|
| VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Sun May 09, 2010 11:40 pm | |
| Mirë se vini në KËRÇOVË
Uskana - lidhje Tradidat Kërçovare Historia Kërçovare Tv Uskana Radio Uskana Vlazrimi
Forumi Kërçovar
Harta e Kërçovës Kënga e Uskanes
BBC audio-shqip Albanian links Lajme nga Ballkani Macedonia headlines(Yahoo) Shqiptarët ne Maqedoni
Weather for Macedonia
Kërqova për herë të parë përmendet në shekulin e dytë para erës së re gjegjësisht në kohën e luftërave Romake më mbretin të Maqedonisë Perseun, dhe atë më emrin USKANA Ky emër i vjetër nuk mundi të mbijetojë , por u zhduk gjatë kohës së depërtimeve dhe pushtimeve sllave, ashtu si u zhdukën edhe dymbëdhjetë kështjella romake në afersi të Kërçovës.Përveç gjurmëve të vjetra arkelogjike, të cilat deshmojne lashtësinë e elementit shqiptar (krahaso Arbanasi, Arbanisec, Arbanashki në fshatrat Atishtë) mund të përmendim po ashtu varret ilire në Zajas, Trojet në Kaleshe,Manastirishten në Arangjell. Me gjithë përmbytjen sllave që ndodhi në këto vise prej shek. 7 e më këndej dhe sundimit të egër bizantim, elementi autokton shqiptar nuk u asimilua i tëri, por arriti ta ruajë bërthamën e tij të fortë dhe kështu ta mbijetojë mesjetën.Më vonë në gjysmën e dytë të shekullit të XIII ,Kërçova bie nën sundimin serb dhë atë për një shekull (1283-1394). Me fillimin e sundimit turk, edhe Kërçova përjeton fatin e vendeve të tjera të Ballkanit.Është me rëndësi të përmendet se Kërçova në kohën e sundimit otoman në shekullin XIV në strukturën e saj shoqërore-ekonomike ka pasur ma tëper shqiptarë më shpërndarje më të gjerë gjeografike se sa sot.Psh. në deftëret turq , në Kërçovë përmendet lagja shqiptare, me 71 shtëpi.Shenimet më të sakta mund ty gjojm tek vepra e Sami Frashërit, Kamus al Alam 1889, ku Kërçova paraqitet si kaza e Sanxhakut në vilajetin e Manastirit. Piriudha e re fillon me çlirimin e Ballkanit nga sundimi i Perandorisë osmane. Kërçova gjer më sot kaloi nëpër sundimet të reja sllave , përcjellur me reprezalje të mëdha . Viti 1913 për Kërçovarët është vit i trshtimeve .Ky është vit i një masakri kunder populliut pafajshëm ,kundër pleqëve,grave e fëmijëve, të cilët u prenë nëper xhamia dhe u dogjën nëpër kasollet, ose u varrosën në varreza kolektive, të cilët akoma nuk jan të zbuluara.Në këto krime janë dalluar çetniket e Mikajl Brodit dhe Boshko Virianecit , nën komanden etë cilëve janë kryer masakrat në Qafë,Zajaz,Greshnicë,Cërvicë,etj. Kët terror e masakër e dëshmon edhe letra e një ushtari ,të cilën me 9 tetor 1913 e botoi "Radnicke novine" "Këtu po ndodhin gjëra të tmerrshme.Rrënqethem e flokët më ngriten përpjet e gjithë pyes veten a është e mundur që njeriu të jetë kaq barbar. Nuk guxoj dhe nuk kam kohë të shkruam më gjerësisht...Kudo kufoma, hi e pluhur.Ka fshatra ku kishte me nga 100,150,e 200 shtëpi por ,ku nuk ngeli asnjë njeri i gjallë.I mblidhin njerëzit grupe grupe 40-50 veta dhe i copëtonin që të gjithë me thika." Një episod më vehte është rasti i fshatit Qafës nga ana bandavë të çetnikëve ku sipas burimeve të sakta janë vrarë 92 fshatarë.Dukë e parë kët masakër mbi popullsinë e pafajshme të fshatit veçanërisht të babës së saj Sulltanë Qafa merr gërshërët e dhenëve , del në shkallë , vret rojen, plagos rëndë 3 banditë dhe kështu krijon një tollovi të paparë prej nga banditët detyrohen të largohen nga fshati.Në përleshje direkte vritet dhe babai dhe bija e Mazllamit, Sulltanë Qafa.Më këtë akt heriok, Sulltana mund të llogaritet ndër heroinat e popullit shqiptar.Për hir të kësaj , populli i ngriti përmendore të meriitueshme në fshatin e saj Qafa. Në mesin e dy luftërave u dogjën shumë fshatra rreth Kërçovës .Në periudhën 1939-1945 populli shqiptarë ishtë i angazhuar në luftë për pavarsinë ,por fati historik deshi që , për njëjtin qëllim të nisen kryesisht nga dy rrugë të ndryshmë, rrugë prokuminzmit dhe rrugë antikomunizmit. Lufta e Dytë Botërore perfundoi me ngadhënjimin e komunizmit, në vitin 1945, por, pikërisht ai komunizëm , që gjatë luftës ishte telall i vëllazërimit të ghjië popujve , në Kërçovë njëlloj sikurse edhe në vendet tjera të mbetura jashtë shtetit shqiptar, nuk e ndali luften antishqiptare. Në pikëpajme demografike, shqiptqret përbejnë popullsinë më të vejtër autoktone, dhe për nga numri asnjëhere nuk ka qenë pakice. psh më 1889 sipas Sami Frashërit kazaja Kërçoves ka pasur rreth 34000 banore prej të cilëve 14000 shqiptar e e tjerët .Më 1921 quteti Kërçoves ka pasur 28228 nga cilët 14454 ka qenë shëno si pravosllav kurse 13774 të besimit muslliman.Më 1994 Kërçova ka patur 53044 banorë prej të cilët 26310 shqiptar ,20829 maqedonas , 3840 turq, 1394 romë etj. texti është i cituar prej librit:KËRÇOVA NË TRADITAT E SAJ TË VJETRA autori: DR.QEMAL MURATI librin publikoj : ASDRENI SHKUP 1996
dhe disa pjesë textit jon cituar prej librit : NGA KËRÇOVA PËR KËRÇOVENautori Dr. Feti Mehdiubotusi:" Bëmirësia Kolektive" 1995 < | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Sun May 09, 2010 11:53 pm | |
| Arbere,kaq shum gjera te bukura paska ne kercova!Mo sa na more ne qafe,te lem vendlindjen te shperngulemi atje hahhahhaha. | |
| | | Ilmi Veliu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 178 Age : 72 Vendi : Kerçove Profesioni/Hobi : Historian Registration date : 26/12/2008
| Titulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Wed May 12, 2010 1:08 am | |
| Pershendetje per Fionen: NUK DO TE PENDOHESH, FIONA NESE VENDOS TE BEHESH E JONA Pershendetje edhe per Arberin, dhe Ja edhe diçka per Kerçovën, KËRÇOVA NË ARHIVAT E STAMBOLLIT Nga Dr.sc. Ilmi VELIU Raport nga Vilajeti i Kosovës derguar Kryeministrisë në Stambollmbi luftërat e shqiptarëve gjatë kohës së Lidhjes së Prizrenit Ju informojmë se si rezultat i përfundimit të Kongresit të Berlinit, ndodhi vrasja e Mehmet Ali Pashë Magjarit në Gjakovë, dhe kundër fajtorëve, nuk u morën masa ndëshkimi, gjë që situata filloi të përkeqësohet edhe më tepër, ku popullata shqiptare u ngrit që me luftë të mbrojë coptimin e tokave të tyre. Për këtë shkak, organizata shqiptare e quajtur “Lidhja e Prizrenit”, ka bërë organizim dhe bënë përpjekje maksimale për moslejimin e coptimit të tokave të tyre. Ne mendojme se do të ishte e arsyeshme që përsëri të bashkpunohet me shqiptarët dhe ti afrojmë ata, për të arritur qëllimet tona, dhe është mirë të bëhen reformat e kërkuara nga ata, që shqiptarët të marrin pjesë në polici dhe gjygje. Sot erdhën në Gjykatën Civile të Kërçovës, nga Dega e Lidhjes së këtij qyteti (Ittihadi Subesi), duke na e komunikuar Vendimin që ka marrë “Këshilli Qëndrorë i Lidhjes së Prizrenit”, që patjetër, të gjitha punët e popullit shqiptarë ti kryejnë nëpunës shqiptarë.Gjithashtu kërkuan që menjiherë të largohen nga puna dhe detyra të gjithë zyrtarët turqë, gjykatësit, sekretarët dhe antarë tjerë të gjygjit. Prandaj, të punësuarit në Gjygjin e Kërçovës, domosdo u detyruan ti lëshonin detyrat e tyre, në të vërtetë u larguan nga puna. E informojmë, Lartmadhërinë e tij Sulltanin Famlartë, dhe njëkohësisht presim urdhërin e tij te mençur për veprimin e mëtutjeshëm.15 shkurt 1880 Gjygji i Shkallës së Parë I Kërçovë ( Mehkemei Bidajeti Kerçova) Nënshkrimi , Ahmed Arsllan Ata që jënë të Historisë dhe e kanë pasur në dorë Historinë e Popullit Shqiptarë, kanë vrejtur se aty Kërçova aspak nuk përmendet edhepse ka qenë në qendër të ngjarjeve në të gjitha kohët, duke filluar nga qyteti antik Uscana dhe pushtimi I sajë nga romakët, koha e Kral Millutinit, 1282 i cili nga Shkupi e Tetova, par të shkuar drejt Prilepit është dashur të kalonte nëpër Kërçovë, dhe aty ka zhvilluar një betejë shumë të ashpër me popullatën vëndase (Arbërit), pastai koha e Skënderbeut, i cili për të shkuar në Fushën e Pollogut ku bëni disa beteja, u deshtë që nga Kruja të dilte në Rahovnik, pastai në Jama-Ura e Boshkut-Izvor e Kërçovë dhe të dilte në Pollog.Në Lidhjen e Prizrenit, Kërçovën e prezentoi jusuf Ali Bej Kërçova ose Jusuf Albani, i cili, pas rënies së Turqëve të Rinjë, iku dhe u vendos në Sofje ku botoi edhe gazetën e tij “Albania” në bullgarisht e shqip.Gazeta “Java” e botuar në Tiranë, 1930, në artikullin e sajë të shkruar nga Sefedin Kërçova, përmenden me emër e mbiemër antarët e kryesisë së organizatës “Shoqata Shqiptare Kërçovare” në Bukuresht, të cilët në vitin 1912 i kanë organizuar darkë Ismail Qemalit, qe para se të shkonte në Vienë e Vlorë për të ngritur Flamurin, nga Stambolli shkoi në Bukuresht që të takohej me krerët e Rumunisë dhe të kërkontë përkrahje prej tyre për shtetin që ai do ta shpallte të pavarur.Le të jetë ky një kontribut i vogël i imi kushtuar të kaluarës shumë të bujshme të Kërçovës dhe burrave që derdhën shumë gjak e mund për interesat e shqiptarëve dhe te Shqiperise. Top of Form
Vleresuar (Vota: 11 . Average: 4/5) Bottom of Form
| Lexo/Shkruaj Komente (2) | Dergoje | Printo |
| |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Wed May 12, 2010 1:12 am | |
| Pershendetje per Fionen: NUK DO TE PENDOHESH, FIONA NESE VENDOS TE BEHESH E JONA
hhahahhah pres te behet bashkimi kombetare te jemi shqiperi e madhe se per ndryshe me duhet te ndrroj pasaporte hahahhaah.. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Wed May 12, 2010 1:42 am | |
| - Cito :
- Arber, librin tim "Skenderbeu ne 600 vjetorin e lindjes" ua kame derguar pas dikujt qe ta leje te restorani Skupi, te sheshi Skenderbeu. Paraqituni personelit te restoranit. Libri eshte i mbyllur ne nje pliko dhe mbi te shkruan "Per Arberin" aty eshte edhe telefoni im, nese ka ndonje problem me trego. Te fala Ilmiu
Të kam dërgu një mesazh privat , sdi a e more ? | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE | |
| |
| | | | VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |