|
| GONXHE ANJEZE BOJAXHIU- NENA TEREZE | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Ilmi Veliu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 178 Age : 72 Vendi : Kerçove Profesioni/Hobi : Historian Registration date : 26/12/2008
| Titulli: GONXHE ANJEZE BOJAXHIU- NENA TEREZE Sat Sep 18, 2010 12:39 am | |
| Dr,sc, Ilmi VELIU GONXHE ANJEZE BOJAXHIU- E SHENJETA NENA TEREZE (Skjarim per lexuesit. Kjo eshte kumtesa e pergatitur nga nenkryetari i Shoqates se Historianeve Shqiptare ne Maqedoni, Dr.sc.Ilmi Veliu, drejtor i Mueut te Ker`oves,e cila do te duhej te lexohej ne Akademine e organizuar nga Shoqata e Historianeve Shqiptare, me rastin e 100 vjetorit te lindjes se te shenjetes Nena Tereze. Edhepse kryetari i shoqates, Prof.dr.Nebi Dervishi, kishte kerkuar nga Ilmi Veliu te pergatitete kumtese per Nene Teresen,me te cilen do te prezentohej ne kete Akademi, ai aspak nuk u ftua e as informua nga kryetari, qe ai te vinte dhe lexonte kumtesen. Me siguri se kryetarit te Shoqates i ka mjaftuar vetem leximi i kumteses se tij. Shfrytzoj rastin te njohtoj opinionin e gjere se une vazhdoj ta llogaris vehten nenkryetare i Shoqates seHistorianeve deri ne momentin kur kuvendi qe me ka zgjedhur edhe te me shkarkoje dhe se zgjedhjet e reja qe i kane bere `ilimite i llogaris si zgjedhje jashta shoqates tone dhe themelim i nje shoqate te re “Shoqata Rinore e Historianeve Shqiptare” ose si qe e quante me te drejte, babai i Historise Shqiptare ne Maqedoni, Prof.dr. Ramiz Abdyli “Shoqata e Cilimive Shqiptare”. E ftoj Kryetarin Nebi Dervishi qe te caktoi nje tubim konsulltativ me te gjithe antaret e vjeter te Shoqates, e cila sipas meje dhe te gjithe antareve tjere vazhdon te eksistoje dhe funksionoje. Shoqata e Cilimive le te vazhdoje punen dhe aktivitetet e tyre, sepse kane edhe shume pune per ta mesuar Historine e Popullit Shqiptare.) "Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit". Kjo tokë Shqiptare, që sot thirret Makedhoni, dikur ishte pjese e Dardanise. Kole e Drandofile (Drane) Bojaxhiu, nga Theranda dardane vine dhe vendosen ketu ne Shkup, ne kryeqytetin e Dardanise ilire, ku me 26 Gusht 1910, pas Ages dhe Lazerit, u lind edhe femiu i trete i tyre-Gonxhea. Kole Bojaxhiu dhe Drandofile Beraj, ose si qe ishte emri i saje pergedheles, Drane Beraj, kishin jetuar ne Prizren, por origjina e tyre ishte nga fshati Novoselle e Gjakovës. Ajo u lind ne “Scupin” antik, udhekryqin e Ballkanit, ku kaluan dhe lane gjurme te krimeve; Romaket e Bizantinet, hordhite sllave e thundra Osmane, serbe e bullgare. Udhekryqi ku kaloi Kral Millutini, Car Dushani, Mehmet Fatihu, por edhe Skenderbeu, kur iku nga Nishi dhe deshironte te shkonte drejt Krujes, pastaj Pjeter Bogdani, Ise Boletini, Idriz Seferi, Bajram Curri e Mefail Zajazi. Gonxhe Bojaxhiu, kungimin e parë e mori në moshën pesë vjeçare, kurse u krezmua në nëntor të vitit 1916. Që ditën