Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Muhammedi (a.s.) njeriu më me ndikim në historinë e njerëzim Sun Sep 16, 2012 12:01 pm | |
| MUHAMMEDI (A.S.) NJERIU MË ME NDIKIM NË HISTORINË E NJERËZIMIT
Në vitin 1978, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u botua libri me titull The 100 - a raking of the most influential persons in history (Radhitje e 100 njerëzve me me ndikim në histori). Ky libër, i cili ka 572 faqe, është vepër e historianit amerikan Michael H. Hart, që u botua në qytetin Nju-Jork. Siç shihet nga vetë titulli, në libër flitet për njëqind njerëzit që kanë pasur ndikim më të madh në historin e njerëzimit. Seleksionimi ose zgjedhja e njëqind njerëzve më me ndikim për lexuesit amerikanë, por edhe për të tjerët, është plot të papritura. As Jezu Krishti as Karl Marksi nuk janë në vend të parë, por Muhammedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të! Historiani amerikan Michael H. Hart në librin e tij përdor argumente bindëse të bazuara në fakte historike për çdo personalitet, që përmendet. Është krejtësisht çështje subjektive se pajtohet dikush ose jo! Në libër përshkruhet me shumë kujdes karriera dhe kontributi i secilit prej tyre që i ka dhënë njerëzimit dhe karakteristikat kryesore që e dallojnë personin në fjalë, duke u analizuar rëndësia e veprës së tyre jetësore. Në libër shënohen gjithashtu faktet më kryeore rreth liderëve fetarë politikë, ushtarakë dhe rreth shkencëtarëve, filozofëve, zbuluesve etj. Me pak fjalë, ky libër, siç e vlerësoi kritika amerikane, është një histori e botës, një histori e njerëzimit. Kjo vepër, siç shkruante gazeta e përditshme e Nju-Jorkut The Wall Street Journal, e bën Michael H. Hart-in të jetë një shkrimtar i pastër dhe mësues shembullor. Ndërsa gazeta Memphis Commercial Appeal shkruan: «Këtë libër duhet ta ketë çdo librari ose bibliotekë». Lexues të nderuar! Për të pasur njohuri më të plotë, këtu më poshtë po shënojmë radhitjen e njëqind njerëzve më me ndikim në histori, sipas shkrimtarit të përmendur amerikan Michael H. Hart. Këta janë si më poshtë:
1. MUHAMEDI............. ............... 570-632 2. ISAAC NEWTON..... ............... 1642-1727 3. JEZU KRISHTI.......... ............... 6 p.k.- 30 4. BUDA.......................... ............... 563 - 483 5. CONFUCIUS................ ............... 551- 479 6. SHËN PALI ................ ......................4 - 64 7. CAI LUN ............... ........................ 105 - ? 8. JOHAN GUTENBERG ............1400 - 1468 9. KRISTOFOR KOLOMBO .......1451 - 1506 10. ALBERT AJNSHTAJN...........1879 - 1995 11. KARL MARX ........................ 1818 - 1883 12. LOUIS PASTEUR ...................1822 - 1895 13. GALILEO GALILEI ............... 1564 - 1642 14. ARISTOTELI ............................. 384 - 322 15. LENINI ................................... 1870 - 1924 16. MOJSIU (Hazreti Musaja) .......................... 17. CHARLS DARWIN ................ 1809 - 1882 18. SHIH HUANG TI ...................... 259 - 210 19. AUGUSTUS CEZAR ...................63 - 14 20. MAO CE TUNG ..................... 1893 - 1976 21. XHENGIS KANI .................... 1162 - 1227 22. EUKLIDI .................................. 300 p.k. 23. MARTIN LUTERI ................... 1483 - 1546 24. NIKOLLA KOPERNIKU ........ 1473 - 1543 25. JAMES WAT ........................... 1736 - 1819 26. KONSTANTINI I MADH .......... 280 - 337 27. G. WASHINGTON ................... 1732 - 1799 28. MICHAEL FARADEY ............. 1791 - 1867 29. JAMES MAXWELL .................. 1831 - 1879 30. ORVILLE W. WRIGHT ............. 1867 - 1912 31. ANTOINE LAVOISIER ............. 1743 - 1794 32. SIGMUND FROJDI .................... 1856 - 1939 33. LEKA I MADH ............................. 356 - 323 34. N. BONAPARTE ......................... 1769 - 1821 35. ADOLF HITLER ......................... 1889 - 1945 36. W. SHAKESPEARE .................... 1564 - 1616 37. ADAM SMITH ............................ 1723 - 1790 38. THOMAS EDISON ..................... 1847 - 1931 39. A. LIWENHOEK ......................... 1632 - 1723 40. PLATONI ....................................... 427 - 347 41. GULJEMO MARCONI ............... 1874 - 1937 42. L.V. BETHOVENI ....................... 1770 - 1827 43. W. HEISENBERG ........................ 1901 - 1976 44. ALEXANDER BELL .................... 1847 - 1922 45. A. FLEMING ................................. 1881 - 1955 46. SIMON BOLIVAR ........................ 1783 - 1830 47. OLIVER GROMWELL ............... ..1599 - 1658 48. JOHN LOCKE ................................ 1632 - 1704 49. MICHELANGELO ......................... 1475 - 1564 50. PAPA URBANI II ..........................1042 - 1099 51. HAZRETI YMERI ............................ 586 - 644 52. ASOKA ............................................. 300 - 232 53. SHËN AGUSTINI ............................. 354 - 430 54. MAX PLANK ................................ 1858 - 1947 55. JOHN KALVINI ............................ 1509 - 1564 56. WILLIAM MORTON .....................1819 - 1868 57. WILLIAM HARVEY ......................1578 - 1657 58. ANTOINE BEKEREL .................... 1852 - 1908 59. GREGOR MANDEL ...................... 1822 - 1884 60. JOSEPH LISSTER .......................... 1827 - 1912 61. NIKOLAUS OTTO ......................... 1832 - 1891 62. LOUIS DAGUERRE ....................... 1787 - 1851 63. J- STALINI ...................................... 1879 - 1953 64. RENE DESKARTES ....................... 1596 - 1650 65. JULIUS CESAR ................................ 100 - 44 66. F. PAZZARO .................................. 1475 - 1541 67. HENARDO CORTES ......................1485 - 1547 68. MBRET ISABELA ......................... 1451 - 1504 69. UILIEM PUSHTUESI .................... 1027 - 1087 70. THOMAS JEFFERSON ............... ...1743 - 1826 71. ZHAN ZHAK RUSSO .................... 1712 - 1778 72. EDWARD JENER ........................... 1749 - 1823 73WILHEM RENTGEN ....................... 1845 - 1923 74. JOHAN BAH ................................... 1685 - 1750 75. LAO CU ............................................. 400 p.k 76. ENRICO FERMI ............................. 1901 - 1954 77. THOMAS MALTHUS .................... 1766 - 1834 78. FRANCIS BACON .......................... 1561 - 1626 79. VOLTERI ......................................... 1694 - 1778 80. XHO KENEDI .................................. 1917 - 1963 81. GREGORI PINCUS .......................... 1903 - 1967 82. SUI WEN TI ........................................ 541 - 604 83. MANI .................................................. 216 - 276 84. VASKO DE GAMA ......................... 1460 - 1524 85. KARLI I MADH ................................. 742 - 814 86. SAJRUSI I MADH .............................. 590 - 529 87. LEONARD EULER ........................... 1707 - 1783 88. NIKOLLA MAKIAVELI.................... 1469 - 1527 89. ZARATUSTRA .................................... 628 - 551 90. MENES ................................................. 310 p.k. 91. PJETRI I MADH ................................ 1672 - 1725 92. MENCIUS ............................................. 371 - 289 93. XHON DALTONI .............................. 1766 - 1844 94. HOMERI ............................................... 800? 95. ELIZABETA E PARË ........................ 1533 - 1603 96. JUSTINIANI ....................................... 483 - 565 97. JOHANES KEPLER ......................... 1571 - 1630 98. PABLO PIKASO .............................. 1881 - 1973 99. MAHAVIRA ...................................... 599 - 527 100. NIELS BOHER ............................... 1885 - 1962
Ishte kjo radhitja, që i bënë historiani amerikan njerëzve më me influencë në histori. Secilit prej tyre i kushtohen disa faqe, të cilat janë të ilustruara me fotografi e portrete e të plotësuara me harta e të argumentuara me dokumente. Kaptina e parë ilustrohet me një pamje nga qyteti i shenjtë Mekke me Qabenë e madhërueshme në mes, ndërsa nën fotografi shkruan:
1 MUHAMMEDI (570 - 632)
Tani po ia japim fjalën shkrimtarit amerikan: «Zgjedhja ime e Muhammedit të kryesojë listën e personave më me influencë në botë disa lexuesve mund t’i duket e papritur, por ai është i vetmi njeri në histori, i cili kishte sukses të plotë në nivel religjioz e laik. Nga një prejardhje e përvuajtur, Muhammedi e themeloi dhe përhapi një nga religjionet më të mëdha të botës, arriti të themelojë e të bëhet një udhëheqës politik me efekt të pakufishëm. Sot, trembëdhjetë shekuj pas vdekjes së tij, influenca e tij është ende e fuqishme dhe vazhdon të përhapet, të depërtojë... Pushtimet e arabëve të shekullit shtatë vazhdojnë të luajnë një rol me rëndësi në historinë e njerëzimit, deri në ditën e sotme. Ky është një kombinim i pabarazueshëm, religjioz e laik, të cilin unë mendoj që e bën Muhammedin të konsiderohet si personi më me influencë në historinë e njerëzimit». Shkrimtari amerikan ia kushton gjashtë faqe të librit të dashurit tonë Muhammedit (A.S.), ku përshkruan jetën dhe veprimtarinë e Tij. Si përfundim, e themi lirisht se ky nuk është ndonjë zbulim për besimtarët myslimanë, kudo që janë, pasi të gjithë besimtarët janë të bindur me shpirt, me mendje e me zemër se ku e ka vendin Muhammedi (A.S.). Këtë na e ka shpallur Krijuesi i Madhërishëm All-llahu (XH.SH) para 1400 vjetëve në Kur'an. Megjithatë, mjafton që edhe pseudointelektualët tanë ta kuptojnë se në kohën e kompjuterit e të informatikës elektronike, në shtetin më të fuqishëm e më të zhvilluar në teknologji e në fusha të tjera, siç është Amerika, del një historian, si Michael H. Hart, dhe e vë Muhammedin (A.S) në vendin e parë, në listën prej njëqind personave më me ndikim të njerëzimit. Ne, ku jemi?!
Mexhid YVEJSI, Gjakovë Botuar në revistën ”Dituria Islame”, Nr. 71, gusht 1995, Prishtinë
| |
|
shefqet Fillestar/e
Numri i postimeve : 54 Age : 43 Vendi : drenice Registration date : 18/11/2009
| Titulli: Re: Muhammedi (a.s.) njeriu më me ndikim në historinë e njerëzim Tue Sep 18, 2012 9:19 am | |
| Mexhid Yvejsi Nese nuk keni ditur se profeti Muhamed ka mbledhur rreth vetes njerez me te ditur te asaj kohes,po te them se ka mbledhur shkencetar me te njohur nga te gjitha anet duke u pague e mbajte sikurse ne parajse. Keta shkencetar kan zbulue e qpikur ato sene çka jan sot.Por nuk ceken ne kuran.
Thuhet se profeti Muhamedi ka fluturue me Burak,si send i gjall.Nuk eshte e vertete qe Buraku ka qen shtaze,por satelit dhe dhoma e profetit Muhamet ne te. Nese keni lexue kuran zotri Mexhid Yvejsi
A ju kujtohet ne nje sure ku thuhet ;Atje kesh edhe hereve te tjera. Kur sidrene e mbuloi çka e mbuloi,aty e pash parajsen e vertete. Sidra,sipas teje çka eshte per ty ? Tjeter sure thote O ju njerez e jo o exhin mundeni te depertoni pertej qiejve,por eshte veshtire,sepse u duhet force e madhe. çka kupton ti me kete forcen e madhe zotri Mexhid Yvejsi ?
I ka meritat e tija profeti Muhamed,.Po teknika ka egzistue shume miliona vite me pare,pos eshte transferue nga nje vendi ne nje vend tjeter ,me qellim qe civilizimi mos te zhvillohet !
Ka edhe te metat e tija profeti Muhamedi ! E zem kur i adaptuari Zedi qe e kishte adaptue me par A.Hatixhja. Kur profeti Muhamed ja kishte dhene kusheriren e vete Zedit per grua Zejnepen. Pasi u shkorurizue Zejdi nga Zejnepja,profeti Muhamed e mer per grua Zejnepen.Une ketu nuk mundem te arsyetohem.
Ndoshta e ka pasur edhe mire ,ma mire vete se ta keqperdorin tjeret e me keperdorue emerin e profetit. Zejnepja ka qen nga fisi kureshtaj,pa dallim si profeti Muhamed.
Doja te shtoj se ,ndere keta 100 njerez nuk na qenka zonja e miresise Nana Tereze !
As patrioti yn Skendebeu qe e mbrojti Europen nga roberia turke.
Na falish zotri Mexhidi; A bene me na tregue per secilin nga keta 100 njerez çka kan zbulue ? Profeti Muhamed ka formue ne emer te Allahut Kuranin(fen e drejte) Fejen e krishter nuk e di kush ishte ai qe e krijoi ,e dini ju ?
Stalini,Lenini çka paskan zbulue ? Ju pasket vendin e pare me shkrime ndoshta nuk pritoni me na shtjellu ma kjaret per emrat e tjer . nese ke ndonje pyetje urdheroni ! Ju mirepresim | |
|