Teme shume e rendesishme eshte kjo sepse sot, me afrimin e nje krize varferie ne bote eshte i qarte deshtimi i shume prej politikave te organizmave ne nivel nderkombetar si FAO (Organizata e Ushqimit), FMI (Fondi Monetar Nderkombetar), Banka Boterore, etj per zhdukjen ose zvogelimin e urise ne shkalle boterore. Megjithese jane shprehur gjithmone se kane pasur ne dore instrumenta dhe mjete per te zhdukur urine dhe varferine globale, diferenca midis te pasurve dhe te varferve rritet gjithmone e me teper çdo vit, ne menyre alarmante, siç demonstrohet çdo vit ne raportet e PNUD (Programmi i Kombeve te Bashkuara per Zhvillimin Human).
Se pari i hedhim nje sy revistes Forbes, ku mund te shohim te pasqyruar listen e bilionareve ose miliardereve me te medhenj te botes, pasuri e cila fillon nga shifra 62 miliard dollare. Nje pasuri teper e madhe e perqendruar ne duart nje grupi te limituar.
Nderkohe, sipas raporteve te PNUD-it 2,5 miliarde persona, qe do te thote 40% e popullsise boterore, jetojne me me pak se 2 dollare ne dite, ndersa rreth 1 miliarde persona ne bote jetojne me me pak se 1 dollar ne dite. 800 milion persona vuajne nga uria dhe kequshqyerja, 1,1 miliarde persona vuajne nga mungesa e ujit dhe çdo ore 1200 femije vdesin nga semundje te sherueshme.
Me ndjeshmerine per kete krize qe afron po ndryshojne edhe politikat globale ne ndryshim nga politika e deritanishme e vendeve ne zhvillim qe ishte “Te ushqejme planetin”. Tashme i ka ardhur koha politikave si “te zvogelojme konsumet tona”, “te riperdorim burimet”, “te riciklojme”, “te kursejme”. Keto jane kryetitujt e menyres se te punuarit sot. Te shpresojme qe mekanizmat e reja te politikes ekonomike ne bote te funksionojne ne ndihme te zvogelimit te varferise.