Gon! Fillestar/e
Numri i postimeve : 2 Age : 37 Vendi : Dardanë Registration date : 23/11/2012
| Titulli: Berisha po riluan me kartën e “Shqipërisë së Madhe” Thu Nov 29, 2012 5:47 pm | |
| Berisha po riluan me kartën e “Shqipërisë së Madhe” Agjencia e lajmeve italiane ANSA, në një shkrim të saj për festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, ka thënë se kryeministri Berisha po riluan me kartën e Shqipërisë së Madhe. “Tirana zyrtare riluan me kartën e Shqipërisë së Madhe në këtë 100-vjetor të themelimit të shtetit shqiptar”, shkruan ANSA pas një deklarate të bërë nga Berisha një ditë më parë, me rastin e inaugurimit të bustit të Adem Jasharit në Tiranë. “Të gjithë ne, të përfaqësuar këtu edhe nga liderët etnikë shqiptarë, duhet të përkushtohemi që të shndërrojmë në realitet idealet për të cilat martirët tanë kanë luftuar një shekull të tërë, atë të një shteti shqiptar të bashkuar në trojet e veta”, ka cituar ANSA kryeministrin Berisha. Por, ANSA e lidh këtë rikthim të nacionalizmit të Berishës me zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Në dritën e analizës së analistëve, kjo rishfaqje e nacionalizmit më shumë se sa me një projekt real, lidhet me çështje të brendshme. Më zgjedhjet që pritet të jenë të ashpra dhe të ngushta. Kryeministri Berisha po shfrytëzon çdo shfaqje publike për të fituar pikë popullariteti përballë rivalit të opozitës, Edi Ramës, me të cilin nuk ka mundur të qëndrojë përkrah as me rastin e këtyre ceremonive zyrtare”, shkruan ANSA./tema | |
|
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Berisha po riluan me kartën e “Shqipërisë së Madhe” Sun Dec 09, 2012 8:16 am | |
| ket shkerdhat i qujtur SAL duhet sa ma par me arrestu,sepse ky maskarenj shifet kjart se lun karten e nacionalizmit dhe patriotizmit se mendon te mbrohet nén ket émbrell kur asgje ska ber dhe ska punu per tu u mbrojtur me patriotizem,apsolut bastard-idiot....) | |
|