Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: STUDIME ALBANOLOGJIKE Fri Aug 31, 2012 12:14 pm | |
| Botime të reja:
STUDIME ALBANOLOGJIKE
Këto ditë vere doli në dritë revista STUDIME ALBANOLOGJIKE, nr. 5, Shkup, 2012. Revista “Studime Albanologjike” është organ i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë. Në këtë numër janë botuar tema të larmishme shkencore nga sfera e gjuhësisë, letërsisë, historisë, folklorit e etnologjisë shqiptare. Studiues të njohur të albanologjisë nga të gjitha trojet shqiptare, shtjellojnë probleme të shumta të kësaj shkence. Ky numër botohet në pragun e 100-vjetorit të shtetit shqiptar, ku Laureta Petoshati paraqitet me temën: KUSH ISHTE ISMAIL BEJ VLORA? Në vazhdim të revistës janë me radhë këto studime, punime: -Eqrem Çabej: “ILIRISHTJA DHE SHQIPJA” -Aleksandër Stipçeviq: ETNOGJENEZA E SHQIPTARËVE NGA ILIRËT -Lavdosh Ahmetaj: MBI SHTETFORMIMIN E HERSHËM ILIR -Qemal Murati: ALBANËSIA E “PROVINCAVE ONOMASTIKE” NË AREALIN E MAQEDONISË – DËSHMI E AUTOKTONISË SË SHQIPTARËVE NË KËTO VISE QË NGA PERIODA ANTIKE E DERI SOT -Skender Asani: AUTOKTONËSIA SHQIPTARE E SHKUPIT NË DOKUMENTE AUTENTIKE -Besnik Emini: MAQEDONIA NË SHKRIMET E GAZETËS “SHKUPI” -Zunun Zununi – Silvana Jovçeska: SHPËRNGULJA E POPULLSISË NGA RAJONI I MAVROVËS DHE ROSTUSHËS PËR NË TURQI -Izaim Murtezani: KAH HERMENEUTIKA E DISA LOJËRAVE POPULLORE ME PRAPAVIJË TEATRORE -Bukurije Mustafa: VËZHGIME MBI LEKSIKUN E TË FOLMEVE SHQIPE TË MAQEDONISË -Nazmi Beqiri: QASJE E SHKURTËR MBI TË FOLMEN E KUMANOVËS -Fatmir Sulejmani: TAGRI I NJË VEPRIMTARIE TË PAZAKONTË ATDHETARE -Zejnepe Alili–Rexhepi: POEZIA E MESAZHIT UNIVERSAL NË “VARGJET E LIRA” -Naim Halimi: KONTRIBUTI I SHQIPTARËVE TË KARADAKUT NË ÇLIRIMIN E SHKUPIT DHE NË SHPALLJEN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË NË VITIN 1912 -Zeqirja Idrizi – Fahredin Shabani: KONTRIBUTI I TAJAR BEJ TETOVËS PËR ÇËSHTJEN KOMBËTARE SHQIPTARE -Qerim Dalipi: KONSOLIDIMI DHE ZGJERIMI TERRITORIAL I SHTETIT TË BALSHAJVE (1360-1385) -Fauzi Skenderi: DISA VEÇORI GJEOGRAFIKE TË VENDBANIMEVE RURALE NË TREVAT SHQIPTARE NË MAQEDONI -Sadik Krasniqi: ZHVILLIMI I MUZEOLOGJISË NË KOSOVË Nën siglën ‘Identitete ballkanike’, dallojmë punimet: -Monika Shoshori – Stafa: “GJUHA E TJETRIT” SI KRITER MENDËSIE -Eda Derhemi: ZAMAN, DERMAN, BALLKAN, MOR AMAN! Në fund të revistës gjejmë edhe dy recensione: -Qemal Murati: NJË VEPËR STUDIMORE ME VLERA PËR GJUHËN E XOXËS – (Rreth librit të dr. Bukurie Mustafa, Gjuha e romanit LUMI I VDEKUR të Jakov Xoxës, ITSHKSH, Shkup, 2011) -Begzad Baliu: MARRËDHËNIET SHQIPTARE-MAQEDONASE – KONTEKSTI I ENCIKLOPEDISË (Enciklopedia e ndarjes – Kumtesa të Tribunës shkencore të organizuar nga Instituti Albshkenca, mbajtur në Prishtinë, më 07.10.2009. Botoi Instituti Alb-shkenca, Prishtinë, 2010) Kryeredaktor i numrit të 5-të të revistës ‘STUDIME ALBANOLOGJIKE’, është Prof.dr.Qemal Murati, sekretar i redaksisë Mr.Besnik Emini, kurse redaksia përbëhet edhe nga Dr.Bukurie Mustafa, Dr.Izaim Murtezani dhe Dr.Naim Halimi. Ky botim i rëndësishëm për shkencën e albanologjisë, mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë.
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
| |
|