Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 A duhet ndryshuar bota ku jetojme?

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
lutfi c oka
Fillestar/e
Fillestar/e
lutfi c oka


Male
Numri i postimeve : 2
Age : 64
Vendi : tirane
Registration date : 28/08/2013

A  duhet ndryshuar bota ku jetojme? Empty
MesazhTitulli: A duhet ndryshuar bota ku jetojme?   A  duhet ndryshuar bota ku jetojme? EmptyFri Aug 30, 2013 2:15 pm

Apel duhet ndryshuar bota.
Asnje fe nuk nuk e ka kryer rolin e saje ne shenjeterimin e njerezve.Asnje popull nuk ka krijuar nje educate te mirefillt.Asnje shtet ne qeverisjen e tij nuk ka realizuar drejtesine e mireqenjen e plote midis njerezve .
Asnje politike boterore nuk ka harmonizuar dijen me shkencen,edukaten me edukimin,zhvillimin me mireqenjen e njerezeve. Kur mendoi dhe analizoje tragjedine e 11 shtatorit ne Amerike,luften politike pozite –opozite ne ekranet e televizionit,Kur ke ne dore gazetat e shumta me cfare lloj-lloj maskarelleku te shkruara ne te,kur degjon polemikat e analisteve ne emisione,kur degjon debate deri ne grushte ne kafene midis njerezve te papune,kur degjon debatet ne parlament , kur ballafaqohesh me kontrastet e jetes sociale te jetes njerezore e shume e shume te tjera,nuk gjen me motive per jeten dhe te zen turpi pse jam une njeri dhe aq me teper pse me ka fale zoti mend me shume se ato…..
E logjika e njeriut te urte e te menḉur te ḉon atje larg shume larg se kjo bote mizere e ndertuar nga keta njerez duhet ndryshuar ,nuk durohet me tutje.Pra duhet gjetur njerezit qe I kerkonte Diogjeni,me qiri ne dore ne mes te qytetit dhe ne mes te dites.
Ҫdo njeri duhet te gjykoje dhe te arsyetoje se ḉdo fenomen qe shohim eshte nje mesazh per te.Te gjitha fete kane misionin e tyre qe ti japin njeriut hapesire shpirterore,tolerance njerezore,ti zbusin e ti afrojne njeri me tjetrin,te shtojne dashurine dhe respektin reciprok midis tyre.Partite perfaqesojne e perkrahin shtresat e tyre.Ate e realizojne nepermjt propogandes e programeve te tyre.
Ҫ’po ndodh sot me fete e partite?
Si feja ashtu dhe partite ne vend qe ti afrojne njerezit,po i perḉajne deri ne fund.Ne vend qe te krijojne mireqenje per te gjithe,po krijojne ekstreme varferije e pasurije.
Ne vend qe krijojne kulture njerezore te komunikimit,po kultivojne dhe edukojne nje dialog anti njerezore.
Ne vend qe te tjetri te kerkosh te gjesh pozitiven,kerkohet vetem te zbulosh negative dhe ate ta erresosh deri ne maksimum.Ne vend qe njerezimi te jetoje nje jete te qete,te sigurte,e te lumtur,po jeton trazira,pasiguri,terror e mpapunesi.Ne vend qe njerezit te perqafojne shkencen e punen,artin e kulturen,miqsi e argetim,po perjetojne strese,grindje,urrejtje,vrasje,varferi e mjerim te tejskanshem.

