|
| “Mirë se vini në odën time të këngëve “ XHEMALI BOCI | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: “Mirë se vini në odën time të këngëve “ XHEMALI BOCI Sat Apr 02, 2011 10:34 pm | |
| 1. Po të jap një uratë Dedë Reshat Bardhit Doli marsi, hyri prilli, Pse s’u dëgjua bilbili? Pse qyqja gojën e mbylli, Dedë Ahmetit thirri: “Më dëgjo, Reshat biri, na kërkon baba Selimi, është dhe baba Qamili,”. Dhe atje u ngritë dhe vatë, I takuat evliatë: ‘Dëgjo, biri im Reshat, Unë do të jap nëj uratë, Të rrosh të bëhesh plak, Teqetë do hapen prapë, Do të shkosh në Kryegjyshatë!”…
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: “Mirë se vini në odën time të këngëve “ XHEMALI BOCI Sat Apr 02, 2011 10:35 pm | |
| 2. Kështu do të jesh përherë,
O Lazarat me vlerë, Që ke jetuar me nderë, As ke vrarë e as ke prerë, S’të kanë dashur, more të mjerë, Shumë ta kanë bërë benë,… Nuk të shpoi asnjë ferrë, Kështu do të jesh përherë, Se ke afër teqenë. Në këngë baba Zenelë, Djemtë e lazove levendë, Sorkadh mali mbi të tjerë, Djemtë e lazove luanë, e ndërtuan Lazaranë. Këto vila radhë –radhë, magazine dhe dyqanë, këto i bënë djemtë tanë. Me Dashon Kryetar, Kishte ngjarë me aganë, Çelik majë kalit të bardhë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: “Mirë se vini në odën time të këngëve “ XHEMALI BOCI Sat Apr 02, 2011 10:36 pm | |
| 3. Sotir Merua vetë i shtatë,
Trima qenë në Lazarat, Që luftuan atë natë, Njëzetë e katër sahat, Mitrolozat flakë më flakë, Sotir Merua vetë i shtatë, Hodhi firmën në Shtab Ja do hyrë në Lazarat, Hedh litarë në qafë. “O Sotir, more Sotir, Nuk e pe Këno Halinë E kish vënë kësulbardhë, Hidhej porsi derri i çalë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: “Mirë se vini në odën time të këngëve “ XHEMALI BOCI Sat Apr 02, 2011 10:36 pm | |
| 4. Baba Faja nisi djemtë Korriku nja gjashtë a shtatë, Kapedan, more Murat, Ky Dalipi me Muranë, Të dy kushëri të parë, U plagosën këtë radhë. Një në dorë dhe një në këmbë Plumbin e heqin me dhëmbë. Para shokë, se do t’i zëmë Mbi Brahimë do t’i vëmë. Baba Faja nisi djemtë, Sulm mbi Lazarat të shkretë. O Baba, hejvalla, Nuk bëhet puna me gra, nuk bëhet puna me çupa, por do djema me balluka.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: “Mirë se vini në odën time të këngëve “ XHEMALI BOCI Sat Apr 02, 2011 10:37 pm | |
| 5. Vallë , kush ia dha uranë, Të qepet murit si djalë?!
Ç’thonë për usta Xhemalë, Ç’thonë muratorët tanë, Ç’ thonë Ramua me Vedanë? Por vallë kush i ka ngjarë Kush nga ne, cili djalë, Që të dalë ballë për ballë, Të ngrihet t’i mbajë krahë; Seç i ndërtoi me radhë, Qish , teqe dhe mekamë… Edhe dylbenë në majë. Vallë , kush ia dha uranë, Të qepet murit si djalë?! Mosha 77 vjeçare, Trupi I tij si lastar, Faqja si qelibar, Do të vdesësh e do të na vijë mall Do të vihemi në radhë Dhe do vemi e do qamë!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: “Mirë se vini në odën time të këngëve “ XHEMALI BOCI Sat Apr 02, 2011 10:38 pm | |
| 6. U vranë për demokracinë Qaj Sopot e Makërxhirë Qaj haurin në burim, Qaj Lazarat në brinjë Zunë qentë dhe ulërijnë Kërkojnë të zotin dhe s’e njihnë. Zunë dhëntë dhe blegërijnë Të shkretat mbetën në brinjë, Belja kërkon Nurinë, Nazua kërkon Barinë, Muarrnë Veliko Salinë, Sëbashku meë Jonusinë Dhe me Omur derëzinë, Seç i hipën në makinë, I përcollën me ulërimë, I nisën për Taroninë. Atje u mblodhën një krahinë. I vunë në pushkatim. U vranë për demokracinë, Për një jetë më të mirë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: “Mirë se vini në odën time të këngëve “ XHEMALI BOCI Sat Apr 02, 2011 10:39 pm | |
| 7. Fshati me uratë të madhe Fshati me uratë të madhe, Lazarat në ato male, Këtë radhë shumë qave, Të qarë derë më derë Për Demon dhe Dulenë Për Memet Gabë levenë Për Fejzo Bashë lulenë, Dëshmorë në Buzhan mbenë. Komandant Veip benë Komandanti vetë dolli Fejzo…. i foli: “O Fejzo, gati asqerë Në Manalas do vemë Atje vanë dhe nuk u kthenë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: “Mirë se vini në odën time të këngëve “ XHEMALI BOCI Sat Apr 02, 2011 10:39 pm | |
| 8. O Gjirokastra me vulë O Gjirokastra me vulë, O vendi me histori, me mendje dhe para shumë, dalluar për trimëri, Linde Bajon dhe Çerçizë, Lule, Muzo Asqeri! shumë heronj dhe heroina, Lule, Bule Naipi! Sheshe lufte na kanë bërë shumë Hasmëri, dy Mbretëri, vrau vëllai vëllanë, një në Ball, një në Parti! Vrau kunati kunanë, Lule, Bari Omari! Diplomat dhe burrë shteti të vranë me tradhti, Me disa shkolla të larta, studiuar në Itali. E shkreta grua një jetë, se hoqi atë shami.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: “Mirë se vini në odën time të këngëve “ XHEMALI BOCI Sat Apr 02, 2011 10:40 pm | |
| 9. Shumë e hidhura mandatë, u vra Sherif Zeneli!
Datë e shkurtit na qe shtatë çelet me lajmin e zi Shumë e hidhura mandatë, u vra Sherif Zeneli! Në Metoq në atë fushë, trimi, seç u shtri përdhe, Nuk e mohonte askush, plasi e shkreta çifte. Kjo tronditje e papritur, Na godet zemrën dhe ne, ajo fytyrë aq e ndritur, sot po prehet në dhe. Trupi i tij i kulluar, një lule me bukuri, natë e ditë i papërtuar, për shokë dhe për Parti.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: “Mirë se vini në odën time të këngëve “ XHEMALI BOCI Sat Apr 02, 2011 10:40 pm | |
| 10. Qajnë për baba Hasanë,…
Baba Hasanit Picar Gjithë fshatrat me radhë, Qajnë për baba Hasanë, Se ky soj kështu e ka, Si të vdekur dhe të gjallë, Këtu mblidhen nga çdo anë, Thanë gjithë atë….. O baba të qofshim falë, Bëre njëherë rixhanë, Të të bënte zoti djalë, Të hedhësh në sup arcane; Në dorë bastunin qelibar, Dhe të vish në Picar, T’i zësh fshatrat me radhë, Të takosh baba Fetanë, Se kanë ardhur djemtë tanë, Të shkretët morën dynjanë, Se s’kishin bukë të hanë, Duan t’u jipnin uranë, Të gëzojnë këtë vatanë Në ato vende ku janë, Durrës , Vlorë dhe Sarandë. Në Gjirokastër dhanë famë Nga Tirana gjer në Spanjë Baballarët t’I kenë pranë…
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: “Mirë se vini në odën time të këngëve “ XHEMALI BOCI Sat Apr 02, 2011 10:40 pm | |
| 11. O Çerçiz Topulli
Të hënën sahati tetë, Nxori Kushulla milet, Të mbyllen kafenetë, U vra Çeçua vetë I tretë. O Çerçiz, revol me dhjetë, Hipe në Pajton të shkretë, Pas të vinë bataretë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: “Mirë se vini në odën time të këngëve “ XHEMALI BOCI Sat Apr 02, 2011 10:41 pm | |
| 12. E nderoi Labërinë,
Zenel Gjolekës Xhemal Boci , (i vjetri bashkëkohës i Zenel Gjolekës) është vrarë bashkë me Zenel Gjolekën në vitin 1885 Ju, kapitanë, që jini, Shkallët e Kristaqit zini! Vjen Gjoleka, po t’i bini... Zenel Gjoleka bukurinë Seç e drejton ushtrinë Mbi turqit bën kërdinë E nderoi Labërinë, Kuçit i ngriti lavdinë, Bashkë me nipin Xhemalinë, Xhemaliu djalë i ri, E vuri armën në sy, Për dajkon bëri kërdi... U vra për vete të tij, I shkreti s’la një fëmi, E la Hankon me flori. I shkreti s’la një fëmi, Hysen Shahut i thane, se nipin ta kanë vrarë, Se trimat mbeten gjallë që luftojnë për vatanë Xhemaliu do të jetë gjallë, Për disa breza me radhë!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: “Mirë se vini në odën time të këngëve “ XHEMALI BOCI Sat Apr 02, 2011 10:42 pm | |
| 13. Nga Tirana erdhi lajmi
O Lazarat në pllajë, Lunxhëri përkarshi, Të qarë derë më derë, Vaj shtëpi më shtëpi. Nga Tirana erdhi lajmi U vra një djalë i ri, Inxhinier me shkollë të lartë, Mbaruar në Itali. Keni shumë dhe të tjerë Lule Mujdin Sherifi! Edhe ky djalë me shkollë Derdhur shtati si qiri, Lule , o shoku Bastri! Hasan Skëndi djalë i ri, O Çerçiz a derëzi, I shkreti pa njeri, e mbylle atë shtëpi.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: “Mirë se vini në odën time të këngëve “ XHEMALI BOCI Sat Apr 02, 2011 10:42 pm | |
| 14. Qaj... Qaj Sopot e Makërxhinë, Për Xhafon e për Alinë, Për Selmanë e për Koçinë; qan Goriani më Lloizë, Për Magrip e për Dalinë, Për Nelen e për Tatinë, Dhe për Tasiun derëzinë. Zunë qentë dhe ulërijnë Kërkojnë të zotë s’i shijnë, Se qenë bërë kooperativë, Brigadier kishin Bujdinë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: “Mirë se vini në odën time të këngëve “ XHEMALI BOCI Sat Apr 02, 2011 10:42 pm | |
| 15. Me gëzim dhe brohori
Erdhi Xhemaliu ynë, Na pruri një lajmë të mirë, I gjithë fshati të vijë, Të presi baba Nekinë, Burra , gra dhe fëmijë, Pleq, plaka dhe të rinj. Me gëzim dhe brohori Hedhin valle në avlli, E presin që të vijë. Nuro, o baba Sherifi, të presin ata famijë që t’u puthësh ata sy.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: “Mirë se vini në odën time të këngëve “ XHEMALI BOCI | |
| |
| | | | “Mirë se vini në odën time të këngëve “ XHEMALI BOCI | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |