| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
+26Kostandin EDI.RAMA Lumo NIPIIXHAXHIT kaqurrelja fatlum Sportisti Alex78 Mixha Selim Delia detektivi BashKom Sofra Medalim Atdhetari Xhevati istogalia ...... voglushja tosybell arberia Ramizi xhiti Driniiiii petritkola xhema 30 posters |
|
Autori | Mesazh |
---|
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jun 26, 2010 11:41 pm | |
| Të përndjekurit: Kuvendi të miratojë ligjin e hapjes së dosjeve të Sigurimit
TIRANE – Lajmifundit – Drejtori i Institutit Kombëtar të Integrimit të të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka i ka bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë... | |
|
| |
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Jun 27, 2010 6:54 pm | |
| Raporti sekret i SHISH: Mafia e tre shteteve kontrollon Shqipërinë |
Mafia izraelite synon tregun e lojërave, ndërsa ajo kalabreze pastron para
Disa ditë pas seancës dëgjimore në Komision e Sigurisë Kombëtare, Partia Socialiste rrëfen sekretet e raportit të Shërbimit Informativ Shtetërorë në lidhje me veprimtarinë njëvjeçare. Socialistët theksoi se shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror Bahri Shaqiri në raportimin e tij ditën e mërkurë në Komisionin e
Sigurisë ka rrëfyer rrezikun që i kanoset shoqërisë shqiptare nga mafiet italiane, ruse dhe izraelite. Deputeti socialist Erjon Braçe zbardhi përfundimet e hetimit te SHISH, sipas të cilit mafia e huaj po pastron para në kazino, në operacione të ndërlikuara bankare dhe me tregtimin e mallrave të ndryshëm. Braçe theksoi se grupet kriminale napolitane, kanë synuar të investojnë në Shqipëri në drejtim të ngritjes, apo blerjes së kazinove. Braçe theksoi gjithashtu se Shqipëri është në fokusin e investimeve të mëdha nga mafia më e rrezikshme ruse. Por sipas Braçes, më e rrezikshme është mafia izraelite, e cila synon të kontrollojë të gjithë lojërat e fatit në vendin tonë. “Organizata mafioze kalabreze, mbiveprojnë mbi shtetas shqiptarë nga një prej qarqeve më të rëndësishme dhe më të pasura të Shqipërisë. Grupet kriminale napolitane, po shprehin dëshirën të investojnë në Shqipëri në drejtim të ngritjes, apo blerjes së kazinove. Informacione të shumta të mbërritura dëshmojnë se Shqipëria është tashmë në fokusin e investimeve të dyshimta ruse. Konfirmohet interesimi për blerjen e tokave në bregdet dhe zonave të ndryshme turistike gjithashtu. Disponohen të dhëna se elementë të krimit të organizuar izraelit po synojnë tregun shqiptar të lojërave të fatit dhe investime në fushën e energjetikes”, tha Braçe.
Narkotrafikantët Më tej, duke iu referuar numrit 1 te shërbimit Informativ Shtetëror, Braçe theksoi se aktiviteti i narkotrafikantëve shqiptare shkon deri në Amerikën Latine. “Disa narkotrafikantë shqiptarë rezident në vendet e Amerikës Latine, po tentojnë të përfshihen në fusha investimesh të rëndësishme në Shqipëri”, vijoi Braçe. Raportimi në Komisionin e Sigurisë nga Bahri Shaqiri u mbajt pa praninë e mediave, por deklaratat e tij duket se dëshmojnë për nivelin e lartë të krimit shqiptar, fakt ky i pasqyruar në shume raporte të organizmave ndërkombëtare. Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri, ka prezantuar para disa ditësh në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare raportin vjetor të veprimtarisë së këtij institucioni. Gjatë fjalës së tij, kreu i SHISH u ankuar për mungesën e fondeve të dhëna nga buxheti i shtetit për veprimtarinë e institucionit që ai drejton. Pasi ka bërë një pasqyrim të punës së SHISH për vitin që shkoi, Shaqiri ka vënë theksin tek mungesa kryesore e financimit në punën operative zbuluese në logjistikë, në mjete dhe infrastrukturë. Sipas shefit të SHISH, shqetësimi kryesor për këtë institucion mbetet mungesa e buxhetit.
Diktimet në Komisionin e Sigurisë Sipas deputetëve socialistë, debatet në Komisionin e Sigurisë gjatë raportimit të kreut të SHIHS, janë fokusuar vetëm te shkurtimin i buxhetit ndaj këtij institucioni. Sipas opozitës problemi kryesor mbetet mosfinancimi i këtij shërbimi inteligjent, i cili reflektohet në efiçencën e punës dhe në sigurinë kombëtare. Mungesa e theksuar e fondeve për operacionet, për një teknologji më të avancuar, për trajtimin e inspektoreve dhe të agjenteve te shish, trajnimin e tyre edhe te pagave, kanë pasur ndikim sipas opozitareve në efikasitetin e punës. Shërbimi Informativ Shtetëror kërkoi në fillim të këtij viti, gjatë ndarjes se zërave në buxhet edhe në komisionin parlamentar ku opozita mungonte në atë kohë shtesë në buxhetin e saj. Asokohe, komisioni i sigurisë dha një pjesë të kërkesave, por nuk i përmbushi të gjitha ato.
|
| |
|
| |
Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Jun 28, 2010 11:48 pm | |
| KolaPetrit keto mafia, apo si ti cuaj jane me aktiv ne Zvicerr, Luksenburg, e UK. Leku eshte lek, dhe secili qe ka ber miliarda per nje kohe te shkurt dihet se me ndershmeri nuk i ka fitu, ai qe punon me nder kurre nuk behet Milioner. Keta njerz le te vin dhe te investoin, ne Shqiperi ashtu si ne Zvicerr qe eshte hap e Banka me lek te ndyr, i krisur une ku ka lek te ndyr. Te psit ndoshta?... Une shpreso qe mose te perseriten gabime e me parshme si me ato firmat piramida, se mjafte e kane mashtru popullin. Besoj se jane mushur mend me te kaluren. | |
|
| |
arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Jun 29, 2010 1:04 pm | |
| o Drini po mos u merr me Petritin se ai nuk po ngopet duke e nxire çdo pune te qeverise shqiptare.Me vjen keq per ate si eshte ky njeri. | |
|
| |
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| |
| |
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Jun 29, 2010 6:23 pm | |
| LAJMI ME I FUNDITFreedom House, raport: Zgjedhjet s'përmbushën të gjitha standardet [url=http://www.shekulli.com.al/2010/06/29/freedom-house-per-shqiperine-zgjedhjet-spermbushen-gjithe-standardet.html][url=http://www.shekulli.com.al/2010/06/29/freedom-house-per-shqiperine-zgjedhjet-spermbushen-gjithe-standardet.html] [/url][/url] Parregullsi në zgjedhje, probleme në numërimin e votave dhe plotësim i disa standardeve, por jo arritje e gjithë standardeve demokratike. Këtë konstaton raporti i... | |
|
| |
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Jun 29, 2010 6:42 pm | |
| Ndryshon moratoriumi, skafet e zyrtarëve lëvizin lirisht, patenta për motorrët e ujit
TIRANE – EKSKLUZIVE - Lajmifundit - Qeveria e Shqipërisë ka bërë disa modifikime në | |
|
| |
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| |
| |
Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Jun 30, 2010 9:47 pm | |
| Une mendoj nje lajm i mire per ne shqiptaret, dhe nje lajm i keq per politikuaj ton qe ju ka mbush koka europ, sikur mos te jetonim ne ne te. Ne keto 10 vite do te Bashkohem. Dhe pastaj te integrohem ne L...Plak ne qoft qe ne keto 10 vitet nuk vdes? | |
|
| |
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Jul 01, 2010 6:25 pm | |
| Banorët s'lejojnë prishjen e shtëpive 3 policë plagosen Kryeinspektori Gjergji Bojaxhi në krye të inspektorëve mbërritën sot paradite në Hamallaj të Durrësit për të prishur rreth 150 ndërtime pa leje në zonë. Nga përplasja mes ndërtimorëve dhe banorëve, mbetën të palgosur 3 policë që shoqëronin inspektorët në detyrën e tyre | |
|
| |
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| |
| |
BashKom Admin
Numri i postimeve : 767 Age : 54 Vendi : Prishtin Registration date : 27/08/2009
| |
| |
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Jul 02, 2010 4:23 pm | |
| Mirupafshim Butrint, mirë se erdhët në Kandaharin e Talibanëve
Nga Richard Hodges | 02/07/2010
Thonë se ç'do vend ka në krye qeverinë që meriton. I meritojnë shqiptarët talibanët? Duke udhëtuar me makinë ndanë "pyllit" të hoteleve të zbrazëta dhe gjysmë të ndërtuara në Sarandë, përgjatë rrugës së re për në Butrint, miqtë e mi amerikanë më pyetën se pse më pëlqente të merresha me arkeologji në Shqipëri.