Ku eshte tradita jone?!
Nje kulture e lashte.
Besa.Besa eshte sinqeritet,ndershmeri,karakter,force,trimeri,vendosmeri,eshte kembengulje e vetmohim,eshte sacrifice sublime,eshte akt i patjetersueshem.Eshte mbajtje absolute e fjales.Besa eshte institucioni me i madhe dhe me i njohur Shqiptar dhe me nje aktivitet te pavdekshem.Besa eshte be,eshte beselidhje,eshte kulmi I te gjithe traditave shqiptare.
Tradita.Funksion organizativ i unitetit krahinor fshat,lagje ,fis e gjini.Formulim i traktatit juridik te vete qeverisjes ne fshat e krahine e kodo nepermjet rregullave vendore e kanunore.
Kuvendet ishin institucion me i fuqishem per trajtimin e zgjidhjen e problemeve krahinore e vendore.
Vetedija kombetare ,patriotike e pa anshme kudo e kurdohere,sin je cilesi e larte per ḉdo njeri.
Traditat te edukuara nga opinion shoqeror si besa,bujaria,ndershmeria,trimeria,ishte karakteristike e ḉdo njeriu e pra dhe e ḉdo Arnori.Pleqerimet e ndermjetesimet e menjehershme,nje instuticion i pa anshem,kudo me force,per te parandaluar e shuar konfliktet qe lindnin e per te ḉuar mesazhin per te qene kurdohere prane njeri tjetrit ne familje ,fis,pune ,e ne lufte per atdhe,prane njeri tjetrit ne lufte e fatkeqesi,pra nje prani shpirterore e plot humanizem.
Tradita si pasuri shpirterore,si pikpamje ,zakon e vyrtyt,ajo prek te gjitha anet e jetes,sit e tilla traditat ruhen,trashigohen e zhvillohen brez pas brezi.
Pervoja shekullore dhe mencurija e popullit u trasmetua ne breza nepermjet librit te madh te pashkruar,”Kultura e komunikimit”Urtesia e menqurija ne komunikim eshte vleresua shume nga ana ime si akti me madhor i komunikimit njerezor.Prandaj mendoj se eshte aktuale thirrja ime:
Zhvilloje kulturen e komunikimit ,te urtesoje polemikat midis njerezve dhe te kulturoje gjuhen e folur midis debateve.
Tribuna e menqurise kane qene dhomat e burrave,Duhet te duam dhe respektojme njeri tjetrin Klane dhe njerez me zemer te “Vogel”kan dashur dhe duan te perḉajne njerezit,te shkaktojne vllavrasje,te mos i lejne kurre te qete e ne paqe.Ne kete kohe duhet gjetur nje zgjidhje e kjo zgjidhje gjendet me komonikim ,bisede e dialog sa me te qete e konstruktiv.
Komunikimi ka ne baze lirine e fjales,paraqitje e te vertetes,dialog me urrtesi,marrjae vendimeve,vendosja e usulleve,mesazheve e beselidhjeve,qe kane ne baze menḉurine dhe bashkebisedimin me zemer te hapur dhe pa hije.

Ne bashkebisedim ka kulture.
Flitet vetem nje here dhe nuk I pritet fjala askujt,por duhet degjuar deri ne fund dhe me respekt.
Eshte culture te degjosh ate qe flet dhe eshte respekti me elementar qe i bejne njeriut,per faktin se ḉdo njeri ka mendesite e veta,pikpamjet e veta,karakterin e vet.
Dhe populli thote:
-“Po te kemi mundesi ti leshojme mendet ne nje vend ,sejcili do te marr mendjen e tij”.
Ai qe flet para nesh kushdo qofte,qofte femija para prinderit,apo bariu para filozofit,ai perpiqet ten a thote diḉka,me mendesite e veta,pra ai eshte mesues per ne qe e degjojme.
Dhe thuhet ,mesuesi me i madh dhe i pagabuar eshte populli.
Eshte nje moment qe ne vleresojme folsin,pra krijojme bindje per aftesite ,mendesite,pikpamjet,konceptet e kulturen dhe qendrimin qe mban ai ndaj nesh qe e degjojme.
E per kete thuhet:-:”Njeriu vleresohet nga fjala,kali vleresohet nga shala”.
Eshte opinion shoqeror qe duhet vleresuar:Dy opinione jane me shume se nje,tre opinione jane me shume se dy……..E thuhet:-“Me mire te dalte syri se name”.
Qendroi kurdohere bisedes.
-Folesi nuk ka te drejte te kembengul ne mendimin e tij,ai vetem leshon fjalen ne bisede me mundesite e tij te argumentimit,vleresimin e bejne te tjeret qe jane ne bashkebisedim.
Nuk eshte I menḉur vetem ai qe eshte dakord me mendimin tend.Nderimi per bindjet e te tjereve eshte kultura me e madhe .Individualizmi egoist eshte nje perbindesh i shoqerise e vlaznise.Individit nuk duhet ti shkoje ne mendje,qe te pengoje tjetrin kur flet se:
Pa fjale te lire nuk ka dialog,
Pa dialog nuk ka te vertete.
Pa te vertete nuk ka progress.
Me i dhene vendin dhe me i qendruar fjales eshte fillimi i kultures njerezore.
Vendi dhe pasha e fjales ne kuvend eshte trimeri e zgjuaresi.
Eleganca ne fushen e luftimit dhe trimeria ne kuvend nuk vlejne kurre.
Forca e mendimit eshte me e fuqishme se tehu i sopates.I forti mund tre a kater vete,i mendḉuri mund me mijera vete.Biseda lind nga mendimi,biseda e tensionuar e gjak nxehte eshte grindje qe nuk ka zgjidhje.
Shoqeri kerkon norma morale bashkekohore,kerkon drejtesi e dashuri njerezore,kerkon liri e perkatesi kombetare,liri fetare,kerkon pune e mireqenje.
Dhe kushtetuta thote:-“Duje dhe respektoje njeriun,por si veten me gjithe zemer e shpirte ,me gjithe mendjen tende”.Dilogu sot zhvillohet jashte ḉdo lloj etike,ne rruge ,ne tren,autobus,klub,ne menxe,ne te mira e fatekeqesi,prandaj keto debate jane:
Shqetesuese nga zhurma e madhe.
Ofenduese nga fjalori.Prandaj kur gjuha nuk njeh turp,turperon ate qe e degjon.
Jane rrenqethese nga rrahjet
Jane tronditese nga thenjet urretjet,tek nuk ruhen caqet ne polemika e debate.
Kundershtimin e kane ne shpirte,kush nuk mendon si ai ,ai eshte armiku i tij.vendi me I perferuar per polemika eshte rruga,klubi,arma e trimerise eshte alkoli.Cdo debate apo polemike i mungojne dy kembet:-As nuk te lene te flasesh dhe as nuk te degjojne.
Te dish te degjosh dhe te flasesh eshte kultur me elementare dhe e domosdoshme per njeriun dhe eshte apeli im I perhershem:
-Ki respekt per ate qe flet kushdo qofte ai.
Ndiqe me vemendje fjalen e tij deri ne fund.
Mos be kurre vleresime pa perfunduar folsi.
Pa mendime te thella mos dil kurre ne konkluzion per ate qe flitet.
Ne te folur zbato me korrektesiparimet dhe gjuhen e te folurit.
Gjuha ka per baze urtesine,per maje menḉurine,per flamur ndershmerine,ajo eshte perfaqesuese e mendimeve te ndergjegjshme te njeriut.
Rrenjet i ka ne zemer:-”Ҫfare ka barku e nxjerr bardaku”.Prandaj:
Fjalen peshoje mire,
E kurdohere thuaje urte,
Se historia eshte e gjate,
E jeta e shklurte….
-Menḉuria eshte konsideruar urti
-Puna ekonomi
Urtesia,menḉurije ekonomija jane admirim per kedo dhe kurdohere.
Ne themel te mencurise,punes , perkushtimit,dhe sakrifices ka qene ḉeshtja kombetare,qe sot eshte hedhur poshte eshte barazue kriemineli me heroin ….!!!?
Dhe dikur kendohej kenga:
More Aren shkem e gure,
Ne gjoks burri nje flamur,
Ҫdo kull bjeshke nje fortese,
Kurdohere nder e bese.
Gjithe Arni besa-bese.
Kush s’ka pushke,
Lufton me kmese…Bujaria ,besa ,mencuria dhe pushka ka qene kostelacion I Arnorit ne shekuj.Per bujarine kemi patur gjithemone jam shprehur:
-Bujrem mirese erdhe buke e kripe e zemer.
-Paḉim e dhenshim ,shtepia e zotit dhe e mikut.
-Per mikun vetulla dhe jo petulla.
-Veten me keq e kam pare kur miku me ka gjet pa buke.
Thirrja O zoti I shtepise,duhej vetem nje pergjigje:-“Bujrem”
Per besen:
-Ta dhash fjalen ,ther djalin.
-Muri luan ,burri kurre jo.
-Burri lidhet per fjale.
Per menḉurine:
-Ma mire te dish se te keshe.
-Djalit mos i le pasuri ,por vetem gramatike.
-Shitn kalin meso djalin.
-urtesia eshte mencuria me e madhe.
-Durimim eshte i hidhur por fruit i embel.
Kur vjen miku ne shtepi,
Sipas veshjes e nderojne,
Kur largohet per ḉudi
Vetem koken ia peshojne…..
Per trimerine:
-E ben vdekjen si me le.
-Nuk i ben syri lak.
-Nuk e len shokun ne balte.
-Guximtarin nuk e vret plumbi,ndersa frikacakun e vret krisma e pushkes.
Trimeria pas luftes e menḉurija pas kuvendit nuk kane me vlere.
-Trimeria me e madhe eshte me fale e jo me vra.
-Trimeri eshte me i hap rrugen te marrit apo pianecit.
Tradita e trimeris ishte perqendruar ne figura per krushqit qe duhej te plotesonin keto kushte:
-Te paret e fisit.
-Te ishin te menḉur
-Te kishin xhepat plot.
Shtepia qe nxirrte mikun jashte ,ndahej nga te gjithe si veprim shume i ulte.
Toleranca.Pleqerimet e ndermjetesimet kane stimuluar e kane shmangur konflikte.Ne shoqeri njeriu ka lirine e mendimit,komunikimit,informimit,leximit,te punes e te tregut.Ne keto liri pikenisja eshte individi,Keto liri nuk duhet te kalojne normat morale,bashkekohore,keto liri nuk duhet te cenojne anen morale,shpirterore,ambjentin qetesine pasurine,e pronen.Prandaj duhet thene se:
-Mos I bej kujt ate qe nuk deshiron ta bej ty tjetri.-
-Prife kunjin si nga tjetri dhe nga vetja.
Mos nderto lumturine tende mbi fatekeqesine e tjetrit.
-Shmage perplasjen me te marrin dhe pianecin.
-Cfare ben kur zihet nje i marre me nje te menḉur?
__I menḉuri i hap rrugen te marrit.
Po kur zihen dy te menḉur?
___Ndahen vete ,duke i hap rrugen njeri tjetrit.
Po kur zihen dy budallenje?
___Aty mos ndodhte njeri se nuk ka ḉfare te bej.
Ekziston nje shprehje:
Ga –ga fjalet,
Tang –tang pushket.
Ha-ha grate.
Tradita e te folures e te imponuara nga opinjoni i shendoshe shoqerore si,besa,bujaria,ndershmeria,trimeria,nga te gjitha keto lind pyetja:-Habija ,pse jo dhe deshperimi i madh,…Pse ndodh keshtu?!!...Pse po shperbahet si tradite,si zakon,si bindje qe ka depertuar deri ne gjirin e familjes me te shendoshe dhe me tradita.?
Habia me e madhe
-Shqiptari ka ndare pasurine por kurre gjakun.Gjerat me te mira ne bote jane:
--Me para
---Pa para
Gjerat me te mira ne bote jane pa para:-Dielli,ajeri,uje,cicerima e zogjve,ushtima e maleve,dhe e lumenjeve dhe mbi te gjitha pa para eshte,Vllaznia,miqesia,shoqerija gjeja me e shenjte dhe e pazevendsueshme.
Monolog me urtesine
-Mos i jep shkas te flas keq kush per ty,por mos u mundo ti mbyllesh gojen dashakeqve te tu,se qeni siḉ leh naten ndaj hajdutit ,ai leh edhe ne njeriun e ndershem.Njeriu duhet te leviz konsideraten dhe jo njenjen e urretjes dhe te hakmarrjes,se po ti zemrohesh njeriut qe I ke leshuar konsideraten ne zero,eshte njelloj sikur te zemrosh e hakmerresh me nje kafshe.
--Kur flet budallai i menḉuri hesht.
--I menḉuri meson nga gabimet e budallait,budallai meson nga disfatat e veta.
Tribuna e auditorit eshte:
--Fjala e urte
--Fjala e menḉur.
---Fjala e ndershme.
---Fjala me vlera aktuale.
---Pa vlersuar te kaluaren nuk ka te ardhme.
-Ai qe nuk njeh veten eshte budalla,ai qe e mohon eshte kriminel.
Kur nuk kontriboni ne shoqeri,keni perfunduar.
-Po--- te vertetes,dashurise,bashkimit,tolerances,mirkuptimit dhe harmonise.
JO---Genjeshtres,urrejtjes,perqarjes,ekstremizmit,hipokrizise,e zemer keqesise.
Ne jeten tone bej apel:---Te na prije urtesia,ten a bashkoi besa,ten a fisnikeroi nderi,ten a udheheq menḉuria

Infrastruktura shpirterore.

Sokrati thoshte:-“Une din je gje ,qe nuk di asgje”,dhe dilemma e shkspirit:--“Te rrosh a te mos rrosh kjo eshte ḉeshtja”.
Ne shqiperi sot jane demtuar te gjitha infrastrukturat si ajo rrugore,telefonike,turistike,bujqesore ,ekonomike,flora,fauna,administrate etj…..Por nga gjitha infrastruktura eshte demtuar ajo shpirterore.Ringjalljen e soperstruktures shpirterore nuk e bejne FMN as dhe BB apo miliona dollare qe jepen nga te huajt ,permisimin e kesaj infrastructure shpirterore e bejne vetem shqiptaret me mundin dhe djersen e tij dhe vene ne pune gjeneratoret e vetsi:
--Pervojen positive te shekujve.
--Menḉurine e urtesine e popullit tone
--Aktivizimin e intelektualeve te mirefillt,duke u shmangur nga politikat e sotme ,pa asnje princip,karrieriste,neo kolonjaliste,anti atdhetare,dhe tepe sunduese e shfrytezuese e popullit tone.Mohimi I fjales dhe I se vertetes dhe I beses ben qe te mos shohesh te verteten .Ja nje slogan mashtrues dhe teper hipokrite:
__Me ne fitojne te gjithe
--S’ka te humbur e te fituar,
----opozita te vret,kudo sharje e bastisje vulgare dhe prapanikene kohe modern.
--Kudo mungese etika.
--Askund shprese.
---Askund te ardhme.
Krimi i organizuar ,droga,korrupsioni,prostitucioni,ne majat me te larta,sa ne shqiperi jeta ne njeriut eshte shvleftesuar krejtesishte.Krimi ka zgjatur doren mbi ḉdo object ,mbi ḉdo institucion dhe mbi ḉdo shqiptare.Mitingjet e protestat ,tubime shkaterruese,e vdekje prurese per shqiptaret.Tubime shkaterruese ofenduese jashte cdo kriteri ,norme pa etike ,pa pergjegjesi,te cilet kane vra djege ,e shkaterruar Shqiperine.Grevat e urise kthehen ne mjerim e zi per qindra njerez te pafajshem.
Shqiptari kurre nuk e ka njohur greven e urise,ajo eshte nje norme e rendit skllavopronare.Per problem te medha shoqerore shqiptari ka qene i gatshem i angazhuar per ti sherbyer sa me mire ,me mish e me shpirte,ka luftue ,ka dhene mendime,ka bere thirrje,por nuk e ka mbi vleresuar vetveten dhe gjithenje ka mbajt fjalen dhe mendimin e dhene.Per ket mendimi popullor eshte:
--Shkalla e pare e marrezise eshte te mendosh se je i menḉur.
--Shkalla e dyte e marrezise eshte te kembengulesh te qeverisishe.
--Shkalla e tret e poshtersise eshte te perdoresh dhunen per te sunduar ne jete e shoqeri.
Jeta jepet njehere prandaj ajo duhet jetuar.Qe te jetosh jetes duhet ti paraprije arsyea.dhe jo emocionet.Stresi eshte helm i ngadalshem ,vrases i heshtur,konflikt kriminaliteti.
Ne traditen e komunikimit nuk ka qene bojkoti.Kur kuvendi ka miratuar nje vendim pa pjesemarrjen e njerit,ai nuk ka te drejte ta kundershtoi ate .Sot klanet i thone po genjeshtres,urrejtjes,perḉarjes,ekstremizmit,sektarizmit e kusarise .
Jo-te vertetes,dashurise,ndershmerise,tolerances,mirekuptimit.Njeriu nuk eshte pergjegjes per ndjenjat por per veprimet qe ben.Ҫdo njeri psikologjine e vet,deshirat,vullnetin ,ndjenjat,aspiratat,enderrat,konceptet,vecorite,dinjitetin e vet,….Per te gjitha keto njeriu nuk ka asnje pergjegjesi,pekundrazi keto jane te fituara e te dhuruara nga natyra dhe te pavarura prej tij.
Askush nuk duhet ted al nga vetvetja e tij,por veprimet kane kushtezime,apo ti nenshtrohen tradites,zakonit,normave ,rregullave,ligjeve e parimeve ne kushte te caktuara prej saj.Njeriu ka shume gjera per te dhene,por arsyeja e pleqerija jane jetesore.Maturia e mbron njeriun nga gabimet,qe e largon nga normalja dhe qe e fut ne rruge njerezore.Prandaj njeriu ka nxjerre perfundimin:
_-Pa vleresim te kaluares nuk ka te ardhme.
-Perjashto dhunen aty ku mbreteron e verteta.

Shoqeria jone i ngjan nje lumi dal nga shtrati.
Lumi per te qendruar ne shtratin e vet ,kerkon pastrim nga guret,prita e mbeturina.Shtrati I lumit eshte mbushur me gure ,rrugnaja e mbeturina.kjo e ka shtrirjen e vet ne te gjitha fushat deri ne themelet e familjes Shqiptare.Pra shtrati I lumit eshte mbushur me gure ,me llum,me mbeturina qe duhet shume kohe per ti pastruar dhe deri ne themelet e saje.Kjo ka pasojat e veta ne :
_Trazicionin partiak qe ne emer te luftes kunder komunizmit jane bere masakrat me te te tmerrshme qe mund te kete historia,qe nga superstruktura ekonomike e gjer te prishja e ndergjegjes se njeriut te ndershem e plot lavdi.
-Humbja e ḉdo tradite me vlera familjare e deri te atom kombetare.
--Shkrehje institucionesh dhe kthimin e tyre ne sherbim te pushtetit dhe jo te popullit.
--Informaliteti ne revansh ne kahen negative.
--Korrupsioni ne kulmin e zhvillimit.
---Infrastruktura shpirterore e dhunuar dhe e shkaterruar perfundimisht.
Sot stimulohen motivet,hakmarrja,perqarja,dhuna ne familje ,shkaterrimi I saj ,se dihet se nje shoqeri me familje te kosoluduar eshte nje komb i konsoluduar dha anasjelltas.Pra motoja e sistemit te sotem eshte:-Etja per para,deliri per pushtet,perqa e sundo,tjeterso e perveteso,shkaterro e mos nderto,shfrytezo e masakro.
Ne fillim njeriu mendonte e fliste ,te rronte e punonte,me vone i lindi motive I besimit se ne rrethana te ndryshme,lindi dyshimi e deshprimi,hipokrizia e tradhetia e shume shfaqjqte tjera negative.Sot ne nje vllazni eshte ndare ne grupe te ndryshme.
--Njerez te thjeshte dhe heronje te vertete te punes e ndershmerise.
--Njerez te delirit per fame e autoritet formal,servile e kapadei ne veprime e ne marredhenje me te tjeret,duan te duken e te shesin mend qe nuk kane fare ne koken e tyre.
--Sherbetore te shtresave dhe kur je ne ngjitie te gjithe me te,kur je ne renje te gjithe mbi te .

Konfliktet.
Konfliktet rrjedhin nga faktoret psikologjik e kulturore,sociologjik dhe etiko moral e factor permanent siḉ jane:
Mos pershtatja,individualiteti,interesi,seksi,forca,stresi,droga,mangesite mendore,ideologjia .besimi,raca ,kombesia,revolta ndaj padrejtesive,revolucioni ndaj te varferve,mungesa e kultures,mungesa e sinqeritetit,mungesa e shtetit ligjor,plogeshtia e poshtersite e ḉojne vendin ne dy kahje:
E mira dhe e keqja
E bukura dhe e shemtuara
E moralshmja e pa moralshmja
Vyrtyti dhe vesi
Trimeria e frika
Urtesia dhe arroganca
Bujaria e koprracia
Ndeshkimi dhe paneshkushmeria
Kombetare dhe anti kombetare
Pozitive dhe negative.
Sa me shume te gjykosh aq me pak do gabosh.
Por asnjehere ne gjykim ,mos pretend se nuk ke gabim.
Meso nga kjo qe shkruhet me poshte dhe vere ne jeten tende gjithenje dhe kurdohere:
Jeta eshte loje -----perfito nga kjo.
Jeta eshte e bukur----Admiroje ate gjithenje.
Jeta eshte enderr -----realizoje ate me mund e perpjekje.
Jeta eshte sfide-----perballoje me guxim e force .
Jeta eshte loje----luaje me menḉuri e vetmohim.
Jeta eshte mister----zbuloje me intuite dhe me guxim.
Jeta eshte brenge----mposhte me kurajo e vetmohim.
Jeta eshte kenge----ke rastin me te mire te kendosh.
Jeta eshte lufte ----prite dhe fitoje.
Jeta eshte tragjedi----kaloje me force e durim.
Jeta eshte aventure -----guxo dhe behu pjese e saje.
Jeta eshte menḉuri----mos e shkaterro.
Jeta eshte jete----lufto per te ,e shijoje .
E se fundi njerezit po vuajne per dashuri njeri me tjetrin.Pse?Sa? Deri kure?






Pse duhet te besojme te zoti?
Nje klerik me pyeti me shume kureshtjee dashuri:
___Besoni apo jo?
Une iu pergjigja:
----Ajo qe di eshte pak,ajo qe nuk dijme eshte shume…shume….Pra di ate qe nuk di asgje.
---Atje ku mbaron dija fillon besimi.
-----Ҫdo njeriu i mbaron dija.
----Ҫdo njeri duhet te besoj tek zoti.
Trimeria me e madhe eshte te kerkosh te falur ndaj tjetrit…..
Postulat per jeten
“Nje nga gjerat me te veshtira ne jete eshte,me te mundshme,e me e ḉuditshme eshte te njohesh veten,te vleresosh keshillat e tjetrit,dhe te pergjigjesh ne kohen e duhur nga gabimet e tuaja”.
‘’Eshte turp te genjesh njerezit qe jetojne sot,eshte me turp te genjesh njerezit qe do vijne me vone”.
“E drejta eshte deri aty ku cenohet liria e tjetrit.”
“Edhe budallai ne krye te vendit e ben ligjin jashte kuvendit”.
“Nje arme me pak ,nje jete me shume”
“Ne se te buzeqesh fati,guxo ,pra mere,Ne te ardhte fatkeqesia,mos u hidhero,sepse te dyja do kalojne e nuk vijne ma”.
Ai qe nuk njeh veten eshte budalla,ai qe e mohon eshte kriminel.
Gjuhes kur i mungojne parametrat urtesia,menḉuria,ndershmeria eshte konflikt.
Dy deputetet e popullit jane Nana e Mesuesi.
Ҫ’po ndodh me partite dhe kleriket
Ato ne vend qe te afrojne njerezimin,atop o e perḉajne,ne vend qe te krijojne hapesira po e mbyllin ne kafaz,ne vend qe te krijojne mireqenje per te gjithe ,ata krijojne ekstreme midis varferise e te pasurve qe nuk dine sa kane pasurine e tyre mafjoze.Ne vend qe te krijojne kulture e dialog mes njerezve,po krijijne nje dialog anti njerezore.Ne vend qe te tjetri te kerkosh vetem pozitiven ,gjen dhe zmadhon vetem negative.Ne ven qe njeriu te kete nje jete te qete,te sigurte e te lumtur,po perjeton trazira e pasiguri,stress e papunesi.Ne vend qe njerezit te perḉafojne shkencen,artin ,kulturen,mireqenje argetim,po perjetojne strese,grindje,krime ,aksidente tragjike,varferi e mjerim te tejskjshme.Deri kure keshtu?...
Te gjitha keto e shume te tjera te zen turpi ti thuash vetes njeri.E Migjeni thoshte bukur:-“Ku ta gjej nje grusht te fuqishem e te godas mu ne zemer malin qe s;ban ze”.
E logjika e njeriut te urte e te menḉur te ḉon atje se bota duhet ndryshuar,duke gjetur njerezit e vertete qe kerkonte Diogjeni midis dites me qiri ne dore mu ne mes te qytetit.Duhet te zbatohet shembulli i shenjetores” Nene Tereza”,duhet materializuar figura shme dimesionale e Papa Gjon Palit II qe gjithe jeten ja kushtoi njerezimit.Njeriu duhet te dije se ḉdo fenomen ka mesazhin e vet.Te gjitha fete e partite kan per mission qe ti hapin njerzimit hapesira shpirterore,besim tek nje fuqi e mbinatyrshme,ti afroje miqesine me njerezit,ti bej gjithnje e me njerezor.Pamja e pergjithshme e jetes sot eshte si me poshte :
“Ata qe dine bejne ,ata qe nuk dijne japin mesim.Ata qe nuk japin mesim drejtojne.Ata qe s’dijne drejtojne,kordinojne.Ata qe s’dijne te kordinojne mbykqyrin.Ata qe s’dijne ,qe nuk japin mesim ,qe nuk drejtojne,qe nuk kordinojne,e qe nuk mbykqyrin,ata jane ne qeveri,jane ministrant tane.”
Te dish te degjosh eshte kultura me elementare eshte apel I perhereshem i njerezimit.
Ne bashkebisedim ḉdo njeri duhet te dije ate qe populli e ka materializuar me shprehjen:
-Kuvendoi ai peroni
-Foli ai personi
-Lehu ai personi
Te kuptueshme e te zbatushme nga te gjithe ne sferen e teorine e komunikimit.








-










Lutfi coka perfunduar kete shkrim me 23 gusht 2013






Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

A  duhet ndryshuar bota ku jetojme? Empty
MesazhTitulli: Re: A duhet ndryshuar bota ku jetojme?   A  duhet ndryshuar bota ku jetojme? EmptySat Aug 31, 2013 11:07 am

I nderuar Lutfi iu uroi nje mirseardhje ne forumin tone, dhe iu falemenderit per ket postim qe pasket sjell. Mir mbetshi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

A  duhet ndryshuar bota ku jetojme? Empty
MesazhTitulli: Re: A duhet ndryshuar bota ku jetojme?   A  duhet ndryshuar bota ku jetojme? EmptySat Aug 31, 2013 5:40 pm

Nuk duhet ndryshue jeta po duhet ndryshue njerezit dhe mendja!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





A  duhet ndryshuar bota ku jetojme? Empty
MesazhTitulli: Re: A duhet ndryshuar bota ku jetojme?   A  duhet ndryshuar bota ku jetojme? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A duhet ndryshuar bota ku jetojme?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Zonë e lirë :: Tema të ndryshme :: Humor-
Kërce tek: