriu ne toke.
Ndersa teoria e tmerrshme e deshtuar e evolucionit thote se krijesat e para qe kane jetuar ne toke kane lindur rreth 400 milion vite me pare. Ndersa mendohet se njerezit e ngjashem me ne ne te gjitha aspektet kane filluar te jetojne ne toke rreth 50 mije vjet me pare.

Me t'mira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone


Male
Numri i postimeve : 609
Age : 40
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit Empty
MesazhTitulli: Re: Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit   Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit EmptyFri Feb 27, 2009 12:03 pm

e po ti muhamed e han mishin e thiut e kam seriozisht? nese jo me thuaj pse por pa par kuranin...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit Empty
MesazhTitulli: Re: Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit   Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit EmptyMon Mar 30, 2009 3:00 am

Guximi shkruajti:
Muhamet te pershendes, me duhet te nderhyje.

Autori pervec qe ka gabuar ne menyren me trashanike, sepse e ka krahasuar nje sistem ekonomiko shoqeror me nje dege te tij, qe eshte dicka absurde. Nuk mund te kete sistem islamik ekonomik, nese sot e ka shpikur dikush atehere mire nuk qenkam i informuar. Si guxon te thuash keshte kur edhe vendet islamike kane sistem kapitalist. Feja pjell e kapitalizmit, ky eshte fakt shoqeror qe e proanojne edhe vete fetaret, sepse ata nuk e cilsojne negative kapitalizmin. Nuk eshte sistem eshte institucion i caktuar ne sistemin kapitaliste, ajo shfrytezohet direkt apo inderekt.

Ky vec e ka vertetuar se nuk paska lidhje se qeshte sistemi ekosonike-shoqeror.
Pra me sistem shoqeror kuptojme menyren se si funksionon nje shoqeri e ekonomi e caktuar. Prej sistemeve shoqerore dallojme gjithesej pese syeresh: Sistemi kapitalist (absolut ne bote), Sistemi Socialiste-Komunsit (Jo i praktikuar sot), Sistemi feudal (I zhdukur qe moti), Sistemi skllavo-pronar (paraprak i feudalizmit), dhe Komunsizmi primitiv (nese guxoj ta quaj keshtu, eshte faza e pare e njerezimit qe eshte zhvilluar mbi disa baza komunsite). Nese sot apo dje, nuk e kam pare ne Top News se dikush shpiku edhe nje menyre te udheheqjes se shoqerise, atehere bukur.

Pra krahasimi eshte absurd, sepse po krahasohet nje sistem shoqeror, me krejt dicka tjeter, ne rastin tone me nje dege te saj propagande.




Ai ka dalur edhe kunder historise sepse e gjithe historia tregon se feja eshte ndihmuar e perkrahur ne menyren me te mire nga borgjezet te cilet kerkonin rrezimin e feudalizmit ne vendet si: Itali, Britani e Madhe, France e Gjermani. Feja pasi pa se shkenca u liriua nga zingjiret fetar qe e lidhnin ne ate kohe (pra krijimi i nje shkence te re, e varur nga borgjezia), tani kaloi ne anen borgjeze, , kjo frikesohej se do te shperfytyrohej perfundimisht qeshtja e zotit , prandaj edhe ju bashkangjit klases se re borgjeze.
Tash merrni guximin e thoni se feja eshte keshtu, e kapitalizmi keshtu.

Tung.


Gabimet me trashanike i ke bërë ti Guxim, në radhë te parë sepse t'i i prezenton gjërat me ideologji palidhje, kur thua p.sh. se feja është pjellë e kapitalizmit. Këto janë ide marksiste-laniniste qe nuk përkojnë aspak me realitetin.

Gabimet e mendimeve si me lartë janë:
- se kinse feja është pjellë e kapitalizmit: kjo është qesharake
- marrja e historisë se Europës si model, sikur vetem ajo te ishte ekzistente, kur dihet se Islami ka histori tjetër dhe raporte tjera, qoftë me historinë apo shkencën.

Këto gabime i bën sepse nuk ke njohuri. Vendet me shumicë absolute te popullsisë muslimane sdo te thotë se janë vende islamike. Shumica e tyre janë vende qe funksionojnë me ligje joislame dhe shumë pak ka vende gjysmë-islamike (nëse mund t'i quaj kështu) sepse Islamin e praktikojnë jo në qështje shtetërore, por te ndonjë kadi për qështje te thjeshta mes njerezve. Ato për sisteme te tyre kanë kapitalizmin sepse pushtetet e tyre janë pjellë e kolonializmit, por jo Islami.


Në burimet Islame (Kur'an dhe Sunnet) nuk ka term "ekonomi islami". Mirpo sot "sistem ekonomik Islam" quhet ajo ekonomi e cila bazohet në parime ekonomike, shoqërore apo juridike Islame. Ndërsa sistemi siç dihet shkencarisht paraqet bashkësinë e elementeve dhe atributeve te tyre për t'i shërbyer një qëllimi.

Ndër dallimet me te mëdha mes sistemit ekonomik islam dhe atij kapitalist është kamata. Në Islam ajo është rreptësisht e ndaluar, ndërsa në kapitalizëm shënon bazën e sistemit bankar, i cili është e bazë e kapitalizmit. Përveç tjerash në Islam ndalohet pornografia, lojrat e fatit, spekulimet (p.sh. me borxhet)etj. te cilat janë prej burimeve (sigurisht te paligjshme) te pasurisë se kapitalizmit. Dhe pikërisht janë këto arsyet se përse kriza financiare e kapitalizmit nuk i ka prekur banka islame, që punojnë sipas rregullave islame. Sistemi ekonomik islam është sistem etik, i drejtë dhe i sigurtë. Këto 3 atribute te natyrshme islame i synojnë edhe bankat konvencionale kapitaliste, mirpo nuk mund t'i arrijnë sepse baza e tyre, mbi të cilën ndërtohen ato, është e gabuar.

Bankat Islame qe funksionojnë me rregulla te sistemit ekonomik islam dhe rregulla te sheriatit po shënojnë zgjerim dhe hov te madhë hapsinor, kualitativ dhe kuantitativ, por edhe rritje vjetore prej 10%.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit Empty
MesazhTitulli: Re: Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit   Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit EmptyThu Jul 02, 2009 2:04 am

www.ekonomia-islame.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit Empty
MesazhTitulli: Re: Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit   Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit EmptyThu Jul 02, 2009 10:47 pm

Islami thote,se njeriu duhet te punoi e jo te behet parazit sepse as zoti nuk ka qen parazit!Tjeter,çdo musliman i pasur nga teprica duhet tja shperndai fukarenjeve,pra zeqatin!Dhe atyre qe e perfaqesoin fejen duhet tu japin dhurata!
Ne kapitalizem ai qe bene pasuri behet dhe udheheqes i shtetit,dhe blen ndjersen e puntoreve ku permes bruto profitit,i shfrytezon si shtazet e buqesise !Pra nuk ka dallim mes ketyre,sepse njera shfrytezimin e paraqet ne forma te sofistifikuara dhe veshtire eshte ta kupton formen e shfrytezimit te njeriut!
Edhe socializmi ka pasur tjeter definision por shfrytezimi ka qen ne forma mizore dhe kush ka perkrahur qeverisjen kan jetue mire ne te gjitha format e shoqerive !Kundershtaret ja kan fitue ja kan humbur dhe gjithe nje ka pasur e ka me pasur luftera te kunderthenjeve te ndryshme !U mundova qe ta shtjelloi qe sa ma mire te me kupton edhe ai qe nuk e din qeshtjen se si te shtyp qeveria e jote apo armiku :
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit Empty
MesazhTitulli: Re: Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit   Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit EmptyThu Jul 02, 2009 11:00 pm

Ne islam qeverisja e shtetit ruhet kur populli i nenshtrohet hyit,dhe nese i bjen pishmanit paria ta fale sepse edhe zoti pishmanlin e fale sepse perendia eshte i gjithfuqishem dhe ua fale mekatet atyre qe kerkoin falje !
Por kete fjale shume tradhetar e ruain ne pleqeri ku gjate tere jetes se tij ka tradhetue kombin dhe ne fund kur del ne penzion ja nis e shkon ne gjami apo kishe e me ja fale mekatet qenit!Me kete teze te islamit nuk pajtohem fare sepse njerezit e keqinje e kan perpilue keshtu!


Ne kapitalizem
Edhe ne kapitalizem egziston forma e fejes e nese nuk i beson fejes ateherit te shtin me bere be ne kodin e ligjit,dhe nese dine me genjyer gjygjin fiton edhe ateherit nese ke vrare apo bere ndonje veper penale me permasa te medhaja!

Gjere sa nje i pandehur nuk e pranon qe vepren e ka bere me plote deshiren e vete,nuk ka mundesi qe nje veper penale te kansiderohet si krim!!!Per mer egzistue nje VP si veper,se pari duhet te egzistoi keta tri elementet e vepers penale;Ndihmesi, nxitesi dhe vepren penale ta kete kryer me deshir,por kryesi duhet te jete psiqikisht e fizikisht i shendosh,pa presion !
Pra nuk ka dallim islami nga kapitalizmi sepse njera e perdor hyin dhe ketu ka ndeshkim mos u hutoni,por dikush e shfrytezon menyren e hyit dhe ja rras njerezve dhe shpeton si qimja nga tellyni!Edhe me kodin civil eshte njesoj,nese dine mu mbrojte del si qimja nga tellyni!Vetem format dalloin !Pra ne islam ai qe i tutet zotit,e ne kapitalizem ai qe i tutet gjygjit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit Empty
MesazhTitulli: Re: Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit   Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dallimet mes kapitalizmit dhe Islamit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Feja Islame dhe dallimet e saja
» ,,Spartaku'' revoltè kunder kapitalizmit Romak
» FILLIMI I PARAQITJES SË ISLAMIT HAPTAZI
» JAPONIA EKSPOZON MESAZHIN E ISLAMIT
» Kancelarja gjermane kritikon protestat kundër Islamit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: