Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PËRKUJTIM: NË 100 VJETORIN E LINDJES - HAFIZ SELIM EF. YVEJS

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

PËRKUJTIM: NË 100 VJETORIN E LINDJES - HAFIZ SELIM EF. YVEJS Empty
MesazhTitulli: PËRKUJTIM: NË 100 VJETORIN E LINDJES - HAFIZ SELIM EF. YVEJS   PËRKUJTIM: NË 100 VJETORIN E LINDJES - HAFIZ SELIM EF. YVEJS EmptyFri Oct 04, 2013 9:06 pm

Në përkujtim: Në 100 vjetorin e lindjes

HAFIZ SELIM EF.YVEJSI
(1913-2001)



Me 4 maj 2013 u mbushën 100 vjet nga lindja e Hafiz Selim ef. Yvejsi. Hafiz Selim Yvejsi do të kujtohet për një kohë të gjatë, prej besimtarëve, atdhetarëve, si një hoxhë i ditur, i ndritur, arsimdashës, me një zë të bukur, orator, me një fjalor bashkohor…
Kush është Hafiz Selim ef. Yvejsi?

Prejardhja familjare

Hafiz Selim ef. Yvejsi rrjedh prej një familje të vjetër gjakovare, një familje intelektuale, e cila ndër shekuj, brez pas brezi ishte bartëse e jetës arsimore, edukative, kulturore, fetare dhe atdhetare në Gjakovë, në Kosovë...
Hafiz Selim Yvejsi lindi më 4 maj 1913 në Gjakovë. Është djali i Mulla Abdurrahim Efendiut. Mulla Abdurrahimi Efendiu është djali i Myderrizit, Hafiz Muhamedi Efendiut. Myderrizi, Hafiz Muhamedi Efendiu është djali i Myderrizit, Hafiz Yvejs Efendiut. Myderrizi, Hafiz Yvejs Efendiu është djali i Myderrizit, Hafiz Jahja Efendiut...
Hafiz Selim Yvejsi ishte më i riu, më i vogli, prej katër djemëve të Mulla Abdurrahim Efendiut. Të katër djemt e Mulla Abdurrahim Efendiut ishin hoxhallarë, dy prej tyre, më të vegjëlit ishin hafiz, hafiz Hysniu dhe Hafiz Selimi.
Të katër djemtë e Mulla Abdurrahimit apo të Mulla Himës, siç e thërriste populli, u bënë hoxhallarë të shquar. Emrat e katë vëllezërve hoxhallarë, djemtë e Mulla Abdurrahimit, janë: Myderriz Tahir Efendia (1898-1984), Mulla Ragib Efendia (1900-1984), Hafiz Hysni Efendia (1911-1954) dhe Hafiz Selim Efendia (1913-2001).
Babai i katër djemëve hoxhallarë, Mulla Abdurrahim Efendia, ishte djali i Myderrizit, Hafiz Muhamedi Efendiut, i cili, kishte katër djemë hoxhallarë, dy prej tyre ishin myderriz e hafiz. Emrat e katër djemëve të Myderrizit, Hafiz Muhamedi Efendiut, gjyshit të Hafiz Selimit, babait të Mulla Abdurrahimit janë: Myderriz Salih Efendiu, Hafiz Ali Efendiu, Myderriz, Hafiz Iljaz Efendiu, Mulla Abdurrahim Efendiu.
Babai i katër djemëve, Myderrizi, Hafiz Muhammedi Efendiu, gjyshi i Hafiz Selim Efendiut, është djali i Myderrizit, Hafiz Yvejs Efendiut, i cili është babai i pesë djemëve, të gjithë hoxhallarë, myderrizë e hafizë, emrat e tyre janë: Myderriz Muhamed Efendiu, Myderriz, Hafiz Ismail Efendiu, Myderriz, Hafiz Muhammedi Efendiu, Mulla Jahja Efendiu, Mulla Hysein Efendiu.
Pra, ky është një rast i rallë, ndoshta i pa parë, në disa brezni - në një shtëpi të dalin kaq shumë hoxhallarë! Por, ku do Zoti – çdo gjë bëhet.
Të gjithë hoxhallarët e këtij trungu familjar, parardhësit e Hafiz Selim Yvejsit, ishin jo vetëm hoxhallarë, por, në çdo brezni, kishte edhe myderrizë, kishte hafizë, ka pasë edhe myfti, siç ishte edhe Myftiu i Gjakovës, myderriz, hafiz Ismail Efendi Yvejsi, një nga udhëheqësit e Degës së Lidhjes së Prizrenit në Gjakovë dhe pjesëmarrës në Kuvendit e Lidhjes së Prizrenit, në Prizren, me (1878)....
Të gjitha këta hoxhallarë, myderrizë, hafizë, dijetarë, atdhetarë, janë pasardhësit e Yvejs Efendiut, i cili ka qenë Myderrizi i parë i Medresesë së Madhe të Gjakovës , e cila për afër afër tre shekuj i ka dhënë dritë krejt Kosovës...!


Shkollimi, hivzi dhe manifestimi


Selim Yvejsi që në moshën pesë vjeçare mbeti jetim, sepse babai i tij, Mulla Abdurrahimi, ndrroi jetë, kaloj në jetën e vërtetë në vitin 1918. Mbetën jetim gjashtë fëmijë, katër djem dhe dy vajza, që me ndihmën e Zotit i rriti nëna, një nënë burrneshë, besimtare, punëtore, arsim-dashëse, i rriti me drrasë të vekit, derisa sa fëmijtë u bën t’zot e vetit. Katër djemtë u bën hoxhallarë, dy prej tyre u bënë hafizë, hafiz Hysniu dhe hafiz Selimi, kurse njera prej motrave, Zylehaja, u bë hoxheshë.
Në mejtepin e Xhamisë së Hadumit, Selim Yvejsi mori mësimet e para. Ishte një nxënës i zgjuar, i pastër, kishte memorie të fortë, ishte i sjellshëm, kishte zë të bukur.. Gjatë shkollimit në mejtep e kishte shumë shokë, moshatar, por më tepër shoqërohej me një shok, i cili quhej Xhafer Bokshi, djali i një zotniu nga Gjakova, Ahmet Agë Bokshi, një tregtar, atdhetar, besimtar.
Selim Yvejsi dhe Xhafer Bokshi, pasi kryen mësimet e para në mejtepin e Xhamisë së Hadumit në Gjakovë, bashkë me shokun e pandashëm, Xhafer Bokshin, në vitin 1928, kur ishin në moshën 13-14 vjeçare, shkuan në Prizren për të mësuar hifzin te Hafiz Kemali. Kemal ef. (Shukri) Kajserliu (1888-1980), ka qenë një muhafiz i shquar, që shërbente si imam në Xhaminë e Sozisë në Prizren, te ky dijetar, brenda dy viteve, dy djelmoshat gjakovarë, e kryen hivzin, pra e mësuan Kur’anin përmendësh.
Pasi e kryen hifzin, dy hafizët e rinj u kthyen në Gjakovë, ku ju ba një pritje madhështore, për hafizët e rinj u organizua një ceremoni me tekbire, ashere e ilahi nga të gjithë hoxhallarët e Gjakovës me xhematët e tyre defiluan nëpër Çarshinë e Madhe të Gjakovës deri në xhaminë kryesore të qytetit, në Xhaminë e Hadumit.
Përveç pritjes madhështore e ceremonisë, dy hafizët e rinj, që ishte rast i veçantë në Gjakovë, u pritën së pari në lokalet e Këshillit të Bashkësisë Islame, ku ju bënë për hajr hafizët e moçëm e ulematë e kohës, ndër ta ishte Myftiu i Gjakovës, Hafiz Ibrahim Pallaska, myderrizi Islam ef. Nahi, Hafiz Ymer Guta, Hafiz Myftar Bokshi, Myderizi, Hafiz Fahri ef. Iljazi, , myderrizi, Tahir ef.Thaçi, Hasan ef. Dashi, Hafiz Idriz Hoxha, Hafiz Rushid Emra, Hafiz Hysni Yvejsi, Hafiz Bajram Agani, Jahja Ef. Bakalli etj.
Gjashtë muaj pas kësaj ngjarje, Hafiz Xhafer Bokshi, që sapo mbushi 15 vjet, papritmas ndërroj jetë, ishte viti 1930. Të gjithë prej Zotit jemi, të gjithë tek Ai do të kthehemi. Për hafiz Xhaferin e shkurtër ishte kjo jetë, por insha’Allah e ka vendin në Xhennet!

Diplomimi dhe shërbimi

Hafiz Selim Yvejsi, pasi u kthye nga Prizreni, në vitin 1930 u regjistrue në Medresenë e Madhe të Gjakovës, ku edhe diplomoi më 1938. Në vitin 1938 doli gjenerata e parë e të diplomuarëve, pranë myderrizit më të njohur të kohës, nga Hafiz Fahri Ef. Iljazi dhe për këtë ngjarje nga Sarajeva erdhi një delegacion në krye me Reisin (Kryetarin) Xhemaludin Çausheviç dhe mysafirë të shquar nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët qëndruan bashkarisht tri ditë në Medrese, në Gjakovë. Të diplomuarit e gjeneratës së parë nga Gjakova janë: Hafiz Teufik Ef. Nahi, Hafiz Selim Ef. Yvejsi, Jahja Ef.Bakalli dhe Qamil Ef. Ferizi.
Shumica prej nxënësve të Myderriz Fahri Efendiut, pasi kanë diplomuar, u bënë dijetarë të shquar, atdhetarë e luftëtarë të dalluar, prej tyre vlenë të përmenden disa emra të paharruar si: Mulla Zekë Bërdynaj, Mulla Ramush Shatri, Haxhi Jahja Daci, Mulla Iljaz Broja, Hafiz Muhamed Gashi, Mulla Hajriz Demaku etj.
Hafiz Selim Efendi Yvejsi i shërbeu popullit për më se gjysmë shekulli, si imam, mësues dhe predikues në disa nga xhamitë e Gjakovës, si në Xhaminë e Haxhi Ymerit, të Mahmud Pashës, të Sefës, Mulla Jusufit, të Sofës etj.
Në mejtepin e Xhamisë së Haxhi Ymerit, në “kohën e Italisë e Gjermanisë” (1941-1944) ka mësuar shumë nxënës, një prej nxënësve të tij, që vlen të përmendet, ka qenë edhe prof. Nexhat H. Nahi, i biri i Myderrizit, Hasan Efendi Nahi, (1905-1991), përkthyesi i Kur’anit në gjuhën shqipe.
Në dokumentet sekrete të Beogradit, të publikuara nga dr.Hakif Bajrami, ndër hoxhallarët që e penguen shpërnguljen e shqiptarëve nga Gjakova, nga Kosova, përmendet edhe emri i Hafiz Selim Yvejsit, ku ndër të tjera thuhej:
“Mulla Selimi kundërshtoi shpërnguljen…”
Hafiz Selim Yvejsi ishte një hoxhë i ditur, pedant, bashkohor, orator, guximtar, atdhetar, ndër të parët në Gjakovë, në Kosovë, që e filloi, e praktikoi përdorimin e gjuhës shqipe në shërbimet fetare.
Deri në vitin 1980, në Gjakovë ishte adet që pasi të varrosej i vdekuri, pjesëmarrësit në xhenaze apo në varrim i ngushëllonin familjarët me shtrëngim dore, kjo merrte kohë, njerëzit pritshin në rresht derisa t’iu vinte radha, kështu në shi, nëpër borë, në kohë me diell, kur dielli digjte...! Në një varrim që kishte shumë pjesëmarrës, Hafiz Selim Yvejsi, doli para popullit dhe ju drejtue me këto fjalë:
” Të nderuem bashkëqytetarë, të nderuem vllazën besimtarë! Ju lumshin kambtë që keni ardhë! Nëse pajtohuni me mue, prej tashit për kryeshnosh, ngushëllime, mos të zgjatën duert, por ngushëllimet të bahet kështu, me dorë n’zemër, besoj se kjo ashtë ma praktike, ma hygjenike...! Të gjithë jo vetëm që u pajtuen, por disa edhe thoshnin: T’lumtë hoxhë, pshtum! Kanë kalue mbi 30 vjet nga dita që Hafiz Selim Yvejsi e ndrroi këtë adet edhe pse ai nuk është në këtë jetë, pjesëmarrësit në çdo varrim e zbatojnë atë këshillim !
Hafiz Selim Yvejsi ka qenë më i riu prej hoxhallarëve të vjetër, ulemave të moçëm, por erdhi dita kur u plak dhe ishte më i vjetri prej të rinjve…!
Ishte i vetmi prej ulemave të vjetër të Gjakovës që kapërceu në mijëvjeçarin e tretë, duke përjetuar edhe luftën e vitëve 1998-1999, por nuk e lëshoi Gjakovën, nuk e lëshoi Kosovën, deri sa mbylli sytë në Gjakovë, moshën 88 vjeçare, me 16 maj 2001.
Do të kujtohet për një kohë të gjatë, prej besimtarëve, atdhetarëve, si një hoxhë i ditur, i ndritur, arsimdashës, si mësues, predikues, me një zë të bukur, orator me një fjalor bashkohorë...
U varros me 17 maj 2001, me nderime të mëdha, ku morën pjesë në përcelljen e fundit shumë qytetarë, shejhlerë e hoxhallarë, jo vetëm të Gjakovës, por edhe nga të gjitha anët e Kosovës…!

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PËRKUJTIM: NË 100 VJETORIN E LINDJES - HAFIZ SELIM EF. YVEJS
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» HAFIZ SELIM YVEJSI (1913-2001)
» MULLA SELIM SELIM (1978-1998)
» Në përkujtim të dëshmorit Jashar Begu
» Në përkujtim të 30 vjetorit të demonstratave në Gjakovë me 2
» ABDULLAH SELIM HADRI (1887-1951)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: