|
| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
+26Kostandin EDI.RAMA Lumo NIPIIXHAXHIT kaqurrelja fatlum Sportisti Alex78 Mixha Selim Delia detektivi BashKom Sofra Medalim Atdhetari Xhevati istogalia ...... voglushja tosybell arberia Ramizi xhiti Driniiiii petritkola xhema 30 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Jun 04, 2010 1:59 pm | |
| I drejtohem partise si moter te PD-se, i drejtohem ortakut te Sali Berishes, i drejtohem Edi Rames. Ne qofte se juve doni qe sherbetori juaj Sali Berisha te largohet nga politika, vendoseni fotografine e teseres se PPSH-se se Sali Berishes ne billboard ne te gjithe rrethet qe ka Shqiperia. Propozimi im ka kosto me te ulet financiare dhe njerezore krahasuar me shfaqen tuaj teatrale ne bulevardin kryesor te Tiranes qe nuk dha rezultat. Fotografia ndodhet ne kete link, http://keshilliministrave.org/component/content/article/127-zgjedhjet-demokratike/466-sali-berisha-rizgjidhet-ne-krye-te-pd
| |
| | | Xhevati Anëtar i ri
Numri i postimeve : 93 Age : 59 Vendi : Drenice Registration date : 14/05/2010
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Jun 04, 2010 9:14 pm | |
| i mire sala ....!!!!!! ha dhenderr serb! i mire i mire .. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jun 05, 2010 3:22 pm | |
| | Dështimi i grevës së PS-së | | NGA: ANILA BASHA | | | Kur ditë më parë vizitoja grevistët në çadrën e urisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeministrisë, shumë prej aktivistëve të PS-së aty brenda, të cilët nuk rezistonin dot më gjatë sesa ditët që nuk po shtyheshin më, kërkonin me ngulm një përgjigje se kur do të vinte zgjidhja, pra rrjedhimisht, kur do të mbaronte greva. Nga dita që u takova brenda çadrave me ta për herë të fundit, greva nuk zgjati më shumë se 7 orë të tjera. Lideri i tyre Edi Rama, doli para mitingut të radhës dhe deklaroi: “greva jonë e kreu misionin e vet. Ndërkombëtarët detyruan kryeministrin të tërhiqet dhe të ulet në tryeze e të pranojë zgjidhjen.” Fjalët e Ramës u shoqëruan me brohoritje dhe duartrokitje nga grevistët dhe deputetët brenda çadrave, por edhe mitingashët e kuriozët jashtë tyre. Të parët festuan daljen nga greva, të dytët, festuan kauzën, të tretët, festuan çlirimin e bulevardit. E pikërisht tani 17 ditë pas përfundimit të grevës së urisë, një gjë mund të thuhet me bindje, nuk e themi ne në komente, por e deklaron vetë kreu i PS-së. I gënjyer e i zhgënjyer nga çdo lloj ndërkombëtari, për herë të parë Edi Rama deklaroi dje se kriza nuk po zgjidhet, nuk ka një kompromis dhe për rrjedhojë PS do t’i rikthehet protestave. Ndërkombëtarët, të cilët në sytë e Berishës dhe botës i dhanë fund grevës 19-ditore, nëpërmjet komisionerit të Zgjerimit Stefan Fule, ditën e djeshme deklaruan se “zgjidhja është në dorën e Berishës dhe Ramës.” Nuk përmendën as ultimatum, e as penalizim për Shqipërinë. Pra, greva, jo vetëm dështoi, por rezultoi se nuk pati asfarë efekti në tërheqjen e kryeministrit, apo të ashtuquajturat ultimatume. Pak zyrtarë të PS-së duan ta pranojnë këtë dështim. Por, faktet janë fakte: greva e urisë së deputetëve të PS-ë dhe mbështetësve të tyre përfundoi para gjetjes së një kompromisi për hapjen e kutive. Edi Rama pranoi kushtin ndërkombëtar se nuk mund të ulet në tryezën e bisedimeve me Sali Berishën dhe faktorin ndërkombëtar në pozitat e presionit. Mbyllja e grevës për Edi Ramën, ishte kushti i parë. Kushti i dytë, i panegociueshëm për opozitën, e ulur tashmë në katin e dytë të restorantit ‘Crocodile’, në Strasburg , ishte: “opozita shqiptare, Partia