Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ese për Teatrin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Femi Halimi
Fillestar/e
Fillestar/e
Femi Halimi


Male
Numri i postimeve : 33
Age : 70
Vendi : Gjilan
Profesioni/Hobi : Redaktor i Revistës Letrare "Ujëvara" Gjilan
Registration date : 05/01/2011

Ese për Teatrin Empty
MesazhTitulli: Ese për Teatrin   Ese për Teatrin EmptyFri Mar 04, 2011 1:41 pm





MADHËSHTIA E TEATRIT





Teatri u lind nga nevoja për komunikim të vetë autorit antik me masën, me një gjini të re krijimi artistik, pas mitit, këngës dhe komentit gojor me autoritet. Ishte nevoja që e gjithë ajo që thuhej, pohohej e çmohej, të ishte edhe e dukshme disi. Kjo nevojë nxiti krijimin e lojës teatrore.

Teatri filloi me Lajmet nga Olimpi. Olimpi ishte Mali i i Banesës së zotërave të atyre kohërave heroike, në Kuvend, për fatet e njerëzve. Ato lajme i përfliste-aktronte Korifeu. Ky Korifeu ishte me korin e zotërave, por i ndarë. Ndarja e tij u bë nga vetë autorët antik, për të sajuar mundësinë e rrëfimit me autoritet. Po të fliste vetë autori, nuk do të kishte sukses, sepse masa vetëvetiu se e njihte, nuk e konsideronte me peshë të nevojshme fjalën e tij. Duhej një autoritet i cili do të përcillte mesazhin e autorit. Ky autoritet ishte vetë Kori i zotërave në Olimp në të cilët besonte masa plotësisht. Shih për këtë, rrëfimi u bart në autoritetin e Olimpit. Kurse ndarja e një personazhi nga kori, ishte për të sajuar mundësinë besnike të përcjelljes dhe interpretimit. Kështu, ishte Kori me zotërat dhe me Zeusin në krye, me një ndarje mbinatyrore nga njerëzit; dhe ishte korifeu që kuptonte gjuhën e zotërave dhe që përcillte mesazhet e tyre; si dhe ishte vetë autori që mbulohej njësoj me një errësirë sikur dy personazhet e para, për të arritur besimin e mesazhit nga masa. Duke krijuar mënyrën e sigurt dhe të fuqishme të bartjes së mesazhit, ndërtohet edhe rruga për ndërtimin e teatrit në kuadër të kulturës së Polisit atëherë.

Po, pse ndodhi gjithë kjo? Çka nxiti kaq shumë zellin për teatrin ata autorë antik? Cili ishte në të vërtetë Mesazhi i vërtetë i tyre për masën? –Autori antik, banori i polisit dhe njeriu i kryqëzimit të fateve njerëzore nëpër kohë, luftoi me çdo kusht ta ndihmonte polisin dhe të kontribuo nte jetësisht për të, duke sajuar njëherit gjuhën artistike të shprehjes së mesazhit. Ky ishte qëllimi kulturor i mesazhit të autorit antik për polisin, atdheun dhe njerëzit e tij të dashur! Ishte mesazhi i zotërave dhe mesazhi koment e udhëzues shtesë i autorit. Që diçka do të bëhej, -për këtë tregonte mesazhi i zotërave, i përcjellur nga Korifeu (Tespiu, i pari)... –Se çka duhej bërë, -ishte koment artistik me fjalët udhëzuese të autorit e të Korifeut, -për më tepër, më vonë, edhe të disa zotërave që anonin për njerëzit!...

Ndodhi kjo me sukses, me Eskilin, Sofoklin dhe Euripidin. Këta tre bënë tri shtyllat antike të teatrit dhe dramës, që nga pjesa e dytë e shekullit të pestë të kohës së vjetër, e deri në fund të shekullit të katërt. Eskili, për më tepër, sikur sot, konkuroi atëkohë me tekst në konkursin për dramë, shpallur tradicionalisht nga komuna e Atinës, Dega për kulturë dhe fitoi vëndin e parë!..

-Ky është Teatri, me tërë madhështinë, në udhëtimin e vet!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Femi Halimi
Fillestar/e
Fillestar/e
Femi Halimi


Male
Numri i postimeve : 33
Age : 70
Vendi : Gjilan
Profesioni/Hobi : Redaktor i Revistës Letrare "Ujëvara" Gjilan
Registration date : 05/01/2011

Ese për Teatrin Empty
MesazhTitulli: Re: Ese për Teatrin   Ese për Teatrin EmptyMon Mar 07, 2011 1:23 pm

Madhështia e Teatrit ( 2 )

Për të kuptuar Teatrin Antik, duhet depërtuar thellë në histori, jetuar me frymë në atë kohë dhe kuptuar arsyet dhe shkaqet e veprave njerëzore në marëdhënie me bashkësinë jetësore dhe mbi këto, një marëdhënie frymore me forcën mbinatyrore të Perëndisë, e që në ato kohë personifikohej në shumës. Njerëzit e perceptonin Perëndinë sipas mendjes së vet dhe me edukatën që merrnin nga bashkësia. Ishte e pakalueshme mospërfillja e kësaj force mbrenda kolektivitetit jetësor, kur edhe tempujt i përkushtoheshin kësaj force dhe krijonin marëdhënie personale me te. Duke mbajtur të gjallë frymën e Perëndisë, në shumës, në formë të vetive të tij, njeriu kompetent i asaj kohe përcillte fjalën e kësaj force, por duke shtuar fjalën e vet dhe duke krijuar një bashkësi kuptimi unik, që ishte fjalë e zotërave dhe fjalë e njerëzve tok, e që quhej besim, por jo besim si tash. Ky besim ishte i përbërë nga informata për punët e zotërave, esencën e tyre dhe interesimin e tyre për njerëzit dhe botën, si dhe nga vendimet e njerëzve dhe pavarësia e lejuar e njerëzve që të vendosnin për gjykimet në jetë. Besohej se njeriu kishte të drejtë të gjykonte vetë sipas nevojave, por njëherit duke kërkuar ndihmën e zotërave. Kështu ndodhë në shkrimet antike të shohim se zotërat janë edhe të ndarë në simpatitë e tyre për njerëzit, popujt, ushtritë ose personat me autoritet. Ishte prania e patjetërsueshme e frymës së Perëndisë, në mënyrën si dhe sa e kuptonin ata njerëz, që na lanë trashëgiminë e përjetshme të shkrimeve dhe se njeriu antik i asaj kohe, - i kohës së ngritjes së Teatrit, -ishte njeriu kompleks i konfusionit dhe arsyes.
Në veprën e tij, " Punët dhe ditët", ose kështu disi në përkthim, Hesiodi atje dikund nga shekulli i tetë a shtatë në kohën e vjetër të llogaritur kështu tash, na shkruan për kohët e jetës njerëzore. Flet për kohën e artë, kur njerëzit jetonin me zotërat dhe ishin në jetë të përjetshme. Mandej shkruan se erdhi koha tjetër, e Kutisë së pandorës, kur e keqja e ngujuar në arkë, (shkaku për spjegim të qështjes së panjohur as sot, doli jashtë dhe u shpërnda në botë dhe se prej atij qasti, jeta njerëzore u bë, kështu si është edhe tash , kjo jeta jonë. Një spjegim i njejt biblik, kuranor dhe i gjithë shkrimeve që janë ose pretendojnë të janë serioz dhe që dëshmojnë se bartin në vete fjalën, ose esencën e fjalës së Zotit Perëndi.
Ky është starti i diturisë së mpleksur në art dhe konkretisht në Teatër -dramë, vija e bardhë në pistën e vrapimit për atletë. Nga kjo kanë filluar projektet për shkrim dhe nga dituritë e tilla janë bërë gjykimet artistike në tekst. Fjala e këtillë, e besueshme, nga zotërat, është bashkuar me fjalën e njeriut, dhe është bërë një mesazh ose porosi, për spjegim dhe udhëzim për jetë. Për diçka njeriu i kohës merrte përgjegjësinë, përsa kishte gjykimin se kishte të drejtë, qoftë në emër të vet, qoftë në emër të interesit të bashkësisë. Por për diçka tjetër, ku nuk gjente arsyen e gjykimit ose arsyetimit, autori përcillte fjalën e zotërave, veçmas për gjykimet e mëdha dhe me përgjegjësi të rëndë.
Për fjalën e vet, e cila ishte e pranueshme edhe për bashkësinë, autori merrte përgjegjësinë, me kusht edhe të lavdit dhe shpërblimit, por në pamundësinë për të mbrojtur fjalënb e vet, autori thirrej menjëherë në fjalën e zotërave!... -Autori i asaj kohe, i shkrimeve të para, bëri rrugën e krijimit, në përgjithësi.
Për atë që fliste ai vetë dukshëm dhe me identitet, ishte e kuptueshme dhe i shtrohej vlerësimit qytetar dhe mediumeve të kohës. Porse, ku e merrte autori fjalën e zotërave, -që tejkalonte fuqitë njerëzore dhe lidhjet reale?! -Kush i thoshte ato fjalë autorit, kush ia përcillte, ku i merrte? Si i merrte, me çfarë mënyre -reale apo joreale? Dhe se si duhej të quhej një autor i një shkrimi për dramë dhe si të trajtohej?1...
Këtu ndesheshin arsyeja me gjykimin dhe pyetja që kërkonte përgjegjen e patjetërsueshme. Këtu prandaj edhe filloi starti i autorëve antik, në sajimin e tregimeve të para dramatike dhe në identifikimin e tyre. Kjo është rruga e filluar e Teatrit, në shekulllin e pestë të kohës së vjetër.
-Ky është Teatri, me tërë madhështinë e vet, në udhëtimin!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ese për Teatrin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: