Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 NJË PROMOVIM QË SOLLI FRYMËZIM

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

NJË PROMOVIM QË SOLLI FRYMËZIM Empty
MesazhTitulli: NJË PROMOVIM QË SOLLI FRYMËZIM   NJË PROMOVIM QË SOLLI FRYMËZIM EmptyMon May 31, 2010 2:43 am

Një promovim që solli frymëzim...


Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Në Prishtinë, u promovue kompleti: “Nexhat Ibrahimi vepra 1-10”,
i cili ka ka 4466 faqe, botuar nga Shtëpia Botuese “LOGOS-A”.



“Nexhat Ibrahimi vepra 1-10”, 4466 faqe
Me 28 Maj 2010, pak kohë pas namazit të xhumasë, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare e Universitare të Kosovës në Prishtinë,
u bë promovimi i kompletit “Nexhat Ibrahimi vepra 1-10”.
Promovimi i kompletit “Nexhat Ibrahimi vepra 1-10”, të cilin e organizuan Bashkësia Islame e Kosovës dhe Shtëpia Botuese Logos-A,Shkup, filloi n’ora 16:15, me këtë renditje:
1. Prof. Fitim Flugaj – Mbajti fjalën e hapjes.
2. Mulla Mastafë Dervisholli – Këndoi pjesë nga Kur’ani i madhërishëm
3. Mr. Naim ef.Tërnava, Myftiu i Kosovës, mbajti fjalën e rastit.
4. Mr. Qemajl Morina, veprimtar i shquar, ishte referuesi i parë,
i cili, kryesisht foli rreth biografisë dhe veprimtarisë së Prof. Nexhat Ibrahimit.
5. Mr. Sabri ef.Bajgora, Kryeimami i Kosovës, referuesi i dytë,
foli gjërësisisht rreth veprimtarisë së Prof. Nexhat Ibrahimit.
6. Adnan Ismaili, Drejtor i Shtëpisë Botuese Logos-A, nga Shkupi, ndër të tjera, tha se: “Kompleti “Nexhat Ibrahimi vepra 1-10”, doli në 50 vjetorin e lindje së autorit dhe në 10 vjetorin e daljes së autorit-Nexhat Ibrahimit, nga burgjet e Sërbisë, gjithashtu falënderoi Myftiun e Kosovës, Mr. Naim ef. Tërnavën, si edhe Edi Agagjyshin, disenjatorin e kompletit, që është vërtetë madhështor.
7. Prof. Nexhat Ibrahimi, autori i kompletit, pakëz i emocionuar, përshëndeti dhe falënderoi pjesëmarrësit në këtë promovim, në veçanti, Mr. Naim ef.Tërnava, Myftiun e Kosovës, referuesit, Mr. Qemajl Morinën dhe Mr.Sabri ef. Bajgorën, Kryeimamin e Kosovës, falënderoi organizatorët Bashkësinë Islame të Kosovës dhe Shtëpinë Botuese Logos-A, si edhe recensentët: Dr. Ismail Bardhi, Dr. Metin Izeti, Dr. Qani Nesimi.
Prof. Nexhat Ibrahimi në fjalën e tij, rrjedhshëm, me oratori, ndër të tjera, foli me një vështrim kritik, rreth Islamit në përgjithësi, rreth besimtarëve shqiptarë në veçanti, që mund t’i përmbledhim me një fjali: ” Qysh jemi, ashtu punët i kemi…”
Për këtë promovim - kishte mjaft interesim, kjo dëshmohet me
amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare e Universitare të Kosovës në Prishtinë, i cili ishte mbushur përplotë me dashamirë të librit, të diturisë, të kulturës islamike-shqiptare, djelm e vajza, studentë e pedagogë, akademikë, si prof.dr. Pajazit Nushi, dhe qytetarë të ardhur nga Shkupi, Prizreni, Gjakova dhe nga mbarë Kosova…
Pasi përfundoi promovimi, për rreth gjysmë ore vazhdoi kokteli, bisedat dhe urimet për kompletin e Prof. Nexhat Ibrahimit…
Kush është Nexhat Ibrahimi?

NJË PROMOVIM QË SOLLI FRYMËZIM 27976432263675239154565


Prof. Nexhat Ibrahimi

Lindja, shkollim dhe edukimi

Nexhat Ibrahimi lindi me 10 Qershor 1960 në katundin Zgatar të Opojës, në rrethin e Prizrenit.
Në katundin Zgatar të Opojës ka lindur në vitin 1821 Haxhi Ymer Prizreni, një nga figurat kryesore fetare-kombëtare të historisë shqiptare; një personalitet me njohuri të thella fetare, letrare, pedagogjike, filozofike, ushtare, politike…

Ymer Prizreni (1821-1887)
Ka qenë hoxhë, imam, myderriz, professor, myfti, haxhi, sufi, shejh, udhëheqës shpirtëror i tarikatit Nakshibendi-Uvejsi…
Ka qenë përfaqësues i Sanxhakut të Prizrenit në Kuvendin Osman në Stamboll…
Ka qenë udhëheqësi ideor e drejtuesi kryesor i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881), organizata politike-ushtarake shqiptare, e cila e zgjoi vetëtijen kombëtare…
Nexhat Ibrahimi pasi kreu mësimet fillestare, në vitin 1974 resgjistrohet në Medresenë “Alauddin”, në Prishtinë, ku ishte ndër nxënësit më të shquar, më të dalluar, ku sa kishte filluar me shkruar...
Në vitin 1980, regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë, ku diplomoi me 24 Tetor 1984.
Gjatë studimeve, në vitin 1981, kur shpërthyen demonstratat në Prishtinë, Nexhat Ibrahimi u arrestua, u dënua dhe vuajti dënimin prej 63 e diteve në Burgun Qendror të Sarajevës.
Akuza ishte: “Irredentizmi shqiptar dhe klero-nacionalizmi, shfrytëzimi politik dhe ekonomik i Kosovës nga Serbia, e drejta e studentëve për demonstrata, Kosova Republikë, etj”.

Diplomimi, shërbimi dhe burgimi

Nexhat Ibrahimi diplomoi me 24 Tetor 1984 në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë. Në vitin 1990, në Kuvendin e Shoqatës së Ulemave në Prishtinë, u zgjodh për anëtar të Kryesisë së Shoqatës së Ulemave të Kosovës në Prishtinë, por aty, menjëherë, Kryesia e Shoqatës së Ulemave të Kosovës, njëzëri e zgjodhi për kryetar.
Në vitin 1991, në Kuvendin e Bashkësise Islame të ish-Jugosllavisë, në Sarajevë, u zgjodh anëtar i Rijasetit të Bashkësise Islame të Jugosllavisë, me qendër në Sarajevë, por që përfaqësonte Bashkësinë Islame të Kosovës.
Me 14 Dhjetor 1992, në Prizren, Nexhat Ibrahimi u arrestua në krye te grupit politik ilegal, i njohur në atë kohë si “afera e hoxhallarëve.”
Në këtë “aferë të hoxhallarëve”, Nexhat Ibrahimi u dënua me 8 vjet burg.
Në vitin 1994 nga burgu i Prizrenit u transferua në burgun e Dubravës së Istogut, ku u vendos në izolim, rreth tre muaj në mbikqyrje të veçantë, për të vazhduar për tre muaj të tjerë, përsëri në mbikqyrje të veçantë...
Në vitin 1999, në muajin maj, pasi u bombardua Burgu i Dubravës nga forcat e NATO-s, kurse forcat paramilitare, policore serbe bënë masakra mbi të burgosurit shqiptarë, ku vranë mbi 200 të burgosur, , ata që shpëtuan, në fillim të muajit qershor 1999 u dërguan në Serbi, kurse Nexhat Ibrahimi, me 17 të burgosur të tjerë, u dërgua në Burgun e Qarkut të Zajeçarit.
Në burgun e qarkut të Zajeçarit, Nexhat Ibrahimi qëndroi burrnisht në izolim, me pakëz ushqim...
Me 15 Dhjetor 1999, pas shtatë vitesh e një dite burg të rëndë, Nexhat Ibrahimi u lirua, me disa të burgosur shqiptarë dhe nën përcjelljen e organizatës “Kryqi i Kuq Ndërkombetar”, u sollën në Prishtinë...
Me 1 shkur të vitit 2000, Nexhat Ibrahimi filloi sërish punën në Këshillin e Bashkësise Islame, në Prizren...

Krijimtari – që do shënohet në histori

Pas daljes nga burgu, që lënë pasoja e probleme shëndetësore, ai me gjithë këtë, më shumë përkushtim vazhdoi me shkrime dhe botime, duke dhënë një kontribut të shkëlqyer, jo vetem në shtypin fetar Islam, por edhe në atë laik, periodik, si në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje, Maqedoni, etj.

Bashkëpunimi me gazeta

Ai ka bashkëpunuar e botuar në gazetat dhe revistat e njohura si: Gazeta “Besa”, Prizren, “Besimi”, Prizren, “Drita islame”, Tiranë, “Besimtari”, Shkodër, “Impakt”, Tiranë, “Epoka e Re”, Prishtinë, “Elif”, Podgoricë, “Koha Jonë”, Tiranë, “Rilindja”, Prishtinë, “Preporod”,Sarajevë, etj.

Bashkëpunimi me revista

Përveç gazetave të lartëpërmendura, Nexhat Ibrahimi ka bashkëpunuar e bashkëpunon me shumë revista, disa prej të cilave janë: “Edukata Islame”, Prishtinë, “Dituria Islame”, Prishtinë, “Etika”, Shkodër, “Familja”, Tiranë, “Fjala”, Prishtinë, “Jeta e Re”, Prishtine, “Globi”, Shkup, “Glasnik”, Sarajeve, “Hëna e Re”, Shkup, “Impakt”, Tiranë, “Flaka”, Shkup, “Mendimi Islam”, Prizren, Tirane – Prizren, “Nacional” – Tetove, “Mendimi Islam”, Tiranë, “Nur ul-Kur’an”, Prishtinë, “Studime Orientale”, Prishtinë, “Takvimi”, Prishtinë, Prishtinë, “Vjetari” i Arkivit të Kosovës, Prishtinë, “Univers”, Tiranë, “Vepra”, Shkup, “Takvimi”, Shkup, “Frymëzimi” Gjakovë, etj. etj.
Përveç kësaj veprimtarie publicistike, me shkrime, studime të ndryshme, Nexhat Ibrahimi ka përkthyer e botuar mbi 90-të vepra të zhanreve te ndryshme, ka shkruar e botuar mbi 30 vepra autoriale,
ka marrë pjesë në shumë simpoziume, konferenca të ndryshme shkencore, brenda dhe jashtë Kosovës...


Pasqyrë e veprave të botuara:
1990:
1. N. Ibrahimi, Shkolla juridike hanefite, Prizren, 1410 / 1990, fq.78. (separat)
2. N. Ibrahimi, Suzi Prizrenasi – dijetar e bamirës i shek. XV-XVI, Prizren, 1410/1990, fq.36. (separat)
3. N. Ibrahimi, Muslimanët në Ballkan në periodën paraosmane, Prizren, 1410/1990, fq. 34. (separat)

1992:
4. N. Ibrahimi, Aspekte islame, Prizren, 1413/1992, fq. 108.
5. N. Ibrahimi, Tre hadithe me përkthim e komentim, Prizren, 1413/ 1992, fq. 40.

1997:
6. N. Ibrahimi, Kontaktet e para të Islamit me popujt ballkanikë në periudhën paraosmane, Shkup, 1997, fq. 102. Libri i njëjtë por me titull tjetër: N. Ibrahimi, Islami në Ballkan para shekullit XV, botimi II, Prizren, 1421/2000, fq. 102.

1998:
7. N. Ibrahimi, Shkolla juridike hanefite dhe karakteristikat themelore të doktrinës së saj, Shkup, 1998,fq.162.; Bot. II, Prizren, 1421/2000.
8. N. Ibrahimi, Islami në trojet iliro-shqiptare gjatë shekujve, Shkup, 1998, fq. 300; botimi II, Shkup, 1999, fq. 300; bot. III, Prishtinë, 2000, fq. 300.

2000:
9. N. Ibrahimi, Paragjykimet ndaj Islamit gjatë shekujve, Prizren, 1421/2000, fq. 18.
10. N. Ibrahimi, Imam Ebu Jusufi dhe Imam Muhammedi, Prizren, 1421/ 2000, fq. 62.

2001:
11. N. Ibrahimi - Përgatiti, shkroi dhe përktheu, Mevludi në gjuhën shqipe, Prizren, 2001/1422, fq. 150.

2003:
12. N. Ibrahimi, Islami dhe muslimanët në tokat shqiptare dhe në Ballkanin mesjetar (sh. IX-XIV), Shkup, 2003/1424, 145 fq.

2004:
13. N. Ibrahimi, Dimensione kur’anore, Shkup, 2004, fq. 78.
14. N. Ibrahimi, Islami dhe kriza e identitetit, Shkup, 2004, fq. 178.
15. N. Ibrahimi, Aspekte të marrëdhënieve islamo-kristiane në Mesjetë, Prishtinë, fq. 67.

2005:
16. N. Ibrahimi, Kronologji e historisë islame dhe e popujve muslimanë në botë, Prishtinë, 2005, 156 fq.
17. N. Ibrahimi, Imami dhe xhemati, Shkup, 2005, 44 fq.
18. N. Ibrahimi, Bazat e etikes islame, Shkup, 2005, 240 fq.

2006:
19. N. Ibrahimi, Islami si provokim global, Shkup, 2006, 370 fq.

2007:
20. N. Ibrahimi, Imam Ebu Hanifeh dhe Imam El-Maturidiu perla te akaidit islam, Prishtinë, 2007, fq. 47.
21. N. Ibrahimi, Suksesi i garantuar – Edukimi i drejtë, Prishtinë, 2007, fq. 72.

Pasqyrë e veprat të përkthyera:
1983:
34. Ebu Hanife, Kitab‘ul-vasijjeh, Prishtinë, 1983,
(Edukata islame).
1984:
35. Ebu Hanife, Fikh‘ul-ekber, Prishtinë, 1984, (Edukata islame).
1985:
36. Imam El-Maturidiu, Traktati mbi besimin islam, (me koment), Prishtine, 1985-1986, Edukata Islame.
1986:
37. Imam El-Gazaliu, Ballsami i lumturisë, fq. 50. (I botuar në disa revista).
1987:
38. M. Mahmud, Prej dyshimit deri në besim, Prishtinë, 1987, fq. 114; Disa botime.
1988:
39. Muhammed A. Draz, Agjërimi i ramazanit, Prishtinë, 1988, fq. 62: Disa botime.
1989:
40. El-Mevdudi, Muhammedi a.s dhe Kur’ani i shenjtë, Prizren, 1409/1989, fq. 120.
41. Imam En-Nesefiu, Akaidi i Nesefiut, (me koment), Prishtinë, 1989, (Edukata islame).
1990:
42. Et-Temimi, Parimet e besimit islam, (bashkëpërkthyes), Prizren, 1410/ 1990, fq. 24.
43. M. Mahmud, Dialogu me mikun ateist, Prishtinë, 1990, fq. 164. Disa botime.
44. M. Ikball, Poezi te zgjedhura, bashkeperkthyes, Prizren, 1410/1990, fq. 36.
45. Vexhi Demiraj, Filozofet muslimane, Prizren, 1410/1990, fq. fq. 64.
46. En-Neveviu, Dyzet hadithe, Prizren,1410/1990, fq.102. Disa botime.
47. Gjozo, Mbi varrin e Muhammedit a. s., Prizren, 1419/1990, fq. 22.
48. Sharofi, Edukata fetare e morale, I, Prizren, 1410/1990, fq. 23. Disa botime.
49. A. Izetbegoviq, Islami sot dhe neser – Deklarata islame, Prizren, 1411/1990, fq. 77; Disa botime.
50. A. Izetbegoviq, Kundërthëniet e Marksit dhe dështimet e marksizmit, Prizren,1410/1990, fq.8.
1991:
51. Imam El-Gazaliu, Rruga deri në shpëtim, (me koment), Prizren, 1411/1991, fq. 62.
52. Ramiq, Hutbe te zgjedhura të Muhammedit a.s., bashkëpërk., Prizren, 1411/1991, fq. 126.
53. Kaleshi, Kontributi i shqiptarëve në diturite islame, Prizren, 1411/1991, fq. 120.
54. R. Garodi, Islami dhe kultura, Sarajevë, 1411/1991, fq. 166.
55. Imam En-Nesefiu, Akaidi i Nesefiut, (me koment), Prishtine, 1989, (Edukata Islame).
56. Imam El-Gazaliu, Ballsami i lumturisë, fq. 50. (I botuar në disa revista).
57. M. Mahmud, Prej dyshimit deri në besim, Prishtinë, 1987, fq. 114; Disa botime.
58. Muhammed A. Draz, Agjerimi i ramazanit, Prishtinë, 1988, fq. 62: Disa botime.
1992:
59. F. Sheta, Martesa islame, bashkëpërkthyes, Prizren, 1992, fq. 22.
60. En-Neveviu, Dyzet hadithe dhe shtojca e Ibni Rexhebit, Shkup, 1413/1992, fq.126.
61. M. Abdulvehhab, Tre themelet dhe argumentet e tyre, Shkup, 1992, fq. 36.
62. Jasini në transkriptim e përkthim shqip, Prizren, 1413/1992, fq. 64.
63. Ulfe Azizussamed, Islami dhe Krishterizmi, Prizren, 1412/1992, fq. 78. Disa botime.
64. Imam Homeini, Mesazhi drejtuar M. Gorbaçovit, Prizren, 1992, fq. 24.
1993:
54. Izetbegoviq, Deklarata islame, Shkup, 1413/1993, fq. 70. Disa botime.
1995:
55. El-Mevdudi, Sistemi i jetës në Islam, Prizren, 1415/1995, fq. 68.
1996:
56. En-Neveviu, Rijad‘us-salihin, bashkëpërkthyes, Shkup, 1996, fq. 645.
57. Grup autoresh, Jeta familjare islame, Prizren, 1416/1996, fq. 96.
58. K. Silajxhiq, Texhvidi (bashkëpërkthyes), Prizren, 1416/1996, fq. 48.
59. En-Neveviu, Rijad ‘us-salihin, bashkëpërkthyes, Shkup, 1996, fq. 645. Disa botime.
1997:
60. M. Mahmud, All-llahu xh. sh., Tetovë, 1997, fq. 82. Botimi II, Prizren, 1421/2000, fq. 82.
61. El-Behij, Imani – besimi në All-llahun xh. sh., Shkup, 1418/1997, fq. 116. Botimi II, Prizren, 2000/1421. fq. 116.
62. M. Hanxhiq, Hyrje në shkenën e tefsirit, Shkup, 1997, fq, 70.
63. M. Hanxhiq, Hyrje në shkencën e hadithit, Shkup, 1997, fq. 66.
64. Corbin, Historia e filozofise islame, I –II, Shkup, 1997, fq. 446.
1998:
65. A. Bulaq, Islami dhe demokracia, teokracia e totalitarizmi, Shkup, 1419/1998, fq. 220.
2000:
66. Si ta njohim artin islam, Prishtinë, 2000, fq. 64.
67. Gj. Shushnjiq, Fuqia dhe pafuqia e shkencës në kritiken e religjionit, Prizren, 2000, fq. 46.
68. Muslimani i vogel, I, Prizren, 2000, fq. 50. (për fëmijë)
69. Muslimani i vogel, II, Prizren, 2000, fq. 50. - - - - - -
70. Muslimani i vogel, III, Prizren, 2000, fq. 50. - - - - - -
71. Muslimani i vogel, IV, Prizren, 2000, fq. 62. - - - - - -
72. Ibn Hazmi, Sherimi i shpirtrave, Prizren, 2001/1421, fq. 93.
73. Muharrem Omerdiq, Përçarja dhe pasojat e saj, Prizren, 2001/1421, fq. 43.
74. Hasan Kaleshi, Sofi Sinan-pasha dhe xhamia e tij, Prizren, 1422/ 2001, fq. 34.
75. N. Ibrahimi - Përgatiti, Mevludi shqip, Prizren, 2001/1422, fq. 150.
76. Andrew Rippin, Historiku i tefsirit të Kur’anit, Prizren, 2001, fq. 38.
77. Hutbeja lamtumirëse e Muhammedit a. s., Prizren, 2001, fq. 20.
2002:
78. Muhammed Asad, Islami në udhëkryq, Prizren, 2002/1423, fq. 117.
79. Grup autoresh, E vërteta rreth vehabizmit dhe vehabistëve, Tetovë, 2002/1423, fq.76. Bot. II, Prizren, 2002/1423, fq.75.
80. Ahmed Fuad El-Ehwani, Filozofia islame, Prizren, 2002, fq. 156.
2003:
81. En-Nesefij, Besimi islam sipas Imam En-Nesefiut, Prizren, 2003, fq. 88.
82. Muhammed Asad, Rruga për në Meke, Shkup, 2003, fq. 503.
83. Imam Maturidiu, Jeta, vepra dhe mësimi, Prishtinë, 2003, fq. 96.
84. N. Smailagiq, Halifet besimdrejtë, Prizren, 2003, fq. 40.
85. M. S. Kayani & H. Murad, Djaloshi guximtar - Aliu r. a., Prizren, 2003, fq. 28.
86. Imam Nevevi, Rijadus-salihin, ribotim, Shkup – Prishtinë - Tiranë, 2003, fq. 506.
87. Haki Sharofi, Edukata fetare dhe morale, ribotim, I-II, Shkup, 2003, fq.
2004:
88. Ser Thomas W. Arnold, Historia e përhapjes së islamit, Prishtinë, 2004, fq. 501.
2005:
89. N. Ibrahimi, Fikh’ul-ekber – parathënia, përkthimi dhe komentimi, Prishtinë, 2005, 120 fq.
2006:
90. Ibn Tejmijje, Kitab ‘ut-tewhid (Monoteizmi islam), Prishtinë, 2006, fq. fq. 80.
91. Mid’hat Shamiq, Si shkruhet vepra shkencore, Shkup, 2006, fq. 350.
92. Muhammed Ikball, Ripërtëritja e mendimit fetar në islam, Shkup, 2006, fq. 240.
2007:
93. Seid Ramadan, E drejta islame – Burimi dhe zhvillimi, rreth fq. 220.
2008:
94. Grup autoresh, Fundamentalizmi islam - ç’ështe ky?, rreth fq. 280.
95. N. Ibrahimi, Vepra të zgjedhura të Imam Vehbi Ismailit, 1-27, Shkup, 2009.

Përveç gjithë këtyre veprave, Nexhat Ibrahimi ka të gatshme për botim edhe rreth 50 vepra të tjera, autoriale dhe të përkthyera. Fjalët e mija janë të tepërta, to kota, sepse Nexhat Ibrahimin e njeh tërë bota…!
Sot, Nexhat Ibrahimi është në moshën 50 vjeçare, por, mjerisht, për shkak të paragjykimeve, ende i injoruar nga bota intelektuale shqiptare….!


Mexhid YVEJSI,

Gjakovë, 29 Maj 2010
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
NJË PROMOVIM QË SOLLI FRYMËZIM
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Frymëzim në errësirrë nga Tahir Bezhani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: