|
| AUREL PLASARI "“Skënderbeu, një histori politike” | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: AUREL PLASARI "“Skënderbeu, një histori politike” Tue Feb 01, 2011 11:43 pm | |
| “Skënderbeu, një histori politike” një shkrim paraqitës Mbi veprën e Aurel Plasarit, studiues, përkthyes, DREJTOR I BIBLIOTEKËS KOMBËTARE TË SHQIPERISË nga Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S President I Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve , Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: AUREL PLASARI "“Skënderbeu, një histori politike” Tue Feb 01, 2011 11:44 pm | |
| Shkrimi ynë nuk ka marrë përsipërn të bëjë zbërthim analitik për figurën e Skënderbeut, por të evidentojë një fakt kokëfortë konfigurimin e plotuar të një vepre, të cilën e quajmë drejtësisht një punim shumë interesant për këtë figurë madhore, të cilën do ta kishin për nder çdo studiues, historian e historiograf, intelektual apo njeri I thjeshtë të ishte kombas i shtetit të tyre. Po ja kjo nuk i buzëqeshi asnjë kombi tjetër. Ne e kemi Skënderbeun dhe shpesh herë “historianucë”, të cilët kërkojnë të duken fillojnë të anatemojnë këtë figurë të ndritur…. Kësaj i thonë që të ndërtosh antifigurën, kundërshtinë përsëprapthi, kur të tjerët kërkojnë të përvetësojnë figura të tilla përmastive dhe t’i konfigurojnë përrallësisht. Kështu ka ndodhur dhe me këtë figurë sipërore… Kohët e fundit ka dalë në qarkullim një vepër e përmasave të mëdha, me një titulll të gjetur “Skënderbeu, një histori politike” i autorit studiuesit të talentuar AUREL PALASARIT, i cili njëkohësisht është dhe Drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Aurel Plasari është shquar gjithmonënë sjelljen e veprave të begata dhe gjurmëlënëse. Në këtë kontekst vepra dëshmon parasëgjithash dhe nivelin studimor të Plasarit dhe meritimin për të qenë në krye të Bibliotekës Kombëtare. Një botim i Institutit të Studimeve “Gjergj Fishta”. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: AUREL PLASARI "“Skënderbeu, një histori politike” Tue Feb 01, 2011 11:45 pm | |
| Të bën përshtypje që në fillesë që ka një përkushtim të ëmbël “Për Eirin”…. Po kështu qysh në hyrësi autori thekson: “Ky punim nuk është një tjetër jetëshkrim i Skënderbeut, simbas modelit “Jeta dhe vepra”; është një pëprpjekje për të hartuar një histori politike të “poetit të madh të politikës shqiptare”, sikurse “Montaneli e thirri”. Duhet theksuar se janë një mori faktesh dhe argumentesh kokëfortë, të cilat hedhin dritë në këtë vepër mbi këtë figurë të quajtur edhe poetike. Theksohet që, kur përmendte Skënderbeun në veprën e tij klasike “Edukimi britanik ose burimi i rregullimeve në Britaninë e madhe” Thomas Sheridani (1719-1788) e rendiste Gjergj Kastriotin ndër njerëzit e mëdhenj, që do të jetojnë përgjithmonë në “tempullin e kujtesës”. Në këtë vepër voluminoze mund të gjesh shumë thënie, shumë përkufizime, shumë arsyetime, analitika thelbësore, të cilat hedhin dritë për këtë figurë kaq të madhe. Kjo është e përligjur dhe me pyetjen e madhe retorike të Fan Nolit, studiuesit të tij gjithëjetësor, kur pyet veten: “ Ngandonjëherë pyes veten, nëse mund të ketë sot ndonjë njeri që të jetë po aq i gjallë sa Skënderbeu?” Pastërtia e të shkruarit të historisë dhe të analizës larg ndikimeve diplomatike dhe interesative, për përfundime reale dhe bindëse të pandikuara. Trajta e tillë, shkollë e ndikimit. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: AUREL PLASARI "“Skënderbeu, një histori politike” Tue Feb 01, 2011 11:45 pm | |
| Historia edhe e Skënderbeut nuk është shkruar me hamendësi, gjithçka në histori shkruhet më burime dhe fakte të provuara, jo me krijimin e skenareve dhe të akteve për të interpretuar me fantazi të sëmurë dhe me fakte të kthyera përsëprapthi. Motivimet dhe keqsjelljet ndaj veprës barletiane “ një histori përrallore” janë cinike , minimizim i veprës te Karl Hoptit. Identiteti faktit i ndodhive i Barletit përafërohet historikisht me të dhënat arkivore… Ky fakt është përcaktues dhe tregon realitetin e të dhënës barletiane, duke e konsideruar atë një jetëshkrues real të Skenderbeut. Është me të vërtetë një mënyrë e të shkruarit e aftë, jo vetën në aspektin historik, por edhe të përdorimit të pasur të fjalësit. Aurel Plasari thotë në fillesë të Kapitullit të parë: “ Si personazhet e përveçme që në një spektakël dalin në skenë në çastet e kolizioneve, ashtu u shfaqën arbërit në historinë politike të rajonit…. Një gjuhë e tillë e paraqitshme është dhe e kapshme dhe e asimilueshme dhe e tërheqshme…Një analitikë e fuqishme e kohës historike para Skënderbeut realizohet në këtë vepër… Autori duke patur në dispozicion një sërë veprash të botuarapër figurën eSkënderbeut, si dhe falë edhe inteligjencës së tij studiuese në këtë vepër voluminoze ka një këndvështrim, sipas një projeksioni kompozicional novator:
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: AUREL PLASARI "“Skënderbeu, një histori politike” Tue Feb 01, 2011 11:45 pm | |
| 1. Arbërit dhe Arbëria politike para pushtimit otoman 2. Ekspandimi turk në kontekstin Europian- Arbëror 3. Shfaqja dhe ngritja në histori e Gjergj Kastriotit 4. Shpallja e politikës së Luftës 5. Drejt “Aleancës së Krishterë” 6. “Luftëtar i Krishtit” mes Turkut dhe Venedikut” 7. “Ballë për ballë” me Muratin e II 8. Mes Papës Nikollë dhe Mbretit Alfons” 9. Mes Kalistit III dhe Alfonsit të V(I) 10. Mes Kalistit III dhe Alfonsit të V(II) 11. Më Piun e II në kulmin e Politikës 12. Me kryqëzatën dhe pa Kryqëzatëne Piut II 13. Në ballafaqim me me “Mehmet Pushtuesin” 14. Zhgënjimi prej Kurjes së Romës 15. Ballafaqimi i dytë me” Mehmet Pushtuesin” 16. Ethet e vdekjes dhe fundi 17. Skenderbeu- Hero Semantik
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: AUREL PLASARI "“Skënderbeu, një histori politike” Tue Feb 01, 2011 11:46 pm | |
| Një histori politike për Skenderbeun e ndërtuar në këtë mënyrë dhe me përgjegjësi, tregon se studiuesi Aurel Plasari sjell një vepër voluminoze me vërtetësi historike, e mbështetur në material dokumentare arkivore, që është një histori, e cila kërkon studim të veçantë dhe përdorim të gjerë, jo vetëm nga shqiptarët e të gjitha brezave dhe kategorive profesionale , por edhe më gjerë. Libri është një pasuri eçmuar, që vjen në kohë dhe që zgjeron horizontin kulturoro- historike për këtë gjeni, i cili epokoi në momente të vështira dhe të rëndësishme për fatet e Kombit dhe rriti përmastivisht autoritetin e shqiptarëve në Botë…, duke treguar realitetet ndërtimore të shtetit dhe të përballjes, të vullnetit dhe të kundërshtesës, të arritjes me bindësi të sukseseve në betejat e zhvilluara dhe të mbrojtjes së territoreve nga një “superfuqie kohore”, sikundërse ishte Perandoria Otomane, e cila kishte në varësi një “hartë” të madhe gjeografike pushtimore… Të tërheqin vëmendjen përforcimet e këtij burri në madh disakahësh dhe një strategu drejtues në fushën ushtarake, duke dhënë kontribut edhe në Artin Ushtarak Botëror për idetë dhe praktikat e tij të luftimit dhe të qëndresës. Studiuesi gjithçka e shpjegon me realizëm , pa ekzagjerime, me fakte, me dokumenta që përballen nga të gjitha kahjet. Është një punë më tepër se serioze. Kështu mund të motivohet ky libër. Autori për të qenë modest shprehimisht thotë se, këto janë ndoshta dhe të ditura, por unë them dhe arsyetoj se libri i strukturuar me këtë model është një risi dhe përftimi I një moduli të ri trajtesë në pasqyrimin e një aktiviteti madhor shumplanësh, të shumllojshëm dhe të pasqyrimit privilegj të një individi madhor, sikurndër është Skënderbeu ….Shpjegimet dokumentare si dhe ‘Fjalorthi i Termave Historike” ndihmon dhe krijon mundësinë për të zgjeruar horizontin, por edhe mundëson ndihmesën në njohjen e gjerave, fakteve, fenomeneve dhe praktikave skënderbejane. Po kështu edhe Bibliografia e Autorëve të cituar ose të përmendur tregon një punë shumëvjeçare studimi, përpunimi dhe sjellje të kësaj vepre.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: AUREL PLASARI "“Skënderbeu, një histori politike” Tue Feb 01, 2011 11:46 pm | |
| Duam të theksojmë se ky është një rindriçim katërcipëror i figurës; është një rikujtesë e madhe për gjithë Kombin tonë, është një krenim për këtë figurë përmastive. Studiuesit, Profesorët apo pedagogët e rinj, që japin leksione për Historinë e Shqipërisë në Universitetet tona duhet të zgjerojnë horizontin e tyre me këtë libër, me qëllim që nëpërmjet këtij “injeksioni’” historik brezat studentorë të njohin këtë figurë të madhe. Vetkuptohet që kjo është një punë rreth 15 vjeçare e autorit. Dhe ai na e bën të qartë në një shënim përmbyllës, ku theksonshprehimisht: “Puna për këtë libër është filluar në vitin 1995 në Paris, në bibliotekën e INALCO (Institute des langues et CivilisationsOrientales), në të cilin shërbeja si lektor, si dhe në biblioteka të tjera të atyshme: Bibiotheque nationale de France, Bibiotheque Sainte Genevieve, Bibiotheque Byzantine de Paris etj. Mbas vitit 1996 puna për të është vijuar në Tiranë, më së shumti në BKSH, por edhe në Biblioteka të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke përfunduar po në Tiranë më 2010..” Studiuesi në pjesën përmbyllëse të veprës përmend bashkëpunëtorët e tij, miqtë dhe dashamirët, që e kanë ndihmuar në kryerjen e këtij libri duke i përmendur emër për emër dhe duke shprehur edhe falenderimin për ta.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: AUREL PLASARI "“Skënderbeu, një histori politike” Tue Feb 01, 2011 11:46 pm | |
| Si përfundesë të këtij shkrimi paraqitës: Kjo vepër duhet pronë e gjithë shqiptarëve. Ne në Projekt - Programin e Simpoziumit Ndërkombëtar “MUZA POETIKE PEGASI 2011”, i cili do të zhvillohet me pjesëmarrje të gjerë poetësh, shkrimtarësh nga vendi dhe Bota, do të kenë fatin të dëgjojnë kumtim të veçantë nga studiuesi i talentuar Aurel Plasari në BK SH për veprën “SKËNDERBEU NJË HISTORI POLITIKE”.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: AUREL PLASARI "“Skënderbeu, një histori politike” | |
| |
| | | | AUREL PLASARI "“Skënderbeu, një histori politike” | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |