Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Mirënjohje Wed Oct 27, 2010 9:36 am | |
| Nazim JUNIKU, Gjakovë
MIRËNJOHJE
Ndaj Zotit dhe popullit shërbëtor Personalitet i njohur botëror Me vargje poetike të kodit hyjnor Si i zgjedhur i Zotit, njeri qiellor.
Me Krijuesin ishte në pajtueshmëri Pasi që kishin lidhur miqësi Për Zotin derdhte lot në vetmi Duke i sjellur popullit të vet mirësi.
Në rrugën sufite - alkimist Njohës i vërtetë - gnosticist Në shpirt paqëdashës - humanist Besimtar i dëshmuar si monoteist.
Ashik ndaj Allahut të Madhëruar Karshi Tij i zgjedhur dhe i dalluar Me medaljen hyjnore i dekoruar Në këtë dhe atë botë të amshuar.
Në komponimin e ilahive prijatar Poet gjenial i spikatur si mendimtar Besimtar i vërtetë margaritar Dashurues ndaj Zotit dhe atdhetar.
Ishte pasues i rrugës së Muhamedit Titullar i evliallëkut - velajetit Si trashëgimtar i Profetit I nderoi krejt bijt e Ademit.
I lartësuar para Krijuesit të Gjithësisë Trokiti në Audiencën e Mbretërisë U bë bilbil i Kopshtit të Dashurisë Dhe fitues i Pallateve të Hyjnisë.
Qoftë i nderuar prej Krijuesit I shenjtëruar prej Shenjtëruesit Mëshiruar prej Mëshiruesit I bekuar prej Gjithëkrijuesit.
Të gjithë neve na dhuroi frymëzim Në fe - besimin islam përkushtim Në Rrugën e Drejtë udhëzim Emri i tij për ne mbeti përkujtim.
Lavdiploti shpirtin ia bekoftë Personalitetin e tij e shenjtëroftë Në Ditën e Gjykimit e ndriçoftë Lumturinë në përjetësi ia dhuroftë!
I frymëzuar nga Divani i poezive të Junus Emres - Ashik Junusit, .k.s. Nazim JUNIKU, Gjakovë, 1998
| |
|