| Frymëzim në errësirrë nga Tahir Bezhani | |
|
|
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Frymëzim në errësirrë nga Tahir Bezhani Fri Feb 27, 2009 6:12 pm | |
| TAHIR BEZHANI
1. FRYMËZIM NË ERRËSIRË
Redaktor:___Din Mehmeti
Recensent________________
TAHIR BEZHANI
1. FRYMËZIM NË ERRËSIRË
Redaktor:___Din Mehmeti
| |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Frymëzim në errësirrë nga Tahir Bezhani Fri Feb 27, 2009 6:13 pm | |
| FRYMËZIM NË ERRËSIRË
Prit këngë
Mos nxito!
Jashtë është mjegull,
Errësirë!...
Brenda lëkurës këndo
Mos nxito
Jashtë bënë mot i keq,
Me acar e stuhi.
Rrugëve të misterta
Edhe ajri është helmuar
KËNGË E ZJARR
Këngë e zjarr
Lot e mall
Peshë
Në shpirtin tim
Nga zemra e pëlcitur
Këngë e kuqe
Këngë e bardhë
Mall i djegur
Në bebëzat e mija
Kaltërsive mallëngjyese
Zjarr | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Frymëzim në errësirrë nga Tahir Bezhani Fri Feb 27, 2009 6:14 pm | |
| KËNGË E PËRMALLSHËME
Në zjarrishten time
Këngë e mallë
Flakë ndizet Oqeani
Shpirti imlodron fushave
Yjet lartrë heqin valle | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Frymëzim në errësirrë nga Tahir Bezhani Fri Feb 27, 2009 6:14 pm | |
| QETËSI NATE
Frymëmarrje e rënduar
Ndiej çapitjet nën lëkurë
Brejtësit e kohës
Në shpirtin e trazuar
Hëna hapë e mbyllë sytë
Në retë e llastuara
Hapësirës pa fund
Yjet rrapëllojnë në lëvizje
Vallën nuk e mbarojnë…. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Frymëzim në errësirrë nga Tahir Bezhani Fri Feb 27, 2009 6:15 pm | |
| SKELETI
Arkeologët mihën token
Për të gjetur skelete njerzish
Diku poshtë gjeten
Një fyell prej ashti
Që ka ligjëruar
Luftërave të përgjakshme
Jehonë e breznive
Në rrugëtim të gjatë
Nëpër të carat e shkëmbinjëve
Për tokë qiell e Diell
Shkurt,2008
STUHITË
Kur deti trazohet
E fryjnë erëra me stuhi
Valët thehën në shkëmb
Shkëmbi mbetët shkëmb
Në vendin e tij….
Dielli ia lëpinë plagët
Ia thithë djersët
Deri në amëshim | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Frymëzim në errësirrë nga Tahir Bezhani Fri Feb 27, 2009 6:15 pm | |
| BUKURI E ZEZË
Errësira më shpon
Thellë në shpirt
O si ta mbyll plagën
Që rrjedh
Brenda shkëmbit
Bukuri e zezë
Gjakovë,
Tetor,2005
LOTËT E DHËMBJËS
Nga dhimbjet
Lotët pikojnë
Si plumba shpojnë
Deri në palcë
Rëndojnë si tërmetet
Djegin si vullkanet
Por një ditë do të jesh
Pa lot në sy toka ime
Një ditë kur dielli
Do t’i rreshkë sytë
Dhe nuk di atëherë
A do të kenë forcë lumenjt
Ta shpërlajnë shpirtin tim
Ta shuajnë etjen time
ME MJEDEN
Në një dhomë të vogël
Jeta kalon si në skëterrë
Në dritare
Një zog troket me sqep
Jashtë acar fortunë dimërore
Zogu cicërron pikllueshëm
Levizë e përgjon
Ndoshta troha buke
Ndoshta rreze të ngrohta
Nga Mjeda kërkon | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Frymëzim në errësirrë nga Tahir Bezhani Fri Feb 27, 2009 6:16 pm | |
| GURI I VETRMUAR
Një gur i vetmuar
Buzë rruges qëndron
Herë i ngrirë
Herë i shkrirë
Nëpër të egrat stuhi
Gjëmon,vetëm gjëmon
Dënesë thellësive të shekujve
E gjak pikon
Por pikat s’I shihen kurrë
I RREBELUARI
Natën nuk më zë gjumi
Shpirti më shpërthen
Në dallgë
Betejave pa fund
Me kohën time
Herë bëhem hi
Herë fanar drite
Beteja s’mbaron kurrë
Natën nuk më zë gjumi
Pesha e kohës më dërmon
Mua të rebeluarin.
Korrik,2005
Gjakovë
HESHTJA ËSHTË ZJARR
Rrebeshe idesh më ndrydhin
Tërë natën
Vargje që më nguylfasin prore
Rrugë e ngusht laringut tim
Heshtja është zjarr
Vaji plot dridhje
Puhija e mbrëmjës
Ndezë epshet e dalldisura
Emocionet shpërthejnë
Stuhi përmbrenda
Gjakovë,
Korrik,2006
SFIDË
Rrapëllimë,
Hingëllimë kuajsh
Në kokën time
Ditë e natë
Pa ndërprerë
Luftë…..
Në hije të hënës
Tinzisht
Përgëdhelen mendimet
Rreziten me mallin përvlues
E unë
Rri zgjuar
Si I rrebelues
Në vargun që më ndrydhë
Rrathëve të jetës
Dhe të kohës
Që më kafshon
Si një kafshë e tërbuar
Gjakovë,
Qërshor,2005
TETUAZH KOHE
Kur gjurmët thellohen
Nën lëkurën e vrugnuar
Nga qëndisjet me gjilpëra
Tetuazh i dhunës
Reprizë e kujtesës nëpër shekuj
E shoqëruar me dhëmbje
Që shpon e djeg
Gjakovë,
Maj,2005 | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Frymëzim në errësirrë nga Tahir Bezhani Fri Feb 27, 2009 6:18 pm | |
| POETI S’HESHT
Mos hesht poet
Kur fryjnë stuhitë
Brenda lëkurës sate
Mos hesht
Kur zjarri shkrumon
Gjitëshka rreth teje
Mos hesht
Edhe nëse bjeshkët
Rrënohen mbi ty
Mos hesht
Edhe nëse të vejnë
Në trekëndsh
Mos hesht
Ti je poet
Sy I dritës
Gjakovë,29.06.2006
DRITARJA IME
Në kullën e rrënuar
Shihet një dritare e vogël
E heshtur dhe e vetmuar
M’i kujton këngët
E dalldisura nëpër kohë
Rrugët e ngushta
Nëpër flakë pushkësh
Gjurmë në hirin
E trollit tim
Dritarja ime e vogël
Mallë e zjarri im
Gjakovë,tre janar,2008
P O R O S I
P O R O S I
Mbi varrin tim
Ngule thellë
Gurin e kujtimeve
Në dheun e tokës
Le të flijnë në mua
Vuajtjet,
E dashuria të pëlcet
Luginave përmallshëm
Le të shkrihet kënga
Në rreze dielli
Gjakovë,23.janar,2008
MOS PIKTURO NËSE NUK TË DHËMB SHPIRTI
Mos më portretizo
Nëse nuk kupton lotët
Fytyrës sime të zbehtë
Miku im piktor
Mos më pikturo
Nëse nuk të dhëmb
Shpirti
Në trollin tim shekullor
Më shiko nga jasht
E lexom nga Brenda
Miku im piktor
Gjakovë,15.03.2008
MOS BËNI PAZAR
Monedhë për kusur s’është
Tokai me.
E mbuluar me gjak,
Mbushur plot varre
Plot eshtëra
Si xixa stralli
Mos bëni pazar
Si më pare
Lugetër të kësaj Epoke
Gjakovë,korrik,2007
MALI
Mjaft druj ka mali
Të hollë,
Të trashë,
Shkozë e lajthi
Por jot ë gjitha
Nuk mbulojnë qati !....
Gjakovë,maj 2006
KUR LEHË QENI
Qeni,thone,është besnik
E njeh zojen
E të zonë e shtëpisë
Tri here në ditë
Zërin e ndërron,
Kur është natë
Bishtin nën këmbë
Kur është ditë
Kërkon me ngrënë
Hesht kur ujku
Pranë shpisë kalon
Her te porta,
Her te pragu
Ulërinë…Ulërinë
Megjithate
Qeni qen është.... | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Frymëzim në errësirrë nga Tahir Bezhani Fri Feb 27, 2009 6:20 pm | |
| BRENDA VETËS
Brenda vetës
Në heshtje
Fërkohet gëzimim i nximë
Nëpër eshtrat
E shekujve të ngrirë
Shkurt,2008
P E SH Ë K O H E
BARRË KOHE
E ka të rëndë poeti
Kur kënga e tij
Shpërthen si dallgë
Plot zjarr
E buza i pikon gjak
Nga fjala në fjalë
Të rëndë e ka poeti
Barrën e kohës
Që e bartë në shpirt
Rrugës së gjuhës
Nëpër zjarr e flakë
Gjakovë,
29.06.2006
A N I J A
Arrinë nga large Anija
Si një fëmijë bonjak i lodhur ,
Valëve me fortunë
Oqeaneve e deteve pa fund
Ngarkuar me shpresa,
Premtime,
Luftëra e gjakime
Mbushur me politikë e trillime
Ujrave të botës
Anija e lodhur
Pushon
Në skelen shekullore
Konopët lidhur për trupin tim….
Gjakovë,maj,2006
V
Vetëm vuajtje
Vaje,
Varfëri,
Vrasje,
Varre,
Vajtime,
Vërbëri…..
Është ngopur
Toka ime
Padrejtësi !...
Gjakovë,korrik,2005
KOHA NUK MATET ME SY
Koha është reprizë
E shekujve me acarë
Erërave me stuhi
Plot dhëmbje
Që shpon e djeg
Në damarë.
Gjakovë 2004 | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Frymëzim në errësirrë nga Tahir Bezhani | |
| |
|
| |
| Frymëzim në errësirrë nga Tahir Bezhani | |
|