| Tender për ortakun e djalit të Presidentit | |
|
|
Autori | Mesazh |
---|
shqipdon Fillestar/e
Numri i postimeve : 42 Age : 40 Vendi : Fush Kosove Registration date : 01/09/2010
| Titulli: Tender për ortakun e djalit të Presidentit Mon Sep 06, 2010 3:54 pm | |
| Plus 150 mijë euro për ortakët e djalit të Presidentit
Kompania “Toifor”, njëri nga pronarët e së cilës është bashkë-aksionar në kompaninë “Empair” të djalit të Presidentit të vendit, Fatmir Sejdiu, Bardhylit, ka marrë edhe 150 mijë euro tender nga Komuna e Prishtinës, që udhëhiqet nga këshilltari i Presidentit, Isa Mustafa. Kjo kompani ka marrë edhe qindra mijëra euro nga e njëjta komunë. Komunës nuk i ka penguar që ta shpërblejë “Toiforin” me këtë tender, ani pse ajo gjendet në listën prej 9 kompanive që nuk i përmbushën kontratat me kohë
Prishtinë, 27 gusht
Komuna e Prishtinës, që udhëhiqet nga këshilltari i Presidentit të vendit Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa, i ka dhënë edhe një tender prej mbi 150 mijë eurosh kompanisë “Toifor”. Njëri nga pronarët e saj është bashkë-aksionar në kompaninë “Empire” të djalit të Presidentit, Bardhyl Sejdiu. Tenderi është për riparimin e rrugëve rurale të katër fshatrave të Prishtinës.
E njëjta kompani, në fillim të vitit, ka marrë edhe dy nga tri pjesët tenderit për pastrimin e rrugëve të Prishtinës, apo mbi 100 mijë euro tender, punë që është dashur ta ndajë me kompaninë publike regjionale për menaxhimin e mbeturinave “Pastrimi”.
“Toifor”, nga Drejtoria e Infrastrukturës Lokale ishte futur edhe në listën prej 9 kompanive që nuk i kanë përmbushur kontratat për vitin 2008 dhe 2009, kompani që kurrë nuk u ndëshkuan nga Zyra e Prokurimit në Prishtinë, por disa prej tyre vazhduan të shpërblehen me tender. Një prej tyre është edhe “Toifor”.
Tenderët e “Toiforit”
Tenderi më i fundit që iu besua kompanisë “Toifor”, “Riparimi i rrugëve rurale”, ka një vlerë prej 157.909 eurosh. Kontrata përfshin përmbajtjen e rrugëve lokale, 10200 metrave rrugë rurale të fshatit Mramur, Ballaban, Keqekollë të fshatit Grashticë dhe duhet të kryhet për 70 ditë.
Kjo kompani tenderin e parë e ka fituar në prill të vitit të kaluar. Ky aktivitet i prokurimit ishte ndarë në dy pjesë, në të cilën kishte fituar edhe ndërmarrja publike “Pastrimi”. Edhe në vitin 2010 e njëjta punë, që ka të bëjë me pastrimin dhe larja e rrugëve dhe trotuareve të qytetit për sezonin veror, është fituar nga kompania “Toifor” dhe nga ndërmarrja publike “Pastrimi”, por kësaj here “Toifor” mori dy të tretat e tenderit. Çmimi për njësi në këtë tender për kompaninë “Toifor” ishte 3 mijë e 461 euro, ndërsa në njoftimin publik për këtë punë nuk figuron sasia e njësive të këtij tenderi. Edhe në vitin 2008 biznesmenit bashkëpronari i “Toifor” Isuf Zymeri, kishte fituar të njëjtin tender atë kohë me një tjetër kompani të quajtur “V.Z Company” dhe paguhej afro 3 mijë euro për një javë.
Nuk e pengoi “Lista e Zezë”
Edhe pse kompania “Toifor” ishte në listën prej 9 kompanive për të cilat Drejtoria e Infrastrukturës Lokale konstatoi se nuk i kanë përmbushur kontratat në vitin 2008 e 2009, kjo nuk e pengoi që të marrë edhe dy tenderë këtë vit. Derisa Komuna e Prishtinës arsyetohet se i intereson veç çmimi që ofrojnë kompanitë, Enver Zymeri, nga “Toifor” thotë që të qenurit në listën e kompanive që nuk i kanë përmbushur kontratat nuk e ka penguar hiq.
“Përkundrazi, kompania jonë i ka kryer krejt punimet, edhe pse ka qenë sezon jo i punëve ndërtimore. E të gjitha dëmet që janë shkaktuar në rrugë ne e kemi marrë shkresën dhe e kemi bërë riparimin sipas rekomandimeve të drejtorisë, bile para kohës. Pra, kjo nuk ka qenë pengesë për tenderin e ri”, ka thënë për “Infopress”, Zymeri.
Afërsia me familjen presidenciale
Kompania “Toifor” ka dy aksionarë, Enver e Isuf Zymeri. I fundit është edhe bashkë-aksionar në kompaninë “Empire” të djalit të Presidentit të vendit, Fatmir Sejdiu, Bardhylit, ku pjesë të aksioneve kanë edhe Meriton e Teuta Abazi, të afërm të familjes së Presidentit. Kjo kompani, “Toifori”, tash e dy vite e fiton tenderin për pastrimin e rrugëve në Prishtinë, por së fundi edhe për mirëmbajtje të rrugëve lokale. Isuf Zymeri, si bashkë-aksionar në “Toifor” kishte fituar tenderin për mirëmbajtje të rrugëve në kryeqytet edhe në vitin 2008, por atëherë me një kompani krejt tjetër, “V.Z Company”.
Shqipdon Berisha | |
|
| |
xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Tender për ortakun e djalit të Presidentit Mon Sep 06, 2010 10:18 pm | |
| shqipdon krejt hajnit jane ti ba keta politiakan krejt tenderat i kane marre keta kriminela jane keta ,hajna keta bashkpunojne me banda etj keta, Nje dite do tju dalin per hunde. Per ate skemi shtet po hajni.. | |
|
| |
detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 45 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Tender për ortakun e djalit të Presidentit Tue Sep 07, 2010 10:44 pm | |
| Malli te hajni hajni te malli kushe mbet pa vjedhe ..... Krejt tenderat ne duar te politikaneve ne pushtet pa shtet..... | |
|
| |
BashKom Admin
Numri i postimeve : 767 Age : 54 Vendi : Prishtin Registration date : 27/08/2009
| Titulli: Re: Tender për ortakun e djalit të Presidentit Wed Sep 08, 2010 12:21 am | |
| mer sa të mujsh jep sa të mujsh edhe kta nuk po ja lëshojn rendin të tjerve , se frigohen se po pasurohet të tjrët e po mbesin kta pa buk. | |
|
| |
shqipdon Fillestar/e
Numri i postimeve : 42 Age : 40 Vendi : Fush Kosove Registration date : 01/09/2010
| Titulli: Re: Tender për ortakun e djalit të Presidentit Wed Sep 08, 2010 12:28 am | |
| Valla bre se di deri kure done me ju shkue qyshty.... Se di deri kure done me durue ky popull ? | |
|
| |
detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 45 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Tender për ortakun e djalit të Presidentit Thu Sep 09, 2010 8:53 pm | |
| A Bashkom mu kan mue ti mi leshojne hajnat jam expert valla po te bejke beje qe per 3 muaj do ta rregulloje kosoven.. Njehere ju kishna hy Qeverise Presidentit Kryetareve te Komunave ,Shefav te Policise e meren te gjithe ata qe jane te korruptuar mirren me hajni me ryshfet i kishna fut ne byruc... E kishna paqtue Kosoven shume shpejte nga krim inelet hajnat banditet ,hajvanat rrencat .. Nga te gjithe ata qe mashtrojne popullin dhe e vjedhin e e plaqkitin.. Per kete pune letma lene mua ,ndeshe fizikishte ndeshe me zbulime i kishna kalle hajnat dhe Tradhtaret...
me beso......Specialiste per hajna ,per rrenca dhe kriminela e mashtrues ..... | |
|
| |
Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Tender për ortakun e djalit të Presidentit Thu Sep 09, 2010 9:17 pm | |
| Qa po pret , a rigja met baaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa. | |
|
| |
xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Tender për ortakun e djalit të Presidentit Fri Sep 10, 2010 2:05 pm | |
| qyshe thua ashtu o Drinii po ata duhet me thirre ,a me ju hy shtups a.... haaa haaa a Detektiv he tarzan... | |
|
| |
shqipdon Fillestar/e
Numri i postimeve : 42 Age : 40 Vendi : Fush Kosove Registration date : 01/09/2010
| Titulli: Re: Tender për ortakun e djalit të Presidentit Fri Sep 10, 2010 5:00 pm | |
| Ooo Detektiv su met tjeter veq se me shu e mi kalle me Parlament e me komuma e krejt ska kurgjo prej atyne njerzve....kshty qe nise ti ket pune Un jom mas teje | |
|
| |
BashKom Admin
Numri i postimeve : 767 Age : 54 Vendi : Prishtin Registration date : 27/08/2009
| Titulli: Re: Tender për ortakun e djalit të Presidentit Fri Sep 10, 2010 6:50 pm | |
| Detektiv prej meje e ke shlir se te gjith jemi ngop ma me kto njerz , vet ruju se po te futin ti ne biruc hala pa e fut as nja hahaha, | |
|
| |
detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 45 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Tender për ortakun e djalit të Presidentit Fri Sep 10, 2010 10:44 pm | |
| Jo more Bashkom po si te futet ne Byruc Detektivi.. Detektiv eshte per ti fut ne Byruc hajnat ,kriminelet e mafiat ....... Nuk eshte lehte te jeshe detektiv Profesional......... Duhet marre leje nga Eulex-po te ma japin e shef....... | |
|
| |
detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 45 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Tender për ortakun e djalit të Presidentit Fri Sep 10, 2010 10:49 pm | |
| Aty ne foto Bashkom eshte nje stervitje origjinale qe bejme disa here ne muajte per gjuajtje dhe mbrojtje nga situata te rrezikshme dhe vetmbrojtje... teknika te ndryshme .... Mos ke gajle per kete pune..
Shqipdon me mire pe nisi vete se frigona pom leni ne lloqe.. Se sjemi forte te besum na shqiptaret lehte shitemi..... | |
|
| |
shqipdon Fillestar/e
Numri i postimeve : 42 Age : 40 Vendi : Fush Kosove Registration date : 01/09/2010
| Titulli: Re: Tender për ortakun e djalit të Presidentit Sat Sep 11, 2010 12:48 pm | |
| Hahahah Mir e ki Detektiv see Shqiptari te lene ne lloq Po mire nisja ti Vraj do hajna edhe Un po I vraj do edhe bohet mire Dikush duhet me ja nis ksaj pune | |
|
| |
Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Tender për ortakun e djalit të Presidentit Sat Sep 11, 2010 5:37 pm | |
| Antikorrupsioni con ne prokurori djalin e presidentit dhe vellane e Limajt.
KOHAnet
Prishtine, 11 Shtator Bardhyl Sejdiut e Demir Limaj, zyrtarve te larte te Poste-Telekomit te Kosoves, u jane derguar serish "letrat" ne Prokurorin Publike te Qarkut ne Prishtine, qe punon si drejtor bla bla bla. P.S ky lajm te ben te qeshish, U JANE DERGUAR SERISH "LETRAT" ku te ata qe i ka zgjedh i ati. Ky eshte shteti i Kosoves i formua nga pakoja allaahtisarqe... | |
|
| |
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Tender për ortakun e djalit të Presidentit Sat Sep 11, 2010 9:21 pm | |
| Korrupsioni, hetim djalit të Sejdiut dhe vëllait të Limajt TE TJERA NGA KOSOVA Hetimet për korrupsion në Kosovë kanë përfshirë edhe djalin e Presidentit të vendit, Fatmir Sejdiu si dhe vëllain e Ministrit të Transportit Fatmir Limaj
| |
|
| |
xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Tender për ortakun e djalit të Presidentit Sat Sep 11, 2010 9:45 pm | |
| Jo te perfshihen ne hetime ,po duhet burgos me jete dhe me ja konfiskue pasunin. perndryshe ska agje ,hajnia snalet nga keta. SE pari duhet hajnin e madh me zan Presidentin ish KOmunist qe ka distancue dhe denue ne kohen e Milloshit... Dhe duhet me ju hy me ren Qeveri Kryetar Komunash deri ne bashkesi lokale . Ka e muarren ate pasuni ka u pasunun dhe dokumente qe deshmojne pasunin. Do po thojne ne gurbet jane pasunue . PO nuk munesh ne gurbet te pasunohesh me pune ,eshte rrene ajo. vetem me droge dhe hajni.. Po atao deshmohen se firma e deshmone qe ka punue me se shumti rrog 1800 Euro. Banesa kerri ushqimi tel . ajo kjo femijet sjet asgje. Rrena... | |
|
| |
shqipdon Fillestar/e
Numri i postimeve : 42 Age : 40 Vendi : Fush Kosove Registration date : 01/09/2010
| Titulli: Re: Tender për ortakun e djalit të Presidentit Tue Sep 28, 2010 8:19 pm | |
| Hajnat e mdhaj xhiti mas pari po pasurohen e pastaj japin dorheqje komplet shteti eshte i korruptuar ska as ligj as kurgjo qe merret me kta njerz. | |
|
| |
Kostandin Fillestar/e
Numri i postimeve : 68 Age : 60 Vendi : Skrapar Registration date : 09/09/2010
| Titulli: Re: Tender për ortakun e djalit të Presidentit Wed Sep 29, 2010 1:54 am | |
| Anti Shqiptari Ahtisari , ose popi i kishave Marti Ahtisari i dhuroj nga paketa e tij serbis të ashtuquajtura zona të mbrojtura dhe njesitë eksterritoriale në Kosovë. " Shqipëtari Fatmir Sejdiu dhe Shqipëtari Hashim Zhaqi "paskan kerkuar që... ne zonat e mbrojtuar të marrin pjesë në ceremonin e shkavellit të kishes ortodokse serbe në Pejë patrikut Irinej, i cilu ua paska refuzuar këtë deshir që në atë ceremoni të kryqohen.Për Fatmir Sejdiun nuk është befasi një kerkes e tillë mbase që ai nuk ka memorje për dhunen e terrori që kanë bërë forcat serbe edhe me bekimin e popave të kishave serbe, por që është një befasi e llojit të vetë e " Shqiptarit Hashim këtë nuk e kemi pritë. | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Tender për ortakun e djalit të Presidentit | |
| |
|
| |
| Tender për ortakun e djalit të Presidentit | |
|