Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Kryepeshkopi Irlandez- I turpëruar nga dështimi i Kishës Fri Jul 22, 2011 12:00 am | |
| Kryepeshkopi Irlandez- I turpëruar nga dështimi i Kishës
E enjte 21 Korrik 2011
Kryepeshkopi i Dublinit shprehet se ekzistojnë disa grupe në Vatikan dhe hierarkinë Irlandeze të cilat përpiqen të minojnë masat për mbrojtjen e fëmijëve dhe normat.
Duke folur për radio televizionin kombëtar të Irlandës, Diarmuid Martin tha se në Irlandë disa parime janë injoruar. Ai u shpreh i zhgënjyer nga neglizhimi dhe lëshimi i Kishën ndaj abuzuesve. “Shumë herë janë ndierë i irrituar. Disa nga kolegët e mi janë të përfshirë në këtë çështje”, u shpreh kryepeshkopi i Dublinit.
“E shoh veten para një dileme sot, a mund të jem krenarë për Kishën ku sot jam lider? Me atë çka jam duke parë – më duhet të turpërohem, më duhet të turpërohem për atë që u është bërë viktimave dhe për atë që u është bërë personave të tjerë”, tha Martin.
Komenti erdhi pasi kryeministri Enda Kenny sulmoi në parlament Kishën Katolike.
/shekulli/
| |
|