Nuk kisha kohë t'u përgjigjesha; kishim arritur në Ksamil. Këtu, me qindra shtëpi të shkatërruara, gjysma të dëmtuara, të mbetura si përmendore të një çasti marrëzie të qeverisë. Mund të jenë ndërtime të paligjshme, por t'i shkatërrosh ato në kulmin e sezonit turistik veror dhe në një kohë krize botërore ekonomike, tregon gjithçka duhet të dini për "orientimin bashkëkohor të vendit".
Një nga bashkudhëtarët e mi amerikanë tha thjesht: "Duket si Kandahar këtu". Kaq mjaftonte të thuhej. Bukuria sublime e këtij vendi është kthyer tashmë në temë talljeje ndërkombëtare. Shaka tragjike: "Një vend i administruar nga talibanët...?" Sjellim ndër mend vandalizmin mbi statujat madhështore budiste në Afganistan...
Rruga që tani dhunon ullishtat e Parkut Kombëtar të Butrintit të ngjall thjesht neveri. Është e vështirë të përshkruash mentalitetin e Ministrisë vendase të Kulturës që ka lejuar këtë shkatërrim. Të gjithë që kanë gisht në këtë vandalizëm, do të kenë një vend të caktuar në një listë të gjatë emrash të këqij për Shqipërinë. Miqtë e mi e pëlqyen oazin e Butrintit, të ruajtur deri më sot nga e keqja më e madhe, por nuk kishin asnjë lloj ambicieje për t'u kthyer. S'po përmend këtu mundësinë zero për t'ia rekomanduar Shqipërinë miqve të tyre.
2010 - Fillon tatëpjeta turistike e Butrintit
Brenda Butrintit formulova një listë të plotë të gjendjes së monumenteve atje: - Nuk vazhdon më konservimi i kushtueshëm i Pallatit të Trikonkës - Është hequr skena e drunjtë në teatër dhe nuk është pastruar uji - Janë zbardhur e vjetruar tabelat moderne dhe të kushtueshme të informacionit, dhuruar nga Fondacioni Butrinti - Dritat në muze nuk janë më funksionale (janë djegur llambat) dhe gjurmët e minjve të kujtojnë një nga problemet e administrimit - Tryezat në kafenenë e akropolit janë mbuluar me xhama të thyer.
Kafeneja, sigurisht, është e mbyllur. Ndërsa Fondacioni Butrinti vazhdon një program konservimi dhe administrimi të zonës pyjore në Butrint, një brigadë zanatçinjsh vendas vazhdojnë me zell punën e vet, duke mbrojtur këtë qendër të brishtë arkeologjike poshtë çadrës së zonës pyjore.
"Të paktën të huajt treguakan kujdes" - thanë bashkudhëtarët e mi. Unë u përtypa, duke e ditur se edhe vendasit kujdesen.
Ca më keq, mbi ngushticën e Korfuzit, në kalanë e Ali Pashës që ruan grykëderdhjen e kanalit të Vivarit - një fortesë e studiuar (dhe e botuar vitin e shkuar në revistën ndërkombëtare të Antikitetit) nga një ekip i Universitetit të Granadës, Spanjë, gati po e humbet një nga të katër kullat e saj.
Në strukturën e saj është shfaqur një e çarë e thellë, që zmadhohet rrezikshëm. Ky ledh mbrojtës, i ngritur nga pashai i madh për të penguar britanikët të lundronin drejt Butrintit, është një nga perlat e trashëgimisë kulturore botërore të UNESKOS. Çfarë bëjnë autoritetet e parkut për t'u mbrojtur nga ky makth?
Çfarë ka bërë Ministria e Kulturës? Mund ta merrni me mend? Si mundet që qeveria shqiptare tregon aq pak kujdes për kalanë, Butrintin apo madje edhe vetë UNESCO-n? Butrinti pati vitin e shkuar më shumë se 50.000 turistë, apo 75,000 po t'i besosh përllogaritjeve të Fondacionit Butrinti.
Duke e shumëzuar këtë shifër me pagesën prej 5 eurosh për hyrje, të ardhurat e Parkut kapin një shumë prej 250,000 apo 350,000 eurosh në vit. Duke e ditur së pagat e stafit kapin një shumë prej 25,000 eurosh, ku shkon pjesa që mbetet? Sigurisht, jo në Butrint.
Ajo shkon në mbështetje të qeverisë shqiptare që ka lejuar ndërtimin e një rruge të re në park dhe hedhjes në erë të ndërtimeve pa leje. Padyshim që këto të ardhura paguajnë rrugëndërtuesit në mënyrë që Butrinti më pas të rrethohet nga vilat e miqve të qeverisë. Bashkudhëtarët e mi amerikanë psherëtinë të lehtësuar kur mbërritën në Greqi dhe vazhduan ta quajnë Butrintin, Kandahar, më pas udhëtuan për në Turqi dhe që aty në Gjeorgji dhe Armeni. "Një herë në Shqipërinë e Talibanëve, - thanë ata, - është mjaft. | |
|
| |
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Jul 02, 2010 4:24 pm | |
| Plagët e zeza të Jugut Pas pesë vjetësh kthehesha në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës ku dikur kishim xhiruar për filmin dokumentar "Gji i kaltër, gji... | |
|
| |
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Jul 02, 2010 6:22 pm | |
| http://english.aljazeera.net/programmes/peopleandpower/2010/06/201062125053184273.html | |
|
| |
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| |
| |
Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jul 03, 2010 12:56 am | |
| KolaPetrit c'ube me Topin, pse nuk po shkon ne Strasburg...? Mua me pelqeu reagimi i ti, se keta te tjeret te gjithe servila te EU. | |
|
| |
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jul 03, 2010 4:55 pm | |
| Topi eshte kot. Topi eshte nje pesionist i lindur. | |
|
| |
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jul 03, 2010 5:14 pm | |
|
Dëshmia: Mediu dhe Pinari ulën çmimin e municioneve për Delijorgjin dhe Diverolin |
E Shtune, 03 Korrik 2010 00:00 |
Ylli Bregu: Firma Meiko kërkoi uljen e kostos dhe çmimit në favor të kompanisë AlbaDemil
Abuzimi me çmimet e lëndës së parë që do ti shitej firmës AlbaDemil kanë qenë në qendër të seancës së djeshme gjyqësore të procesit Gërdecit. Tashmë organi i akuzës është përqendruar në vërtetimin e akuzës së trafikut të paligjshëm të |
|
| |
|
| |
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jul 03, 2010 5:22 pm | |
| https://www.youtube.com/watch?v=FMKMkRVPpSw | |
|
| |
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jul 03, 2010 9:52 pm | |
| PD-ja me dy levizje te saj per hetimin e maskares se Tivarit dhe amnistine fiskale ja ka vendos koken e PS-se ne mors dhe po ja e shtyp. PS-ja nuk don hetimin e maskares se Tivarit se del lidhja e PPSH-se dhe kerkon amnisti fiskale sepse ka vjedhur. As per njeren dhe as per tjeteren ajo nuk po guxon te flasi. Berisha i thote ne kete menyre ne jemi nje. E me qense jemi nje, ose vdesim se bashku ose fitojme se bashku, | |
|
| |
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jul 03, 2010 10:16 pm | |
| Njeriu i thjesht nuk ka sgje ne dore, as jeten e tij dhe te familjes se tij.
Une kam bere thirrje qysh para nje muaj qe te terhqin kursimet per dy jave qe te rezohet e keqja, por ortaket e Berishes qe eshte PS-ja nuk veproi.
Sot PS-ja dha deklarate se si rezultat i lekeve qe Berisha mori nga bankat (kursimet e njerezve) la rrezike qe se shpejti te kemi nje katastrofe te rrezikshme.
Une mendoje qe do te nodhi. Berisha ka dhene prova edhe se fundi. Brenda nje muaji ai e permbyti tre here Shkodren. | |
|
| |
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jul 03, 2010 11:33 pm | |
| Ngjela: Hetim parlamentar për banesat në Hamallaj | | | | | TIRANË- Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela vizitoi sot banorët e Hamalljat pas përleshjeve të ditëve të fundit me policinë dhe inspektoriatin e ndërtimit. Ngjela u solidarizua me qytetarët duke këthënë se ata janë conform ligjit, pasi janë në proces legalizimi në një tokë shtetërore, të cilën e përdorin prej 20 vitesh. Sipas tij shteti është treguar krejtësisht arbitrar dhe kjo mund të ketë të bëjë me ndonjë aferë të madhe që kap sfera të larta dhe për këtë arsye ai do ti kërkojë deputetëve të opozitës të nisin një hetim parlamentar.
“Erdha e pashë në vend ngjarjen. Këta janë njerëz vendalinj, të paktën ata me të cilët bisedova, janë në proces legalizimi në një tokë shtetërore. Shumë prej tyre e kanë tokën në përdorim, janë të ardhur prej 20 vjetësh në këtë zonë dhe shteti është treguar krejtësisht arbitrar, sepse dicka fshihet mbrapa. Flitet për një aferë të madhe në sferat e larta që koërkon hetim. Është një fshat i tërë që iu kërkohen të prishen banesat. Gjendja është e rëndë. Duhet të sensibilizohet opinioni publik, duhet ta marrë drejtësia në dorë, do bisedoj me presidentin të hënën. Unë do ti kërkoj opozitës të fillojë një hetim parlamentar për këtë cështje.
Më tej Ngjela u shpreh se do takohej ditën e hënë me presidentin Bamir Topi për të diskutuar mbi këtë ngjarje të rëndë dhe i këshilloi edhe qytetarëve ti drejtoheshin presidentit, pasi sipas tij ky është një problem ligjor dhe jo i policisë së kryeministrit. Për Ngjelën problem shqetësuae është edhe arestimi i qytetarëve natën, që është bërë në kundërshtim të hapur me kushtetutën shqiptrare dhe me frymën e ligjit. (m.a/News24/BalkanWeb) |
| |
|
| |
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Jul 04, 2010 5:31 pm | |
| Arrestim në Ambasadën e SHBA-së 04/07/2010 14:55 Arkiv
Një punonjës i administratës së Ministrisë së Jashtme është arrestuar nga policia shqiptare pas akuzave për trafik droge. (UPDATE) Almir Rrapo, 27-vjeç, i cili ka jetuar për një kohë të konsiderueshme në Amerikë, ku edhe ka studiuar, kërkohej nga zyra e Interpolit në Uashington. Arrestimi i Almir Rrapos u bë të premten në mesditë në zyrat e Ambasadës Amerikane në Tiranë, gjatë kohës që ai po kërkonte pajisjen me vizë. Rrapo, u prezantua në ambasadë si punonjës i Ministrisë së Jashtme për të marrë një vizë turistike. Ambasada njoftoi shërbimet policiore, të cilat më pas e kanë arrestuar 27 vjeçarin. Ngjarja është komentuar edhe nga Partia Socialiste. Deputeti Piro Lutaj akuzoi Ministrin e Punëve të Jashtme Ilir Meta se e ka kthyer ministrinë në një çerdhe korrupsioni dhe trafiku. Por Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Punëve të Jashtme, sqaroi se Rrapo është punësuar në stafin teknik të kësaj ministrie në përputhje me të gjitha rregullat dhe normat ligjore në fuqi, pasi nuk ka patur asnjë të dhënë në adresë të tij se kërkohej nga Uashingtoni për trafik droge. Ministria sqaron se Rrapo nuk është anëtar i Shërbimit Diplomatik. Ministria e Jashtme ka marrë njoftim për arrestimin e tij nga policia e shtetit dhe ka bërë menjëherë lirimin e tij nga detyra. | |
|
| |
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Jul 05, 2010 4:45 pm | |
| Rruspat në Hamallaj pas vendimit të Berishës
| 05/07/2010
HAMALLAJ- Që banesat e tyre po shkatërrohen për hir të interesave klienteliste të qeverisë, për këtë është i bindur çdo banor i zonës së Hamallajt. Fshati i Durrësit është bërë i njohur në të gjithë Shqipërinë për rezistencën që i bëri forcave të policisë që po hynin në fshat për tu prishur shtëpitë. Dhe prej një jave ata qëndrojnë në gatishmëri duke ruajtur njëri-tjetrin që policia të mos hyjë më në fshat. Sapo iu kujton ngjarjen nisin e të përmendin emrat e investitorëve që mbarojnë deri tek krerët e shtetit. Sipas tyre, janë viktima të kësaj lakmie që ka emrin Gjiri i Lalzit. Por ajo që u kanë parë sytë këto ditë janë vetëm makinat luksoze që duken këtyre anëve herë pas herë dhe një gardh që ka zënë sipërfaqe të tëra toke buzë detit. Për këtë gardh dihet vetëm se "është i firmës". Por askush nuk e di se kush janë përfaqësuesit e firmës që kanë rrethuar zonën apo dhe projektet e investimit.
Vetë banorët nuk janë kundër zhvillimit të zonës por ajo që mbrojnë dhe kërkojnë është një shtëpi për të futur kokën. Por deri më tash, askush nga përfaqësuesit e shtetit shqiptar nuk ka shkelur aty për t'u shpjeguar se çfarë do të bëhet. Aty u ka ardhur vetëm mandata se do u prishen shtëpitë.
Shi në mes të kurorës me pisha që ndan fshatin me bregdetin një ndërtesë e bardhë disakatëshe që ka hedhur shtat dy vitet e fundit. Ndërtesa e parashikuar për një hotel gjigant është ndërtuar nga Xhemal Hysenaj, një tropojan që prej vitesh jeton në Amerikë. Sipas, kryeinspektorit Bojaxhi, nga këtu do të niste puna e fadromave të Inspekoratit të Policisë Ndërtimore, e më pas do të rrafshoheshin të gjitha ndërtimet e tjera në bregdetin e Hamallaj. Hoteli është ndër ndërtesat e pakta që janë në kurorën e pishave të plazhit, të tjerat janë veçse baraka ku vendasit ofrojnë shërbimet e tyre ambulatorë për plazhistët në sezonin e verës.
Por edhe për këtë aktivitet ata paguajnë taksa në pushtetin vendor, ndaj si të thuash nuk janë dhe fort jashtë ligjit. Ndërsa pjesa tjetër që janë në listën e prishjeve, janë shtëpi banimi. "Ne nuk kundërshtojmë vendimet e qeverisë por deri më tani askush nuk na ka sqaruar përse po na shkatërrojnë shtëpinë. Nuk dolëm dhe as nuk do të dalim për të mbrojtur ndërtimet në plazh por vetëm për banesat tona"- thotë Avdi Mustafaj. Ai shpjegon se e gjithë kjo po ndodh për shkak të interesave të pushtetarëve.
Edhe dokumentet zyrtare të shpien pikërisht tek e njëjta gjë. Historia e Hamallajt nis me një vendim të kryeministrit Berisha, i cili jep lejen për ndërtimin e një fshati turistik në këtë zonë. "Në vendim e KRRTRSH të datës 14/07/2009 është miratuar studimi i pjesshëm urbanistik për fshat turistik i zonës së Hamallajve nga investitori MANE TCI dhe "CSS Property Partners LP"- thuhet në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.
Një vit nga miratimi i këtij vendimi të KRRTRSH-ë nuk është bërë gjë tjetër veçse është ndërtuar një gardh që e quan bregdetin e Hamallajt "tokë e zanun" dhe ca ditë më parë mbërritën fadromat e Inspektoratit të Policisë Ndërtimore që njoftonin prishjen e 150 shtëpive. Banorët mund të riorganizohen sërish me gurë dhe bomba molotov por vendimi i qeverisë i jep të drejtë ndërtimit të një fshati turistik në tokën ku sot ndodhen shtëpitë e tyre.
Dje gjykata vendosi burg pa afat per katër prej të arrestuarve pas përleshjeve në Hamallaj.Trupi gjykues kryesuar nga Rexhep Bekteshi ka dënuar me 20 ditë burg dy prej të arrestuarve, ndërkohë që një tjetër e ka lënë me detyrim paraqitje në Gjykatë. Dy shtetas të tjerë, të akuzuar për pjesëmarrje në këtë ngjarje, ku mbetën të plagosur 4 policë do të gjykohen nesër. | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
| |
|
| |
| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|