Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen?

Shko poshtë 
+10
detektivi
Xhevati
istref gegaj
xhiti
murturi
NIPIIXHAXHIT
Driniiiii
xhema
petritkola
......
14 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen?   Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 EmptySat Jun 19, 2010 11:38 am

kosova per momentin esht nji republik shqiptare pansllaviste.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen?   Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 EmptySat Jun 19, 2010 12:14 pm

Kosova do bëhet nji Shtet shum i mir por don pun dhe mundi shum që të arrihet synimi ka një rini shum të shëndosh dhe të mir me perspektiv ,
(punë punë nat e ditë që të shofin pakes Dritë )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen?   Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 EmptySat Jun 19, 2010 12:15 pm

Kosova ishte gjithmon e Shqiperis, kaqen, eshte, dhe do te jet pararoje e Shqiptaris.
Edhe pse disa Nderkombetar, nuk po di si ti quaj... E kan shendrru Kosoven ne nje "instroment" dhe po i meshoin per qefi te tyre, ne vallen e tyre jane futur edhe ca te quajtur Kosovar.
Te cilet ka harru thenien e popullit.
Mos i hyr valles kur nuk di ta hedhish!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen?   Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 EmptyTue Jun 22, 2010 1:29 am

Une kam vite qe them Bashkim.

Albin Kurti po thote Bashkim dhe Bashkimi eshte i pashmangshem, do te ndodhi shume shpejt.

Albin Kurti: Kosova ka të drejtë bashkimi me Shqipërinë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen?   Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 EmptyThu Jul 08, 2010 1:29 am

eshte per tu admiru fjalim i skender Hysenit ne Nju Jork, ishalla vazhdon se mos i bin mesysh keta vetit /.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen?   Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 EmptyThu Jul 08, 2010 4:11 pm

Më von se kurrë kjo ka qen dashur të ndodh para 10 vite ti tregohen armikut dhëmbet e ujkut e jo të lëmohet mos po bëhet gjingj ,ja kta kan fakte e argumente ja nuk vend të mund të demantoj qdo gjë me vite e shekuj jan të mbledhura por ato duhet dikush ti shfeton të gjurmojn dhe të kërkojn fakte .

Më sa lexova një arttikull ku disa Evropian tentoj të nxjerrin një rezolut ku mitrovica Veriore të fitoj një statut special siq e ka edhe Tirolli dhe Lichtenshteini si dhe që të pranoj serbija kër loj dhe ti lehtsohet hyrja me e shleht dhe më e shpejt ne Bashkimi Evropian ,më beri të mendohem dhe thoja vet me vete , tash qdo komun do kërkoj shtet në vete dhe nji Shtet ish Yu o bëhen më shum vet Evropa Plak sepse pastaj edhe Kosova lindore do të kërkoj një gjë të till pastaj Sangjaku ,Maqedomi ashtu do bëhet tre shtete Sqhiptar, maqedon dhe shki ,e mali zi ashtu , nji kallaballak ,dhe ku di se ku i vie fundi , po të kishin menduar pak më gjat kto zotri ndrishe do ju dilte por kta kan vetëm një hall që Serrbin ta lusin dhe të bëjn si do ajo vet e për të tjer nuk ju djeg , në realitet do ishte shum më emir dhe mëe favorshme nji Rezolut e Shqiptarve që të bëjn një referndum dhe të bëjn një her e për gjithmon Bashkimin ,e të ju mbillet rrugët ghr goja shum e shum shkurt pamnsve .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
isaj peci
Fillestar/e
Fillestar/e
isaj peci


Male
Numri i postimeve : 9
Age : 53
Vendi : suisse
Registration date : 02/06/2010

Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen?   Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 EmptySat Aug 21, 2010 4:15 pm

kur ne mendje e kemi nje shqipri e te gjitha te tjerat ti shlyejm nga koka
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen?   Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 7:11 pm

U shpërbe federata e popujve e jo e njësive gjeografike administrative

Të përkujtojmë se nuk ishte Kosova - si nocion gjeografik, por ishte Populli Shqiptar i Kosovës së tërësishme element konstituiv i ish federatës jugosllave, sepse numerikisht ishte populli i tretë në ish RSFJ për kah madhësia. Me shpërbërjen e federatës së popujve që e përbenin ish RSFJ, çështja shqiptare nuk mundet të reduktohet në kufjet e ish KSA të Kosovës, si njësi administrative, por mbetet gjithmonë në tërë hapësirën etnike shqiptare, që ishte brenda ish RSFJ, kur ajo u shpërbë. Çështja Shqiptare nuk mund të reduktohet në kufi të gjeografik të Kosovës apo të Drenicës etj. por ajo është e shtrirë në të gjitha trojet etnike shqiptare.

Kjo u tha sepse vazhdimisht po tentohet që çështja shqiptare në ish RSFJ të reduktohet vetëm në ish KSA të Kosovës, duke i heshtur krahinat tjera shqiptare të ndara me dhunë dhe të futura nën sundimin e Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë në periudha të ndryshme historike. Nuk u shpërbenë njësitë administrative por u shpërbe federata e popujve. Pra, çështja shqiptare në ish RSFJ ishte dhe është e pa ndashme, sepse ndarja mes republikave sllave e trojeve tona etnike ishte e dhunshme dhe armiqësore.

Çështja Shqiptare në Ballkan mund të zgjidhet vetëm me bashkimit e tyre brenda një shteti dhe as se si me imponimin e zgjedhjeve gjysmake duke e provuar që kombi i ynë të vihet para një akti i të kryer. Duhet ta kuptojnë edhe miqtë edhe armiqtë e kombit shqiptar se as kush nuk mundet te ve kombin shqiptar par aktit të kryer edhe nëse lufta për bashkim i kërkon sakrifica tjera edhe për 100 vjet tjera.

Po shihet çart se as shpallja e pavarësisë provizore e Kosovës nga Beogradi nuk është ber për pavarësinë e popullit të saj por për pavarësinë e tjerëve që të bëjnë brenda saj çfarë të duan me fatinë shqiptarëve në veçanti në ish Jugosllavi, dhe në Ballkan në tërësi. Të ndihmuar nga matrapazët vendor ata e kanë kthye vendin ton ne një zone neutrale ku para “Drejtësisë” që e cakton BE, përgjigjen vetëm shqiptaret.

Para “Drejtësisë” që e cakton BE, përgjigjen vetëm shqiptaret!

Nuk ka dyshim se nga Konferenca e Rambujese dhe deri te GJND ekziston një vije e kuqe e cila synon shpërbërjen etnike të shqiptarëve. Pavarësia e Kosovës pa të drejte në vetëvendosje dhe në bashkimi me shtetin Amë dhe me një varg masash për falsifikimin e identitetin nacional shqiptar të Kosovës në „kosovar“ dhe “multietnik” pa qen fare e tillë Kosova, tregon çart se fjala është për një aparthejd të ri të BE ndaj Shqiptarëve në përgjithësi dhe ndaj Kosovës në veçanti. Kjo duhet than hapur dhe me zë të lartë!

Sa herë që Serbia, Mali i ZI, Maqedoni apo Greqia, vrasin apo terrorizojnë shqiptar Brukseli dhe bota vazhdojnë të heshtin, por kur diçka sa do e vogël ndodh nga ana tjetër, fillojnë zhurma shurdhues dhe ndjekja e të gjithë shqiptarëve si “kriminel”. Ky aparthejd ndaj shqiptarëve në emër të “vlerave demokratike perëndimorë” , nuk duhet mbuluar me heshtej por duhet demaskuar hapur!

Mediet shqiptare nuk duhet futur kokën në rërë për të mos e pa dhe për mos e demaskuar të realitetin, sepse ëndrra e gomarit është zhg`ëndërr e hidhur e vërtetë. Prandaj nuk duhet ti lutemi zotit „ishalla është ëndërr“ por ti gj`veshim mëngët dhe t`a themi të vërtetën pa droje. Sepse e ka jetën të mjere ai popull i cili vazhdimisht ka nevojë për heronj të luftës. Koha është që amanetin e heronjve ta qojmë në vend dhe që me Kosova të mos ketë nevojë për heronj të luftës por vetëm për heronj te zhvillimit. Gjenerata aktuale e luftëtarëve, nuk mund të ndalet në gjysmë rrugë dhe ti kthejnë proceset mbrapa, por duhet quar procesin përpara deri në fund.

si luajn te gjith vetum me ne,dhe kush nuk ju thot gje as qe e cekin vetum per ne kerset kjameti per qdo send per shki nuk ka ligje se jan jasht toksor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen?   Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 8:04 pm

Sote ne emisionin Klan Kosova
ishte nje debat me disa gazetare serbe dhe ,,shqiptare"te ashtequajtur Kosovar.
me gjeneralin E Kforit Gjerman.
Gjenerali e beri shume te kjarte se Kosova nuk eshte shtet sepse nuk e njef as Kfori as nato as eulex asn UNMIK.
termi pavaresi eshte term me shume politik tha Gjenerali.
A ka Kosova Kufijte e saje shteterore ishte pyetja!?.
Jo tha Gjenerali kosova ka kufi administrativ e jo shteterore keto jane me shume qeshtje teknike qe interpretojne politikanet Kosovare per propagande politike.
Kosova nuk eshte shtet sovran po vetem i pa mvarur.,multietnike.
A eshte fsk dhe a dote jete ushtri e kosoves.
Ai Tha!?.
FSK eshte nje njesi zjarrfikese apo ka per detyre qe te intervenone gjate vershimeve siq ishte rasti ne shqiperi.
Nuk eshte dhe kurre sdo te jete ushtri.

Sepse vlen marreveshja e kumanoves dhe rez 1244.!
A do te kthehet ushtria serbe ne kosove sipas marreveshjes se Kumanoves ,jo njehere jo sepse nuk jane pjekur rrethanat ende per nje gje te tille!
E shuem e shume gjera tjera.
ne jemi ketu sipas rez 1244 dhe Planit te Ahrtisarit.
Dhe bejme punen tone .
haj medet ka njerez qe ende mendojne ne propaganden e Politikaneve servile qe shiten qka ka shqiptare dhe ende mundohen te mashtrojne popullin.
Keshtu na rrejten me 1889 kure vete Komitetet komunale dhe krahinore naj nderruan kushtetuten e 1974.
Ata qe ishin kunder ndryshimeve dhe ishin te menqur e guximtare ata i denuan i larguan nga puna dhe i diferencuan.
Sote te gjithe ata qe i shofin mire gjerat dhe e kundershtojne kete ,,pavaresi" pa sovranitet quhen si atehere kundershtare te jugosllavise -serbise.
tashe kundershtare te ,,pavaresise se kosoves" multietnicitetit dhe kinse shtetit.
E njejta loje po luhet si atehere me te njejtit njerez me te njejtet komuniste sherbetore te Milloshit atehere e tashe po mundohen me paraqit veten si hero te atehereit se keta qe naj nderruan kushtetuten e pahan shpalle ,,republiken e Kosoves" me Rugoven.
A harrojne se republika eshte shpalle atehere qe te shtyjne popullin ne gjume popullin gjumashe .
Edhe sote e njeta politik.
Pra te gjithe ata qe sote thojne se Kosova eshte shtet ja jane ishe Komuniste ja kane interesa personale fitimpruese karieriste servile te huaj.
ketyre ju kane bashkangjit edhe disa Lidere te shitur te ishe UCK.qe kete lufte e perdoren sa per interesa personale .
keta fare skane te bejne me luften e lavdishme te uck sepse keta kane tradhtue betimin amanetin e dhene te deshmoreve te uck.
keta kane luftue per kosoven multietnike per flamurin multietnik dhe bashkim vllaznimin e ri.
Po UCK dhe Adem jashari Jo jo ata kane rene per Kosoven shtet dhe Bashkim Kombetare dhe te gjithe shoket qe kontribuan ne zhvillimin rritjen e uck kishin kete betim.
keta sote perbuzin dhe shkelin ne gjakun e deshmoreve.
keta servile gjak perzier sote punojne me shkaun ishe udbashet bashkpunetoret e serbise per interesa personale.
Shume Kryetare komunash ,hajna te ishe uck qe thirren ne uck skane lidhje me ishe uck.
keta matrapaze politik ,kriminele qe shfrytezuan luften duke vrare shoket e tyre qe te vijne ne politike e kane vendin ne Hage burge e jo ne krye te popullit.
Shiqoni pasunine e tyre marramendese prej qobanit e kapitaliste .
nje pjese me pare kane qene hajna dhe qoban.
tashe Kryetare ministara e qka jo.
Duhet zgjuar nga gjumi o popull sa seshte bere vone.
Shume shoqata levizje jane formua vetem per interesa personale ,keshtu kane bere pasuri per veti a fare skane te bejne me qeshtjen kombetare.
te gjitha keto levizje te kota perkrahin kosoven multietnike ..

Qeshtja shqiptare ne qorre sokak.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen?   Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 EmptyWed Aug 25, 2010 10:55 pm

KOSOVA-nji nuse e mir por synin qorr deri te i sherohet,me ca barna e operacione dot
bén ma mir!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen?   Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 EmptyFri Aug 27, 2010 5:55 pm

Kosova e vogël, sa e fortë paska qenë, është, por a do të mbetet e tillë?!
Shpërndaje Postuar: 17:23 / 26.08.2010 Komente: 11



Behxhet. Sh. Shala

Sot, në Republikën e Kosovës, shtet “sovran” dhe i “pavarur” po ndodhin zhvillime “dramatike”! Po luftohen të gjitha dukuritë negative duke filluar nga korrupsioni i cili, nëse vazhdohet të luftohet në këtë mënyrë te ne do të mbetet vetëm si shprehje gjuhësore e fjalorit shqip-shqip! E pabesueshme si po e lufton korrupsionin EULEX-i! Tallje më të madhe askush deri më sot nuk e ka bërë me qytetarët e Kosovës së vogël por me probleme të mëdha! Mënyra se si po e lufton EULEX-i korrupsionin dhe krimin e organizuar në Kosovë nuk dallon shumë prej angazhimit të Al Kapones në luftë kundër mafies në krye të së cilës ishte vet bossi! Ishin disa raste në Kosovë që më bënë përshtypje për të shkruar dhe unë po i radhis sipas vlerësimit tim për rrezikshmërinë time personale, të rrethit dhe ma gjerë.

Rasti Kajdanov

Ish shefja e zyrës amerikane dhe më vonë ambasadorja e parë e SHBA-ve në Kosovë, e që në kohë të lirë e ushtronte postin e presidentit, kryeministrit dhe kryeparlamentarit të Kosovës, Tina Kajdanov u rikthye në Ballkan përmes dyerve të mëdha duke u emëruar nr. 1 për Ballkanin nga administrata amerikane në Uashington. Reagimi i Serbisë ishte i menjëhershëm duke e cilësuar se është kundër serbëve dhe Serbisë. Këtë nuk e besoj aspak! Thënë të drejtën, as unë nuk kam shumë arsye të ndjehem komod dhe i qetë! Madje, me të dëgjuar këtë lajm kam filluar të kërkoj një zgjidhje për veten time; ku të shkoj dhe si të gjej diku ndonjë strehim, qoftë si azilant ekonomik, politik apo humanitar! Apo, në rrethanat e krijuara më mirë dhe më e leverdishme do të ishte të paraqitem si azilant nga frika (tuta). Me vete do t’i marr të gjitha shkrimet e tre viteve të fundit dhe besoj se pasi t’i lexojnë ato shkrime, nuk do të ketë shtet që do të ma refuzonte lejeqëndrimin!

Tash po më bien ndër mend fjalët e Fadil Hoxhës kur thoshte se “bira e minit, 300 groshë” me të cilat kualifikoheshin koftra-revolucionarët e demonstratave “armiqësore” të vitit 1981, pjesa më e madhe e të cilëve sot janë në pushtet! Dhe, duhet pranuar se e kënaqën krejt! Unë vërtetë jam në pozitë jo të lakmueshme; as nuk i kam 300 groshë e as nuk më zë bira e miut ose, përkthyer shqip; as nuk i paguaj 300 groshë e as nuk futem në birë të miut! Atë çka kam shkruar për Tinën nuk e ndryshoj as për një pikë apo presje të vetme! E lëre më t’i ndryshoj shenjat tjera të pikësimit siç janë kllapat, thonjëzat. etj., e që janë shumë më të komplikuara! Por duket se do të shpëtoj edhe kësaj radhe sepse pikërisht bisedimet e paralajmëruara dhe të të imponuara politike (teknike) midis Serbisë dhe Kosovës do të jenë kallauzi i shpëtimit tim! Pastaj, po më shpëton emërimi i “rastësishëm” i Tinës si kryetare e Ballkanit pikërisht në këtë kohë dhe para fillimit të bisedimeve! Krejt i “rastësishëm” duhet ta pranoj!

Rasti Jarine

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, gjenerali Behar Selimi ndërmori masa kundër komandantit të pikës kufitare në Jarine për shkak të performacës së tij të dobët duke e zhvendosur në një pikë kufitare më pak frekuentuese. Performanca e dobët dhe lodhja e madhe ishin arsye të kësaj zhvendosjeje. Pastaj, nëse edhe këtu dështon atëherë do ta caktojnë edhe në një vend tjetër dhe nëse edhe atje dështon atëherë mund ta emërojnë si zëvendësdrejtor në Policinë e Kosovës apo komandant në stacionin policor të Kalemegdanit në Beograd! Dashakëqinjtë po thonë se komandanti serb i pikës kufitare në Jarine është larguar nga aty sepse i ka penguar gardistët e Car Llazarit ta fusin në Kosovë armatimin e rëndë duke i lejuar këta gardistë paramilitarë t’i fusin vetëm armët e lehta si: kalashnikovë dhe ndonjë minahedhës apo armatim kundërajror me të cilat do të rrezikonin flotën ajrore të Forcës së Sigurisë së Kosovës apo Policisë së Kosovës!

Rasti Gazmend Pula

Ishte lajm i ditës dorëheqja e ambasadorit të Kosovës në Republikën e Shqipërisë, Gazmend Pulës. Dorëheqja u arsyetua me dobësimin e gjendjes shëndetësore të tash ish ambasadorit. Presidenti i Kosovës menjëherë e pranoi këtë dorëheqje mbase për të shpëtuar shëndetin e Gazmend Pulës që është për t’u përshëndetur! Humanist dhe faktor unifikues! Duket se gjendja shëndetësore është faturë e mjaftueshme për të gjitha dorëheqjet me “vullnet”, dështim apo diç tjetër! E patëm Qazim Qeskën, tani Gazmend Pulën! Thënë të drejtën kur e takova për herë të fundit Gazmendin në Tiranë ishte shëndosh si molla! Po duket se temperaturat e larta, edhe në Tiranë si dhe në Prishtinë kanë ndikuar në “përkeqësimin” e gjendjes shëndetësore të Gazmend Pulës!

Tash po lexoj në një gazetë ditore që është shumë mirë e informuar nga burimet qeveritare se kandidat për ambasador në Shqipëri qenka Murat Jashari! Sipas kësaj gazete, Murat Jashari është kompetent dhe i pranueshëm nga të gjitha palët! Dhe, falë Zotit, me shëndet është mirë e jo i sëmurë si Qazimi dhe Gazmendi! Nëse ju kujtohet lexues të nderuar, Murat Jasharin disa qarqe e patën propozuar për Avokat të Popullit. Për ta djegur politikisht dhe kombëtarisht! Me emërimin e tij eventual për ambasador të Kosovës në Shqipëri këtyre qarqeve nuk u mbetet tjetër veçse që hirin e tij politik dhe kombëtar, të djegur në Kuvendin e Kosovës ku nuk u votua fare për Avokat të Popullit, ta shpërndajnë në Dajtin Historik të Shqipërisë evropiane! Sepse, sidomos në vendet ish komuniste kur kanë dashur ta eliminojnë nga politika dikë që e kanë vlerësuar si të rrezikshëm për postet e tyre, e kanë emëruar si ambasador! Pata shkruar se Murati nuk është për Avokat të Popullit, duke i marrë parasysh rrethanat objektive dhe kundërshtimin e ndërkombëtarëve! Muratit i mbeti hatri në mua sepse isha i sinqertë ndërsa nuk i mbeti hatri te ata që e futën në baltë dhe e lanë aty! Kështu do t’i ndodhë edhe tash, pa asnjë dyshim! Mund edhe të emërohet ambasador, po çka pastaj?!

Gazeta në fjalë e goditi ulët Gazmend Pulën duke thënë se ka ardhur koha të largohen nga diplomacia bartësit e mendësisë jugosllave! E turpshme, pa asnjë dyshim aq më parë që kur u caktua ambasador në Tiranë, Gazmendi ishte ky që është edhe sot! Atëherë askush nuk e përmendi mendësinë jugosllave! Nëse mendësia jugosllave është kriter për eliminimin nga puna apo postet, atëherë një cunami i vërtetë do ta fshinte Presidencën, Zyrën e kryeministrit dhe Kuvendin e Kosovës! Mos të flas për nivelet më të ulëta të pushtetit. Madje, pikërisht eksponentët e ish Jugosllavisë janë akomoduar për mrekulli në të gjitha institucionet e Kosovës duke i përfituar të gjitha beneficionet, së bashku me antivlerat profesionale dhe ato kombëtare!

Rasti Hashim Rexhepi

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi është arrestuar nën dyshim se ka kryer vepra penale siç është korrupsioni, shtrëngimi, shantazhimi, keqpërdorimi i pozitës zyrtare etj. Nuk dua ta paragjykoj rastin mirëpo dua t’ju rikujtoj se janë shumë personalitete të larta politike, vendore dhe ndërkombëtare që i kanë aktakuzat aktive dhe ende i mbajnë postet e tyre politike, institucionale etj. Asgjë më tepër!

Rasti Isa Mustafa

Isa Mustafa i fitoi bindshëm zgjedhjet për kryetar të Prishtinës. Mendoj se në rrethanat që i kemi është duke punuar shumë mirë! Nuk jeni të detyruar ta ndani mendimin tim! Isa Mustafa disa herë është deklaruar se koalicioni aktual qeverisës PDK- LDK është i dëmshëm për shëndetin politik dhe demokracinë në Kosovë! Gjithashtu mendoj se aktualisht nuk ka koalicion më të mirë për qeverisje sepse nuk ka alternativë! Edhe për këtë keni të drejtë të mos pajtoheni! Problemi i Isa Mustafës është se nuk po e merr përgjegjësinë që ta sfidojë Fatmir Sejdiun prandaj edhe ky qëndrimi për koalicionin po e humbë peshën specifike! Disa po thonë se Fatmir Sejdiu është lider i pakontestueshëm në LDK sikur Thaçi në PDK, Ramushi në AAK, Behgjeti në AKR apo Daci në ….ku? Nuk po më kujtohet!

Aty dhe në atë subjekt ku nuk mund të kontestohet apo sfidohet lideri nuk kemi të bëjmë fare me demokraci, por me mbijetesë politike apo ruajtje të interesave personale, kryesisht të antivlerave dhe atyre që e kanë të theksuar fleksibilitetin deri në përulje ndaj liderit! Andaj, Isa, ose duhet të hyjë në arenën e madhe ose të mbetet vetëm shikues dhe të bëjë tifo! Sepse, jo që do të mbetet në margjina dhe jashtë piramidës së LDK-së por nuk do të ketë më shanse as për kryetar të Prishtinës! Disa që kinse po e përkrahin anash (jo të gjithë) janë me shumë fytyra sepse botërisht nuk ua mbajnë ta përkrahin, ndërsa prapa perdeve janë më militantë se vet Isa Mustafa! Natën i flasin Isës në vesh duke i premtuar përkrahje deri në amshim kurse ditën ia puthin dorën Fatmir Sejdiut duke thënë se ky është lideri ynë! Të thuash e pamoralshme në këtë rast, është shumë pak!

Rasti i Papa Benediktit të XVI

Më 5 shtator 2010 në Prishtinë do të përurohet Katedrala katolike politike më e madhja në Ballkan. E ndërtuar mbi themelet e gjimnazit “Xhevdet Doda”! Tash edhe terreni përreth saj do të pastrohet nga lokalet. Së pari është përfolur se këtu, për ta përuruar Katedralen politike mund të vijë edhe vet Papa Benedikti i XVI. Ose, në mungesë të tij ndonjëri nga kardinalët e tij! Mbase ai kardinali gjerman që e mbronte Serbinë më shumë se vet Koshtunica+ Artemije! Tash po del se nuk do të vijnë, as Papa e as kardinalët! Përfaqësues i Vatikanit do të jetë shqiptar i Kosovës, më duket sekretari i Ipeshkvisë së Kosovës! Papën po e lodhkan rrugët e gjata! Kjo ishte arsyeja! Ndërsa Kosova për Papën është shumë larg, më larg se Afrika! Si shtet i pavarur as që ekziston! Si djep i Serbisë po, gjithsesi! Ky Papë, me këtë qëndrim nuk na duhet asgjë! As ky Vatikan! Që nuk e njohin shtetin e Kosovës, e përkrahin dhunën e Serbisë e cila po e pengon Kosovën në çdo mënyrë që të mos pranohet nga shtetet e ndryshme dhe të mos bëhet anëtare e OKB-së! Këtë Serbi po e përkrah Vatikani prandaj është kundër Kosovës shtet! Këtë po e bëjnë edhe shumë shtete islamike! Për turpin e tyre!

Nuk jam kundër fesë katolike në asnjë mënyrë! Shqiptarët gjithmonë kanë qenë më katolikë se vet papa! Shqiptarët e kanë përkthyer Biblën nga Greqishtja në gjuhën shqipe. Shqiptarët betohen në Nënë Terezën, pa dallim feje! Shqiptarët e besimit islam ia kanë puthur Papës dorën në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan dhe e kanë mbajtur fotografinë e Papës për vite të tëra në zyrat e tyre. Edhe këta kanë qenë myslimanë! Dhe si janë shpërblyer nga papët dhe Vatikani?! Me mosnjohje të shtetit të Kosovës dhe përkrahje të Serbisë!

Papa Benedikti i XVI, apo Kardinalët e Vatikanit nuk do të vijnë në Kosovë, jo pse janë lodhur, por se nuk duan të hyjnë në komplikime diplomatike me mikun e tyre, Serbinë! Në fund të fundit, Marie Shllaku, Xhon Serreçi, imzot Nikë Prela , Ambroz Uka, Mark Palokaj me tërë familjen e tij dhe shumë shqiptarë të besimit katolik të Kosovës nuk janë sakrifikuar, vrarë, masakruar, vdekur apo vuajtur për ndërtimin e Katedrales politike por për lirinë e të gjithë shqiptarëve, pavarësisht besimit të tyre dhe Shqipërinë, së bashku me Kosovën! Këta unë i përkrah dhe u përkulem me respektin më të madh të mundshëm e jo grixhës politike të Papë Benediktit të XVI-të në Kosovë!

Krejt për fund. Më pyeti një shok që nuk lexon shumë, por që Zoti e ka pajisur me zgjuarsi; “allahile Behxhet, si analist që je(!!!!) më trego se çka i mungon sot Kosovës”? Si analist autodidakt që jam menjëherë u përgjigja: “lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, nepotizmit, fuqia e shtetit ligjor, hapja e vendeve të reja të punës, programe zhvillimore, arsim, shëndetësi dhe shërbime më cilësore, etj.etj.etj.” Mendova se do ta lë pa tekst. Komenti i tij ishte: “o Behxhet zeza, a përralla po më tregon a?” Kur unë e pyeta se çka pra i mungon Kosovës, ai e tha vetëm një emër dhe mbiemër: AVNI RRUSTEMI! Pa koment mbeta unë!

(Autori i shkrimit është drejtor ekzekutiv i KMDLNj-së. Pikëpamjet në këtë shkrim janë personale)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Fisniku
Fillestar/e
Fillestar/e
Fisniku


Male
Numri i postimeve : 4
Age : 56
Vendi : München
Registration date : 11/08/2010

Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen?   Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 EmptyThu Sep 09, 2010 4:33 pm

Kosova ka nevoje t'i hedhe ne koshin e pleherave disa tipa, sic jane, ta zeme: Halil Matoshi, Nexhmedin Spahiu, Migjen Kelmendi..., te cilet nga mungesa e kaçikut te tyre per te garuar ne poste, e dine fare mire se nje ribashkim i trojeve shqiptare, atyre nuk do tua lente as vendin e korriereve. E keqja behet edhe me e madhe nga fakti se ata po arrine te kene edhe bashkemendimtare! Nje popull e ka shume te veshtire nese nuk i njeh ligjet e mendjes... Njerezit e mencur luftojne me mish e shpirt per te bashkuar popullin edhe kur jane iks here me te shume se shqiptaret e lere me qe ne jemi popull edhe ashtu i vogel, na kane ndare te huajt dikur, e tani ne po mundohemi ta copetojme veteveten. Ndaj, me thoni vellezer dhe motra shqiptare - a ka gje me te keqe se kjo!? Konica yne i madh qe moti e ka pas lene amanet: Amani breza, luftojeni te keqen ne mesin e kombit si semundjet e rrezikshme. Sepse, sic thoshte ai, shqiptarit e keqja me e madhe i vjen prej shqiuptarit,kurse nje gje e tille po perligjet edhe tani ne forme tradicionale nga disa kodoshe te kohes se sotme, sic i zura ngoje tre nga timonieert e se keqes shqiptare, te cilet perpiqen te zbulojne "komb kosovar". I pervlofte turpi i kombit keta maskarenj te pacipe!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen?   Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 EmptyThu Sep 09, 2010 5:57 pm

Kosova do te jete e coptueme e skatueme me probleme ekonomike politike .
Me varferi pa punesi pa stabilitet pa prespektive per Rinine.
Sepse kane pru belane ne shtepi.
Apo ujkun ne torishte ..
keshtu naj benen edhe me heret tashe parpe tradhetia ne menyre dinake ishe komunistet ata qe deri dje punuan me Millosheviqin.
Ujku qimen e nderron po zanatin jo.
Lufta u be badihave sa me i marre ne qafe popullin dhe disa trima shqiptare qe dhane jeten .
Kurse me ardhe ne pushtet hajnat kriminele qe kurre sja ke ni zanin..
QE me pare lopet i kane ruajte e tashe ne vende kyqe udheheqese...
Duke u pasuriuar per veti a duke varferuar popullin..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen?   Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 EmptyThu Sep 09, 2010 8:47 pm

Ashtu xhiti te lumte...
e coptuan servilet tradhtare ,ku eshte ky popull ..
haaa populli me optimiste ne bote ,pa pune pa prespektive....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen?   Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen? - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kosova si ka qen?si esht?dhe si do te jet ne te ardhmen?
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Cka mendoni në të Ardhmen për ''AKI''.?
» Athue,pse edhe pas 10 vjetve,kur ka perfundue Lufta,nuk esht
» KUSH ESHT KUSHIIIIII????!!!!!!!!!!!!!!
» Eshte mire te kemi armiq.!
» cili shtet esht ai me zhvilluari sot???

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: