Marenglen Koçiu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 152 Age : 56 Vendi : Gjirokastër, Albania Registration date : 28/01/2010
| Titulli: Hebrenjtë në qytetin e Gjirokastrës Sun Sep 19, 2010 2:26 pm | |
| Familjet çifute në qarkun tonë (kemi parasysh Gjirokastrën, Për-metin, Tepelenën) në bazë të gojëdhënave dhe vërtetësisë së tyre, ne sot po shkruajmë për hebrejtë e prani-shëm në Gjirokastër. Nga hulumtimet tona, familjet çifute në këtë qytet janë: Familja Kofina që përbëhet nga Samuel Kofina, Mato Kofina dhe një motër që është e pamartuar. | |
|
Marenglen Koçiu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 152 Age : 56 Vendi : Gjirokastër, Albania Registration date : 28/01/2010
| Titulli: Re: Hebrenjtë në qytetin e Gjirokastrës Sun Sep 19, 2010 2:27 pm | |
| Samueli u martua dhe lindi Sollomonin. Rrinin në Palorto. Sollomoni lindi dhe një vajzë. Familja tjetër ka qenë Ilia Vituli. Ilia ka gruan dhe katër vajza e dy djem: Instidhi, Sandra, Ra-sheli dhe Fartinali. Dy djemtë ikën mbas çlirimit, pra në vitin 1945 në Tiranë. I fundit ndo- dhet në Amerikë. Instidhi është martuar me një korçare dhe ba-non në Tiranë. | |
|
Marenglen Koçiu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 152 Age : 56 Vendi : Gjirokastër, Albania Registration date : 28/01/2010
| Titulli: Re: Hebrenjtë në qytetin e Gjirokastrës Sun Sep 19, 2010 2:27 pm | |
| Familje tjetër është Betina, e cila ka një djalë dhe quhet Pepa dhe nëna e babai i tij. Nga gojëdhënat këta ishin të gjithë tregtarë.
Kemi dhe familjen Kohen, që përbëhet nga nëna, babai, gjyshi dhe gjyshja: Pepa Ko-hen, Graciel Kohen. Nga gojë-dhënat e qytetarëve të Gjiroka-strës mësojmë se ishin njerëz shumë të mirë, punëtorë. Secili prej tyre kishte nga një dyqan. “Në kohën e pushtimit nazist u fshehën këtu tek babai im.” – tregon Eli Duka. U fshehën se i kërkonte dhe i ndiqte këmba- këmbës gjermani.
Babai i Elit ishte drejtor në spital. Atje vinin njerëz dhe e pyesnin nëse kishte çifutë në qytet. Ai e mohonte një gjë të tillë në mënyrë kategorike:“Nuk kemi çifutë ne.”
Ishte kohë lufte. Në atë ko-hë gjyshja e Llazi Dukës mori katër vajza çifute për t’i strehu-ar. I shpërndanë në lagje disa dhe një vajzë e mori Papa Foti Zisi, prifti i Gjirokastrës. Ai e këshillonte atë ta mbante shtë-pinë të mbyllur me kyç, që të mos e vrisnin gjermanët. Dhe në shtëpitë, ku kishte çifutë të tjerë në lagje, ishte dhënë porosia që të thoshnin se ishin muslimanë. Pepo Betino sot ë-shtë në Janinë, ku ka një dyqan qelqurinash. Ai ishte shu-më i mirë. Bënte dhe shumë shaka. Bënte lodra dhe e kishte në qejf teatrin. Sollomon Kofina ka gruan me emrin Sofia dhe vajzën me emrin Denisa, sot e-dukatore. Rrinë në Palorto dhe kanë shtëpinë e tyre. E blenë në vitet ’80.
M.KOÇIU
| |
|
Avis Dafa-Berger (Kofina) Fillestar/e
Numri i postimeve : 1 Age : 50 Vendi : Izrael Registration date : 05/09/2017
| Titulli: Re: Hebrenjtë në qytetin e Gjirokastrës Tue Sep 05, 2017 1:34 pm | |
| Miredita, Dua te shkruaj disa shtesa mbi te dhenat e zotit Kociu. Familja Kofina ne Gjorokaster perbehej nga dy vellezer (Matathia dhe Sollomon) dhe nje moter (Rebeca). Sollomon dhe Rebeka nuk lane femije. Matathia i martuar me Delisia Bochoropullos-David linden dy femije: Sollomon dhe Dora. Sollomon lindi nje vajze qe quhet Delisia (mbi emrin e gjyshes). Dora u marrtua me Nazmi Dafa dhe lindi dy femije: Andi dhe Evis (Avis). Nazmiu dhe Dora vajten ne Izrael ne 1991. Andi i martuar me Anna Munishor (me orrigjine nga Ukraina) ka kater femije - Eden, Ariel, Roni dhe Linoi. Evis (jam une) u martova me Dov Berger (Birjar) me orrigjine nga Rumania dhe kemi 2 femije - Abir dhe Aviv. Andi dhe Evis jetojne sot ne Izrael sebashku me babane Nazmiun, ndersa Dora (Beba) zonje grua vdiq ne shkurt te ketij viti 2017. Iu prehte shpirti ne Parajse! | |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Hebrenjtë në qytetin e Gjirokastrës | |
| |
|