Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Farida Zmijani "PIKTUROJ NË QIELL" (I paint in the sky)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Farida Zmijani "PIKTUROJ NË QIELL" (I paint in the sky)   Empty
MesazhTitulli: Farida Zmijani "PIKTUROJ NË QIELL" (I paint in the sky)    Farida Zmijani "PIKTUROJ NË QIELL" (I paint in the sky)   EmptyTue Nov 05, 2013 2:01 pm

INFORMIM I "PEGASI" INTERNACIONAL ALBANIA
Autorja shkodrane, FARIDA ZMIJANI RAMADANI, së
shpejti me nje vëllim të ri poetik dygjuhësh (shqip , anglisht)
"PIKTUROJ NË QIELL" (I paint in the sky)
Duke sipëruar e përshfaqur një “skenë pikturimi qiellore”
Nga Kristaq F. Shabani IWA, WPS, AOM
President i LNPSHA”PEGASI” ALBANIA

Dalja në pah dhe me një trajtë krejt ndryshe, është një nga qëllimet kryesore të krijueses, krijuesit, i cili, e cila përlufton një dalje larme, të “tualetizuar” poetikisht dhe të lartësuar simbolikisht... Profecitë profetike dhe urtitë, të cilat shënojnë daljet, bukurohen nga mënyra e thënies: “Ka dalë dielli,... hëna e bukur,... apo ka zbardhur agimi i në dite premtuese...”. Këto figurime, simbole, herë prezente e herë “fashitëse”, herë drithëruese e herë guximtare, herë biskuese e herë jo në tentim të “bujshëm” rritjeje, kërkohen vullnetshëm...
Një kërkim i tillë ndodh dhe në vëllimin “Pikturoj në qiell”, ku autorja Farida Zmijani Ramadani, nëpërmjet një kompozicioni “pesëgishtrinjsh”, përcjell krijimin e saj të biskuar, në një harmoni “kurorë petalore” përkufizuese: “Virtualitet ndjenjash”, “Lodrojmë me natyrën”,“Ngjyrë tjetër”, “Në poret jetësore”, “Me bashkëkohësinë”... Një lidhësi e tillë përcaktuese realizon synimet dhe jep mesazhe dinamikë për jetën në kahje socialo-psikologjike, morale dhe etike dhe poeten e qendërzon në podium dhe në sfond ... Vëllimi “Pikturoj qiellin” është një vëllim ku gjen: shkruarje me ndjenjë, lotin e lirë, kuartetin me qiellin, marrëzinë me xixëllonjën, binomin e shpleksur, mos numërimin e minutave të dashuruara, rrëfenjën për legjendën e reve, (ku retë protagonistojnë me stil origjinal); luledelen e “lodhshme” të brezave, pentagramin, ku ndjehet zogu i lirë, figuracioni i reve, prekja e qiellit, kur ka gazmim, mbushimi me magji..., (duke lënë prapa dilemat e dashurisë rinore), këngërimi i këngës së zemrës…; mos bërja lojë me jetën; simbol i "gardhit" rënkues e tjerë. Në poret jetësore manifestohen plagët e rënda shoqërore si: emigrimi dhe distancimi njerëzor, moskamja, prezenca dhe shtimi i lypsësisë, trajta e “manive”, tashmë të rrumbullaksuara. Interesante është kapja e një teme të bukur, ku autorja trajton fenomenin e maskilitetit (magjia mashkullore), e cila nuk ka zënë, si duhet vendin që i takon në trajtesën e bukurisë njerëzore. Në këtë mënyrë thyen një “lëvdim” dhe trajtesë vetëm të bukurisë supreme femërore... Në vëllim ka monologime dinamike me detin , me peshkun me globin, me malet, me vetveten e tjerë. Farida kërkon që të “pagojën” ta simbolizojë , të paarriturën ta arrijë, valën ta ndalë.... kukuvajkën ta krahasojë me zogjtë e tjerë bilbilues, në aspektin rrokësor, përligjur nga natyraliteti i ekzistencës normale të kontrasteve : Më je bërë refleks,/ çdo agim mëngjesi,/ më zgjon, “ku, ku…ku, ku...” (Kukuvajka) .
Në glob autorja kërkon të bëjë të “pabërën” ....
...Shtrydha trurin, /të pikturoj./ Telajo…,Bojëra…,Mjedis...(Globi).
Ah, shpirtrat !/Nuk i mbledh dot,.../të hallakatur, përsillen nëpër botë.
Këto janë gjallesat e këtij vëllimi ....
Mesazhi jetësor: “Me jetën nuk bëj lojë” wshtw pwrcaktues...
“Merre shpirtin tim vishe...” shprehet autorja e këtij vëllimi, i cili është një rritje e krijimtarisë së saj në kahje të bukur . Ajo ka si qëllim të shprehet e drejtpërdrejtë, nëpërmjet krijimit modest në pamje, por, nëse shihet me një sy profesional ky libër. ka shumë tentime, perceptime dhe arritësi për të hedhur hapa në poezinë bashkëkohore...
Shpesh vërehet dhe tendenca pozitive, ku, ndoshta, në pamje të parë ka prezencë moraliteti të drejtpërdrejtë, por në realitet është një moralitet me një botë hapësirëgjerë shpirtërore , kur ajo shprehet: “Skanohu... ”, duke dhënë një mesazh për të riparë e provuar veten, në gjithçka realizon...
Prezeca e vargjeve të tillë si : “ Si ortek i vogël,/ loti rrëshqet mbi faqe, /sa maja e maleve të shpirtit ngelen në çudirë... apo: Frymëruam së bashku të dy,/ buzëqeshëm,
deri në marrëzi. ....Figuracioni i reve prin buçimas...
“Këndo, këngën e zemrës!... /Të paktën provoje, /ta ndjesh veten...”.
Shijon buzëqeshjen,/ Ëndrrat mbetën “pa u lyer”,/ Të pashkruara në qiell, /si një tekst i pakryer.
Shpirtrat do të paqetojnë bashkë! /Flasin shqip sytë... Nuk dua lumturia,/ të jetë ai çast, /i zgjatur aq pak... e tjerë, flet për frymim ndryshe të autores.
Pra , në krijimtarinë e autores, Farida Zmijani Ramadani, ka rritje , por autorja do të dijë të rritë më tej nivelin e saj të krijimtarisë , duke patur një cilësi vetjake të shprehur, shumë pozitive : “Mos të kënaqemi me atë që kemi arritur, por të synojmë kualitativen!”
Autorja shkodrane është e vetëdijshme për arritjen e saj dhe synimin e ardhmërisë në krijimtarinë poetike...
Një shpërfaqje e tillë e prezantimit të këtij vëllimi me titullin intrigues “Pikturoj qiellin”, mendoj se do të pritet si dhurim poetik i kësaj periudhe “mbylljeviti” nga lexuesit.

Gjirokastër, Albania, nëntor 2013

wwwbashkimikombetar. com
Kristaq F. Shabani twitter
faqet pegasiane
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Farida Zmijani "PIKTUROJ NË QIELL" (I paint in the sky)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: