Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Letersi Pegasi Skicim në vend të parathënies Mon Jan 16, 2012 9:15 pm | |
|
Skicim në vend të parathënies Rritja është një proces sa i bukur, por edhe sa vështirë… Që të rritesh e të përmastosh degët e “trungut tënd”, ka një vështirësi të dukshme dhe të padukshme… Jeta e një njeriu ngjason me një pemë të fuqishme, e cila rritet lart, duke u puthëruar e lumturuar me qiellin, por edhe shtrin krahët - degë anash, duke shpërndarë trajtësisht me dashuri prindërore lëngun limfatik jetësor, që i ngjan trajtësisht dhe patjetërsueshmërisht gjakut jetësor, i cili, në mënyrë fantastike, kryen procese lëvizjeje çuditbërëse dhe mban në këmbë origjinalisht një trup me mendje të kthjellët, duke e klorofilizuar nëpërmjet një organi magjik, zemrës së palodhur… Po kështu ky trung i kësaj “peme jeshillore” brezive, kujdeset për të hedhur rrënjë në vendlindjen e saj dhe rrënjët i rrënjëzon thellë- thellë, aqsa nuk mund të përfytyrohet… Pra, një lëvizje në të gjitha pikat dhe në pikat e horizontit… Dhe kështu ky trung bëhet tepër i fuqishëm!… Krijuesi parajsor e kundon nga larg dhe ndien dhe ai madhështinë e krijesave të tija… Dhe kështu jeta jetohet mirë e bukur, me lumturi, gëzim dhe gjithçka të mirë e të arsyetuar… Jeta e këtij trungu ka dhe kundërtinë e vet, që vepron ndaj tij për t’i ulur prezencën bukurore dhe lumturore, duke i sjellë hidhëresën , brengën, stresin dhe lotimin…. Pra jetësisë së lumtur, dikur, befasisht, i pret një pjesë të trungut, apo një degë të rëndë!… Dhe ndodh gjëma, ndodh që kundërtia e mosjetimit, e mosklorofilizmit, e humbjes së një pjese të lëngut limfatik jetësor dhe shkohet drejt paralizimit …, i cili kërkon ndërhyrje të shpejtë kurative… Me një figurim të tillë mund të simbolizohet jeta e trungut “Kalemi...”. Një humbje e një dege të rëndë jetësore, s ë cilës, ende, s’i kishin shpërthyer sythet e rinimit, që, ende, nuk kishte treguar aftësinë e saj përmbajtëse, sulmohet nga kundërtia , fenomeni djallëzor, nga Nëma, nga procesi Keqësor dhe ndodh kataklizma e trungut, tharja e degës me emrin e bukur, mbajtmendës , por të brishtë “Fatos“, një degë e parritur pritet, një ëndër për t’u rritur, këputet në mes.... “Fatos, të prenë mendësitë!... Keqësitë! Ata, që eliminojnë qenie, nuk kanë zemër dhe duan që të përdorin gijotinën, trrikëmbshin, plumbin e asgjësimit... Kundërnjeriu vrau Njeriun krahun e pemës gjeanologjike “ISLAM KALEMI”… Dhe loti vrau syrin, ujëvaroi syri lotin, drithëroi bronket e zemrës… Pema jetësore humbi krahun, të gjitha degët e kësaj peme të jeshiltë mbetën tëshokuara.... Një Pemë e gjithë në vaj dhe një pjesë e trungut ”prindëror” u zhyt në dhimbjen e madhe. Qan nëna për një bir! Qan Pema për një Degë! .... Dhe një ditë, kur dega do të shpërthente sërish sythimet e saj, gjysma e trungut prindëror u tha ... “Metulla, Metulla!...“ Një dhimbje e madhe kjo për mëmën qëlindi “degët”, një dhimbje e madhe kjo për Njeriun që ia vunë e emrin “Islam” , “Paqe” ... Si ndodhi kështu? Dyfishim lotësh, dyfishim dhimbjesh, dyfishim brengash! Ajo pemë, aq e bukur aq e lumturuar, ndihej tani në situata kritike, ndihej sikur një sy i ishte verbuar, sikur një krah ishte prerë, sikur, sikur, sikur!... Qau,… Loti plot dënesje… Shpesh herë i shkuan në kokë ”pjesës së mbetur të trungut“ të thahej dhe ai, por jo, ai mori forca, u mbush me shpresa, se kishte shumë degë për t’i ushqyer e për t’i mënçuruar!... Atje tej prehen ata dhe lule të freskëta ....të përkujtuar gjithmonë nga Krijuesi i dhimbjeve njerëzore.... ”Baba, gjysh, ke ne! .....” përsëritin ritualin e jetës të gjithë … Dhe një ditë, pas disa vjetësh, lindi Fatosi i ri!... Në trungun e pemës u duk filizi, si vazhdueshmëri e bukur jetësore e vijueshmërisë së jetës Fatosi i ri, shpresë!... Pas tij shumë filiza të tjerë.... Metullaja “gazmohej“ dhe i ndriste portreti në mermer, i shfaqej në ëndrra... dhe i jepte forcë trungut... për vijuesmërinë e të jetuarit deh solidimin e tij... Pa shiheni sot këtë trung “Islam Kalemi“.... Ne miqtë e tij, kudo që ndodhemi, gazmohemi për mikun tonë që „ shtrydh“ mendjen dhe produkton kujtesën , dhuratat, lë amanetin me shkronjat e bukura të alfabetit shqip dhe duket sikur, në Pemën përsëri të lulëzuar të “Kalemajve” shkruhet me fjalë të florizuara, një nunëzimi im : “NË VIJIM TË JETËS!“ Sa herë shkoj në Tepelenë, Pema e Lartë e Gjelbëruar, e shpirtë dedegëzime të shumta, më përqafon, si mik, me të gjitha degëtë e saj dhe plot etikë më thotë: “ Të faleminderit Krist...!” Dhe unë e ndiej botëne saj të madhe dhe kundroj me aftësinë time se sa përmastive dhe gjalluese qenka vërtet Shpresa... Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S Gjirokastër , janar 2012
| |
|