Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , REZARTA PODE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , REZARTA PODE Empty
MesazhTitulli: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , REZARTA PODE   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , REZARTA PODE EmptySat Jun 18, 2011 12:33 am

*
*
*
*
*
*
*

Kristaq Shabani:Rezarta Pode-NJË HISTORIK I SHKURTËR PËR PREZENCËN E KANUNIT DHE ELEMENTËT PSIKO-TERAPIKË PËR MINIMIZIMIN E FENOMENIT TE GJAKMARRJES

Mesazh nga Agim Gashi Today at 9:04 pm

Kristaq Shabani:LNPSHA "PEGASI" ALBANIA

NJË HISTORIK I SHKURTËR PËR PREZENCËN E KANUNIT DHE ELEMENTËT PSIKO-TERAPIKË PËR MINIMIZIMIN E FENOMENIT TE GJAKMARRJES

Nga Ma. Rezarta Pode, pedagoge në UNIVERSITETIN ‘KRISTAL” TIRANË,
LNPSHA “PEGASI“ ALBANIA


Në traditat popullore shqiptare, në atë kompleks e ka emrin etnokulturë, si trashëgimi vlerash të ruajtura e të zhvilluara në vargun pambarim të katërgjyshërve tanë, dalin në dukje të drejtat e detyrat e njeriut në bashksitëe shoqërore: në fshat, në krahinë apo marrëdhënie ndërkrahinore .
Në bashkësitë e lira fshatare te kohëve të shkuara ka mbizotëruar mendësia, psikika e njeriut të lirë e të pavarur në tërë qenien e veprimet e tij pavarësisht nga rangu e pozita që zinte në jetën shoqërore. Po nga ana tjeter u nënshtrohej, në tërë qenien e tij disa rregullave, disa kodeve, të cilat ishin të detyrueshme për të gjithë për t’u zbatuar, qofshin këto kryeparë të fshatit apo të krahinës.
Këto rregulla kishin natyrë detyruese-juridike, por dhe morale shpeshhere ato merreshin atribute të besimeve të lashta vendëse. Të tëra këto sëbashku siguronin ekuilibër shoqëror. Ligje të forta, sidoqoftë arkaike e patriarkore mesjetare, mbronin apo vinin në vend të drejtat e njeriut, qoftë ky njeriu me i thjeshte e me pa vlerë. Ekzistonin mjetet detyruese për të vënë në vend të drejtën e njeriut të dhunuar, duke u ndëshkuar fajtori. Këto mjete dënimi ishin të ashpra, arkaike, mesjetare e të egra, por njeriu e ndiente veten disi të kënaqur nga që dinjiteti i tij nuk nëperkembej.
Këto rregulla të bashkëjetesës fshatare, me të drejta të barabarta për çdo njeri, janë të dhëna në të drejtën doksore shqiptare, në pjesët më mirëfilltësore të këtij ligji popullor. Po, natyrisht, në këto norma, në shtresat e ndryshimet e tyre, sidomos në zbatim të tyre, vërejme një diferencim social, një patriarkalizem mesjetar, nje burim konflikshesh, që po vazhdojnë edhe kësaj dite të trashegohen dhe janë evidente.
Po ç’është kjo e drejtë doksore shqiptare? Si ka vepruar ajo në jeten shoqërore të krahinave fshatare?
Në rredhojë të shekujve e deri aty nga Lufta e Parë Botërore, në bashkësite e lira fshatare, përgjithësisht në malësitë shqiptare, po diku-diku edhe në ultësira, ka vepruar një e drejtë doksore, para një ligji popullor, një kompleks normash tepër t ë përcaktuara e të detyrueshme për të gjithe, pavarësisht nga gjendja sociale a shtresa prëkatëse e njeriut.
Ky kanun në parim pësonte ndryshime e risime të normave të veçanta të tij, vetëm me vendime të kuvendeve popullore të përgjithshme – burrë për shtepi. Më i ruajturi ka qenë në malesitë e Shqiperisë së Epërrme, nder Alpe, por duke përfshirë këtu Kosovën, trojet shqiptare në Mal të Zi, e në Maqedonine Perëndimore, në Malesitë e Shqipërisë së mesme dhe n ë Jug: në Labëri e Çamëri. Kjo e drejtë ishte e ndarë në variante, si ai i” dialekteve” dhe “të folmes”, sipas veçorive krahinore a ndërkrahinore të viseve të ndryshme.
Me këto norma dokesore rregullohej bashkëjetesa dhe marrëdhëniet sociale e pronësore në mes të banorëve të maleve, ku ai ishte themeli i njefarë vetëqeverisjeje, të thuash një “autonomi” në këto vise, ku ligjet e sistemit feudal e të pushtuesve të ndryshëm nuk mundën t ndërhyjnë e të zënë vend në mënyrë të qëndrueshme. Kjo e drejtë dokësore zëvendëson mungesën e një ligji ndërkombëtar të kultivuar.
Duke ditur se këto norma ligjore të traditës kanë qenë ngulitur kaq thellë në mendësine e banorëve të maleve edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Studiuesja angleze Edith Durham, eksploruese e maleve shqiptare në fillim te shekullit xx, thotë se malësorët shqiptarë besojnë e respektojnë më shumë ligjet e Lekë Dukagjinit, pra këtë të drejtë doksoëre, sesa dhjetë Urdhërimet e Zotit . Pra ky ligj popullor kish hyrë thellë ne psikikë, në mendësi dhe në gjykimet e popullit, ishte bërë njësh me jeten e tyre….
Kompleksi i këtyre normave ligjore dokësore është njohur në popull përgjithësisht me emrin “Kanuni i Maleve”, “Doket e maleve”, por dhe me emrat krahinore, si: “Kanuni i Malësisë (në Alpet shqiptare)”, “Kanuni i Lek Dukagjinit” (ku përfshihet zona e Pukës, Dukagjinit, Lumë, Mirditë dhe Kosovë). “Kanuni i Skanderbegut” (në Shqipërine e mesme, Dibër), “Kanuni i Labërisë” (Labëria ne Jug). Gjecovi, duke shprehur mendimin se kjo e drejtë e themel ka shtrirje mbarëkombëtare, shënon se në Labëri në krahun e saj, në anë të Gjirokastres, thuhet: “Me ba kuvend mbas kanunit të Pirrit”, pra e quanin “Kanunin e Pirros” e kjo ka një domethënie të qartë historike, ruajtur në mendësine e banorëve të maleve të Labërisë.
Për njësi më të vogla krahinore kemi ”Kanuni i Pukës”, “Kanuni i Lumës”, “Kanuni i Mirditës” (variante të K.L.D ), “Kanuni i Musë Ballëgjinit”, “Kanuni i Çermenikës”, “Venomet e Himarës”(variante të “Kanunit të Labërisë”) e kështu me radhë.
Kjo e drejtë popullore nuk ka qenë e shkruar e aq me pak e kodifikuar, por është e trashëguar brez pas brezi me besnikëri, nëpërrmjet pleqnarëve (gjykuesve popullorë ), nëpërmjet të moshuarve e kreut të çdo familje, por edhe nga çdo njeri i këtyre bashkësive fshatare: kjo është e lidhur ngushtë me jetën e tyre, me praktikat e veprimtarisë së përditshme, me detyrat dhe të drejtat e çdo njeriu e pozitën e tij në familje e shoqëri . Këtu ne gjejmë norma (ose ndryshe nene të vecanta) për çdo rast konkret ose me anë të përgjasimeve e të motërzimeve a me anë të zgjidhjeve logjike, bazuar në botëkuptim të përcaktuar, në mendësi të shoqërise fshatare me tradita patriarkore; aty gjejmë norma për çdo dukuri a element të veçantë të së drejtës familjare, të së drejtës civile, të së drejtës së pronës, te së drejtës administrative dhe të asaj penale.
Gjithashtu, në të drejtën dokësore, përgjithësisht në të tëra variantet, të Shqiperisë Epërme dhe në Jug, në ato norma juridike, që janë më të mirëfillta e të traditës vendase më të hershme, kanë si parime themelore: barazinë, lirinë, atdhetarizmin, nderin, burrërinë, besën, mikëpritjen etj; ndjeshmëri të theksuar të përkatësisë në bashkesinë sociale përkatëse. Këto mendësi e psihe të ngritura ne klt mbizoterojnë në tërë materialet dëshmuese kanunore. Në ktëo gjykime përshkrohet fryma se njerëzit janë të barabartë, pavarësisht nga gjendja sociale. Çdo burrë “peshon 400 derhem në kandarin e tij ” e nuk ke të drejte ta nënvlerësosh e ta nëpërkëmbësh. Në norma disaherë bëhet fjale për barazinë në gjak, pra brenda farefisit, po në përmbajtje të përgjithshme del se, secili ka një vend të caktuar e të nderuar në bashkësinë shoqërore krahinore. Në të vërtetë në banorët e maleve ka mbizotëruar te secili ndjenja e krenarisë, pavarësisë në veprimet vetjake e në vlerësimet për veten dhe t ë tjerët: çdo njeri bënte përpjekje të sillej e të vepronte, të fliste me fisnikëri, duke e konsideruar veten të barabartë me të tjerët. Ne jetën shoqërore krahinore të traditës të quheshe”burrneshë” a “burrneshë e dheut” , “burrë” a “burrë i dheut”, duhet të ishte i mençur, që flet gjithnjë fjalë të peshuara, i besës, mikpritës, i punës, pa dredhi etj.
Pra njeriu nuk lind i pavlerë, por bëhet i pavlerë nga veset dhe veprimet e tij të panjerëzishme.
Në kanun dhe në mendesinë e popullsisë, ku vepronte kjo e drejtë e traditës, mbrojtjes së nderit i jep nje vend tepër te veçantë e çdo cënim i nderit te nje njeriu dënohej rëndë sa shpeshherë kalonte deri në marrjen e jetëve, tragjedi mjaft e dhimbshme.
Çdo lloj fyerje publike ishte marrje e nderit, ta zëmë: t’i thuash burrit se ti”gënjen” në sy të burrave të mbledhur në kuvend, ta pështysh, ta shtysh, t’i biesh me grusht, t’i prekësh besën, t’i dhunosh (ngacmosh) mikun, t’i thyesh shtëpinë a vathin e bagëtive, t’i heqësh kapakun e vekshit për të shikuar çfarë ka brenda etj (KLD fq. 65-66, neni 601). Nderi i gruas ruhet në mënyrë të veçantë, sipas gjykimit se “shtëpia, e mirë a e keqe asht e mbajtur nga gruaja”, “shtëpia asht gruaja, se burrat janë miq në shtëpinë e tyre”. Të tjera këto shndërrime dënohen, dikush me lehtë e dikush me rëndë, me ndërmjetësi, por ato qe rëndonin më shumë e që detyrimisht i ndante vetëm gryka a pushkës ishin: t’i pritej në besë miku, t’i përdhunohej gruaja, a vajza, t’i merrej arma. Këto nuk kishin ndërmjetësi e paguheshin vetëm me vrasje. Vrasja e babës a e vëllait edhe mund të falej, po miku, gruaja e arma kurrsesi. Të dhunuarit e gruas shndërronte, jo vetëm familjen e saj, por edhe tërë fshatin e miqsëinë, po kështu dhunimi dhe vrasja e mikut. Me këto ligje dokësore miku e gruaja ishin të siguruar në udhëtimet dhe punët e tyre jashtë shtëpisë. Këto ligje i përkasin një botëkuptimi mesjetar, por për ato kohë kishin siguri e ekuiliber social me peshë në jetën e bashkësive të lira fshatare.
Besa, fjala e dhënë, betimi në kanun e në mendësinë fshatare të lirë kanë pasë një forcë tepër të madhe ligjore, morale dhe hyjnore. Vlera e besës është e sintetizuar edhe në fjalët e urta të popullit: “Ka del fjala, del shpirti” , “Kur jep fjalën, jep jeten”, etj, pra qe nuk mund të thyhen kurrë, “Burri lidhet për fjalë dhe demi për brirësh”.
Insituti i besës ka ndikuar shumë, për kohën, në pajtime e harmoni shoqërore, në shfajësime, në lidhje krahinore dhe ndërkrahinore, ka qenë një forcë kohezioni me natyrë ndërkombëtare.
Vetëm duke njohur mirë këtë histori- psikologjike të përvijuar nga ne më sipër, duke njohur elementët psikiko-moralë ne mund të ndërrmarrim nisma më të guximshme terapike për pë sensibilizuar opinionin dhe për të arritur pikësynimin madhor: Minimizimin e fenomenit të gjakmarrjes.

Tiranë , qershor 2011


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , REZARTA PODE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI
» KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI
» KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , KRISTAQ F. SHABANI
» Kumte letrare të poetëve të sotëm botërorë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: