Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Lutja e Imam Zejnul'Abidinit... Thu Sep 02, 2010 6:55 pm | |
| LUTJA E IMAM ZEJNUL'ABIDINIT NË LAMTUMIRË TË MUAJIT RAMAZAN
Pjesa e dytë:
26 Paqe pastë me ty, shok vlerëshumë kur gjehet dhe mundues nga mungesa kur humbet, mik i mirëpritur që kur niset pikëllon!
27 Paqe pastë me ty, familjar që solle rehati kur erdhe, duke gëzuar, që le vetmi kur ike, duke sjellë brengosje!
28 Paqe pastë me ty, fqi tek i cili zemrat zbuten dhe mëkatet pakohen!
29 Paqe pastë me ty, ndihmues që ndihmove kundër Shejtanit, shoqërues që lehtësove shtigjet e mirëbërjes!
30 Paqe pastë me ty - Sa shumë u bënë njerëz të lirë të Zotit gjatë teje! Sa të lumtur ata që ta dhanë respektin e merituar!
31 Paqe pastë me ty - Sa shumë mëkate fshive! Sa shumë lloje gabimesh mbulove!
32 Paqe pastë me ty - Sa i zgjatur ishe për gjynahqarët! Sa i mrekullueshëm ishe në zemrat e besimtarëve!
33 Paqe pastë me ty, muaj me të cilin nuk garon asnjë ditë!
34 Paqe pastë me ty, muaj që është paqe në të gjitha çështjet!
35 Paqe pastë me ty, shoqëria e të cilit nuk mospëlqehet, ndenja miqësore me të cilin nuk qortohet!
36 Paqe pastë me ty, ashtu siç na ke hyre me bekime e na ke pastruar nga ndotja e shkeljeve!
37 Paqe pastë me ty - ty nuk të jepet lamtumirë me mërzi e as nuk lë agjërimi yt në shterrim!
38 Paqe pastë me ty, objekt kërkimi përpara ardhjes, objekt pikëllimi përpara ikjes!
39 Paqe pastë me ty - Sa të këqija na u larguan përmes teje! Sa të mira na mbuluan për shkakun tënd!
40 Paqe pastë me ty dhe Natën e Vendimit që është {më e mirë se njëmijë muaj}!
41 Paqe pastë me ty - Sa shumë të pritëm dje! Sa mall për ty do kemi nesër!
42 Paqe pastë me ty dhe begatinë tënde që tani na është ndaluar si dhe bekimet e tuaja që kaluan e që tani na janë shkëputur!
43 O Allah, ne jemi ummeti i këtij muaji. Përmes tij na ke fisnikëruar e na ke dhënë sukses falë mirësisë Tënde, ndërsa mjeranët nuk dinë asgjë për kohën e tij. Haram u është atyre begatia e tij përshkak të mjerisë së tyre.
44 Ti je zotëruesi i dijes së tij, me të cilën na ke preferuar dhe i adhurimeve të tij, në të cilat na ke udhëzuar. Ne e ndërmorëm, përmes suksesit që na dhe, agjërimin dhe qëndrimin në namaz gjatë tij, por me të meta, dhe duke bërë pak nga shumë.
45 O Zot, Ty pra Të takon lavdërimi, në pranimin e keqbërjes dhe rrëfimin e mospërfilljes, dhe Ty të takon pendesa e thurur fort në zemrat tona dhe kërkimfalja e mërmëritur sinqerisht nga gjuhët tona. Shpërblena, megjithë neglizhimin që na kaploi në këtë muaj, me një shpërblim përmes të cilit të mund të arrijmë begatinë e dëshiruar prej tij dhe të fitojmë larminë e depove të tij të lakmuara!
46 Na e bëj të detyrueshme faljen Tënde pse nuk Ta dhamë hakun këtë muaj dhe bëji jetët tona që shtrihen përpara ta arrijnë muajin e ardhshëm të Ramazanit! Kur të na e kesh mundësuar ta arrijmë, ndihmona në kryerjen e adhurimit për të cilin je i denjë, bëj ta ndërmarrim bindjen që Ti meriton, e dhurona vepra të mira që të mund të Ta përmbushim hakun në këta dy muaj të muajve të kohës.
47 O Allah, sa për mëkatet e mëdha dhe të vogla që kemi kryer në këtë muaj tonin, gabimet në të cilat kemi rënë, dhe shkeljet që kemi bërë me qëllim apo në harresë, duke i bërë zullum vetvetes ose dhunuar nderimin e duhur ndaj të tjerëve, bekoje Muhammedin dhe Pasardhjen e tij, mbulona me mbulimin Tënd, falna me faljen Tënde, mos na vendos para syve të inaçorëve për shkak të saj, mos i zgjat ndaj nesh gjuhët e përfolësve, dhe përfshina në atë që do na çlirojë dhe shlyejë çfarëdo që s′ke miratuar tek ne gjatë tij, përmes mëshirës Tënde që nuk soset dhe begatisë Tënde që nuk pakësohet!
48 O Allah, bekoje Muhammedin dhe Pasardhjen e Tij, rivishna me të qenit të sprovuar nga muaji ynë, bekona në këtë ditë të bajramit dhe ndërprerjes së agjërimit, bëje atë nga ditët më të mira që na kanë kaluar, më e madhja në tërheqjen e faljes Tënde, dhe më fshirësja ndaj mëkateve tona, e na i fal gjynahet - të fshehta dhe të hapta!
49 O Allah, me kalimin e këtij muaji na bëj t′i kapërcejmë shkeljet tona, me nisjen e tij na bëj të nisemi nga veprat tona të këqija, dhe caktona gjatë tij mes njerëzve më të lumtur, më të begatët në pjesë, dhe më të plotët në rrizk!
55 O Allah, kur dikush e kalon këtë muaj siç duhet kaluar, e ruan pashkelshmërinë e tij siç duhet ruajtur, i mban kufizimet e tij siç duhen mbajtur, i druhet gabimeve në të siç duhet druajtur, ose kërkon afrinë Tënde me ndonjë akt afrim-kërkimi që e bën të detyrueshme mbi të kënaqësinë Tënde të mirë dhe e shtrin drejt tij mëshirën Tënde, jepna si ajo nga pasuria Jote e dhuroje mbi ne shumëfish përmes begatisë Tënde, sepse begatia Jote nuk pakësohet, thesaret Tuaja nuk sosen por vërshojnë, minierat Tuaja të bamirësisë nuk shterohen e dhurimi Yt është plot kënaqësi!
51 O Allah, bekoje Muhammedin dhe Pasardhjen e tij dhe shkruaj për ne shpërblimet e atij që ka agjëruar në të ose që Të ka adhuruar gjatë tij deri në Ditën e Ringjalljes!
52 O Allah, ne Të pendohemi në ditën tonë të ndërprerjes së agjërimit, që ua ke caktuar besimtarëve festim dhe gëzim e për ummetin e besimit Tënd kohë për mbledhje dhe tubim, nga çdo shkelje që kryem, vepër të keqe që dërguam, apo mendimi të lig që fshehëm, me pendimin e atij që nuk synon kthim në mëkat dhe që nuk do t′i kthehet shkeljes më pas, një pendim të patundshëm larg dyshimit dhe lëkundjes. Pranoje pra nga ne, kënaqu me ne, dhe ngulitna në të!
53 O Allah, pajisna me frikë nga dënimi i kërcënuar dhe mall për shpërblimin e premtuar, që ta gjejmë kënaqësinë e asaj për të cilën Të përgjërohemi dhe pikëllimin e asaj nga e cila Të kërkojmë strehë!
54 Dhe vendosna me Ty mes pendestarëve, që ua ke bërë dashurinë Tënde detyrim dhe të cilëve ua ke pranuar kthimin në bindjen ndaj Teje! O Më i Drejti i të drejtëve!
55 O Allah, trego durim ndaj etërve dhe nënave tona dhe tërë njerëzve të fesë sonë, atyre që kanë kaluar dhe atyre që do të vijnë, gjer në Ditën e Kijametit!
56 O Allah, bekoje pejgamberin tonë Muhammed dhe Pasardhjen e tij, siç i ke bekuar melekët e Tu të afruar, bekoje atë dhe pasardhjen e tij, siç i ke bekuar profetët e Tu të nisur, bekoje atë dhe pasardhjen e tij, siç i ke bekuar shërbëtorët e Tu të mirë dhe edhe më mirë se kaq, O Zot i botërave! - një bekim, bereqeti i të cilit të na mbërrijë, përfitimi i të cilit të na vijë, dhe përmes të cilit lutja jonë të përmbushet! Ti je më bujari i atyre që u përgjërohet, më mjaftuesi i atyre në të cilët ka besim, më dhuruesi prej atyre që u kërkohet begati, Ti je i fuqishëm mbi çdo gjë!
Shqipëroi: Edin Q. LOHJA | |
|