e Kungimit të parë, ndjeu në zemër një dashuri të thellë për shpirtrat e varfer njerëzore. Ne vitin 1919, kur ajo ende nuk i kishte mbushur 8 vjet, në rrethana të dyshimta i vdes babai, Kolë Bojaxhiu, tregtar i zgjuar, veprimtar i zellshëm i Kombit dhe besnik për pavarësinë dhe lirinë e popullit shqipetar. Pas vdekjes se babit, ne familjen e Ginxhes fillojne peripecite, vështirësitë ekonomike dhe lufta per ekzistence. Nena Drane, grua burrereshë, i rriti fëmijët plot dashuri, duke ndikuar shumë në karakterin dhe rrugën e jetës që do të zgjidhte e bia me vone. Nga Shkupi shqiptare, me 26 shtator 1928, ajo shkëputet si meteor dhe niset për në Zagreb, në përcjelljen e nënës Drane dhe motrës Age, ku do të qëndrojë deri më 13 tetor. Në ditën e 13 tetorit, së bashku me zonjushën Betice Kanjc, niset për në Irlandë. Udhëtimi u bë nëpër Austri, Zvicër, Francë, pastaj me anije nëpër kanalin Lamanche, e deri ne Dablin, ku qendron rreth dy muaj, e angazhuara në mësimin e gjuhës angleze. Pra ne moshën 18 vjeçare, e shtyrë nga dëshira për t'u bërë misionare, Gonxhea i tha lamtumirë shtëpisë atërore, për të hyrë në Institutin e së Lumes Zojë, që njihej ndryshe me emrin "Motrat e Loretos", në Irlandë, ku edhe mori emrin, motër Meria-Tereza. Me një këndvështrim të freskët, një numër special i “Tajm”-it, rreth Nënë Terezës, në përvjetorin një shekullore të lindjes se saje, shkruan se midis dyzimeve historike, në rrjedhat e turbullta që përjetonte Ballkani i një shekulli më parë, fëmijëria dhe rinia e herëshme e Agnese Gonxhe Bojaxhiut, nuk mbeten më në terrin e tymnajes, të një "vajze nga Ballkani i pergjakur". Time shkruan se, në fakt , Shqipëria nuk ekzistonte si një shtet i pavarur kur lindi Agnes Bojaxhiu, sepse ajo lindi e u rrit jashtë territorit aktual te Republikes se Shqiperise.Shkupi në 18 vitet ku jetoi Gonxhea, u sundua nga turqit, sërbët, bullgarët, apo sëbashku; ku kalimet nga një dorë në tjetrën ishin shume të gjakosura, e ku shqiptarët ishin në shumicë, por te vrare, sunduar e diskriminuar nga pakica sllave qe sundonte me tokat shqiptare ne Maqedonine e sotme. Agonia e një periferije të tillë, siç ishte i gjithë Ballkani; ishte se atje nuk kishte aguar akoma dielli i modernizimit, perfundon “Times”. Në dhjetor te vitit 1928, u nis për në Indi. Në Kalkutë arriti më 6 Janar të vitit 1929. Pasi bëri kushtet e përkohshme, në maj të vitit 1931, Motër Tereza u dërgua në bashkësinë e Loretos, në Entali, ku dha mësim në shkollën St.Mary për vajza. Më 24 maj të 1937-ës, motër Tereza paraqiti kushtet e përjetshme duke u bërë, siç tha ajo vetë: "Vashë e Jezusit" për "amshim". Që nga ajo ditë e tutje u quajt Nëna Tereze. Vazhdoi të jepte mësim në St. Mary dhe më 1944 u emërua drejtoreshë e shkollës. Nënë Tereza jetoi e lumtur në Loreto për njëzet vjet me radhë. E njohur për zemërgjerësi, bujari, guxim, aftësi të posaçme në kryerjen e punëve më të rënda dhe për talent të natyrshëm organizativ, ajo e jetoi përkushtimin e saj ndaj Jezusit, ndërmjet motrave, me besnikëri dhe gëzim. Më 17 gusht të 1948-ës, veshi për herë të parë sarin e bardhë me anët blu dhe la pas shpine kangjellat e kuvendit të Loretos, të cilin e donte aq shumë, për të hyrë në botën e të varfërve. Pas një kursi të shkurtër pranë Motrave Mjeke Misionare në Patna, më 21 dhjetor shkel për herë të parë në lagjet e të varfërve ne Kalkuta. Vizitoi familje, u lau plagët fëmijëve, u kujdesua për pleqte që dergjeshin nëper rrugë. U ndihmonte atyre qe ishin"të braktisur, të padashur, të papërkujdesur". Më 7 tetor të vitit 1950, Kryedioqeza e Kalkutës e njohu zyrtarisht Kongregatën e re të Misionareve të Bamirësisë. Në muajt e parë të vitit 1960, Nënë Tereza filloi t'i dërgonte motrat e saja në të katër anët e Indisë. Duke filluar nga viti 1980, deri më 1990, Nënë Tereza hapi shtëpi misioni pothuajse në të gjitha vendet komuniste, duke përfshirë ish-Bashkimin Sovjetik, Shqipërinë dhe Kubën. Piksynimi i Saj ishte pikërisht ai, që i ndershmi At Mëshkalla shkruajti në vitin 1942: “Ta marrin mirë vesht shqiptarët, pavarësisht ç’besimi i takojne; E Madhja Nanë, “myslimaneve u lexonte Kuranin, Induve u jepte ujin e shenjete nga lumi Gang, e katolikët i kungonte”. Ja edhe fjalët e Saje qe do te kene vlere te perhereshme:“E kam thanë gjithmonë se duhet të ndihmojmë qe një indù të bahet indù me i mirë, një mysliman të bahet mysliman me i mirë dhe një katolik të bahet katolik ma i mirë”.Të vorfërit që Ajo i mori nën mbrojtje, nuk ishin katolikë, siç thonë disa mendjeshkurtër, por indù, muslimanë, protestanë e gjithëfarë besimesh e kombësishë, që mblodhi streha e Saje, se i tillë ishte brumi me të cilin Ajo arriti ta gatuaj dashurinë për njeriun, pa kurrëfarë dallimi fetare apo rracor. A nuk kishte ndodhur pokështu, gjysë shekulli para saj, me të madhin At Fishta, që nëshkollat e tij kishte nxanës nga të gjitha besimet dhe krahinat e Shqipnisë së zhytun në errësirën e padijes otomane?Ndër të parët njerëz që arritën ta kuptojne Nanë Terezën ishte Xhon Kenedy, të cilit Ajo i kërkoi ta ndihmonte per te shkuar në Shqiperi, për ta takuar nenën e motrën, te cilat nga Shkupi kishin kaluar ne Tirane. Presidenti Kenedi i siguroi Nenë Terezes se ai kishte mundesi ta urdheronte Tiranen qe brenda 24 orëve te gjendej atje, por, ai vete i tha se për sigurine tuaj dhe rehatine e nenes dhe motres tende unë, nuk ta rekomandoj këtë veprim, pra me mire eshte qe te mos shkosh atje...” dhe, Nanë Tereza tërhiqet dhe anulon planin e saje qe te shkonte ne Atdhe.Ata e mohuen, dhe ka që vazhdojnë edhe sot ta mohojne suksesin dhe punen e saje madheshtore dhe brezave qe vine do tu duket legjende ajo , se kishte arritur të ndihmonte me mia te sëmure në 213 dispansere, kujdestare e mia pleqëve të braktisur, Nanë e Vertetë e mia fëmijëve jetimë a të mohuar nga të katër anët e Indise. Duke përfituar nga publiciteti i madh që ka fituar jeta dhe vepra e saj, nacionalizmat e ndryshëm ballkanikë, antishqiptarë, kanë tentuar që ta pervetesojne ate dhe paraqesin si pjesë të kulturës së tyre kombëtare, sidomos sllavomaqedonet ne kohen e fundit. Ne vitet e 60-ta është pretenduar se ajo është me kombësi kroate nga Shkupi, supozim qe vjen nga të qenit e kroateve katolike. Më vonë Shoqata të ndryshme të minoritetit arumun në Maqedoni, kanë dhënë mendime sipas të cilëve mbiemri i të atit të Nënë Terezës – Bojaxhiu apo Bojaxhi tregon përkatësi etnike arumune. Në lojë kuptohet është aktivizuar edhe nacionalizmi infantil sllavomaqedon i cili përpiqet të përfitojë nga fama ndërkombëtare e Nënë Terezës, duke shpikur emra e epitete nga më të ndryshmet e çorientuese, për këtë figurë të madhe të njerëzimit. Kështu nacionalizimi maqedonas vazhdon ta emërtojë ate me prefiks gjeografik si,“Shkupjania Nëna Tereze”. Nuk mungojnë as cilësimet tërësisht absurde si “maqedoneja Nëna Tereze’, p.sh. Këtë e bëjnë vetëm e vetëm që të fshehin dhe mjegullojnë sa të jetë e mundur përkatësinë kombëtare shqiptare të saj. Përpjekja për të mjegulluar dhe deshqiptarizuar shenjtoren e madhe janë shumëdimensionale. Në këtë lojë të ndyrë janë angazhuar akademikë të shumtë, institute shkencore, individë me autoritet shoqëror, organizata civile e deri institucione të rëndësishme shtetërore si Presidenca apo Parlamenti i Maqedonise. Janë xhiruar filma dokumentarë të cilët kanë për subjekt jetën e shenjetores dhe familjarëve të saj , ku bëhen aludime krejtësisht të pabaza për prejardhje joshqiptare të anëtarëve të caktuar të familjes së Nënë Terezës. Përpjekjet e këtilla të pasinqerta dhe shumë të çuditshme e te turpshme, janë shtrirë edhe në qendrën e katolicizmit botëror, në Vatikan. Qeveria e tanishme maqedonase nuk bën dallim nga kjo praktikë e errët dhe primitive përvetësimi dhe tjetërsimi të një figure të shenjtë të gjithë botës. Duam apo nuk duam ne, do apo nuk do dikush tjetër, ajo i takon kombit shqiptar dhe ka një përkatësi të caktuar etnike në këtë botë të ndarë në gjuhë e kultura të ndryshme që janë pasuri e përbashkët e njerëzimit. Çështja është që ndasitë të shikohen si pasuri e përbashkët dhe jo si fenomene që shkaktojnë ndarje e konflikte të ndryshme. Në këtë kuadër, edhe shoqëria shqiptare, nuk duhet të potencojë së tepërmi aspektin ekskluziv nacional të çështjes. Vlerat e veprës së Nënë Terezës, si dhe vetë ajo, si qe kemi thene edhe per Skenderbeun, u takojnë mbare njerëzimit, duke tejkaluar kufijtë e ngushtë kombëtarë. Këtu ajo bëhet pjesë përbërëse dhe e pandashme e njerëzimit, e kulturës globale, e civilizimit botëror. Por në të njëjtën kohë, shoqëria shqiptare, historianet dhe te gjithe intelektualet, duhet ta mbrojnë me vendosmërinë më të madhe identitetin e saje shqiptare, dhe nuk duhet të lejojnë përvetësimin primitiv të saje nga nacionalizmat e huaja antishqiptare. Paradoksalisht, vetëm shoqëria shqiptare së cilës edhe i takon Nëna e madhe, nuk bën aq sa duhet për të. Përveç veprimtarive vullnetmira të disa pak individëve intelektualë apo një pjese të sektorit civil, shoqëria jonë nuk gjen forca dhe mënyra për të nxjerrë në pah si veprën humane ashtu edhe shqiptarësinë e kësaj figure madhore. Organizimet për të shënuar 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës janë të shumta në Shqipëri ku familja e saj jetoi perkohsisht, dhe inekzistente në Maqedoninë e sotme politike së cilës i takoi padrejtësisht qyteti i Shkupit që nga ndarja e madhe e kombit shqiptar nga viti 1912. Meritoi shumë çmime për veprën e saj, duke filluar nga Çmimi indian Padmashri, në vitin 1962, për të vijuar me Çmimin shume te rëndësishëm, Nobel për Paqe, më 1979.".Në vitin 1980 shpallet “Qytetare Nderi” e Shkupit...Ne vitin 1987 depërton në Moskë, Çeki, Kamboxhia dhe Emni i Saj, tashma, ka pushtue pothuej gjithë skutat e globit njerëzor...Në vitin 1989, me në fund, vjen edhe në Shqieri...ku, Ajo zbaton porosinë e te Madhit Zot: “Dueni edhe anmikun tuej...!” Nanë Tereza ndez edhe një qiri mbi varrin e ateistit me te madh te Shqiperise, Enver Hoxha.. 28 nëntor 1996 – Shpallet Qytetare Nderi e Kosovës nga kryetari Rugova. Në dekretin e shpalljes së dr. Rugovës, ndër të tjera thuhet: “Nëna Tereze, me punën e flijimin e pashoq, u bë simbol dhe krijuese e filozofisë së bamirësisë dhe e dashurisë njerëzore.1996 – Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha i akordoi Nënës Tereze Urdhërin e Artë “Nderi i Kombit” me këtë arsye: “Shqiptares më të shquar të të gjitha kohërave. Shenjëtores së gjallë Nënës Tereze që me mirësinë njerëzore dhe fisnikërinë e shpirtit shqiptar pushtoi zemrën e mbarë njerëzimit dhe trimëroi mbi dhembjen. Gruas shqiptare, që është simbol i amshuar dhe tokësor i forcës hyjnore. Të dashurisë së njeriut për njeriun. Të dhimbshurisë, për atë që vuan dhe që ka nevojë për ndihmë, të dashurisë së Zotit për lirinë, në shenjë mirënjohjeje të thellë që kombi shqiptar ushqen për misionaren e Zotit, simbolin e mirësisë dhe të shpresës, të nderit dhe të krenarisë së tij”. | |
| | | ramadan mekaniku Fillestar/e
Numri i postimeve : 45 Age : 55 Vendi : ketu Registration date : 30/10/2008
| Titulli: Re: GONXHE ANJEZE BOJAXHIU- NENA TEREZE Sat Sep 18, 2010 12:54 am | |
| Qka mirrni kot me ket veshtic si ka pa hajr kombi sen ka shku ne Kalkut me indijan u mor e kurr as Shqiprin as Kosoven e as vendlindjen se ka vizitu 30 vjet ska kontaktu me familje te vet ktu eeee kqyrni pak ma mir lene ket poshtersin | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: GONXHE ANJEZE BOJAXHIU- NENA TEREZE Sat Sep 18, 2010 1:04 am | |
| E kam ndegju nje fjal popullore te vjehrrave ku thon;*PER INAT TE NUSES ME VDEK DJALI)tani besoj se me kupton per cfar kam fjalen?
| |
| | | Ilmi Veliu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 178 Age : 72 Vendi : Kerçove Profesioni/Hobi : Historian Registration date : 26/12/2008
| Titulli: Re: GONXHE ANJEZE BOJAXHIU- NENA TEREZE Sat Sep 18, 2010 1:18 am | |
| Une kam ndegju edhe ate se "PER INATE TE BABES TE VDESE NANA, EDHE UNE PA NANE PO EDHE AI PA GRUA" Une e kam per inate te sllavomaqedoneve qe duan ta shpallim maqedone, se qe e kane shpallur leken e Madh, Skenderbeun e te tjere. Dhe nes ti e ke dikund tjeter ateher me skjaro. Te fala. | |
| | | ramadan mekaniku Fillestar/e
Numri i postimeve : 45 Age : 55 Vendi : ketu Registration date : 30/10/2008
| Titulli: Re: GONXHE ANJEZE BOJAXHIU- NENA TEREZE Sat Sep 18, 2010 1:20 am | |
| Per aty mire e ke Ilmi por nuk duhet ta krahasojm me heronjte tane kombetar | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: GONXHE ANJEZE BOJAXHIU- NENA TEREZE Sat Sep 18, 2010 1:20 am | |
| Pershendetje Profesore mu be qefi se kuptove se e thash ne menyre indirekte... | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: GONXHE ANJEZE BOJAXHIU- NENA TEREZE Sat Sep 18, 2010 4:57 pm | |
| Nena tereza e kalkutes ,le ta shpallin si te dojne ajo kurre ska mbrojte shqiptaret . Dhe ajo kurre nuk karahasohet me heronjte kombetare qe dhane jeten per kete atdhe. Po kete po e ngritin me shume per interesa personale fitimpruese si Don Lush Gjergji Mark Krasniqi qe jane katolik dhe shpijun te serbise I.Rugova qe ka pas perfitime te hatashme nha shoqatat nena terez dhe nderroi fe. KJo sehste askushi dhe le te jeton e qete ne Kalkute. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: GONXHE ANJEZE BOJAXHIU- NENA TEREZE Sat Sep 18, 2010 10:37 pm | |
| Zahide Jashari, nëna që e përkundi Adem Jasharin, nëna që fëmijët i ushqeu me qumësht shqiptari, fëmijë që e shporrën serbo barbarin, shqiptar që sot i gëzoheni kësaj lirie, mos e robëroni kujtesën tuaj përball një murgërie”. (I. Salihu)
“Nënë Tereza mund të ishte “e madhe” por as djersën, as vuajtjet, as dashurinë, as gjakun as varrin - nuk ja fali tokës shqiptare”. (M. Pirraku)
Sot, shumica e atyre që treni i kontributit kombëtar i kishte ikur që moti, si dhe për ta arsyetuar dështimin e tanishëm, paraqiten si të prirë të merren me krenari që i përkasin të shkuarës, e që janë të mbërthyer prej metaforës e hiperbolës. Në vend të dashurisë dhe respektit ndaj nënës dhe gjyshes së gjallë, një pjesë bukur e madhe e këtij populli janë të prirë që ta duan stërgjyshen që me vite të tërë i ka vdekur. Përkundër kësaj, në asnjë mënyrë nuk bënë të mohohet kjo dashuri për stërgjyshen, por kjo dashuri mund të aludohet si origjinale dhe e vërtetë, vetëm atëherë kur nderohet dhe duhet me shpirt nëna dhe gjyshja që vazhdojnë të jen në mesin e të gjallëve. Ngjashëm një pjesë bukur e madhe e këtij popullit si arsyetim të frikës për mos pjesëmarrje në luftërat dhe kontributet tjera që rrodhën në trojet shqiptare, e në ato kohëra në cilësinë e refugjatëve që promovonin paqe, duke pretenduar se vetëm nëpërmjet dialogut mund të zgjidhet çështja e kolonizimit shqiptar, po këta frikacak e paqedashës e zgjodhën rrugën e kobit, fyerjes dhe të (keq)informimit të popullit për Ushtritë Çlirimtare. Soji i këtyre frikacakëve shkoi aq larg sa që, me zell të pandërprere trumbetuan se shqiptarët i çliruan të huajt, pavarësisht se, djersa e gjaku për çlirimin e këtyre vendeve ishte e jona, pra e gjithë shqiptarëve. Ata këtë e thonë, jo që nuk e dinë realitetin, por marrja dhe turpi i dikurshëm që kishte të bëjë me fshehjen e tyre nëpër fustane të grave, i ka bërë që ta thonë atë që nuk është e vërtetë.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: GONXHE ANJEZE BOJAXHIU- NENA TEREZE | |
| |
| | | | GONXHE ANJEZE BOJAXHIU- NENA TEREZE | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |