Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Pozim i Altarit buzëqeshës Sat Jul 27, 2013 10:05 am | |
| Pozim i Altarit buzëqeshës
"J" , një gërme (shkronjë), fonemë interesante e alfabetit shqip, produkton natyrshëm të qeshurën...
Në çdo çast jetësor e kërkojmë buzëqeshjen si Dhiogjeni lashtësor... tek shfaqet në partiturën orkestrale buzqeshja e shpirtë me një "mbinotë" pentagrami...
Buzë+qeshje, një kompozitë plot ngjyrim, e pranverësuar si "stinë" në shqipen e begatë... çel vrullshëm pesëtete qershish ...
Personazhe etikë: Syri , Buza, konturi plotor i shkrirë harmonisht me botë diellore: Janete ...
I shkel shtojzovallërisht nojmë Qiellit, Ulur në fron perëndish vetë e princëzuara..., spërkat me buzëqeshje Qeniet Perëndorë...
Agmi e bardhëruar del nga shtatzani qielli, krijesë e artëzuar e kthyer në ikonë...
"Parabola"të ndritshme qarkullojnë për buzëqeshjen, përdoren nga të mençuruarit... të mençuruarat, mbeten si presje ... mposhtin në "arenë" habitoret...
"Kryefjala" e thënieve, e urtive lidhet me produktimin e jetëgjatësisë...
Ç'shpërthim ka kjo buzëqeshje "Janete" entuziazmon dhe gurin , krenon baltën, Hënën e mban përherë në trajtë pesëmbëdhjetshe... Dielli qarkon në kaqësi supreme në rrugëtimin përditësor Lindje -perëndim... me ëndërr për t'u kthyer me të njëjtën trajtë të NESËRMEN!
Në këtë pozim fotozhenik, bukuror përcillet e qeshura e lumturuar, ... niset pëllumbshëm me flatra në qiej po lumturor , ku përgatitet e qeshura e neserme ...
Interpretuesja e natyrshme e këtij akti madhor : Kryebuzëqeshja e ditës: Janeta Jana...
A ka sfilim më elegant se ky i kryebuzëqeshjes, produktuar nga shpirti i pasur i Kryeqiellores në dritë Ëngjëlli?!...
Moxartët shpërthejnë tinguj "supersticiozë" Damë e parë : Janeta Jana...
Gjirokastër, 24 korrik 2013 | |
|