Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Besimtarët musliman protestojnë, por nuk bllokojnë rrugët Sat Jul 02, 2011 4:25 pm | |
| Besimtarët musliman protestojnë, por nuk bllokojnë rrugët
E Shtunë, 2 Korrik 2011
Rreth një mijë besimtarë kanë falur të premten, më 01.07.2011, namazin e xhumasë në sheshin “Adem Jashari”, që ndodhet në mes të Komunës dhe Kuvendit të Kosovës.
Me këtë falje ata kanë protestuar për një xhami të madhe në qendër të Prishtinës. Falja e namazit, që është drejtuar nga një imam, ka kaluar pa incidente. Sikurse kishte marrë vendim të enjten në orët e mbrëmjes organizatori i protestës – lëvizja “Bashkohu” për të mos e bllokuar rrugën, namazi është falur në shesh i cili është mbushur pothuajse i tëri me besimtarë.
Grumbullimi i protestuesve ka nisur nga ora 12:00 në grupe të organizuara, të cilat fillimisht kanë shtruar qilimat e tepihët për falje. E gjithë zona ku është falur xhumaja ka qenë e kontrolluar nga policë të njësive speciale të Policisë së Kosovës. Ata kanë vënë shirita për të mos lejuar kapërcimin e zonës së caktuar nga protestuesit.
Përveç policisë, rendin e kanë mbajtur edhe organizatorët të veshur me fanella të bardha e të kaltra, të cilët në shumë raste kanë penguar mediet në punën e tyre. Para faljes së namazit masës së mbledhur i është drejtuar përfaqësuesi i lëvizjes “Bashkohu”, Fatos Rexhepi. Ai ka thënë se protesta është anuluar pas analizimit, siç ka thënë, të komunikatës së lëshuar nga Komuna e Prishtinës, e cila po shqyrton ndarjen e hapësirës për xhami dhe qendër islamike. Rexhepi është shprehur i bindur se nisja e punimeve për xhami do të ndodhë ditën e muajit të Ramazanit, që do të nisë më 1 gusht.
Komunikata e Komunës së Prishtinës thotë: “zotëri Muhamet Gashi ka pasur takim me përfaqësuesin e lëvizjes ‘Bashkohu’, zotëri Fuad Ramiqi, në të cilin takim u dha premtimi se hapësira për ndërtimin e xhamisë në qendër dhe qendrës islame do të sigurohet në fillim të muajit të Ramazanit. Dashtë Zoti i madhërishëm që Komuna e Prishtinës dhe Bashkësia Islame të arrijnë marrëveshje përfundimtare që në fillim të muajit të madhërishëm të ndahet hapësira për ndërtimin e xhamisë dhe të qendrës islame”, ka thënë ai.
Por, Komuna nuk ka mundur të premtojë nëse ndërtimi i xhamisë do të nisë pikërisht më ditën e Ramazanit. Zëdhënësi i Komunës, Muhamet Gashi, ka thënë se Komuna është duke shqyrtuar disa lokacione për të vendosur pastaj se ku do të ndahet hapësira.
Kjo është protesta e tretë e organizuar në kërkim të xhamisë. Dy të parat janë mbajtur në rrugë, çka kishte shkaktuar bllokimin e komunikacionit gjatë protestës. Mirëpo, të enjten mbrëma organizatorët e protestës kanë theksuar se nuk do të ketë bllokim rruge. /kohaditore/
| |
|
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Besimtarët musliman protestojnë, por nuk bllokojnë rrugët Sun Jul 03, 2011 11:46 am | |
| Esht interesante, se pjesa dermuse e besimtarve musliman shteteve Arabe dhe atyre krishter ca, dhe vatikani nuk po njohin pamvarsin e kosoves ,sa mir i kordinojn punet, per interesa politike dhe klanore ,por asesi atyre fetare. Pra mund te konkludojm se kta mund te jen pris qka do qofshin por asesi te ritit fetar,kta sjan as per fej e as per popuj te tyre.
AL Gdaf,, dhe Papa 16 venedikit fashist gjerman tandem saksalem kunder nesh...! Dhe deklarohen haptas se jan me kriminelt. | |
|
mujota V.I.P
Numri i postimeve : 219 Age : 29 Vendi : Mollopolc Registration date : 13/06/2011
| Titulli: Re: Besimtarët musliman protestojnë, por nuk bllokojnë rrugët Sun Jul 03, 2011 12:18 pm | |
| Xhem keta zhfrytezojn fen per terrorizem.....ngase e kane kuptuar se kjo eshte rruga me e lehte.per t'i bere krimet!!!..... | |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Besimtarët musliman protestojnë, por nuk bllokojnë rrugët | |
| |
|