Socialiste, duhet të hyjë në parlament.” Pra, sot gjendemi përballë grevës së përfunduar, opozitës në parlament, por jo hapjes së ndonjë kutie të votimit. Edi Rama, njeriu që më së shumti flitet se nuk pyet për ndërkombëtarët, pranoi kushtet pa pasur garancitë për rezultatet. Por ç’ndodhi me kryeministrin Berisha? Mbylljen e grevës e konsideroi fitore të vetën dhe nga ana tjetër mori liberalizimin e vizave për shqiptarët, faktori kyç i presionit që e kishte ulur kreun e qeverisë në negociata. Jeta parlamentare ka filluar të funksionojë normalisht. Opozita merr pjesë në komisionet e përhershme parlamentare dhe në seancat plenare. Qeveria vazhdon të punojë e të miratojë ligje. KQZ-ja ka vendosur të mos asgjësojë fletët e votimit. Ministria e Brendshme ka filluar fushatën e ndërgjegjësimit në mënyrë të tillë që qytetarët të njihen me procesin e liberalizimit të vizave. 200 grevistët e urisë i janë kthyer halleve të tyre familjare, në qytetet nga ata vijnë. Emrat e tyre nuk përmenden më. As kauza e tyre. Kutitë, edhe për sezonin e verës nuk do të hapen, sepse parlamenti shumë shpejt do të mbyllë punimet e këtij sesioni. Në shtator, flasim prapë. Pa greva, pa protesta, me dialog e në parlament. Të gjithë tashmë janë në tryezë. Skeptikët, do t’i turren sërish Edi Ramës t’i tregojnë se sakrifikoi më kot jetën e njerëzve për një kauzë, që shumëkush mendonte se do të përfundonte me fitore, por që në fund, shpalli fitues kryeministrin, i cili nuk hapi rrugë për kutitë, por ndërkaq liroi edhe bulevardin. Tani, palët nuk kanë shumë kohë të mendohen. Nuk kanë kohë as për zgjedhje të parakohshme, një variant që diskutohej gjerë e gjatë, gjatë mitingjeve 19-ditore. Sepse, sesioni tjetër parlamentar do t’i gjejë forcat politike duke përgatitur zgjedhjet vendore. Dhe në të dy kampet, si në PS, ashtu edhe në PD, tashmë flitet vetëm për kandidaturat për kryebashkiak, e sidomos për kryeqytetin. As Rama që thotë protesta, e as Berisha që thotë viza, nuk e kanë mendjen në këto dy prioritete që i kanë vendosur vetes, hallin e vëmendjen e kanë tek sfida e radhës, me të njëjtët aktorë, dhe me të njëjtën strategji. Se kush do të jetë fituesi, këtë do ta shohim...por në sfidën që sapo kaluam, të paktën e dimë kush janë humbësit. Deri tani, janë pikërisht ata 200 burra e gra që sakrifikuan 19 ditë duke fjetur e qëndruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. |
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jun 05, 2010 4:15 pm | |
| Korçë, Rama: S`tërhiqemi nga hapja e kutive, ndryshe fillojmë protestat
KORÇE – Lajmifundit – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama foli sot nga Korça në lidhje me situatë... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jun 05, 2010 5:53 pm | |
| Ramiz Alia, ai vazhdon te komandoje ndaj Berisha e gudulis komandantin e tij me intervista Tivari dhe Trieste | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Jun 06, 2010 10:56 am | |
| un mendoj se duhet vazhdu me protesta ende deri sa nuk arrihet komplet qellimi dhe cili i perbashket! | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Jun 06, 2010 11:21 am | |
| duhet debura nga tokat shqipztare per ne serbi. bolle ka shkaterrue atdheun,sa seshte bere vone. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Jun 06, 2010 7:14 pm | |
| Sunday, June 06, 2010Faleminderit Ramiz Alia! Faleminderit Sali Berisha! Faleminderit Bashkimi Europian! | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Jun 07, 2010 4:19 pm | |
| ani ky matrapaz kinse te shtiret demokrat,e po te gjor njerz qe jemi, dhe si jemi te till dhe dot na sgjas katrahura. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Jun 07, 2010 4:23 pm | |
| SALI BERISHA ,ESHTE PATRIOT SHQIPTAR!!! | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Jun 07, 2010 4:32 pm | |
| Shqipëria, pranë recesionit zyrtar
Qeveria shqiptare mund të detyrohet të shpallë zyrtarisht recesionin në ekonominë tonë, pasi të dhënat paraprake bëjnë të ditur se edhe për tremujorin e parë të këtij viti, Prodhimi i Brendshëm Bruto ...07.06.2010 | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Jun 07, 2010 4:48 pm | |
| Ramiz Alia eshte nje kriminel ma zi se Enver Hoxha | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Jun 07, 2010 4:51 pm | |
| Ramiz Alia duhet te jape llogari per pushkatimet e gjithe atyre qe tentonin te kalonin kufirin,per nje jete me te mire, ne vitin 1990 ,ne kufi te Shqiperise | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Jun 07, 2010 5:18 pm | |
| Fazlli Berisha mendon ndryshe nga arberia, https://www.youtube.com/watch?v=xBDxzMB38vU | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| | | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Jun 08, 2010 6:27 pm | |
| A nuk e dinte Ramiz Alia se Berisha punonte per serbet, apo pikerisht se Berisha punonte per serbet Ramiz Alia e vendosi ne krye te PD-se? Kjo eshte ceshtja, ky eshte celesi i shpjegimeve te ngjarjeve qysh prej kohes se Luftes se Dyte Boterore e deri me tani, | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Jun 09, 2010 4:09 pm | |
| Ramiz Alia nje kriminel edhe me i zi se Enver-emershuari,qe se bashku me ate vejushen-putane e kane vazhduar terrorin komunist duke vrare te rinj ,te panumerte qe kalonin kufirin e Shqiperise ,per nje jete me te mire.Dhe kur,ne vitet e ndryshimit te madh te vendeve te Evropes.Sa nena i nxiu kembe e koke,ky kriminel dhe ajo bushter e zeze???A nuk i dolen ata qe ja keputi jeten ,pa e nisur ai vampiri-Enver???keta nuk do te ngordhin pa lare mekatet e panumerta qe i kane bere kesaj Shqiperie .... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Jun 09, 2010 5:26 pm | |
| Lida,
A nuk e dinte Ramiz Alia se Berisha punonte per serbet, apo pikerisht se Berisha punonte per serbet Ramiz Alia e vendosi ne krye te PD-se?
Kjo eshte ceshtja, ky eshte celesi i shpjegimeve te ngjarjeve qysh prej kohes se Luftes se Dyte Boterore e deri me tani, | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Jun 09, 2010 11:29 pm | |
| Vrasja e deputetit, familja: Komision Hetimor për Fatmir Xhindin
FIER -Lajmifundit – Familjarët e ish-deputetit të Partisë Socialiste Fatmir Xhindi, kërkuan sot nga... | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Jun 10, 2010 10:39 am | |
| po kete po e thua ti qe Sala punonte per serbet ,dhe se e thua ti kjo nuk do te thote qe ashtu eshte,apo jo? Kurse ramiz Alia eshte nje kriminel dhe duhet denuar!!! | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Jun 10, 2010 12:29 pm | |
| shpijun i serbise dhenderr i shkijeve | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Jun 10, 2010 2:43 pm | |
| Braho: Berisha spiunoi Xhelil Gjonin 08 July, 2008 05:14:00 Ilir Saqellari Germezoni: Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, akuzoi kryetarin e qeverisë se ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi) dhe se ka qenë informator i rregullt dhe i vullnetshëm. PD-ja dhe kryeministri i kthejnë krahët Biberajt dhe nuk pranojnë ta shqyrtojnë projektin e propozuar prej tij. Braho: “Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj”.
Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, hedh akuza të rënda ndaj numrit një të qeverisë, Sali Berishës, duke e cilësuar si “informator”. Ai thotë se nga projektligji i spiunëve do ta pësojë gjysma e kabinetit qeveritar dhe vetë kryeministri Sali Berisha, që sipas tij ka pasur lidhje agjenturore me UDB-në. Në një prononcim për “Korrierin”, pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, që diskutonte pikërisht tre projektligjet e dorëzuar nga PD-ja, PS-ja dhe PDK-ja, Braho hedh akuza të rënda ndaj shefit të ekzekutivit shqiptar, që e cilëson si informator. “Ka qenë informator i rregullt e i vullnetshëm. I bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore të UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas”, - deklaroi Spartak Braho. Ky i fundit shprehet i sigurt që jo vetëm do të duhet të largohet kryeministri nga qeveria, por edhe një pjesë e mirë e Këshillit të Ministrave. Braho shton më tej akuzat ndaj Sali Berishës, duke u shprehur: “Varianti që penalizon gjysmën e Këshillit të Ministrave bie. Kryeministri po. Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj. Ashtu siç ka pasur takim edhe me Millosheviçin, takime që i ka pranuar edhe vetë”, - thotë deputeti i LSI-së, anëtar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Ndërkaq, ky komision dëgjoi sot relatorët Arben Isaraj (PS) dhe Aldo Bumçi (PD), të caktuar për të shqyrtuar tre propozimet dhe për të hartuar një propozim integral të tyre. Si Bumçi, ashtu edhe Isaraj kishin mjaft kritika për projektligjet. Isaraj u kërkoi të tre propozuesve të tërhiqnin nismat e tyre, çka u kundërshtua nga kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i cili kërkoi që të miratohej propozimi i tij e të rrëzoheshin ata të PD-së e PS-së. Në krahun tjetër, komisioni nuk pranoi të shqyrtonte që dje propozimin individual të depozituar tashmë nga deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, ndonëse atë e ka ngarkuar për hartimin e ligjit, kryeministri Sali Berisha. Siç tha kreu i komisionit, Fatos Beja, ende ky komision nuk ishte njohur me projektligjin, ndërsa saktësoi se kushdo mund të sjellë propozime, të cilët mund të merren në konsideratë, por projektligjin e integruar mund ta bëjë vetëm Komisioni i Ligjeve. Kundër dëgjimit të Biberajt ishte edhe një tjetër deputet i PD-së, Ramiz Çobaj, që e cilësoi si në kundërshti me procedurat dëgjimin e deputetit Biberaj. Nga ana e opozitës, kjo u pa si një tjetër përplasje e brendshme në PD. Komisioni do të diskutojë sërish në mbledhjen e radhës lidhur me mënyrën sesi do të procedohet më tej, për të përmbushur misionin e hartimit dhe miratimit të këtij projektligji brenda muajit korrik. saqellari@korrieri.com | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Jun 10, 2010 2:50 pm | |
| o petrit kola a hala se largute kete shpijun per serbi aaaa aaa petrit fjalet sjan kane keshtu | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Jun 10, 2010 3:36 pm | |
| | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Jun 10, 2010 4:03 pm | |
| Zbulohet tabela zyrtare e zgjedhjeve të 96-ës në DibërArbër Luznaku | 10/06/2010 | [ posto kete artikull ne faqet me poshte ]
- reddit
- StumbleUpon
- Technorati
- Twitter
Kjo më poshtë është tabela përmbledhëse e firmosur dhe vulosur e rezultateve të votimit të 26 majit në rrethin e Dibrës, me të dhëna të plota për secilën nga qendrat e votimit, komunat e rrethin. Tabela është zyrtare, punuar mbi procesverbalet e qendrave të votimit nga ish - këshilli i rrethit Dibër i caktuar për të menaxhuar zgjedhjet. Duke ditur mirëfilli se aktorë dhe faktorë të 26 majit 1996 janë po ata të 28 qershorit 2009, të cilët "dobiçin" e kanë mbyllur në kuti, po sjellim për lexuesin disa rezultate që janë ekstreme në një proces votimi dhe për të thënë atë që lehtësisht kuptohet nga të gjithë sot: që 28 qershori 2009 ishte një RPT e 26 majit 1996 në një formë më "diplomatike". Ja si kanë shkuar punët atë kohë: TABELA PËRMBLEDHËSE E REZULTATEVE TË VOTIMIT TË 26 MAJIT 1996 NË RRETHIN E DIBRËS - Nga 59392 votues në lista dhe me certifikata në rrethin e Dibrës morën pjesë në votim 53155 votues ose 89.5% . Nga 53155 vota u klasifikuan të vlefshme për kandidatët 47.900 vota dhe të pavlefshme 4.657 vota, Për subjektet 45.668 vota të vlefshme dhe 6.887 të pavlefshme. - Nga 47.900 vota të vlefshme për kandidatët 32.625 vota ishin për PD- në, 10.259 vota për PS -në dhe 5.016 vota për partitë e tjera. Nga 45.668 vota të vlefshme për subjektet politike 31.300 vota ishin për PD- në , 9.478 vota për PS - në dhe 4.890 vota për partitë e tjera. - Morën pjesë në votime sipas të regjistruarve në lista dhe me certifikata në njësitë vendore : Në komunën Zall Reç 98 %, në komunën Fushë Çidhën 97.7%, në komunën Lurë 94.3%, në komunën Selishtë 91.9%, në bashkinë Peshkopi 91.8%, në komunën Tomin 91.3%, në komunën Kala e Dodës 91%, në komunën Maqellarë 88.9% etj. - Komuna ku pjesëmarrja ka qenë më e vogël është ajo e Melanit me 79.5% , të tjerat të gjitha më lart. - Në qendrën e votimit të fshatit Vasie, komuna Kala e Dodës, nga 250 votues në lista, kanë votuar 250, kanë rezultuar të vlefshme 250 vota, nga të cilat PD 244 vota, PS 06 vota, partitë e tjera zero vota. - Në qendrën e votimit Teis, komuna Kala e Dodës, nga 280 votues në lista, kanë votuar 280, të gjitha kanë rezultuar të vlefshme, për PD - në kanë votuar 269 votues, për PS - në 05 vota dhe për parti të tjera 06 vota. Rezultati është i njëjtë si për kandidatët për deputetë, ashtu dhe për subjektet. - Në qendrën e votimit të fshatit Zall Reç, komuna Zall Reç, nga 428 votues në lista, kanë votuar 428, kanë rezultuar të vlefshme 428 vota nga të cilat PD 408 vota, PS - zero vota dhe partitë e tjera 20 vota. Rezultati është i njëjtë si për kandidatët për deputet, ashtu dhe për subjektet politike. - Në gjashtë nga nëntë qendra e votimit të komunës Zall Reç votuesit kanë marrë pjesë 100% në votime. Vetëm në tre qendra votimi nuk janë paraqitur gjithsej 36 votues. Numri i votuesve në lista në gjithë komunën ishte 1874 votues, votuan 1838. - Në qendrën e votimit të fshatit Deshat, komuna Kastriot, nga 246 votues në lista, kanë votuar 241, kanë rezultuar të vlefshme 205 vota nga të cilat PD - 183, PS - 09 dhe partitë e tjera 13 vota. - Në qendrën e votimit të fshatit Vajmëdhej, komuna Muhurr, nga 336 votues, kanë votuar 336, por 68 vota kanë dalë të pavlefshme. - Në qendrën e votimit të fshatit Erebarë, komuna Maqellarë, nga 493 votues në lista, kanë votuar 493, kanë rezultuar të vlefshme 493 vota nga të cilat PD 448 vota, PS 05 vota, partitë e tjera 40. Rezultati është i njëjtë si për kandidatët për deputetë, ashtu dhe për subjektet politike. - Në qendrën e votimit të fshatit Mustafe, komuna Arras nga 275 votues, kanë marrë pjesë në votim 275, të gjitha votat kanë rezultuar të vlefshme, kurse në fshatin Sinë e Poshtme, të po kësaj komune, nga 348 votues, kanë marrë pjesë në votim 348 dhe të gjitha votat kanë rezultuar të vlefshme. - Në pesë qendra votimi në komunën Lurë pjesëmarrja në votim ka qenë 100 %. - Në qendrat e votimit të fshatrave Zdojan e Dohoshisht, komuna Tomin, të dyja me 1019 votues, pjesëmarrja në votime rezulton 100%, kanë votuar 1019 votues për secilën qendër. - Në fshatin Zall Dardhë, Komuna Zall Dardhë, nga 390 votues në lista, kanë votuar 390 dhe të gjitha fletët e votimit kanë rezultuar të vlefshme, ndërsa në fshatin Menesh të kësaj komune nga 122 votues në lista, kanë votuar 122. Ja pra se çfarë kanë gatuar "ustallarët" në vitin 1996. Ustallarët janë po ata, por "arma e krimit" gjendet brenda kutive. Kutitë duhen hapur. 28 qershori i vitit 2009 është vëllai binjak i 26 majit 1996, por tanimë i përkundur në djepin e butë të NATOS. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
| |
| | | | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |