|
| LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| | | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA Mon Jul 19, 2010 2:14 pm | |
| Labova përsëri ju pret Edhe ne të moshuarit gëzojmë për ditët e bekuara
26 tetor 2009
▼Labovitë, kudo që ndodheni, ja, na erdhi përsëri festa e madhe e Shën Dhimitrit, traditë kjo, që tashmë është vendosur përfundimisht si traditë dhe që ne mblidhemi përvitshëm dy herë së toku: më datën 8 shtator në festën e kishën së Shën Marisë, në Labovën e Poshtme dhe më 26 tetor në festën e kishës së Shën Dhimitrit në Labovën e Sipërme. Le të demonstrojmë edhe këtë vit lidhësinë, të përjetojmë gëzimin, të tregojnë epërsitë tona kulturore dhe ruajtjen e traditës sonë brezive.
Redaksia e gazetës “Labova e Kryqit” ju uron : “Ta gëzojnë festën e madhe të traditës dhe Labova jonë, nëpërmjet edhe këtij ”kuvendi “ feste të ecë e të përparojë, duke evidentuar historinë tonë të pasur e duke ruajtur e zhvilluar më tej traditën e bukur që na karakterizon”.
▼E shenjta është e shenjtë dhe çdo veprim, që buron nga e shenjta ajo çmohet nga besimtarët
Kisha e Shën Dhimitrit është gjithmonë e hapur dhe “pret” njerëz. Çdo të diel bëhen ceremoniale. Mihal Veneti është gjithmonë i gatshëm për të shërbyer. Labovitët, besimtarët falen dhe respektojnë krijuesin. Çdo vit ka një lajm të ri, në lidhje me konstrukturimin, pastrëtinë e ambienteve të kishës. Kishën labovitët e shikojnë si drita e syrit.
Përfundoi me paratë e mbledhura gjatë ceremonialeve ndërtimi i mureve mbajtës, poshtë dhe pranë sheshit. Perspektiva është që mjedisi, ku organizohen festat e përvitshme, të përsoset më tej. Dhe më bukur do të jetë në të ardhmen pasi E shenjta është e shenjtë dhe çdo veprim, që buron nga e shenjta ajo çmohet nga besimtarët. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA Mon Jul 19, 2010 2:16 pm | |
| Editorial
Çfarë po bëhet për të nderuar njerëzit e kontributit?
Edhe Labova e Kryqit ka në një histori të veçantë dhe këtë histori e kanë krijuar njerëzit me veprimtarinë e tyre jetësore. Këta njerëz kanë dhënë shumë nga shpirti, nga zemra, nga përditshmëria e tyre për vendlindjen. Këtë kontribut e kanë dhënë gjatë gjithë kohrave. Dhe ky kontribut është i evidentuar. Njerëzit që kontribuojnë duhet të vendosen në Altarin e Kujtesës dhe duhet të nderohen me qëllim që kontributi i tyre për të mirë të përcillet në kujtesa. Sot, në sistemin demokratik, duhet të evidentohen të tillë dhe organet përfaqësuese vendore, duke filluar që nga kryesitë e fshatrave, Këshilli i Komunës dhe më lart, sipas rangjeve deri te Presidenti i Republikës duhet të japin stimuj dhe titullime të veçanta për këtë kontribut. Por kjo veprimtari stimuluese kërkon një punë të madhe intesive studiuese, ku të evidentohen pikërisht ata, që e meritojnë. Labova ka njerëz të tillë në të gjitha fushat shoqërore, politike etjera.. Dhe këto stimulime si “Qytetar Nderi” , “Nderi i Komunës” , ‘Mirënjohja” e tjera e tjera duhet t’u jepen njerëzve më cilësorë. Këtë problem efikas e diskutoi dhe Këshilli Kordinativ i Shoqërisë Civile të Trevave të Jugut të Shqipërisë më datën 31 korrik 2009, në mbledhjene tij të radhës në Gjirokastër, ku bëri dhe propozime konkrete për njerëz të veçantë të kontributit. Anëtarët e këtij Këshilli Koordinues, i njohur sot në të gjithë vendin për veprimtarinë e tij dhe për impulsimin e rreth 30 tituj gazetash, që shprehin mendimin demokratik të lirshëm dhe që përfaqësojnë zërin real të shumë shoqatave në rrethet Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Sarandë, Delvinë, Fier ngritën me shqetësim këtë problem. A nuk do të ishte me vend që në ceremoniale të tilla si në datat festive të 8 Shtatorit apo 26 Tetorit në Labovë, ku ka masivitet njerëzish të respektohen njerëzit e kontributit dhe të stimulohen ata?
Këtu ne hedhim një propozim të domosdoshëm, për të cilën duhet të lëvizet në të ardhmen. Të mirat e këtij veprimi do të ndihen në të ardhmen. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA Mon Jul 19, 2010 2:20 pm | |
| ▼Përsëri në fokusin tonë
Koha e sotme kërkon njerëz energjikë dhe jo njerëz, të cilët premtojmë dhe nuk realizojnë
Sfidë e bukur dhe e zgjuar
Ne kemi informuar për nismën e madhe të labovitit Niko Shollo, i cili ka krijuar në Athinë Shoqatën “Labova e Kryqit”, një shoqatë kjo, që përmbledh në gjirin e saj të gjithë labovitët emigruar. Po e vijon më tej. Një nga objeksionet më të mëdha të kësaj shoqate është jo vetëm njohja, propagandimi i vlerave të Labovës së Kryqit, por dhe evidentimi i vlerave të saj në këndvështrimin shumëplanësh. Kjo shpreh, parasëgjithash, dashurinë, që ushqejnë “të mërguarit” për vendlindjen e tyre, të cilën kudo që janë asqë mund ta harrojnë. Emigranti që punon në dhe të huaj ka mall për vendin, baltën e tij dhe mundohet me çdo kusht të japi ndihmesë, kërkon që të bëjë një përpjekje për vendin, për përmirësim rrugësh, ndërtim çezmash, rikontruktim shtëpish, ngritje të të rejave mbi shtratin e të vjetrave, ndryshim arkitektonik, duke ruajtur edhe vlerat e së kaluarës, të cilat duhet të jenë përfaqësuese. Në Athinë, nga Labova e Kryqit është një komunitet i madh, i cili mendon për Labovën, ka një programim për punën, që duhet realizuar në vitet që vijnë si dhe për ruajtjen e traditës, të zakoneve e tjerë. Një nga objeksionet më të mëdha të kësaj shoqate ishte nxjerrja e një revistë me ngjyra për Labovën e Kryqit, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën greke, me qëllim që të gjithë të marrin një informacion të gjerë për këtë fshat me vlera të mëdha, e cila do të vijohet edhe me numra të tjerë. Një pasqyrim i tillë i thelluar mediatik do ta prezantojë mirë Labovën e Kryqit dhe do të tërheqë edhe turistët e huaj dhe ata vendas për ta vizituar këtë vend, që mbart natyrshëm, bukuri historie. A s’duhet të pasqyrohen vendet magjike të Labovës së Kryqit si kishat me emër e sidomos Kisha madhëshore e Shën Mërisë, apo Kalaja, kisha e Shën Dhimitrit, ajo e Shën Thanasit, kjo e fundit në lagjen më e vjetër të Labovës së Kryqit, vendi i quajtur Koqimadha, apo pylli i vogël në Qishëza (Pylli me lisa, thanë dhe shkozë) e tjerë. Ishte gazeta jonë “Labova e Kryqit” , e cila trajtoi probleme të mprehta në numrat e saj për këto probleme evidente, të cilat po
marrin rrugë zgjidhjeje. Krahas kësaj shoqata, e cila është e ligjshme dhe veprimtaria e saj është e ligjëruar, themi se do të ndihmojë, mundësojë për të avancuar punën e filluar. Kjo është një sfidë e bukur dhe e zgjuar. Niko Shollo është Kryetar i kësaj Shoqate dhe jep përsëri informacione për gazetën “Labova e Kryqit” se, krahas veprimtarisë së organizuar që zhvillohet në Athinë nga labovitët, do të mundësohet edhe ndihmesa për vendlindjen. Koha e sotme kërkon njerëz energjikë dhe jo njerëz, të cilët premtojmë dhe nuk realizojnë, pavarësisht se kanë funksione dhe nuk ndihmojnë. Në Athinë dhe në gjithë Greqinë banon një komunitet i fuqishëm labovitësh, të cilët të grupuar në shoqatën me emrin e fshatit, do të kontribuojnë për të mirën e tij dhe do t’ia njohin më mirë vlerat e saj përfaqësuese. Në këtë kuadër ne mund të përmendim disa prej familjeve që janë të emigruar nëAthinë si : Vasil Shollo, Pirro Cika, Vangjel Zëra, Spiro Miha, Eleni Cika e tjera. Sipas informacionit që kemi në këtë Shoqatë janë afruar edhe shumë emigrantë nga fshatrat përreth Labovës si: Suhë, Stegopul e tjerë. Në numrine ardhshëm do të kemi një intervistë të plotë me Kryetarin e e Shoqatës “Labova e Kryqit” Athinë, por këtu në këtë editorial donin të evidentonim qenien dhe fillesën dhe vijimin e punën së saj.
Revista “Labova e Kryqit” ku bëhet një pasqyrim i traditës dhe zakoneve të Labovës së Kryqit doli në numrin e saj të dytë dhe që u shpërnda te labovitët në ditën e Shën Marisë, më datën 8 shtator 2009. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA Mon Jul 19, 2010 2:21 pm | |
| ▼ * * *Treveling via Labovë may spare you agood amount of time in reaching one of the most interesting monuments in Albania, the most interesting monuments in Albania, the Churcht of Labovë e Kryqit. In order to get therer, you have to drive bach on the national road for a feë kilometers, and then, take to the right in the direction of Suhë. The road condintions have improved recently. If you are driving directly from Gjirokastër, them national road in the vicinity of the village of Sofratikë, and drive for another ten kilometers. The Church of Labovë e Kryqit is one of the oidest in Albania. A hoty cross, containing part of the original cross used to crucify, Jesus Christ, ëas preserved in thisChurch until the year 1990. it was precisely from this cross that the village took its name. Folloëing 1990 thë cross was stolen, and no one knewanything about it anymore. The Church has nine painted coats of plaster laid out on top of one another, with the last one daling back to the 19th century. Many authors share the opinion that this Church, which is devoted to Saint Mary, is one of th first Christian objekts, one assumption is that it was founded at the time of Byzantin Emperor Justinian, thus supporting the idea that it was built around the years 527-565. Aleksandër Meksi, scholar and former Prime minister of Albania, has established. ▼Nderohet Konstandini i madh (Protospathari) që ndërtoi kishën e Shën Marisë dhe solli kryqin e shenjtë të Perëndorit Justinian. Në datën 8 shtator 2009 i vendoset emri “Konstandin i madh” sheshit të kishës Shën Marisë, në Labovën e Poshtme. Gazmim, vallëzim , shend dhe verë në festën e Shën Marisë Vlerësuese pjesëmarrja e Kryetarit të Këshillit të Qarkut Gjirokastër, Arben Çulli8 shtator 2009 | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA Mon Jul 19, 2010 2:22 pm | |
| 8 shtator 2009 Një entuziazëm i papërshkrueshëm, emocion, që përsëritet përvitshëm. Një “zhurmim”dhe gjallim i tejbukur në Labovën e Kryqit. Njerëz që demonstrojnë unitetin, lidhësinë njëri me tjetrin, të ardhur nga të gjitha vendet brenda Shqipërisë, ku banojnë aktualisht, apo ku kanë “rezidencat” e tyre jetësore dhe të tjerë, të emigruar në vende të ndryshme të Botës, deri edhe nga Shtetet të forta të botës SHBA. I kudondodhuri dhe pasionanti Vasil Koçi, pjesëmarrës i përvitshëm në këto ceremoni madhështore, i cili fikson në celuloid këtë festë tashmë traditë dhe popullore, e cila është festa e Kishës mrekulli në arkitektonikë dhe në zërin fetar, që përfaqëson Zonjën e madhe Shën Marinë. Ambient tepër festiv, të gjithë trokasin gotat për njëri- tjetrin, urojnë për mbarësi, kërcejnë vallen e tyre të radhës, tregojnë mjeshtërinë e kërcimit labovit. Në tavolinat e improvizuara bukur, te sheshi karakteristik i kësaj kishe, vërehet bollëku i ushqimeve, prezenca e mishit të pjekur si dhe perimeve të kultiviuara në Labovën e Kryqit, po kështu dhe e frutat të saj të shumta. Sheshi brenda kishës u shtrua me pllaka guri me fondin e vet kishës së Shën Marisë dhe u pagëzua me emrin e atij që e ndërtoi kishën, emrin e Konstandinit. Në këtë ceremonial, morën pjesë të gjithë besimtarët ortodoksë dhe të tjerë të ardhur, banorët e trevave përreth. Midis tyre edhe zoti Arben Çulli, Kryetari i Këshillit të Qarkut Gjirokastër si dhe Kryetari i Bashkisë së Libovës z. Altin Çomo, Përgjegjësi i Momunenteve të Kulturës së Gjirokastrës z. Spartak Drrasa dhe shumë të tjerë. Në këtë ceremonial folën zotërinjtë Gligor Noti dhe Vasil Zëra.Në këtë shesh, ku i bëhet nderimi i madh Konstandinit, u kërcye dhe u ngritën shëndete gjer vonë në ditëne e 8 shtatorit nga festuesit, duke i dhënë një shkëlqim të veçantë festimit. Gligor Noti Korrespodenti i gazetës “Labova e Kryqit” Në teatrin antik të Butrintit Me poetët nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia Me poetin kosovar Nebi BunjakuVasil Zëra merr pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar “Pegasi 2009” i zhvilluar në prill të vitit 2009 në Gjirokastër, Sarandë (Butrint), Tepelenë, Përmet Tërheqje vëmendjeje▼Përsëri për Guidën e LabovësDuhet të shkundemi nga plogështia, që na ka zënë Është koha që pushteti vendor në Komunë dhe në fshatin Labovë e Kryqit të punojë me obligim për të pasqyruar vlerat e mëdha të Labovës së Kryqit, të luftojnë për përmirësimin e infrastrukturës së fshatit, të planifikojnë mirë që të « rikonstrukturojnë » objekte muzeale», të realizojnë një guidë të nevojshme, të bëjnë një propagandë reale për kishën monumentale si një nga më të dëgjuarat, më të vlefshmet dhe më përfaqësueset në Shqipëri, të organizojnë pritjen e turistëve të huaj, të cilët befasohen, kur kontaktojnë me këto vende të virgjërta. Njerëzit janë çuditur me veprimet e turistëve të huaj, të cilët « akomodohen » direkt në terren dhe kalojnë kështu natën në Labovë… Pse nuk caktohen njerëz, që të merren vesh me ta , të përgatitin madje dhe një vend, shtëpi, me karakteristika të arkitekturës labovite e tjera, për të cilat duhet të punohet me kujdes dhe të shfrytëzohet magjia, që jep ky vend. A nuk duhet që banorët vendas të krijojnë kushte të mira akomoduese për turistët, duke përdoruar shtëpitë e tyre që janë ndërtuar apo përshatur me parametra bashkëkohore, duke e kombinuar edhe me atë traditore që është më e pëlqyeshme për vizitorët. ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------Mjediset(Ambientet) e dikurshme arsimore dhe kulturore duhet të mbahen në këmbë si simbole të arsimit dhe të kulturimit | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA Mon Jul 19, 2010 2:22 pm | |
| ▼Shkolla e Labovës tashmë është e mbyllur, por i duhet së ardhmes.
Nga Vasil Kuti
Në Labovën e Sipërme aktualisht janë mjedise, të cilat sot nuk frekuentohen, siç është rasti i shkollës së ciklit të ulët, e cila është në gjendje të mirë, por herë pas herë duhet treguar kujdes, pasi mund t’i shërbejë së ardhmes. Në këtë kuadër ne duhet të jemi optimistë, pasi ai ambient do të duhet, apo do të shërbejë si muze për t’u treguar brezave të ardhshëm se në këtë shkollë u mësua gjuha e nënës, shqipe, dhe këtu u fillua sprintimi për shkollim i shumë labovitëve, të cilët ndoqën shkollat e tjera të vendit. S’duhet harruar që këtu punuan me pasion të madh shumë mësues, të cilët kujdeseshin për arsimimin e fëmijve të Labovës. Nuk mund të mos evidentojmë punën e shumë mësuesve që nga ata të parët që luftuan kundër analfabetizmit dhe të atyre pasionantëve që kontribuan në mësimin dhe përvetësimin e gjuhës shqipe. Mund të përmendin disa prej tyre, duke i respektuar: Eleni Noti, Vitori Kumbaro, Kiço Pali, Panajot Gjermanoi, Ramiz Idrizi, Sevasti Muço, Stefanaq Miha, Vasil Kuti, Vasil Zëra e tjerë. (Të na falin të tjerët që nuk i kemi përmendur në këtë shkrim ).
Në këtë shkollë filloi mësimi i shqipes në vitin 1914, por mësimi u ndërpre se nuk kishte tekste. Po kështu u bënë përpjekje për rihapjen e saj në vitin 1916. Shkolla funksionoi disa muaj dhe prapë u mbyll. Dhe në vitin 1918 filloi funksionimin e vijueshëm, vitin e ri shkollor në gjuhën shqipe. Kjo është një histori e madhe, të cilën të gjithë duhet ta kujtojnë dhe të krenohen, pasi në këtë shkollë ruhet një dokumentacion i madh që pasqyron punën e shumëanshme arsimore, duke filluar që nga amza e shkollës, fletore të nxënësve, harta e tjera. Kjo pasuri duhet të ekspozohet. Shkolla, ndonëse është e mbyllur ajo është gjithmonë e hapur në mendjet dhe në zemrat e labovitëve.
*
Duhet evidentuar se, ajo që quhej dikur Vatra e Kulturës është në gjendje jo të përshtashme për të zhvilluar veprimtari, aktivitete të ndryshme në fshati Labovë e Kryqit (E Sipërme). Kjo vjen si rrjedhojë edhe e ngushtësimit të saj. Por ekziston një mendim i drejtë që duhet impulsuar për zgjerimin e saj dhe për rregullimin në parametra të mira, me qëllim që ky ambient tipik i traditës t’u shërbejë sa më mirë banorëve të fshatit për të organizuar edhe ceremonitë, festa, datëlindje, emra e tjera. Kjo duhet nxitur edhe përkrahur dhe duhet të jetë në vëmendjen e pushtetit vendor. Mendimi dhe nisiativa e kryetares së këshillit , Eleni Boçi, për këtë problem duhet të përkrahet. Përvoja e shumë fshatrave të tjerë, të cilët e kanë rregulluar ish “Vatrën e kulturës” dhe që kanë destinacion shërbese kulturor duhet të shikohet si përvojë e mirë dhe e sukseshme.
* * *
Duhet të bëjmë çmos që rrugën nga Ura e Suhës deri tek Konizma e Gulos duhet të asfaltohet, me qëllim që të sigurohet plotësisht asfaltimi dhe lehtësimi i lëvizjes për në Labovën e Kryqit, një vend shumë i lakmueshëm nga turistët vendas dhe të huaj. Ne në numrat e parë gjithashtu shtruam detyrën që Labova e Kryqit duhet të ketë patjetër një guidë turistike, për të cilën duhet të bëhet çmos, pasi ekzistenca dhe prezenca e vlerave të mëdha arkitektonike si ajo e Kishës së Shën Mërisë është befasuese.
▼Kritikë pas kritike
Shkolla e fshatit Suhë në rrënim total
Para disa kohësh ngritëm me forcë problemin e mbajtjes në këmbë të institucioneve shkollore, e sidomos ato shkolla, që kanë dhënë kontribut në shkollimin e mjaft brezave si shkolla 8 vjeçare “Pano Xhixho” Suhë.
Vërejtën se kritika jonë, asqë është marrë në konsideratë, shkolla po rrëzohet e bashkë me të po rrëzohet historia e arsimit. Çatia e asaj shkolle, pothuajse, është rrëzuar. Dimri i sivjetëm do të japë “kontribut” në rrëzimin e përgjithshëm të saj. Ku është pushteti vendor?
Shoqata Atdhetare – Kulturore “LUNXHËRIA”, pse nuk ngrë zërin për këto firasje të humbjes së “identitetit institucional”, por gazeta e saj publikon bukurane të së kaluarës, të cilat do të mbrohen dhe natyrisht do të publikohen, por për këto fenomene duhet ngulmuar dhe luftuar për t’u bërë pronë e komunitetit dhe t’u jepet zgjidhje. A nuk do të ishte me interes edhe pasqyrimi i këtyre rrëmimeve që të kthehej syri për t’i rregulluar.
Është i bukur roli i oponentit “të vogël”.
Vëzhguesi i gazetës “Labova e Kryqit”
**********************************************************************
√ Ngushëllim
Ngushëllojmë familje Memo për largimin nga jeta të Nikos.
Redaksia e gazetës « Labova e Kryqit »
*********************************************************************************** | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA Mon Jul 19, 2010 2:23 pm | |
| ►Falenderim
Nderoi komunitetin tonë
Nikollaq Muço zë vendin e dytë në botë...
Një sukses i madh i Muços në SHBA dhe në Itali
Nikollaq Muço, një talent i madh në fushën e “BODY BUIDING”, “ZHVILLIMI I MUSKUJVE”
Në disa numra të kaluar të gazetës u bë një pasqyrim i veprimtarisë së Nikollaqit, ku u portretizua ai. Kjo përshtypëzoi të gjithë labovitët dhe lexuesit e gazetës, si dhe vetë Nikollaqin, i cili dha një kontribut modest financiar për ridaljen e gazetës, në kuadrin e festës së Shën Dhimitrit. Është një sukses i madh zënia e vendit të dytë në botë në konkurimin e tij. Ky sukses vjen pas shumë trofeve të Muços të spikatura në disa vende.
Talente të tillë duhet të impulsohen dhe me ta duhet të krenohet jo vetëm Gjirokastra, por edhe Shqipëria.
Redaksia e gazetës “Labova e Kryqit...
*******************************************************************************************************************************************
Përmirësime infrastrukturore
▼Problem ende rruga që lidh dy fshatrat për t’iu bërë me parametra bashkëkohore
Labova e Kryqit është nisur në rrugë të mbarë falë edhe projekteve, të cilat kanë nisur për të përmirësuar infrastrukurën e fshatit. Në këtë drejtim duhet të pasqyrojmë punën e bërë. Me fondet e Komunës dhe kontributin e vet banorëve të Labovës ka përfunduar rruga nga fillimi i fshatit gjer tek kisha e Shën Dhimitrit. Kjo ka përmirësuar lidhjen dhe lëvizjen në fshat. Tashmë banorët ndjehen më të lidhur ngushtësisht njëri me tjetrin, por kjo ka siguar dhe rritjen e mobilimit të shtëpive labovite, të cilat kanë traditë të lashtë në këtë aspekt, pavarësisht nga kushtet dhe lidhjet me qendrat urbane si me Gjirokastrën dhe Libohovën. Në këtë aspekt duhet evidentuar dhe puna e Kryesisë së fshatit me kryetare Eleni Boçin. Përveç kësaj është në plan që të sigurohet lidhja infrastrukturore midis dy fshatrave Labovës së Poshtme dhe të Sipërme. Kjo është e planifikuar dhe pritej hapja e fondeve për të realizuar këtë ëndërr.
====================================================
►Vit i mbarë në Labovë
1. E kemi përmendur disa herë se labovitët u japin rëndësi varieteteve vendase. Dhe kjo rëndësi dhe konkretizim edhe këtë vit. Labovitët kujdesen që të ruajnë varietetet e vendit, të cilat kanë shije shumë më të mirë dhe janë tejet cilësore. Në këtë kuadër, duke bërë një krahasim analitik midis domateve të importuara, që kanë mbushur tregun dhe atyre vendase, varietetet e vendit janë prioritare dhe shumë cilësore dhe më të kërkuara nga konsumatorët. Kjo ndodh veçanërisht me varietetet e vendit të domateve, të cilat janë me aftësi më të madhe kalorike. Është arritur që një domate ka shkuar edhe në peshën 900gr. “Nëse do të ruhet tradita jonë e kultivimit të varieteteve të vendit, ne do të bëjmë një detyrë të madhe në interes të shëndetit të njerëzve,”- shprehen kultivuesit. Këto janë nisma të mira që duhet të përkrahen, pasi ka shumë vjet që kjo çështje është harruar, por njerëzit që u dhimbset varieteti cilësor i vendit kultivojnë.
*
Këtë vit, si rrjedhojë edhe e kushteve të mira klimatike, por edhe falë veprimtarisë së individëve labovitë, u arrit që prodhimet, qoftë në spektrin bujqësor dhe blegtoral, të ishin të kënaqshme. Kjo faktohet nga rezultatet e arritura që erdhën edhe si rrjedhojë e shkëmbimit të përvojës midis kultivuesve. Kështu p.sh, këtë vit u arrit që, në kopshtet (arat) personale të ketë më shumë prodhim në perime si: domate, fasule, patate, qepë. Kjo falë shërbimeve agroteknike dhe kujdesit të banorëve (fermerëve) , të cilët, krahas kësaj, u munduan të kultivonin fara të vendit, të cilat ishin të suksesshme në prodhim. U dalluan për prodhueshmëri të lartë fermerët: Stefan Koçi, Vasil Kuti, Vasil Dhima, Lame Mero, Krisanthi Çaro, të cilët jo vetëm arritën të siguronin nevojat e familjeve të tyre, por kanë tregtuar në tregjet e qyteteve prodhimet e tyre cilësore, të cilat janë shumë të pëlqyeshme nga blerësit. Është një traditë tashmë e fituar dhe preferenca e prodhimeve bujqësore të Labovës është e madhe.
Një tregues i rëndësishëm për prodhimet e këtij viti është edhe vreshtaria. Si rrjedhojë e proceseve dhe shërbimeve agroteknike në kohë, që realizohen nga vreshtarët labovitë për hardhitë, rezultoi se viti 2009 ishte një pikë kulmi në prodhim. Kjo u tregua përsëmbari në rendimentet dhe në cilësinë e varieteteve të rrushit, që kultivohen në Labovë si: Vlosh, Debin Kabërnet, Merlot, pa harruar këtu edhe rrushin e vendit. Arritje më të mëdha në këtë drejtim patën vreshtarët: Stefan Qendro, Odise Koçi, Stefan Koçi, Vangjel Zëra, Lame Luzi, Stefan Luzi, Sokrat Çavo, Mihal Kuti, Vasil Dhima, Xhimo Luzi, Thoma Garo, Panajot Luzi, Lame Mero.
Përfundoi vjelja e rrushit dhe janë marrë masa për fermentimin dhe përpunimin e tij, duke pasur parasysh traditën e përpunimit labovit, kjo një shkollë e veçantë arti përpunimi, është planifikuar për prodhimin e rakisë, verës, pekmesit. Në këtë kontekst janë vënë në gatishmëri kazanët vetiakë të rakisë, vozat e mëdha që do të shërbejnë për fermentimin e bërsirës. Po kështu në bazë po të traditës janë marrë masa për realizimin e mbajtjes së rrushit të freskët edhe gjatë periudhës dimërore për konsumim.
Të parët që dhanë suiinjalin e prodhimit të ri të rakisë janë: Stefan Koçi, Odhise Koçi, Hodo Rogaçi. Kjo po nxit dhe të tjerët për fillimin e këtij procesi të rëndësishëm. Por, krahas kësaj, po mendohet edhe për vitin që vjen për ndërhyrjet dhe përmirësimet që do të bëhen në veprimtarinë e hardhisë.
Prefereca për rakinë dhe verën Labovës kanë tashmë njësi tregtare, firma të ndryshme, jo vetëm në rrethin Gjirokastrës , por edhe në Tiranë e gjetkë, por s’duhet lënë pa përmendur edhe rritja e hapësirës tregtare jashtë vendit si në Greqi, që është shumë e pëlqyeshme për cilësinë e prodhimit.
*
Viti 2009 ishte dhe një vit i mbarë për blegtorinë. Këtë vit u shquan për prodhimet blegtorale shumë fermerë, individë sidomos ata të tufës së dhënëve, të cilët siguruan pjelljen dy herë në vit, falë edhe kujdesit më të madh si dhe sigurimit të ushqimit dhe mbarështrimit. Mund të përmendim tufën e drejtuar nga bariu me përvojë: Nasho Memo, Petro Zoga, Teli Zëra, të cilët, krahas prodhimit të mishit, të qumështit, patën rezultate dhe në përpunimin e djathit dhe të gjalpit si dhe të urlës, të cilat i tregtojnë në tregje tashmë të gjetura.
Edhe blegtoria këtë vit ishte e mbarë. Që tani këshillat popullore të dy fshatrave kanë marrë masa efikase për ruajtjen e kullotave dimërore, për sigurimin e ushqimit për blegtorinë , duke punuar edhe fermerët individualisht.
Është grumbulluar bazë ushqimore e thatë: dushk edhe bar, jonxhë.
Këto treguesë flasin qartë për një një punë më të kualifikuar, më cilësore dhe që jep efekte. Ndaj themi që viti 2009 për Labovat ishte një vit i prodhimit të mirë.
√ Urim
Urojmë familjen e Lame Drazhos për fesejën e të dy djemve të tij, Nikos dhe Petraqit,
Redaksia e gazetës « Labova e Kryqit »
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA Mon Jul 19, 2010 2:23 pm | |
| | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA Mon Jul 19, 2010 2:24 pm | |
| Poezi
Albiona Naçollari
I. Dua të jem një pikëz uji 2. Si si përmbajta dot dy rrëke lot?!
të bie me vesën e mëngjesit,…
1. Trishti në sy
Në sytë e tu shoh diellin teksa ndrin, Mes mendimesh të shumta
në sytë e tua mbyllet një vegim… jam zhytur sot,
Të kërkoj kudo, të kërkoj në çdo çast, përreth meje
se ti s'je më për mua, mbizotëron qetësi,
por çuditërisht të dua prapë. si si përmbajta dot dy rrëke lot
Me këngën e zemrës si kristale rrëshqasin nga sytë e mi...
me dy lot në sy, Ti më shfaqesh
rri sot e trishtuar në çdo kohë të ditës kalimtare…
me mendim tek ti... në cep të rrugës diku të kërkoj
Malli shumë më merr e s'të gjej,
dhe s'po duroj dot, më shfaqesh e më zhdukesh përsëri,
ditët të gjata më duken, vetëm në ëndrra jetojnë tok.
aq të gjatësisht, sa një mot... E ndjej se veç në ëndërrim
Ti s'je me mua, as unë me ty, kemi për të qenë sërish.
por mes nesh qëndroka
e forta magji.
Marrë nga vëllimi poetik "Kthej valën" lirika
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA Mon Jul 19, 2010 2:25 pm | |
| ☼ ♥ Ritual labovit Piku i gazmimit ↨nga Kristaq F. Shabani Urimi i Vasilit për pjesëmarrësit në dasmë Iliri dhe Sofia (nusja dhe dhëndri Veshja e nuses me kostum popullor lunxhot Martesa e Ilir Vasil Zëra me vajzën Sofia Buzo nga Libohova Dita e 16 gushtit 2009 ishte padyshim një ngjarje madhe festuese, ceremoniale, ku gazmimi, shendi, kishte pushtuar gjithë fytyrat e labovitëkryqasve të lartëm. Martesat janë procese, sa të rëndësishme, që krijojnë lidhësi midis të rinjve dhe hedhin hapin të rëndë, ligjor për ndërtimin e çerdheve të reja familjare dhe për vijueshmërinë brezive dhe aq gëzimsjellëse për të gjitha brezat jetues... Familja Vasil Zëra, atë ditë të ngrohtë gushti po përjetonte gazmimin e madh. Martonte djalin e vetëm, Ilirin, me vajzën Sofia nga Libohova. Dihet tensionimi, njihet përpjekja, vullneti, sakrificat dhe tërësia e përgatitjeve për një eveniment të tillë gjallësor dhe festues, ku përjetimi, emocioni, gjendja emocionale është e shkallëve sipërore. Ky emocion i gjallë i mbarsur me tinguj melodikë, me këngë karakteristike nga më të përzgjedhurat, nga vallet popullore dhe ato të moderuara pushton natyrshëm çdo shpirt, çdo zemër dhe bën që në pasqyrën shpirtërore të shpirtit, fytyrën, në zërin melodioz, në hedhjen e këmbës së bukur, në lëvizjen e shamisë, në veshjet dhe kombinimet e llojeve dhe ngjyrave të ndritshme; në paraqitjen dhe në vallëzimin e nuses dhe të dhëndrit, të ndihet lindja e një jete të re, e një ecurie të mëtejshme, e fluturimit të pëllumbave lajmëtarë, e këndimit të zogjve më melodiozë të bashkuar në ansamble magjepse. Ky dasmim kishte mbledhur në një sofër gjigande pjesëtarët e familjes, të afërmit, farë efisin si dhe banorët e fshatit, miq nga të gjitha trevat, mbi 300 vetë gazmorë dhe shpirt shndritësa..., por edhe mjaft të tjerë soditës që ndiqnin spektaklin “DASËM”. Figalia, nëna e dhëndrit, një dropulle e zgjuar, labovite nikoqire dhe e zonja, kishte llogaritur dhe më të imtën në përgatitjet festuese, duke përcaktuar edhe të papriturat e bukura, apo edhe “ngecjet”...Karakteristikë tipike e kësaj dite dasmimi ishte se tradita sillet në ceremoninë dasmore ashtu e freskët, si ka qenë në shekuj. Sillet e trasmetuar për t’u ngulitur në mendjen e njerëzve me zakonet, të cilave, rëndom, thuhen të vjetra, por janë tepër të shndritshme, domethenëse, të përpunuara nga njerëz të urtë, të logjiktë, parashikues të ardhmërisë. Çdo veprim traditor është veprim i synimit, i gjallimit, i përpjekjes i jetës së mbarë dhe të kërkimit të kthelltë, i mbushjes me trashëgimtarë të shumtë dhe të denjë. Disa nga shndritjet e kësaj dasme: Dhëndri dhe nusja të shndritshëm dhe qiellorë; Dukuria e zakonit e spikatur: shfaqja e Çelos ditën e shtunë në shtëpinë e dhëndrit. Tërhoqi vëmendjen e të pranishme të shumtë rituali i marrjes së nuses me kalë, veshja e nuses me cohë, bërja e kolandinës (kulaçit), kërcimi i nuses nga kali, lyerja e derës me mjaltë ( rituali i të qenurit punëtore si bleta), vendosja e dy bukëve nën sqetull ( rituali i sjelljes së prodhimit gjithëvjetor, i sigurimit të jetesës ), veshja e këpucëve nga një fëmijë i nuses (ritual i rinimit ), zbulimi i nuses, veshja e nuses më cohë (rituali i veshjes popullore, sipas traditës) e tjerë .... Kjo flet shumë për disa zakone karakteristike të traditës së harruar, apo që lihen mënjanë. Këto, sipas edhe vëzhgimit tonë, ishin rituale të pëlqyeshme dhe spikatëse, që tërhoqën vëmendjen e dasmorëve dhe të ftuarve.Ambienti i dasmës: i improvizuar mjaft bukur në vendin e quajtur “Gështenjat”, ku po në këtë shesh vallëzimi të improvizuar dhe të ndriçuar Orkestrina popullore shkëlqeu me këngëtarët e saj, por iu dha parësi edhe këngës së kënduar me taban labovit (popullor). ↔ Rituali i nuses mbi kalë Figali Zëra dhe bashkëshorti i saj, VasiliMomente të tjera: Pjesëmarrje e madhe dhe shëndete të pambarimta. Këngëtarë popullorë, të cilët i dhanë tonin dasmës me zërin e bukur: Vasil Kuti, Vangjel Zëra, Spiro Kallanxhiu, Vasil Zëra, Koço Vasili, Vasil Çuçi, Eleni Cika, Lame Mero, Kristo Çaro e tjerë. Valltare: Teuta Kaçi, Donika Çaro, Vito Kalca, Eleni Cika, Kristina Zëra, Valbona Kuti, Merushe Ismailati e tjerë. Ishte një shfaqje asamblike e skenarizuar mjaft bukur me profesionalizëm tradite. Kuriozitet që nuk mund të harrohet kurrsesi: Pije: rakia, vera njëzetëvjeçare (sa djali). Një përputhje e ndritshme figurative dhe reale.Orët të pambarimta dhe me çaste të gëzuara, mbushur me këngë dhe valle nga ora 21.00 të së dielës e deri në 06.00 të ditë së hënë. Me shumë variacione. Kronikanët dhe telekronistët, atë mbrëmje të gjatë të gëzueshme në pambarimësi, ishin në lëvizje të pandërprerë, duke filmuar dasmën nga i talentuari telekronist Petraq Llukani, momentet e saj dinamike si dhe duke realizuar fotografi impresionante përjetimi dhe kujtese, ku protagonistët shquheshin, por edhe të tjerët ngeleshin në histori. Edhe kjo dasmë tregoi se Labova di t’i mbajë e trashëgojë zakonet e saj.Kur më pyetën studiuesit e huaj, që merren me folklorikën shqiptare dhe, madje, po mbrojnë dhe tituj në Universitete të tilla si ato të Dyseldrorfit, Gjermani, Marsejë, Lion dhe Paris të Francës si Ekharti apo Ameli u emocionuan pa masë për këtë nivel tradite të paraqitur, pasi i pari e njeh mjaft mirë Vasilin, me të cilin ka komunikuar personalisht. Madje Ekharti u shpreh: “Ah, sikur të isha dhe unë atje!...” Edhe studiuesja Gerda Dalipaj, e cila mbron doktoratën në Paris dhe ka punuar në Institutin e Kulturës Popullore shfaqi mendimet e saj. Dasma e realizuar nga çifti Vasil dhe Figali Zëra, një lidhje kjo e fortë midis një anëtare aktve të minoritetit grek në Shqipëri dhe një shqiptari dinamik, gojëmjaltë, këngëtar shpërthyes e vjershëtor nga një vend i mrekullueshëm si Labova e Kryqit dhe me një lidhje familjare të saponisur nga Libohova, tregon katërcipërisht lulëzimin e bashkëjetesës model që është prezente tek ne në Shqipëri dhe shërben si shembull apo modul edhe për të tjerët. U larguam nga Labova me u rimin ndaj çiftit të ri “U trashëgofshi! Jetën me lule ta kaloni!” për të skicuar këto shënime, por për t’i zgjeruar ato në të ardhmen.Labovë e Kryqit, 16-17 gusht 2009 | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA Mon Jul 19, 2010 2:26 pm | |
| Apel
Redaksia e gazetës “Labova e Kryqit” falënderon të gjithë bashkëpunëtorët e saj e sidomos ata, që kanë dërguar shkrime në redaksi. Falënderojmë në mënyrë të veçantë” zotërinjtë: Andrea Miçi, Spiro Luzi, Niko Shollo, Kristo Veneti dhe Pavli Meçi, të cilët kanë dhënë kontribut në daljen e gazetës nga pikëpamja shkrimore.
Është momenti që, për daljen të përtremuajshme të gazetës të jepet kontribut financiar. Gazeta “Labova e Kryqit “ është e të gjithëve dhe ka shumë materiale, të cilat duhet të botohen. Ky botim është një botim i veçantë dhe special. Botimi i gazetës do të vijojë në formatin e saj të zakonshëm.
Redaksia e gazetës “Labova e Kryqit” | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA | |
| |
| | | | LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |