Talenti kosovar, Ardian Bujupi është eliminuar nga emisioni gjerman i talentëve të këndimit “Deutschland Sucht Den Superstar”, duke mos arritur kështu që ta sigurojë finalen e madhe.
Sensacioni nga Kosova në këtë gjysmëfinale është paraqitur me tri këngë, “Feeling Good”, “Loving You Is Killing Me” dhe “Waving Flag”, për të cilat mori nota të larta vlerësimi nga juria. Performanca e Ardianit ishte e jashtëzakonshme në të trija këngët, duke bërë që konkurrentët t’ia kenë frikën që në start të gjysmëfinales, e cila u mendua se do të ishte një kafshatë e lehtë për kosovarin.
Megjithatë, kështu nuk menduan 82 milionë gjermanë, të cilët vendosën të largojnë nga gara kosovarin, i cili përkundër një shfaqje të jashtëzakonshme, nuk arriti t’i eliminojë konkurrentët, Sarah Engels dhe Pietro Lombardi, të cilët do të përballen në finalen e madhe të shtunën e ardhshme.
"Falënderoj gjithë ata që më kanë votuar dhe më kanë mbështetur për të arritur deri në këtë fazë. Unë nuk do të ndalem me kaq, do të vazhdoj të këndoj", theksoi Bujupi.
Ky eliminim i Ardian Bujupit përbën shok për fansat e tij dhe analistët mediatikë gjermanë të cilët kishin pritur që ai të kualifikohej në finale