|
| IVANA DERVISHI, POEZI, TALENTET E REJA | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: IVANA DERVISHI, POEZI, TALENTET E REJA Sat Aug 21, 2010 11:02 pm | |
| CIKEL POETIK NGA IVANA DERVISHI(Durrës)
1. Përtej vetes...
Askush nuk më mësoi si të marr frymë, Por përsëri mora. Askush nuk e mësoi zemrën time të rrahi, Por ajo e bëri dhe nuk reshti për asnjë çast... Unë, besnike e përjetshme e vetvetes... Unë, shoqëruesja e netëve të mia pagjumë, Unë, admiruesja e rrezeve të para të mbretit të kuq, Gjithnjë unë, zhytesja e nënujësisë... Mikja e shumë të tjerëve E dashura e askujt...
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: IVANA DERVISHI, POEZI, TALENTET E REJA Sat Aug 21, 2010 11:02 pm | |
| Vetëm unë, yje - soditësja... Ajo vajza e imët, që gjithë jetën kërkoi lirinë, Ajo vajza që kurrë nuk qau, (dëshironte të mos kishte qarë kurrë, Por nuk mundi... E si mund të mos qash në një botë të tillë?!)
Dashuronjesja e pianos, Bamirësja e lypësve të urryer... Unë, Ajo fotografia mbi kartelën e një biblioteke...
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: IVANA DERVISHI, POEZI, TALENTET E REJA Sat Aug 21, 2010 11:03 pm | |
| Unë, Me emrin Ivan, Gjithnjë dhe vetëm unë, PER TE ZBULUAR BOTEN! PER TE JETUAR JETEN! PER TE DASHURUAR DASHURINE!
UNË... NJE PEREMER VETOR... ME NJE SHPIRT HUMAN, Galaksi e pazbuluar... Një galaksi e fshehur në një trup...
(Frymemarrje) : Unë jam unë, Përtej përemrave, Përtej vetvetes!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: IVANA DERVISHI, POEZI, TALENTET E REJA Sat Aug 21, 2010 11:03 pm | |
| 2. Komikët serioz
Kur njeriu i parë zbuloi të vërtetën, Qau... Qau shumë, pastaj qeshi dhe tha: Jeta është shaka...!
Kur hëna ndriti për herë të parë në qiellin tonë, Ajo qau... Qau për ne. Por pastaj qeshi aq shumë sa desh vdiq...
Kur dikush i hyri detit në gji për herë të parë, Deti qeshi, Qeshi shumë... Pastaj qau... Ende qan...
Kur poeti i parë dashuroi, Ai u lumturua. Më pas vuajti shumë... Ende vuan...
Kur njerëzit vdiqën, Ata qanë... Qanë aq shumë, Saqë filluan të qeshin si të çmendur...
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: IVANA DERVISHI, POEZI, TALENTET E REJA Sat Aug 21, 2010 11:03 pm | |
| Sot, Miliarda njerëz qajnë, Për të qeshur në fund, Duke kuptuar se mesa duket, E kishin marrë shumë seriozisht një shaka, Një jetë shaka... Sepse ata nuk e dëgjuan njeriun e parë kur tha: JETA ESHTE SHAKA!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: IVANA DERVISHI, POEZI, TALENTET E REJA Sat Aug 21, 2010 11:03 pm | |
| 3- NE DY ABSTRAKTE
TI, Një trekëndësh Bermude, që kurrë s`më more në gji...
Një piramidë pa faraon... Një piramidë gërmadhë...
Një tunel kohe, që më dërgoi në hapësira të humbura...
Ti, një kozmos ku unë s`mund të marr frymë...
Asgjë më shumë se ti... Asgjë më pak se unë... E të dy gjithçka që abstraktja permban!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: IVANA DERVISHI, POEZI, TALENTET E REJA Sat Aug 21, 2010 11:04 pm | |
| 4. Pianisti i trupit tim
Zhvendose i dashur, Pianon tënde mbi zemren time... Me gjithë shpirt zhvendose!
Per mua, një melodi të ëmbel luaj... Gudulisma trupin me tinguj dashurie...
Shkrihu ti mbi mua... Beëu tingull i kësaj nate të heshtur...
Përkedhele i dashur, Këtë trup, Që për një piano te magjishme do ta flijoj.
E dua frymemarrjen tënde të lodhur, I dua lotët e tu të trishtë, Mbi mua!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: IVANA DERVISHI, POEZI, TALENTET E REJA Sat Aug 21, 2010 11:04 pm | |
| Do të t`i puth gishtat e brishtë E ti... Luaj mbi zemrën time sonte,luaj! Luaj gjer në përjetësi...!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: IVANA DERVISHI, POEZI, TALENTET E REJA Sat Aug 21, 2010 11:04 pm | |
| 5. DESHIRE MESNATE
Dua ta çjerr qiellin e kësaj nate pa yje, Me majën e zemrës tënde... Dua t`i shtudh retë gjer në pikën e fundit E bashkë një dolli të ngremë...
Le të pijmë për jetën... për asgjë-në! Dua ta shkrij detin Dhe ta derdh të gjithin mbi shpirtin tënd!!!
Për Ne do të ndërtoj një mbretëri Në tokat e largëta të ylbereve fluturues.
Pyes veten: ”Çfarë është dielli para syve të tu?” Mbase një shkrepëse e lagur...
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: IVANA DERVISHI, POEZI, TALENTET E REJA Sat Aug 21, 2010 11:05 pm | |
| Ashtu të përqafuar, të mbështjellë me horizont Do të presim bashkë përjetesinë e dashurisë... Eh, ç`është llava e një vullkani të egërsuar para lotëve të mi?
...................shhhhhhhhttt............
Erdhi çasti të heshtim..... Qielli i çjerrë ka filluar të rënkojë...
Duhet të futemi në vetvete e të kthehemi në një vrimë të zezë. Bota nuk duhet të dijë për Lumturinë tonë... Asgjë, fare asgjë...
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: IVANA DERVISHI, POEZI, TALENTET E REJA | |
| |
| | | | IVANA DERVISHI, POEZI, TALENTET E REJA | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |